SERBI: VASILJEVIQ IMPLIKON MILLOSHEVIQ

Provat e dhena nga ish gjenerali i ushtrise ne gjyqin ndaj Millosheviqit shton mundesite e prokurorise per te siguruar shpalljen fajtor te te pandehurit dhe denimin e tij.

SERBI: VASILJEVIQ IMPLIKON MILLOSHEVIQ

Provat e dhena nga ish gjenerali i ushtrise ne gjyqin ndaj Millosheviqit shton mundesite e prokurorise per te siguruar shpalljen fajtor te te pandehurit dhe denimin e tij.

Deshmia e nje deshmitari te rendesishem ne gjyqin ndaj Sllobodan Millosheviq sipas se ciles njesite paraushtarake jane vendosur nen kontrollin e drejtperdrejte te ministrise se brendeshme te Serbise po shihen nga analistet e ketushem si nje perpjekje per te distancuar ushtrine Jugosllave nga pergjegjesia per krimet e luftes.


Gjenerali Aleksandar Vasiljeviq, ish shef i sherbimit sekret te ushtrise Jugosllave, i cili ka dhene deshmine e tij ne Hage ka theksuar bindjen e tij per menyren e komandimit te strukturave gjate luftes, e cila e lidh Millosheviq, policine Serbe, sherbimet sekrete dhe organizatat paraushtarake, te cilat kane kryer pjesen me te madhe te krimeve ne lufterat e zhvilluara ne ish Jugosllavi.


Deshmia e tij ka shtuar shanset e prokuroreve per te arritur denimin e Millosheviqit. Ajo gjithashtu ka ngritur edhe ceshtjen e akuzave te mundeshme qe mund te ngrihen ndaj Jovica Stanishiq, ish shefi i fuqishem i sherbimeve sekrete nga viti 1991 deri ne vitin 1998, dhe disa drejtuesve te forcave paraushtarake ndaj te cileve nuk eshte ngritur ndonje akuze zyrtare deri me tani.


Vasiljeviq ka folur per nje te ashtuquajtur lidhje komandimi, e cila sipas prokuroreve, permbante nje zinxhir komandimi hierarkik e cila fillonte nga Millosheviq dhe zbriste poshte nepermjet shefave te policise sekrete dhe te policise se rregullt deri tek drejtuesit e njesive paraushtarake.


Vasiljeviq ka thene se ky zinxhir komandimi eshte krijuar ne fillim te viteve Nentedhjete nga policia dhe sherbimet sekrete, ne kohen kur ata po mblidhin njerez me te kaluar kriminale per ti rekrutuar ata ne njesite e sapo krijuara paraushtarake.


Deshmitari ka konfirmuar se policia Serbe ka armatosur dhe kontrollonte keto njesi, te cilat kane perqendruar veprimtarine e tyre ne Sllavonine lindore, ne territoret ne kufi me Serbine ku kane shperthyer edhe luftimet e para ndermjet Serbeve dhe Kroateve kane shperthyer ne Maj 1991.


"Ka ekzistuar nje njesi e organizuar nga Mirko Joviq, drejtues i partise ultra nacionaliste Rimekembja Kombetare Serbe, me emrin "Dusan Silni" (Dushani i Plotfuqishem), anetaret e se ciles kane qene shkaktaret kryesore te krimeve ne fshatin Lovas," ka thene ai.


Vasiljeviq i eshte referuar fshatit prane qytetit kufitar Vukovar ku sipas akuzes ndaj Millosheviq, anetare te kesaj njesie paraushtarake kane detyruar civile Kroate te ecnin neper nje fushe te minuar, duke u vrare keshtu 20 fshatare.


Me pas ai ka permendur nje njesi paraushtarake te quajtur Crnogorac (Malazezet) te drejtuar nga ish zevendes ministri i brendeshem Serb i asaj kohe, Radovan Stojiciq Badza, i cili eshte vrare ne nje restorant ne Beograd ne Prill 1997.


Deshmitari ka folur gjithashtu edhe per nje njesi paraushtarake te quajtur "Tigrat", e cila sipas tij ka qene e preferuara e ministrise se brendeshme te Serbise.


Njesia drejtohej nga Zeljko Raznatoviq "Arkan" nje prej boseve me te fuqishem te botes se krimit te organizuar ne Beograd, i cili eshte vrare ne Janar 2000.


I pyetur nga prokuroret per te komentuar rreth njesive paraushtarake te drejtuara nga drejtuesi i Partise Radikale dhe aleat i Millosheviqit, Vojislav Sheshelj, Vasiljeviq i ka kujtuar gjykates deklaraten publike te vete Shesheljit, ne te cilen ai ka thene se ka rekrutuar vullnetare me urdher te Stanishiq, te cilet me pas kane marre pajisje dhe arme nga sherbimet sekrete.


"Askush nga ministria e brendeshme Serbe nuk e ka kundershtuar kete deklarate, keshtu qe une mendoj se deklarimet e Sheshelj jane te besueshme".


Vasiljeviq ka akuzuar paraushtaraket per vrasje masive te 160 te burgosurve te luftes Kroate, te ekzekutuar ne fermen Ovcara, prane Vukovarit, pasi forcat Serbe dhe Jugoslave kane pushtuar qytetin ne Nentor te vitit 1991.


Megjithese brigada 80 e motorizuar e ushtrise Jugosllave, nga Kragujevac ne Serbine qendrore, i kishte ne ruajtje te burgosurit, Vasiljeviq ka thene se anetare te forcave territoriale te Vukovarit, dhe te grupeve paraushtarake, i kane ekzekutuar keta njerez.


Analistet Serbe nuk e vene ne dyshim deshmine e Vasiljeviq, megjithese ata mendojne se ai ka minimizuar rolin e ushtrise ne krimet e luftes te kryera ne ish Jugosllavi.


Ne perpjekje per te shmangur pergjegjesine per krime lufte nga ushtria ndaj njesive paraushtarake, policia dhe sherbimet sekrete, Vasiljeviq ka thene se shefi i shtabit te pergjitheshem te ushtrise ka kerkuar qe Stojiciq te largojne grupet e Arkan nga Sllavonia lindore.


"Pergjigja e Badza ka qene se nuk do te kishte probleme, sepse ai do te perfshinte Tigrat ne nje njesi te policise speciale te krijuar nga ministria e brendeshme," ka thene Vasiljeviq.


Akuzat me te renda te Vasiljeviq kane te bejne me ngjarje ne te cilat ai ka qene vete deshmitar, sipas te cilave Millosheviq ka pasur dijeni rreth krimeve te kryera ndaj Shqiptareve te Kosoves ne Kosove ne konfliktin e vitit 1999 dhe nuk ka bere asgje per te denuar fajtoret.


Deshmitari ka thene se me 17 Maj, 1999, Gjenerali Nebojsha Pavkoviq, ish komandant i ushtrise ne Kosove ne ate kohe, dhe Radomir Markoviq, pasuesi i Stanishiq ne drejtimin e sherbimeve sekrete, e kane informuar Millosheviqin rreth krimeve te Serbeve ndaj Shqiptareve ne province.


Ai ka thene se Millosheviq kishte urdheruar qe "raste drastike" te krimeve te "zgjidheshin dhe te mbylleshin menjehere" por nuk ka pranuar sugjerimin e Pavkoviq per krijimin e nje komisioni shteteror per hetimin e atyre qe kishin ndodhur.


Vasiljeviq eshte edhe vete i hetuar nga gjykata e Hages per krime lufte. Megjithese emri i tij eshte ne listen e 18 personave te permendur ne akuzen ndaj Millosheviq si pjesemarres ne nje ndermarrje te perbashket kriminale, ai ka bashkepunuar ngushtesisht me gjykaten.


Ai eshte i vetmi zyrtar i ushtrise i cili deri me tani i eshte pergjigjur fteses se zyres se gjykates ne Beograd per te deshmuar perpara gjykates ne lidhje me ato qe do di, pa kerkuar me pare leje per te bere nje gje te tille nga autorietet e Beogradit.


Ne ndryshim nga njerezit e afert te Millosheviqit te cilet jane gjithashtu te dyshuar, si Milan Babiq, nje ish drejtues i shtetit te Serbeve ne Kroaci, Republika Srpska Krajina, i cili ka deshmuar Dhjetorin e kaluar, motivi i Vasiljeviq per te deshmuar nuk duket te kete lidhje me faktin se ai eshte ne listen e te dyshuarve.


Nje mik i afert te cilit ai i eshte hapur perpara se te nisej per ne Hage ka thene se motivet e tij kane qene ne rradhe te pare te pastroje emrin e ushtrise Jugosllave.


Karriera e Vasiljeviq eshte shenuar nga perplasje te vazhdueshme me Millosheviq dhe gjenerali ka qene pjese e nje fraksioni pro Jugosllavise ne rradhet e oficereve te ushtrise te cilet kundershtonin ndarjen e saj sipas linjave kombetare.


I konsideruar si nje nder oficeret me te mire te sherbimeve sekrete te ushtrise, Vasiljeviq eshte shkarkuar gjate nje vale spastrimesh te gjeneraleve jo nacionaliste nga Millosheviq ne Maj 1992. Ai eshte arrestuar dhe mbajtur i ndaluar si i dyshuar per korrupsion dhe "abuzim te pushtetit", por eshte liruar pas shtate muajsh pa u akuzuar.


Pas lirimit te tij, se bashku me disa gjenerale te tjere te dale ne pension, gjenerali eshte afruar me Partine Demokracia e Re, nje parti e krijuar nga ministri i tanishem i brendeshem i Serbise, Dusan Mihajlloviq. Ne ate periudhe kjo parti ka qene ne koalicion me Millosheviqin.


Kercenimi i afert i bombardimeve te NATO-s ne Mars 1999 i ka kujtuar Millosheviqit talentin dhe aftesite e tij dhe ai eshte emeruar zevendes shef i sherbimit sekret te ushtrise Jugosllave.


Rikthimi ne postin drejtues i ka dhene mundesi Vasiljeviq te laje hesapet e vjetra qe kishte me Millosheviq. Disa burime te shtabit te pergjitheshem te ushtrise kane konfirmuar se gjate nates dramatike ndermjet 5-6 Tetorit 2000, ai ka perdorur autoritetin e tij per te ndaluar disa figura te larta te ushtrise te cilet ishin te vendosur te ndihmonin Millosheviqin dhe te mos lejonin rrezimin e tij ne Tetor 2000.


Perfshirja e tij ne vitin 2001 ne listen e te dyshuarve te gjykates se Hages ne akuzen e saj ndaj Millosheviqit per krimet e kryera ne Kroaci, ka shkaktuar habine e shume njerezve.


"Une jam habitur vecanerisht nga fakti qe emri im ka qene ne liste se bashku me ata njerez te cilet me larguan mua nga posti dhe me shkaktuar aq shume probleme dhe veshtiresi ne jeten time," ka thene Vasiljeviq per revisten NIN te Beogradit ne Tetor 2001.


Deshmia e Vasiljeviq mund ti jape nje shtytje rpokuroreve dhe ndoshta te hape rrugen per deshmine e mundeshme te njerezve te tjere te afert te tij - vete Stanishiq, njeriu i cili konsiderohet si njohesi me i mire i sekreteve te Millosheviqit.


Nje rezultat i tille nuk eshte i pamundur sepse Stanishiq eshte ndare me Millosheviq ne vitin 1998 per shkak te politikes se Serbise ne Kosove, dhe qe prej asaj kohe eshte nje armik i betuar i Millosheviqit. E vetmja ceshtje e papercaktuar eshte nese ai do te paraqitet si deshmitar apo ne baken e te akuzuarve.


Zeljko Cvijanoviq eshte redaktor i se perjaveshmes se Beogradit, Blic News.


Frontline Updates
Support local journalists