BOSNJE: POLITIKANET NUK SHQETESOHEN PER VUAJTJET E VENDIT
Papunesia ne rritje dhe renia e investimeve po e con Bosnjen me prane gremines, por politikanet nuk tregojne as edhe nje shenje se po fillojne te mendojne per kete krize.
BOSNJE: POLITIKANET NUK SHQETESOHEN PER VUAJTJET E VENDIT
Papunesia ne rritje dhe renia e investimeve po e con Bosnjen me prane gremines, por politikanet nuk tregojne as edhe nje shenje se po fillojne te mendojne per kete krize.
Ndersa Bosnja pergatitet te shkoje ne zgjedhje ne Tetor, politikanet po zihen dhe po vonohen edhe me teper se zakonisht - te interesuar vetem per te siguruar fitore te vogla perpara zgjedhjeve.
Lufta e tyre politike zhvillohet ne nje moment kur gjendja ekonomike po rendohet gjithnje e me teper.
Vetem nje familje nder tete ne Federaten Muslimano-Kroate tani fiton mjaftueshem per nje standart normal jetese. Gjendja eshte edhe me e rende ne entitetin Serb te Bosnjes, Republika Srpska, ku vetem nje nder 25 familje jeton mbi nivelin e varferise.
Keto fakte te renda jane perfshire ne Planin e Veprimit Anti Varferi, nje dokument i pergatitur nga ministria e tregtise se jashteme dhe marredhenieve ekonomike ne bashkepunim me Banken Boterore, te cilin pritet qe ta miratoje parlamenti ne muajin Qershor.
Ekziston shpresa qe ndermjet gjerave te tjera ajo do te ndihmoje sistemin gjyqesor lokal dhe do te krijoje nje sistem te mire te mbrojtjes sociale.
Varferia ne rritje ne Bosnje eshte e lidhur me nje renie te menjehereshme te ndihmes Perendimore dhe nje mungese kronike investimesh te huaja.
Asnje nga partite nuk ka adresuar rrenjet e ketij problemi. Perkundrazi, ata bejne akuza te ndersjellta, bejne premtime te parealizueshme dhe shfrytezojne ceshtjen e varferise per te siguruar pozicionin me te mire perpara zgjedhjeve te vjeshtes.
Statistikat duhet ti kishin shqetesuar shume politikanet. Prodhimi i pergjithshem Bruto i vendit vitin e kaluar ka qene 4.6 miliard dollare. Kjo perben me pak se 1,200 dollare per fryme dhe e vendos Bosnjen ne vendin e fundit te zhvillimit te Europes.
Shkalla e papunesise eshte edhe me shqetesuese. Momentalisht papunesia shkon ne 40 perqind, me e larta ne Europe, krahasuar me 22 perqind ne Kroaci, 12 perqind ne Hungari, 15 perqind ne Bullgari, dhe 10 deri 12 perqind ne Poloni.
Statistikat tregojne se praktikisht cdo person i punesuar ne Bosnje mban edhe kater persona te tjere.
Nuk ka asnje shenje per nje permiresim te dukshem ne te ardhmen e afert. Ne Federate ka pasur 395,000 njerez te punesuar ne fund te vitit 1998 dhe 406,000 ne Janar te 2002 - nje rritje me vetem 11,000 ne tre vjet. Ne te njejten periudhe, numri i te papuneve te rregjistruar eshte rritur nga 240,000 ne 270,000. Por shifra e sakte e te papuneve mund te jete deri 300,000.
Edhe ata qe punojne zakonisht nuk mund te mbajne veten dhe familjet e tyre. Per me teper, shume rroga paguhen me vonese dhe ne menyre te parregullt. Mungesa e parave e ben te pamundur per qeverine te mbuloje nevojat e grupeve sociale me te dobta, si veteranet e luftes, invalidet dhe pensionistet.
Edhe disiplina e dobet financiare eshte nje problem tjeter. Mos pagimi i taksave mendohet se arrin ne shkallen deri 60 perqind. Kompanite kane shume pak nxitje per te paguar sepse taksat dhe sigurimet shoqerore jane teper te larta, duke perbere 70 perqind te pagave me te larta.
Ne pergjithesi, rreth 60 perqind te njerezve ne Federate dhe thuajse 90 ne Republiken Srpska mezi sigurojne jetesen.
Gjendja e veshtire tregon se sa pak kane bere politikanet qe prej zgjedhjeve te fundit te vitit 2000, kur ata kane premtuar vende te reja pune, disipline financiare, privatizim me te shpejte dhe nje ambjent me te mire per biznesin.
Ceshtjet e politikes sociale duket se do te mbizoterojne periudhen para-elektorale, ndersa protestuesit kane dale neper rruge per te terhequr vemendjen e autoriteteve per gjendjen e tyre.
Por megjithese gjendja duket gjithnje e me e veshtire, nuk ka asnje shenje se klasa politike po ndryshon qendrimin e saj. Ata preferojne te shmangin vemendjen ndaj ceshtjeve te tjera dytesore. Ne vend qe te punoje per masa konkrete per te zvogeluar varferine, ata bejne premtime per te ndertuar "rrugen drejt Europes".
Fakti qe vetem pak qytetare Boshnjak kane momentalisht parate per nje bilete nje rrugeshe per ne shtetin me te afert te BE-se, as qe i shkon ne mendje atyre. Biletat e tyre te avionit ne klaset me te komode, paguhen nga taksapaguesit. Ata mund te perballen me nje surprize te madhe jo te kendeshme ne Tetor.
Ibrahim Polimac eshte nje zedhenes i Agjensise Federale Bankare dhe ekspert ekonomik per gazeten Oslobodjenje te Sarajevos.