Serbi: Ceshtja Kariq Trondit Beogradin

Zyrtaret e financave kane nisur luften ndaj te pasurve te rinj ne Serbi.

Serbi: Ceshtja Kariq Trondit Beogradin

Zyrtaret e financave kane nisur luften ndaj te pasurve te rinj ne Serbi.

Tre njerezit e financave i kane shpallur lufte perfituesve te korruptuar te kohes se Millosheviqit.


Kundershtari i tyre kryesor eshte Bogoljub Kariq, nje Serb i Kosoves, 40 vjecar, i cili se bashku me vellezerit e tij, ka filluar karrieren si muzikant dasmash ne mesin e viteve 1980, por me perkrahjen e Millosheviqit dhe lidhjet e tij, eshte bere njeriu me i pasur ne Serbi, me prona vlera e te cilave shkon ne disa miliarde marka Gjermane.


Mladjan Dinkiq, guvernator i Bankes Kombetare Jugosllave, Bozhidar Djeliq, ministri i financave te Serbise dhe Aleksander Radoviq, shefi i departamentit te taksave te republikes, nuk kane qene kurre pjese e regjimit te vjeter Serb. Djeliq dhe Radoviq kane kaluar dhjete vjecarin e fundit jashte vendit, ndesa Dinkiq ka qene nje nga themeluesit e grupit te ekonomisteve te pavarur G17, i cili ka qene kritik ndaj regjimit te Millosheviqit.


Ceshtja Kariq ka tronditur Beogradin qe prej 11 Tetorit, kur Djeliq ka publikuar nje liste te sipermarresve te cilet kishin per te paguar detyrime per fitimet e medha te realizuara ne periudhen e Millosheviqit. Kariq ka qene ne krye te listes me nje borxh prej 67.8 milion marka Gjermane.


Duke perdorur lidhjet e tij me regjimin- Bogoljub u be edhe minister - vellezerit Kariq morren ne kontroll banka, rrjete te telefonise celulare, kompani ndertimi dhe kompani te mediave ne te pakten 15 vende. Ne Beograd, ata ende zoterojne stacionin TV BK, (Vellezerit Kariq).


Ata kane mbeshtetur shume projektet politike te Millosheviqit, duke sponsorizuar ne te njejten kohe edhe disa parti te opozites. Pas rrezimit te tij, ata i kane kthyer kurrizin, duke shpresuar te ruanin pozicionin dhe pasurine e tyre duke bere per vete qeverine e re.


Se pari, ata i kane lidhur fijet me Vojisllav Koshtunicen, i cili kishte zevendesuar Millosheviqin si president i Jugosllavise, dhe me pas u kthyen nga rivali i tij me i forte, kryeministri Serb Zoran Gjingjiq.


Nuk ka asnje prove qe te vertetoje se Kariq ka financuar keta dy politikane, megjithese pa asnje dyshim ai e ka bere kete pune gjate periudhes se Millosheviqit. Ne nje interviste televizive ne Maj, Kariq ka mbrojtur haptazi vperimet e tij. "Kjo eshte nje gje qe duhet bere. Une jam biznesmen. Nuk ka biznes pa politike," ka thene ai.


Deri pak kohe me pare, opinioni publik ne Beograd nuk besonte se keta biznesmene te dyshimte do te kishin ndonje pasoje, sepse ishte krijuar pershtypja qe te pasurit e rinj kishin krijuar lidhje te forta me koalicionin qeveritar DOS. Pranveren e kaluar, qeveria krijoi nje komision per te hetuar "abuzimin ekonomik," i cili kishte per detyre te vendoste nje takse per kompanite apo individet te cilet kishin arritur fitime te medha gjate periudhes se Millosheviqit.


Por askush nuk mendote se nga kjo do te vuanin te pasurit. Ligji konsiderohej si nje perpjekje per te larguar vemendjen e publikut, dhe per te treguar se autoritetet po benin dicka.


Por kur Radoviq, 36 vjecar, u emerua kryetar i komisionit te sapokrijuar ne Qershor, ai tregoi se kishte ne plan te zbatonte me te vertete kete ligj, pavaresisht mungeses se dukeshme te deshires per nje gje te tille nga ana e koshtunices dhe Gjingjiqit. Koshtunica ka kerkuar rishikimin e ligjit, ndersa Gjingjiq e ka quajtur kete veprim si nje "gjueti shtrigash". Ne Korrik, Gjingjiq sugjeroi organizimin e nje konference te donatoreve ne gjirin e biznesmeneve te cilet kishin perfitur nen rregjimin e Millosheviqit, ne te cilen mund te arrihej nje marreveshje per pagesen e taksave te pa paguara.


Radoviq nuk eshte terhequr dhe ka kaluar gjithe veren duke u perpjekur ta detyronte Kariq te paguaje. Kariq me ne fund ka pranuar te paguaje 67.8 milion marka, me kusht qe te mund te paguante ne keste.


Konflikti eshte bere publik ne shtator, kur Radoviq ka akuzuar Kariq se e ka kercenuar. "Kariq po me akuzon se jam nje teknokrat irracional misioni i te cilit eshte te shkaterroje nje njeri te shenjte Serb," ka thene ai me 24 Gusht.


Nje jave perpara se Djeliq te botonte raportin e tij per borxhet e Kariq, Kariq u perpoq ta ndalonte kete gje duke fituar perkrahjen e Gjingjiqit. Ai ka shkarkuar redaktorin e sukseseshem te stacionit te tij televiziv BK dhe e zevendesoi ate me Milomir Mariq, nje aleat i njohur i Gjingjiqit.


Por Dinkiq e kishte pritur nje hap te tille dhe duket se e ka bindur Djeliq te bente publik per gazetaret raportin nje dite me pare nga sa pritej. Si rezultat, publiku e pa raportin perpara se qeveria te mund te reagonte.


Taksat e prapambetura jane vetem nje pjese e problemeve te Kariq. Me 12 Tetor, policia ka njoftuar per nje hetim per marreveshjen ne baze te se ciles eshte krijuar Mobitel, sistemi kryesor i telefonise celulare ne Serbi, ne te cilin Kariq kontrollon 51 perqind te aksioneve. Pjesa tjeter kontrollohet nga Post Telekomunikacioni i Serbise, PTT.


Aresyeja per kete hetim eshte nje dyshim se Kariq mund te kete paguar me pak nga sa kerkohej me ligj per pjesen e tij te aksioneve.


Kariq eshte informuar naten ndermjet 11 dhe 12 Tetorit nga njerez te tij ne qeverine Serbe se pjesa e aksioneve te tij do te ulet nga 51 ne 10 perqind, duke i shkaktuar nje humbje deri ne 900 milion marka Gjermane.


"Ata kane nder mend te me marrin gjithcka," ka thene ai. Me 15 Tetor ai eshte larguar nga vendi dhe ne nje leter drejtuar Koshtunices, Gjingjiqit dhe ministrit Serb te policise Dushan Mihajloviq, ai ka thene se eshte detyruar te largohet sepse jeta e familjes se tij eshte "kercenuar". Ai ka thene se rreth shtepise se tij jane pare disa snajpere.


Si parakusht per kthimin e tij, Kariq kerkoi krijimin e nje komisioni parlamentar te pavarur per te "gjetur te verteten dhe per ta bere publike ate".


Largimi i tij duket te kete qene nje perpjekje per te bere presion mbi autoritetet, duke rkijuar nje ide se Serbia nuk eshte nje vend i sigurte per investimet e huaja. Djeliq dhe Dinkiq nuk jane shqetesuar dhe dy dite me pas Kariq eshte kthyer per te qetesuar klientet e bankes se tij, te cilet kane terhequr brenda nje dite 13 milion marka. Taksa duhet te pagueht deri me 26 Tetor.


Tre firma te tjera jane urdheruar te paguajne, duke filluar nga Simpo me qender ne Vranje, ne Serbine jugore, drejtori i se ciles eshte Dragan Tomiq, nje ish zevendes president i Serbise. Simpo i detyrohet shtetit rreth 24.9 milion marka. Stankom, ne pronesi te Zivorad Mihajloviq, nje ish zyrtar i larte i Partise Socialiste te Millosheviqit, eshte gjobitur me te njejten shume. Firma tjeter eshte Delta, ne pronesi te Miroslav Miskoviq.


Komisioni ka njoftuar gjithashtu se TV Pink ne pronesi te Zheljko Mitroviq, nje stacion i cili ka mbeshtetur haptazi gruan e Millosheviqit, Mira Markoviq, perpara se te ndryshoje duke u bere nje besnik i Gjingjiqit, do te paguaje gjithashtu nje takse.


Megjithate, tre njerezit qe qendrojne pas kesaj fushate mund te mos qendrojne edhe per shume kohe ne postet e tyre. Paniku i shkaktuar nga ceshtja Kariqne qarqet e biznesit te ish miqve te Millosheviqit do te beje qe te ndermerren disa hapa kunder tyre. Veprime te tilla do te kene edhe mbeshtetjen e heshtur te partive te Gjingjiqit dhe Koshtunices, ku kane gjetur strehe shumica e te pasurve te rinj.


Nga ana tjeter, Gjingjiq dhe Koshtunica do te duhet te tregohen te kujdeseshem, duke pasur para sysh popullaritetin e madh te kesaj tresheje. Nese ata mbijetojne, pushteti politik mund te kaloje ne duart e tyre, pasi te perfundoje periudha e tranzicionit pas Millosheviqit e personifikuar nga Koshtunica dhe Gjingjiq.


Zheljko Cvijanoviq eshte nje gazetar i se perjaveshmes Blic News ne Beograd.


Serbia, Kosovo
Support our journalists