SHBA KERKON 'NJE MARREVESHJE PER GJYQIN' E OJDANIQ

Amerika mund te kete ofruar nje trajtim me te lehte ne gjyq gjeneralit me te besuar te Millosheviqit ne shkembim tw deshmise se tij kunder ish shefit

SHBA KERKON 'NJE MARREVESHJE PER GJYQIN' E OJDANIQ

Amerika mund te kete ofruar nje trajtim me te lehte ne gjyq gjeneralit me te besuar te Millosheviqit ne shkembim tw deshmise se tij kunder ish shefit

Sipas burimeve te IWPR-se, diplomate Amerikan jane perpjekur shume te bindin nje prej gjeneraleve kryesore te Millosheviqit te deshmoje kunder ish presidentit Jugosllav.


Gjenerali ne pension Dragoljub Ojdaniq, 61 vjec, i akuzuar per krime lufte ne Kosove, eshte dorezuar vullnetarisht ne Hage te Enjten, pas presioneve te medha nga autoritetet Serbe. Ai eshte nje nder gjashte te dyshuarit per krime lufte te cilet kane pranuar publikisht te dorezohen ne gjykate. Pese personat e tjere pritet te nisen per ne gjykate javen e ardheshme.


Uashingtoni eshte vecanerisht i interesuar per Ojdaniq sepse Amerikanet mendojne se ai mund te jape deshmi teper te rendesishme ne gjyqin e Millosheviqit.


Perpara se te fluturonte per ne Hage, gjenerali eshte betuar se ai nuk do te jape kurre prova kunder ish presidentit Jugosllav. Por burime te IWPR-se thone se ai mund te ndryshoje mendje ne shkembim te nje trajtimi me te mire nga gjykata.


Pierre Richard Prosper, ambsadori Amerikan per krimet e luftes, dihet se ka folur me Ojdaniq si nje nga deshmitaret e mundeshem kunder Millosheviqit ne mesin e muajit Mars. Prosper ka luajtur nje rol kryesor ne organizimin e presionit ndaj Beogradit per te filluar bashkepunimin e plote me Hagen per dorezimin e te dyshuarve.


Nebojsha Coviq, zevendes kryeministri Serb, ka thene per median e Beogradit se ai kishte organizuar nje takim me Prosper dhe William Montgomery, ambasadorin Amerikan ne Jugosllavi, ne nje vile ne Beograd. "Gjenerali Ojdaniq na kerkoi te gjenim nje kontakt dhe ne e beme nje gje te tille. Biseda ka qene teper korrekte," ka thene ai, pa pranuar te jape me teper shpjegime.


IWPR ka mesuar nga nje officer i ushtrise i afert me Ojdaniq se Amerikanet jane perpjekur te bindin gjeneralin te deshmoje kunder Millosheviqit. Oficeri, i cili deshiron te mbetet anonym, ka thene se Ojdaniq ka treguar qe Montgomery i ka premtuar atij se "ne do te perpiqemi te bejme dicka per ty" ne viziten e tij te ardheshme ne Hage.


Burime te qeverise Serbe thone se nje takim i dyte me Amerikanet eshte mbajtur me 5 Prill. Nuk eshte bere public ndonje fakt i qarte mbi natyren e ketyre bisedimeve, por fakti qe Ojdaniq me pas i ka thene familjes se tij se ai tani kishte vendosur te dorezohej le te kuptohet se eshte arritur nje fare marreveshjeje.


Analistet ne Beograd mendojne se Uashingtoni do te beje presion ndaj gjykates qe ajo te lejoje gjeneralin te rikthehet ne Beograd deri ne fillimin e gjyqit ndaj tij.


Duket se ekziston nje precedent i qarte per kete. Ish politikanja Serbe e Bosnjes Biljana Plavshiq eshte bindur nga Amerikanet te dorezohej vullnetarisht ne Janar 2001 duke i dhene asaj mesa duket nje garanci per lirim deri ne fillim te gjyqit.


Ojdaniq eshte akuzuar zyrtarisht me 24 Maj 1999, per krimet e kryera ne Kosove. Millosheviq dhe tre zyrtare te tjere te larte te periudhes se tij - Milan Milutinoviq, Nikola Sainoviq dhe Vlajko Stojiljkoviq - akuzohen per te njejtat krime.


Stojiljkoviq ka kryer vetevrasje me heret kete muaj pasi parlamenti Jugosllav miratoi nje ligj per bashkepunimin me gjykaten.


Sipas akuzes ndaj tij, Ojdaniq akuzohet per pjesemarrje ne nje "veprimtari kriminale ne bashkepunim" me qellim "debimin e pjeses me te madhe te popullsise Shqiptare nga Kosova me qellim vendosjen e kontrollit te perhereshem Serb mbi provincen".


Pjesa me e rendesishme e akuzes flet per pergjegjesine e drejtimit te Ojdaniq per krimet e ushtareve nen varesi te tij, si drejtues i forcave ushtarake dhe policore Serbe ne konfliktin e Kosoves. Ojdaniq, megjithate, nuk ka pranuar se ai ka kontrolluar policine, forca e cila eshte akuzuar kryesisht per krimet me te renda te kryera gjate luftes.


"Une nuk kam pasur asnje peregjegjesi per drejtimin e ministrise se brendeshme," ka thene ai te Premten e kaluar. Megjithese zyrtarisht ai ka qene komandant it e gjitha forcave te armatosura ne province, Ojdaniq ka insistuar se "ne te vertete ai nuk ka pasur kurre fuqine per te komanduar policine".


Nuk eshte ende e qarte nese Ojdaniq do te deshmoje kunder Millosheviqit. Deri me tani, ai ka insistuar gjithnje se ai eshte besnik ndaj ish shefit te tij. Gjate gjithe karrieres se tij, ai ka treguar nje perkushtim te madh ndaj Millosheviqit, i cili, ne shkembim, ka treguar nje besim te madh ne aftesite e tij.


Ojdaniq e ka fituar kete besim ne fillim te viteve 1990 kur ne krye te Korpusit te Uzices se Ushtrise Jugosllave, ai ka mbikqyrur pushtimin brutal nga Serbet tw qytetit te Vishegrad, ne Bosnjen lindore, ne vitin 1992, duke kryer krime te shumta kunder popullsise vendase Muslimane. Me vone ka pasur nje fare habie per faktin se ai nuk eshte akuzuar per aktivitetin e tij ne Bosnje.


Ai eshte shperblyer duke iu dhene post ii komandantit te divizionit te pare te Beogradit ne vitin 1993. Nga viti 1996 ai ka qene zevendes i shefit te shtabit te pergjitheshem te ushtrise, Gjeneralit Momcillo Perishiq. Ojdaniq eshte afruar shume me Partine e Majte te Bashkuar Jugosllave, JUL, te drejtuar nga gruaja e Millosheviqit, Mira Markoviq. Duke shkelur edhe kodin zyrtar te neutralitetit ne ushtri, ai eshte dukur ne public ne takimet e organizuara nga JUL, i veshur me uniformen ushtarake.


Lidhjet e tij te ngushta me klanin e Millosheviqit kane arritur piken me te larte me emerimin e tij si shef i shtabit te pergjitheshem ne nentor 1998, kur Millosheviq shkarkoi Perishiq pak kohe perpara nisjes se fushates ne Kosove. Ai eshte bere minister i mbrojtjes ne Shkurt 2000 pas vrasjes se mistershme te Pavle Bullatoviq.


Besimi i madh i Millosheviqit tek Ojdaniq eshte treguar kur ai e dergoi ne Rusi ne Maj 2000 per te kerkuar ndihme ushtarake pas luftes me NATO-n. Karriera e tij morri fund kur Millosheviq u largua nga pushteti gjashte muaj me vone, dhe pas ndryshimit te pushteteve Ojdaniq u shkarkua nga posti i tij.


Ne seancen e pare te gjyqit ndaj tij te Premten, Ojdaniq eshte deklaruar i pafajshem. Ne intervista me median perpara nisjes se tij per ne Hage, gjenerali ka shprehur se ai po pergatitej per nje mbrojtje agresive ne gjyqin ndaj tij. Ai ka thene se Shqiptaret nuk jane debuar me dhune nga Kosova por jane larguar sipas urdherave te drejtuesve te tyre separatiste.


Ai duket se ka filluar te mbledhe dokumentacion per gjyqin e tij qekur ka qene ne postin e ministrit te mbrojtjes. Pjesa me e madhe e ketij materiali mendohet se ka te beje me hetimet ushtarake per krimet e luftes. Ushtria natyrisht ka bere disa hetime rreth krimeve, megjithese askush nuk eshte akuzuar pas ketyre hetimeve.


Dorezimi i Ojdaniq vjen ne nje moment kur Serbia eshte nen presion per te ekstraduar te dyshuarit per krime lufte, ose te perballet me humbjen e 115 milion dollareve ndihme nga SHBA, si edhe me pengesa per anetaresimin e saj ne organizmat e rendesishme financiare nderkombetare.


Ndersa gjyqi ndaj Millosheviqit per Kosoven ka perparuar tashme, veshtire se Ojdaniq mund te gjykohet ne te njejtin gjyq me te. Nje gjyq i perbashket me Sainoviq dhe Milutinoviq duket me i mundeshem.


Deri atehere, avokatet e tij do te perpiqen te sigurojne lirimin e tij te perkoheshem. Nese ai pranon te deshmoje kunder Millosheviqit, duke permbushur keshtu shpresat e Amerikaneve, ai mund te behet i akuzuari me i rendesishem - pas Millosheviqit - qe do te kete shkelur ne Hage.


Zheljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i revistes Blicnews.


Frontline Updates
Support local journalists