SERBIA NE GJENDJE KRITIKE

Gjendja e jashtezakoneshme perben rrezik por edhe nje mundesi unike per vendin.

SERBIA NE GJENDJE KRITIKE

Gjendja e jashtezakoneshme perben rrezik por edhe nje mundesi unike per vendin.

Nese kryeministri i sapo zgjedhur Zoran Zivkoviq mund te shkaterroje krimin e organizuar dhe te arrestoje vrasesit e Zoran Gjingjiq, ai do te fitoje nje vend ne librat e historise si nje njeri i cili ka arritur brenda pak javesh ate qe parardhesi i tij nuk arriti ta permbushte ne dy vjet.


Megjithate, nese lufta ndaj krimit do te kerkoje shume masa shtrenguese, atehere Serbia mund te hyje ne nje rruge drejt diktatures. Zhivkoviq, 43 vjec, po ecen ne nje fije peri, por per momentin ai gezon mbeshtetjen nderkombetare dhe mbeshtetjen e publikut ne vend, te cilet jane ende te tronditur nga vdekja e kreyministrit te tyre. Ne te ardhmen e afert, populli Serb eshte i pergatitur te prese dhe te shohe se cfare do te ndodhe.


I zgjedhur me nje shumice te vogel me 18 Mars, Zivkoviq ka shfrytezuar fjalimin e tij te pare ne parlament per te thene se lufta ndaj mafias dhe krimit te organizuar ka filluar te jape rezultat. Deri me tani, rreth 2,000 njerez jane arrestuar ne nje operacion ne shkalle te gjere te policise ne te gjithe vendin dhe shume te tjere jane te ndaluar. Megjithate, eshte i rendesishem fakti qe te dyshuarit kryesore per vrasjen, Dusan "Siptar" Spasojeviq dhe Milorad "Legija" Lukoviq, nuk jane ndaluar ende.


Ambasadori Britanik Charles Crawford ka thene per te perditeshmen e Beogradit Blic se gjendja e jashtezakoneshme eshte "nje cmim i larte" qe duhet paguar per luften ndaj krimit "por cmimi do te ishte edhe me i larte nese ju nuk perballeni me kete problem" dhe ka shtuar se "gjendja e jashtezakoneshme duhet te zhvillohet ne nje menyre demokratike dhe te hiqet ne te ardhmen e afert".


Megjithate, disa grupe te opozites mendojne se qeveria po lufton disa kriminele me teper se disa te tjere. "A do te perfshije lufta ndaj krimit te organizuar edhe banden e Surcin?" ka thene Dragan Marsicanin, zevendes president i Partise Demokratike te Serbise, te drejtuar nga Vojisllav Koshtunica. Kjo deklarate ka treguar dyshimet e partise se tij se qeveria ne te kaluaren ka toleruar aktivitetin e nje pjese te krimit te organizuar. "Ne Serbi ekzistojne 155 grupe kriminale dhe asnje prej tyre nuk gezon mbrojtje," eshte pergjigjur Zivkoviq.


Me 17 Mars, qeveria ka ndaluar botimin e dy gazetave, te perjaveshmes Identitet, e cila mendohet se ka qene e afert me Lukoviq dhe Spasojeviq, dhe te perditeshmen Nacional, e cila kohet e fundit eshte treguar haptazi kunder autoriteteve. Rregullat e gjendjes se jashtezakoneshme ndalojne cdo koment publik per aresyen se perse jane marre keto vendime.


Qeveria ka thene se Nacional, e cila mban nje qendrim te ashper kunder qeverise per nje numer ceshtjesh, eshte ndaluar te botohet per shkak se ka shkelur rregullat e caktuara disa here.


Shqetesimet e opozites rreth drejtimit te mundeshem qe mund te marre gjendja e jashtezakoneshme jane shtuar nga komentet e Zivkoviq se vrasja e Gjingjiq "nuk ka qene vetem nje shenje e luftes ndermjet mafias dhe nje njeriu i cili kerkonte te shkaterronte krimin e organizuar".


Ai ka shtuar se "vrasja e Gjingjiq ka pasur nje dimension politik dhe nje perfshirje politike" duke shtuar friken se kritiket e qeverise ose ata te cilet qeveria nuk i konsideron miq mund te ndalohen dhe arrestohen nen pretekstin e masave te sigurise.


Ne fakt, qeveria ka njoftuar nje spastrim te thelle te sistemit gjyqesor, me te cilin ajo eshte perplasur shpesh gjate ketyre muajve te fundit. "Ne nuk do te lejojme qe qytetaret te mbahen peng nga njerez inkompetente te cilet ndihmojne kriminelet te vazhdojne krimet e tyre duke liruar shkeles te ligjit," ka thene Zivkoviq ne parlament.


Gjykatesit i kane interpretuar komentet e tij si nje pretekst per te sulmuar pavaresine e sistemit gjyqesor, ndersa qeveria kerkon te caktoje njerez besnik te saj ne gjykata dhe ne sistemin gjyqesor. Ligji per proceduren penale do te ndryshohet, meqenese sipas Zivkoviq "u jep shume liri krimineleve dhe nuk u jep fuqine e duhur sherbimeve te sigurise dhe policise".


Per momentin, kohezgjatja e papercaktuar e gjendjes se jashtezakoneshme po ngre me teper shqetesime se sa ndonje mase specifike e ndermarre nga qeveria. Ne nje artikull te botuar ne faqen e internetit te revistes "Mendimi i Ri Politik Serb" me 18 Mars, analisti politik dhe lector i Shkolles se Filozofise ne Novi Sad, Slobodan Antoniq ka shkruajtur se nese gjendja e jashtezakoneshme nuk hiqet se shpejti "do te behet e veshtire te shmanget perfundimi se ajo po u sherben interesave te nje klike te vecante, e cila do te jete ne gjendje te ushtroje terror dhe dhune ne perplasjen e saj me rivalet".


Miroljub Labus, drejtues i partise G17 Plus te opozites, ka thene ne nje konference per shtyp me 17 Mars se ai mbeshtet vendosjen e gjendjes se jashtezakoneshme, por mendon se ajo duhet te jete ne fuqi per nje kohe te caktuar. Per momentin, qeveria nuk ka dhene ndonje shenje te qarte se kur mund te hiqet gjendja e jashtezakoneshme. Nje hap i tille do te varet kryesisht nga sherbimet e policise dhe sigurise. Sapo bandat e medha kriminale te jene goditur dhe vrasesit e Gjingjiq te jene arrestuar, atehere - mendohet se nuk do te jete nevoja per mbajtjen ne fuqi te nje ligji te tille.


Zeljko Cvijanoviq eshte redaktor i se perjaveshme Blic News ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists