SERBI: GJINGJIQ NEN PRESION PER TE FILLUAR EKSTRADIMET

Serbia mund te perpiqet te ekstradoje dy nga te akuzuarit e Hages deri ne fund te muajit.

SERBI: GJINGJIQ NEN PRESION PER TE FILLUAR EKSTRADIMET

Serbia mund te perpiqet te ekstradoje dy nga te akuzuarit e Hages deri ne fund te muajit.

Beogradi po perpiqet te permbushe afatin e vendosur nga SHBA per te permbushur kushtet kryesore per marrjen e ndihmes financiare Amerikane.


Serbia duhet te ekstradoje shtetasit e akuzuar Jugosllave ne Hage dhe te permbushe nje numer kerkesash te tjera brenda afatit te 31 Marsit ose rrezikon te humbase nje ndihme financiare Amerikane prej 150 milion dollare.


Te Merkuren, qeveria ka miratuar nje dekret urgjent, kunder vullnetit te autoriteteve federale, duke i dhene asaj te drejten te deportoje te dyshuarit per krime lufte. Nje dite me pare, 145 te burgosur Shqiptare jane liruar nga burgjet Serbe, nje kusht tjeter ky i Amerikaneve. Ne te vertete, kryeministri Serb Zoran Gjingjiq tani mund te ekstradoje vetem dy nga 21 shtetasit Jugosllave per te cilet SHBA ka kerkuar qe te ekstradohen ne Hage.


Arrestimet e Nikola Sainoviq dhe Vlajko Stojiljkoviq, ish zevendes kryeminister i Jugosllavise dhe ministri Serb i policise, priten nga dita ne dite.


Burime qeveritare ne Serbi, ku armiqesia e publikut ndaj gjykates se Hages eshte teper e gjere dhe ne rritje, mendojne se dy arrestimet mund te jene relativisht jo te dhimbeshme, sepse ish zyrtaret e larte gezojne pak mbeshtetje ne publik.


Burime te policise thone se ata jane perpjekur te arrestojne Sainoviq te Shtunen e kaluar ne Beograd por nukkane mundur pasi ai nuk eshte dukur fare ne vendin ku ata mendonin se do te shkonte.


Qeveria e Gjingjiq ka frike se nese ajo nuk permbush afatin e vendosur nga qeveria Amerikane per ekstradimet, vendi mund te perballet me nje rikthim ne izolim te cilin e ka provuar gjate periudhes se Millosheviqit.


Me pare kete vit, Beogradi ka permbushur nje prej kushteve Amerikane duke ndaluar ndihmen financiare per Ushtrine e Republika Srpska. Dhe ndersa levizjet e kesaj jave nuk do te kene kaluar pa u vene re ne Uashington, mendohet se SHBA mund te kenaqet vetem kur Serbia te filloje te bashkepunoje plotesisht me Hagen.


Megjithese qeveria Serbe ka deshire te veproje, vendosmeria e saj eshte dobesuar nga kundershtimi i presidentit Jugosllav, Vojisllav Koshtunica, dhe nga kriza e brendeshme e shkaktuar nga arrestimi i zevendes kryeministrit Serb, Momcillo Perishiq me akuzen per spiunazh.


Perishiq eshte arrestuar ne mes te muajit Mars me akuza per spiunazh ne favor te SHBA-se dhe kjo ceshtje ka demtuar rende kredencialet patriotike te autoriteteve Serbe.


Qeveria ka frike se ceshtja e ekstradimeve do te jete ne qender te vemendjes ne zgjedhjet e ardheshme federale dhe ndoshta edhe republikane, kur ata qe mbeshtesin transferimin e te dyshuarve per krime lufte mendohet se do te kene rezultate te keqia.


Per shkak se arrestime ka mundesi te shkaktojne probleme, Gjingjiq ka harxhuar gjashte javet e fundit duke u perpjekur me kot te binde disa nga njerezit e akuzuar te dorezohen vete.


Sainoviq ka refuzuar ne menyre te prere - nje qendrim ky i mbeshtetur edhe nga aleatet e tijpolitik ne Partine Socialiste Serbe te Millosheviqit, SPS. Stojiljkoviq ka qene po aq i bindur dhe eshte larguar nga Beogradi javen e kaluar. Ai qe prej asaj dite eshte fshehur ne rrethinat e kryeqytetit, ka konfirmuar Mirko Marjanoviq, drejtuesi i SPS-se i cili ka zevendesuar Millosheviqin.


Burime te qeverise se Gjingjiq kane thene se Gjenerali Dragoljub Ojdaniq, shefi i shtabit te Millosheviqit ne luften e vitit 1999 ne Kosove, po mendon te dorezohet vete. Nje jave me pare, policia eshte perpjekur te hyje ne nje kazerme ne rrethinat e Beogradit ku ai fshihet por eshte ndaluar nga rojet.


I njejti burim ka thene se Milan Milutinoviq, ende President i Serbise pavaresisht se eshte akuzuar per ngjarjet ne Kosove, gjithashtu po mendohet te dorezohet.


Qeveria Serbe ka kontaktuar gjithashtu edhe me "Treshen e Vukovarit", te akuzuar per vrasjen e disa qindra Kroateve ne Ovcara, prane qytet lindor Kroat, ne vitin 1991.


Nga tre te dyshuarit, Kapiteni Miroslav Radiq po mendon te dorezohet vete, Kolonel Veselin Sljivancanin, nuk ka pranuar as ta marre para sysh idene, ndersa Gjenerali Mile Mrksiq thuhet se eshte teper i semure per te marre nje vendim.


Gjenerali Ratko Mlladiq, ish kryetar i ushtrise se Serbeve te Bosnjes, gjithashtu nuk ka pranuar te diskutoje idene e dorezimit te tij vullnetar.


Kriza e cila po shkakton percarjen e qeverise mund t'u kete dhene te akuzuarve pershtypjen se Gjingjiq nuk ka pushtetin e duhur ti arrestoje dhe deportoje ata.


Presidenti Koshtunica i ka perkeqesuar edhe me tej gjerat, duke deklaruar per te perditeshmen e Beogradit Politika, javen e kaluar, se deportimi i te akuzuarve do te sillte rremuja ne vend.


Megjithese ai thote se kjo ceshtje nuk mund te lihet pas dore, ai ka arritur me sukses te heqe pergjegjesite nga vetja, duke ia lene ato Gjingjiq.


Te Merkuren, Koshtunica ka thene per Radio Televizionin e Serbise se: "Duhet te kete bashkepunim me gjykaten e Hages, por me duhet te pranoj se mua me vjen per te nxjerre zorret kur mendoj per ate gjykate, me paragjykime aq te medha te cilat po shfaqen gjate veprimit te saj".


Nderkohe, Gjingjiq, ka paralajmeruar se nese Serbia nuk permbush detyrimet e saj, "ai i cili po kerkon kete gje duhet te shpjegoje qarte cmimin qe njerezit do te paguajne duke vepruar ne kete menyre. Nese ky njeri eshte Koshtunica, atehere le ta thote".


Qeveria e di se Uashingtoni nuk do te pranoje nje zgjidhje te pjeseshme, vecanerisht pas perkeqesimit te marredhenieve pas ndalimit te sekretarit te pare te ambasades Amerikane ne Beograd, John Neighbor, gjate arrestimit te Perishiq.


Me 31 Mars, sekretari Amerikan i shtetit, Colin Powell, do te informoje kongresin per gjykimin e Presidentit Amerikan George Bush nese Serbia i ka permbushur kushtet Amerikane per dhenien e ndihmes ekonomike.


Arrestimi i Sainoviq dhe Stojiljkoviq mund te mjaftoje per te kenaqur Uashingtonin, megjithese ende nuk dihet nese ata do te arrestohen.


Zeljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjaveshmes Blic News ne Beograd.


Serbia, Kosovo, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists