SERBI: SHTETI I PERBASHKET, GODITJE PER GJINGJIQ
Shteti i sapokrijuar Serbo - Malazez do t'i jape terren Vojislav Koshtunices ne luften ndaj Zoran Gjingjiq.
SERBI: SHTETI I PERBASHKET, GODITJE PER GJINGJIQ
Shteti i sapokrijuar Serbo - Malazez do t'i jape terren Vojislav Koshtunices ne luften ndaj Zoran Gjingjiq.
Presidenti Jugosllav Vojislav Kostunica ka gjasa te triumfoje ndaj rivalit te tij politik, kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq, pas krijimit te shtetit Serbo-Malazez.
Krijimi i shtetit te ri do te coje ne nje votim federal qe me shume gjasa do te shkaktoje ndarjen e koalicionit tashme te ndare DOS. Me renien e ketij koalicioni qeverises ne Serbi pritet mbajtja e zgjedhjeve te parakoheshme.
Per momentin, Gjingjiq udheheq koalicionin e perbere prej 18 forcave politike por bashkepunimi me gjykaten e Hages ka cuar ne braktisjen e koalicionit nga mjaft prej anetareve te cilet pritet te dalin te vetem ne zgjedhje, bashkohen me Koshtunicen apo te formojne nje grupim te ri politik.
Kjo do te jete ne favor te presidentit jugosllav. Me secilin nga opcionet e lartpermendura fuqia politike e Gjingjic do te dobesohet dukshem.
Kryeministri kontrollon aktualisht gjithcka ne parlamentin Serb me perjashtim te Partise Demokratike te Serbise se Koshtunices. Kjo do te thote se ai kontrollon 131 deputete nga 250 qe ndodhen ne parlament. Me nje shumice te tille mjafton largimi i nje force te vetme politike per ta cuar vendin ne zgjedhje te parakoheshme.
Nese ky koalicion prishet, shkak do te jete gjykata e krimeve te luftes. Gjyqi ndaj Millosheviqit ne Hage nuk shihet mire nga opinioni publik.
SHBA i kane caktuar nje afat Serbise per t'e bashkepunuar me gjykaten deri me 31 Mars. Ne te kundert Serbia do te perballet me sanksione financiare dhe izolim politik. Gjingjiq i cili e dorezoi Millosheviqin ne Hage mendon se mbeshtetja nga Uashingtoni eshte e rendesishme. Por per opinionin publik ai eshte nje tradhetar ndersa qendrimi i Koshtunices kunder gjykates se Hages konsiderohet si gjest patriotik.
Pozicioni politik i kryeministrit Serb eshte dobesuar edhe me tej nga mungesa e vendosmerise per te dorezuar te akuzuarit per krime lufte ne gjykate. Kjo ngathtesi e ka inkurajuar qendrimin armiqesor te opinionit publik ndaj gjykates me teper se kurre.
Shenjat e para te largimit te partive te koalicionit DOS nga qendrimi i Gjingjiq po shfaqen dukshem. Treguesi me i qarte ka qene nje debat i hapur midis kryeministrit dhe nje prej ish aleateve te tij, ministri i brendshem Serb dhe udheheqesi i partise Demokracia e Re Dusan Mihajloviq.
Mosmarreveshjet zienin prej kohesh dhe te dy personalitetet u shfaqen hapur kunder njeri-tjetrit gjate nje turi te perbashket ne Serbi te premten e kaluar. Gjingjiq deklaroi ne Jagodina, Serbia qendrore, se ai ishte i pakenaqur nga puna e policise me luften kunder mafias. Ai permendi emrat e boseve mafioze te njohur nga publiku ne te pakten 50 qytete dhe fshatra duke aluduar se ministri i brendshem ishte ne dijeni te gjithe kesaj por nuk kishte vepruar. Mihajloviq reagoi fuqishem duke thene se pengesa kryesore per kete lufte mbetej Gjingjiq dhe ne nje shenje qe mund te merret si nje doreheqje e pritshme e tij deklaroi se do te shkonte me pushime deri ne 24 Mars.
Ne dukje shkaku i nje mosmarreveshjeje te tille ishin mafiozet. Por motivi kryesor i largimit te Mihajloviq nga qeveria lidhet me shmangien e te qenit i akuzuar si personi pergjegjes per ekstradimin e krimineleve Serbe ne gjykaten e Hages. Nese Mihajlloviq mbetet ne krye te detyres gjate dorezimit te krimineleve te luftes - reputacioni i tij -pothuajse i ulet - do te bjere perfundimisht.
Nje tjeter shenje e renies se reputacionit te Gjingjiq ishte edhe paaftesia e tij per te mos i dhene vend ne parlament DSS. Javen e kaluar kryeministri e shfaqi idene kur partia e Koshtunices nuk pranoi te merrte pjese ne mbledhjet e asamblese se koalicionit.
Nese Gjingjiq do te fitonte aprovimin e dy te tretave te partive anetare te koalicionit DOS ai do te mund te largonte 45 deputetet e DSS nga asambleja, duke e rritur diferencen ndermjet partive perpara zgjedhjeve.
Megjithate, kjo levizje deshtoi pasi hasi ne kundershtimin e Qendres Demokratike te udhehequr nga kryetari i dhomes se ulet te parlamentit federal Dragoljub Micunoviq, te Alternatives Demokratike te drejtuar nga zevendes kryeministri Serb, Nebojsha Coviq dhe Aleanca Qytetare e ministrit te jashtem federal Goran Svilanoviq.
Coviq i deklaroi te perditshmes Beogradase Blic me 12 Mars se sulmi i Gjingjiq ndaj Mihajloviq nuk ishte "i drejte" dhe se levizja per t'i hequr vendet ne parlament DSS ishte "nje reminishence e veprimeve te regjimit te kaluar".
Mjaft parti po dalin nga kontrolli i Gjingjiq dhe nuk eshte e thene qe te shkojne patjeter drejt aleancave me Koshtunicen. Ato mund te formojne nje alenace te veten. Por cilado qofte rruga qe do te ndjekin eshte e sigurt qe kryeministri Serb do te dale i humbur.
Zheljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjavshmes se Beogradit Blic News.