Te Vdekurit Nuk Cajne Koken Per Kosoven

Protestuesit kundra luftes ne Serbine Jugore kane theksuar se jetet Serbe jane me te rendesishme se kontrolli Serb mbi Kosoven.

Te Vdekurit Nuk Cajne Koken Per Kosoven

Protestuesit kundra luftes ne Serbine Jugore kane theksuar se jetet Serbe jane me te rendesishme se kontrolli Serb mbi Kosoven.

Grate dhe nenat e ushtareve Jugosllave te mobilizuar per te luftuar ne Kosove, te cilat kane shprehur zemerimin e tyre ne protestat e rrugeve, jane te motivuara nga frika per sigurine e te dashurve te tyre dhe jo nga politika. Por veprimet e tyre ka shume mundesi te kene edhe pasoja politike.


Demonstratat nisen tre jave me pare pa ndonje koordinim apo organizim me te gjere ne qytetet jugore te Serbise Krusevac, Aleksandrovac dhe Cacak. Por ato kane hedhur poshte genjeshtrat e propagandes zyrtare rreth gadishmerise te te gjithe Serbeve per te duruar cdo vuajtje me qellim qe Kosova te mbetet pjese intergrale e Serbise.


Arsyet qe kane motivuar njerezit e thjeshte per te kundershtuar autoritetet jane te ndryshme. Por mesazhi i dale nga disa demonstrata ka qene i njejte--se lufta duhet te mbaroje sa me shpejt te jete e mundur dhe prioriteti duhet tu jepet jeteve njerezore, jo te ardhmes politike te Kosoves.Ashtu sic shkruante edhe nje parrulle " te vdekurit nuk kane nevoje per Kosoven."


Te perballur me shperthimin spontan te zemerimit dhe numrit gjithnje ne rritje te viktimave, Beogradi eshte paralajmeruar se ai nuk mund te mbeshtetet gjithmone ne apelet per patriotizem dhe ne mbrotjen e Kosoves per te ruajtur autoritetin ne Serbi.


Pa paraqitur as edhe nje kerkese te vetme politike protestuesit ne fakt kane sfiduar te gjithe konstruksionin ideologjik mbi te cilin eshte bazuar regjimi i Miloshevicit thjesht duke treguar se ata kujdesen me teper per jeten e te afermve te tyre sesa per Kosoven.


Rrethi vicioz eshte ky: keta Serbe po tregojne se jane me te shqetesuar per te ruajtur jetet serbe sesa per te mbajtur sundimin Serb mbi Kosove. Por ne rast se eshte me te vertete keshtu, atehere regjimi i Miloshevicit, i cili qe nga dita e pare e ekzistences se tij ka konsideruar mbrotjen e interesave Serbe ne Kosove si gurin themelor te platformes se tij, humbet arsyen politike per te ekzistuar.


Qe prej ardhjes ne fuqi ne Serbi ne vitin 1987, Miloshevic e ka menaxhuar konfliktin ne Kosove me ane te forces dhe jo me ane te dialogut. Per aq kohe sa armiku ishte vetem nje Ushtri Clirimtare e Kosoves e armatosur keq dhe Serbet qe jetonin ne Serbi nuk u perfshin ne kete konflikt, ky qendrim dha rezultat. Por duke zgjedhur te perballohet me aleancen me te fuqishme ushtarake ne historine boterore Miloshevic ndoshta i ka bere llogarite gabim.


Pavaresisht sesa te pademshme duken nenat dhe grate protestuese ne shikimin e pare, qendrimi i tyre eshte me i demshem per mbijetesen e tij sesa cdo sfide e hapur politike ndaj sundimit te tij. Duke hyre ne nje konflikt me NATO-n, Miloshevic ka sjelle realitetin e luftes brenda ne Serbi dhe ka vene ne rrezik mbijetesen e vendit te tij dhe te nenshtetasve te tij.


Ndersa shifra e viktimave--nje shifer e cila nuk permendet kurre ne median zyrtare-rritet, me shume rezerviste abandonojne pozicionet e tyre ne Kosove duke refuzuar te vdesin per nje konflikt i cili nuk eshte i tyre. Duke thene kete protestuesit dhe dezertoret nuk deshirojne te shohin Serbine duke dorezuar Kosoven, dhe as rrezimin e Miloshevicit. Ata vetem deshirojne qe Beogradi te kerkoje nje zgjidhje politike dhe te pranoje nje marreveshje sa me shpejt qe te jete e mundur, pavaresisht sesa te turpshme te jene kushtet.


Problemi per Miloshevicin eshte se e vetmja marreveshje mbi tavoline--pese pikat e NATO-s apo riformulimi i tyre ne planin e G-8 --ne fakt do te thote kapitullim. Pra, ne rast se ai firmos nje marreveshje te tille hapesira e tij per te manovruar do te ngushtohet se tepermi.


Shume opozitare kane frike se Miloshevic do te perdore kete hapsire te vogel te dhene nga nje marreveshje e paqes per te rivendosur sundimin e tij autoritar duke shtypur te gjithe armiqte e brendshem, te cilet ai do te perpiqet ti quaje pergjegjes per fatkeqesite e vendit. Meqenese e vetmja parti politike qe ka denuar menjehere demonstratat anti lufte eshte Partia Radikale Serbe, shume njerez friksohen se udheheqesi i saj Vojislav Seselj, mund te luaje nje rol percaktues ne periudhen pas luftes.


Duke zbuluar " tradhetaret" dhe duke propozuar menyra gjithmone e me origjinale per te eleminuar ata, Seselj dhe Radikalet e tij mund te nisin nje lufte ne emer te nacionalizmit ekstrem serb. Por kjo eshte nje beteje e humbur. Njerezit e thjeshte nuk mund te durojne me.


Autori eshte nje gazetar i pavarur nga Beogradi, emri i te cilit nuk publikohet.


Frontline Updates
Support local journalists