SERBI: POLITIKANET KUNDERSHTOJNE 'NJERIUN' E MILLOSHEVIQIT

Politikanet Serb sulmojne ish bashkepunetorin e Millosheviqit i cili ka implikuar zyrtare te larte ne krimet e luftes ne Kosove.

SERBI: POLITIKANET KUNDERSHTOJNE 'NJERIUN' E MILLOSHEVIQIT

Politikanet Serb sulmojne ish bashkepunetorin e Millosheviqit i cili ka implikuar zyrtare te larte ne krimet e luftes ne Kosove.

I pari njeri i brendeshem i regjimit Serb i cili ka dhene deshmite e tij ne gjyqin ndaj Sllobodan Millosheviqit ka akuzuar zyrtare te larte te shtetit per bashkepunim ne krimet e kryera ne Kosove, ne nje deshmi e cila mund te trondise thelle strukturat e pushtetit ne Beograd.


Duke dhene deshmine e tij per tre dite e gjysem, Ratomir Taniq ka thene se ish presidenti Jugosllav ka planifikuar aktet e genocidit dhe te spastrimit etnik ndaj Shqiptareve te Kosoves dhe se zyrtaret e larte te tanishem ne Serbi kane marre pjese ne pergatitjen e ketyre planeve ose kane pasur dijeni per krimet e kryera.


Taniq, megjithate, ka nje te kaluar disi te diskutueshme politike, pasi ai ka qene anetar i disa partive, te cilat sot thone se ai nuk ka pasur asnje here ndonje pozicion te tille sa ti kete lejuar atij pasjen e informacioneve te tilla.


Deshmitari ne Hage thote se nepermjet perfshirjes se tij ne partine Demokracia e Re, ND, - atehere nje anetare e koalicionit qeveritar te drejtuar nga Partia Socialiste e Serbise, e drejtuar nga Millosheviqi - ai ka ndihmuar zhvillimin e "dialogut te fshehte politik" ndermjet Beogradit dhe drejtuesve Shqiptare te Kosoves ne vitet 1995 - 1997.


Ai thote se roli i tij eshte autorizuar nga Dushan Mihajlloviq, drejtues i ND-se dhe tani minister i brendeshem i Serbise, por bisedimet jane nderprere ne fillim te vitit 1998 kur, sipas Taniq, Millosheviq vendosi te "perdorte forcen" kunder civileve Shqiptare.


Prokuroret ne gjykaten e krimeve te luftes ne Hage kane shpresa te medha ne deshmite e Taniq, i cili fillimisht eshte njoftuar si deshmitar i mbrojtur K3 por me pas ka dhene deshmine e tij duke u paraqitur me emer, por duke mbuluar fytyren.


Taniq ka akuzuar Millosheviqin se ka perdorur nje "rrjet komandimi privat" ndaj njesive te ushtrise dhe policise Jugosllave, sepse policia sekrete Serbe dhe shtabi i pergjitheshem i ushtrise i ka kundershtuar veprimet e tij.


Deshmitari ka thene se bashkepunetoret e ngushte te Millosheviqit - perfshire zyrtaret e larte te shtetit Nikola Sainoviq, Milomir Miniq, Zoran Angjelkoviq dhe Sushan Matkoviq se bashku me shefin e shtabit te pergjitheshem te ushtrise Gjeneralin Nebojsha Pavkoviq, kane qene te perfshire ne kete plan.


Per bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavise ne vitin 1999, Taniq ka thene se Millosheviq dhe koleget e tij ne fakt kishin "shpresuar per bombardime ne shkalle te vogel" ne menyre qe te kishin nje pretekst per te justifikuar debimin e Shqiptareve te Kosoves.


Por akuza e tij me e rende ndaj Millosheviqit ka qene thenia se ish presidenti Jugosllav kishte planifikuar genocidin dhe spastrimin etnik te Shqiptareve te Kosoves qe prej vitit 1997.


Taniq ka thene gjithashtu se ish zyrtari i larte i sherbimeve sekrete Serbe Zoran Mijatoviq, i cili tani punon ne ambasaden Jugosllave ne Shkup, i ka thene atij se Millosheviqi eshte pergjegjes per varret masive te Shqiptareve ne te gjithe Serbine.


Deshmitari ka thene me pas se Mijatoviq i ka thene atij se Sreten Lukiq, tani asistent i ministrit te brendeshem te Serbise, eshte pergjegjes direkt per keto vrasje masive.


Ai ka vazhduar duke thene se Mihajlloviq, nje ish zevendes kryeminister i Serbise, Momcillo Perishiq, i cili ka qene shef i shtabit te pergjithshem te ushtrise ne ate kohe, si edhe zevendes kryeministri i tanishem Serb Nebojsha Coviq kane pasur dijeni per planet e Millosheviqit.


Gjate seances se pyetjeve, Millosheviq eshte perpjekur te kundershtoje kredibilitetin e deshmive te Taniq, duke e quajtur ate "nje deshmitar falls".


Ne Beograd, ND ka shperndare nje deklarate per shtyp ku thuhej se Taniq kishte qene vetem nje "simpatizant" i partise, dhe jo nje anetar i saj dhe ka hedhur poshte qe ai te kete qene i perfshire ne emer te partise ne bisedimet per ceshtjen e Kosoves.


Me pas, Mihajlloviq ka thene per televizionin shteteror se Taniq nuk mund te pershkruhej si nje "njeri i brendshem" meqenese ai nuk ka marre pjese ne ngjarjet per te cilat ai po deshmon.


"Gjykata e Hages eshte nje institucion serioz dhe ne nuk duhet te ishim bere deshmitare te nje ngjarjeje te tille. Ajo nuk duhet te kishte perfunduar ne nje situate te tille qesharake ku prokuroria njofton per paraqitjen e nje deshmitari te rendesishem nje person i cili nuk mund te jete i tille," ka thene ai.


Mijatoviq ka hedhur poshte gjithashtu se ai i ka thene Taniq se Lukiq eshte pergjegjes per vrasjet masive te Shqiptareve te Kosoves. Mijatoviq, duke folur per te perditeshmen e Beogradit, Blic, ka thene se Lukiq eshte nje nder njerezit me te ndershem qe ai ka njohur ndonjehere. Ky i fundit nuk ka pranuar te komentoje rreth akuzave te Taniq.


Aleanca Civile e Serbise, GSS, partia liberale e ministrit te jashtem Jugosllav Goran Svilanoviq, ka denoncuar gjithashtu Taniq i cili ka qene nje nder zevendes kryetaret e partise ne vitin 1993. "Ne jemi vertete te habitur qe ai eshte paraqitur si nje anetar i GSS-se meqenese ai ka qene anetar i partise sone vetem per tre muaj," ka thene zedhenesi i partise Ivan Andriq per Radion Europa e Lire.


Ndersa politikanet Serbe kane sulmuar Taniq, kane filluar te degjohen zera se ai ka bashkepunuar me policine sekrete te Millosheviqit dhe shefin e saj Jovica Stanishiq.


Nje burim i IWPR-se, i cili ka qene anetar i policise sekrete ne fillim te viteve 1990, thote se Taniq ka qene ne kontakt te vazhdueshem me ish kryetarin e atehershem te sherbimit, Zoran Mijatoviq. Infiltrimi i njerezve te sherbimeve sekrete ne rradhet e partive politike te opozites me qellim pengimin dhe percarjen e tyre ka qene nje loje e njohur ne ate kohe.


Ky burim ka thene se Taniq eshte larguar nga Aleanca Civile e Serbise per t'u anetaresuar ne ND, ku ai ka qene nje anetar i keshillit te partise dhe nje keshilltar per politiken e jashteme, pas nje mosmarreveshjeje me nje zyrtar te GSS-se ne lidhje me nje borxh te madh.


I njejti burim thote se sherbimet sekrete kane zbuluar se Taniq po bashkepunonte ne menyre te fshehte me gjykaten e Hages, dhe si pasoje ai u arrestua ne Tetor te vitit 1999.


Duke folur per arrestimin e tij para gjykates, Taniq ka thene se ai dhe gruaja e tij jane "rrembyer" dhe torturuar per dy dite ne dy "burgje private" per ta detyruar ate te pranonte se ai ishte pjese e nje "komploti te sherbimeve sekrete Britanike kunder Millosheviqit".


Zeljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i revistes Blic News dhe nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists