Ushqim I Bollshem Per Njeriun E Lumtur Ne Boten E Mrekullueshme Te TV Serb

Sipas medias se regjimit, te varferit po hane me mire se sa me pare ne nje bote te mrekullueshme te TV ku shoqeria Serbe po lulezon dhe punetoret e lumtur po rindertojne komunitetet e tyre. Nuk eshte per tu habitur qe njerezit duan te largohen nga Serbia

Ushqim I Bollshem Per Njeriun E Lumtur Ne Boten E Mrekullueshme Te TV Serb

Sipas medias se regjimit, te varferit po hane me mire se sa me pare ne nje bote te mrekullueshme te TV ku shoqeria Serbe po lulezon dhe punetoret e lumtur po rindertojne komunitetet e tyre. Nuk eshte per tu habitur qe njerezit duan te largohen nga Serbia

Thursday, 10 November, 2005

"Une dua te emigroj ne Serbine qe tregohet ne lajmet kryesore te RTS," shkruhet ne nje nga slloganet me te bukur te perdorur nga protestuesit anti qeveritar sot ne Serbi.


Dy bote te ndryshme bashkejetojne ne Serbi. Se pari, Serbia e RTS te kontrolluar nga qeveria, ku cdo gje shkon me se miri ne vend dhe njerezit jetojne dhe ushqehen me se miri nen regjimin e Slobodan Miloshevicit. Pervec kesaj ekziston edhe bota e vertete, ku nje punetor i tekstilit ne Beograd eshte paguar vetem me 1.4 dinare ne dite ne muajin Korrik - sipas kursit zyrtar vetem 12 cent Amerikan - me pak se gjysma e kostos se nje buke te subvencionuar nga shteti.


Pagat mesatare jane 20 here me te ulta se pagat ne Portugali, vendin me pagat me te ulta ne te gjithe Bashkimin Europian. Te gjithe njerezit e kalojne muajin duke bere pune te dyta. Nje teknin dhembesh paguhet me pak se 80 Marka Gjermane ne muaj dhe mund te fitoje te pakten dy fishin duke punuar per nje dentist privat, i cili kerkon 15 deri 20 Marka Gjermane per nje mbushje dhembesh.


Te diplomuarit ne universitet japin leksione privatisht per nje cmim ndermjet 5 dhe 10 Marka Gjermane per dy leksione. Te tjere pastrojne apartamente per nje cmim ndermjet 8 dhe 15 Marka per apartament. Disa te tjere mbledhin molle per nje pagese prej 1 Marke e gjysem ora.


Njerezit qe merren me tregetimin e monedhes se forte mund te fitojne deri 50 Marka ne dite, ndersa shitesit ilegale te cigareve dhe karburantit fitojne rreth 10 deri 20 marka ne dite. Kjo eshte shume ne kontrast me nje specialist te larte qe punon ne Qendren Klinike me te mire te Beogradit, qe i duhet te punoje pese dite per te fituar ate qe fiton nje tregtar monedhash brenda dites - ndersa nje mesues shkolle per te fituar 50 Marka duhet te punoje dy jave.


Nuk eshte per tu habitur qe njerezit deshirojne te largohen nga bota e vertete dhe te shkojne ne ate virtuale te RTV te Serbise, ku cdo gje eshte e bukur, krenare dhe premtuese.


Kjo bote eshte krijesa e nje fushate te nisur nga shteti ne median e kontrolluar prej tij, te titulluar "Rindertimi i Vendit Nga Pasojat E Agresionit Te NATO-s". Rregullisht lajmet tregojne zyrtare te larte shtetror te rrethuar nga njerez te lumtur dhe te qeshur, qe marrin pjese ne ndertimin e nje vepre te re apo ne rihapjen e nje fabrike te rindertuar.


Edhe vete Miloshevic po del rralle ne publik ne mbeshtetje te kesaj fushate. Ai eshte filmuar ne rihapjen e rafinerise se naftes te rindertuar ne Pancevo me 29 Shtator.


"Sot," tha ai, "qindra dhe mijera tonet e pare te naftes kane filluar te shkojne drejt fushavete mbjella me luledielli dhe panxhar sheqeri, neper rruge, ne indusri." Ne kete menyre, tha ai, Serbia mund ti tregoje se si "ne jemi ne gjendje te ringrihemi me forcat tona, dhe te rifitojme funksionet jetike qe ata u perpoqen te na i hiqnin per jete."


Ne te njejtin qytet, me 3 Tetor, Presidenti Serb Milan Milutinovic hapi punimet per rindertimin e nje pjese autostrade prej 4.5 kilometra te gjate, duke i thene njerezve te mbledhur me kete rast se "ne po i futemi rindertimit dhe ndertimit te infrastruktures te pavarur dhe me nje harmoni midis nesh."


Televizioni shteteror e shnderroi kete ngjarje ne nje spektakel te madh. Miloshevic dhe Miutinovic - qe te dy te akuzuar per krime lufte dhe te ndaluar per te udhetuar jashte shtetit - jane bere yjet e propagandes se tyre.


Realiteti eshte ilustruar me shume mjeshtri nga nje artikull ne te perditeshmen Blic me 5 Tetor, me titullin "Aktore Filmash Ne Token e Z. Hinic". Ai pershkruan se si nje ekip televiziv shkoi per te xhiruar fillimin e punimeve per rindertimin e nje shtepie te shkaterruar nga bombardimet, nen shikimet e punetoreve te nje fabrike aty prane qe ishin sjelle me autobusa posacerisht per kete rast. Pas perfundimit te xhirimit punetoret dhe ekipi i televizionit u larguan perseri. Disa dite me pas, gjendja eshte po e njejta dhe asnje punim nuk eshte kryer.


Zyrtaret nuk i rezistojne dot kenaqesise per t'ju bashkangjitur ketyre paradave. Ministri i Shkences dhe Teknologjise se Serbise, Branislav Ivkovic, deklaron se shume firma te huaja mezi po presin qe te investojne ne Serbi, edhe ne menyre sekrete.


"Nje numer i madh kompanish Italiane, Ruse dhe Greke, bile edhe disa Amerikane jane afruar, edhe sot, dhe po planifikojne investime dhe koncensione ne Serbi, por shumica e fshehin interesin e tyre per aresye politike," ka thene Ivkovic. Por, shton ai, firmat ne kerkim te nje fitimi te shpejte do te mbahen larg, sepse Qeveria e Serbise nuk do te lejoje "vjedhjen e vendit".


Opozita dhe media e pavarur bejne aq sa munden per ti treguar njerezve realitetin. Partia Demokratike e Serbise, deklaron se qeveria mezi ka qene ne gjendje te financoje nje shume prej 400,000 Marka Gjermane per rindertimin e vendit, se punimet po vazhdojne me kredi, ne se vazhdojne akoma, dhe se ne shkalle vendi, standarti i jeteses dhe ekonomia ne pergjithesi ka pesuar nje renie prej mbi dhjete per qind ne krahasim me vitin e kaluar.


Partia e Alternatives Demokratike pershkruan nje ekonomi te gjunjezuar nga "i ashtuquajturi patriotizem", qe po i privon me qellim qytetaret nga fondet e huaja, si kapitale investimi, ndihme financiare apo kredi nga institucionet nderkombetare financiare. Ata thone, se regjimi vazhdon te mbaje qytetaret e Serbise nen thundren e mafias se brendeshme dhe te perkedhelurve te tyre ne rradhet e te pasurve te rinj.


Por goditja me e ashper ndaj realitetit virtual te Miloshevicit i ka ardhur nga Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Predrag Drecun ne Mal te Zi, partneri i vogel i Serbise ne ata cfare mbetet nga federata Jugosllave.


Ai ka njoftuar muajin e kaluar se vetem gjate ketyre muajve te fundit mbi 1,000 sipermarres private nga Serbia kane transferuar bizneset e tyre ne Mal te Zi per te perfituar nga ambjenti me miqesor dhe me i drejte per bizneset e tyre. Vlera e ketyre bizneseve qe jane transferuar eshte mbi 100 milion Marka Gjermane.


"Biznesi privat ne Serbi eshte i ekspozuar ndaj problemeve serioze - ne rast se pronaret nuk jane anetare te Partise Socialiste te Serbise (te Miloshevicit) apo te Se Majtes


Jugosllave te (gruas se tij, Mira)," ka thene Drecun. Per ata qe nuk jane larguar nga Serbia, nuk jane anetare te partive politike te Slobodanit apo Mires, nuk jane kontrabandiste apo mafioze, mbetet vetem mesazhi qe vjen nga media zyrtare.


Te varferit hane me shume buke, dhe hane me shendetshem.


Vlado Mares eshte nje gazetar i agjensise se pavarur te lajmeve BETA ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists