SERBI: ARMEPUSHIM I BRISHTE NE GJIRIN E QEVERISE

Lufta e brendeshme ne gjirin e qeverise duket se eshte qetesuar per momentin, por vendi ende perballet me mundesine per zgjedhje te parakoheshme.

SERBI: ARMEPUSHIM I BRISHTE NE GJIRIN E QEVERISE

Lufta e brendeshme ne gjirin e qeverise duket se eshte qetesuar per momentin, por vendi ende perballet me mundesine per zgjedhje te parakoheshme.

Partite pjesemarrese ne qeverine Serbe kane vendosur te lene me nje ane mosmarreveshjet dhe grindjet ndermjet tyre, por armepushimi veshtire se do te zgjase per nje kohe te gjate.


Ne nje takim te kryesuar nga Kryeministri Zoran Zivkoviq me 26 Maj, politikanet kane pranuar ti japin fund mosmarreveshjeve dhe zenkave ndermjet tyre - te cilat jane pasqyruar gjeresisht ne mediat Serbe - dhe te punojne seriozisht per zbatimin e reformave aq te rendesishme per vendin.


Zivkoviq ka thene ne perfundim te takimit se pjesemarresit kishin pranuar qe "asnje anetar i qeverise nuk eshte i perfshire ne ndonje aktivitet kriminal".


Ne kete menyre i eshte dhene fund nje fushate e cila ka filluar prej me se nje muaji sipas gjate se ciles disa figura te qeverise kane akuzuar njeri tjetrin se kane pasur lidhje me figura te rendesishme te krimit te organizuar, perfshire edhe banden e Zemunit e cila mendohet te jete pergjegjese per vrasjen e Zoran Gjingjiq me 12 Mars.


Megjithate, armepushimi mund te jete i shkurter, pasi Ministri i Drejtesise Vladan Batiq njoftoi papritur ne nje konference per shtyp dy dite me pas se Partia Demokristiane e Serbise e drejtuar prej tij, DHPS, nuk do te marre me pjese ne takimet e koalicionit qeveritar, Opozita Demokratike e Serbise, DOS, ne shenje proteste ndaj refuzimit te parlamentit per te diskutuar mbi inisiativen e tij per nje shtet te pavarur te Serbise.


Perplasjet e vazhdueshme ne gjirin e qeverise kane bere qe publiku tu kerkoje autoriteteve te kryejne hetime serioze mbi lidhjet e politikes me mafian, duke rrezikuar ne kete menyre reputacionin e disa ministrave - dhe duke kercenuar ne kete menyre te gjithe qeverine.


Analisti politik Djordje Vukadinoviq ka theksuar se vazhdimi i konfliktit do te conte ne menyre te pashmangeshme ne zgjedhje te parakoheshme, te cilat nuk do te ishin ne interes te 16 partive te DOS. "Koalicioni qeveritar nuk gezon mbeshtetje te gjere ne rradhet e votuesve dhe ndoshta nuk do te jete ne gjendje te qendroje ne pushtet nese thirren zgjedhjet e parakoheshme," ka thene ai.


Anketimet me te fundit te opinionit publik tregojne se autoritetet po humbasin mbeshtetjen e gjere popullore qe kane pasur ne periudhen menjehere pas vrasjes se Gjingjiq.


Sipas te dhenave te mbledhura nga organizata e Marketingut Strategjik ne Beograd, Partia Demokratike e ish kryeministrit ende eshte ne krye me 22 perqind - pese perqind me pak se ne Mars te ketij viti. Partia e ish presidentit federal Vojisllav Koshtunica, Partia Demokratike e Serbise, DSS, eshte ende ne vend te dyte por po tregon nje rritje te vogel te popullaritetit me 15 perqind.


Partia reformatore G17 Plus, e cila eshte distancuar nga koalicioni qeveritar, ka pasur pak ngjitje, duke arritur ne 11 perqind. Mladjan Dinkiq i G17 Plus eshte politikani me popullor per te dytin muaj me rradhe, me 52 perqind te preferences.


Nje zhvillim shqetesues eshte se numri i njerezve te cilet kane thene se nuk do te votojne fare - ose qe kane thene se jane "te pavendosur" - po rritet ne menyre te vazhdueshme dhe tani ka arritur 34 perqind.


Keto shifra tregojne se Partia Demokratike mund te kete probleme te medha nese do te mbaheshin zgjedhjet e parakoheshme - dhe se disa parti me te vogla mund te zhduken krejtesisht nga skena politike.


Kryetari i parlamentit Drgoljub Micunoviq kohet e fundit ka pranuar se mundesia e zgjedhjeve te parakoheshme perben kercenimin me te madh per stabilitetin e DOS, sepse mund ti detyroje partite e vogla te mendojne per mbijetesen e tyre dhe jo per interesin e qeverise ne pergjithesi. "Partite menjehere perpiqen te veprojne ne interesin e tyre dhe kjo shkakton tension," ka thene ai.


Arritja e ketij armepushimi duket se eshte edhe rezultat i presionit ne rritje nga komuniteti nderkombetar ne Serbi - vecanerisht figurat diplomatike nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes - te cilat mendojne se vetem nje qeveri Serbe e qendrueshme mund te kryeje reformat e nevojeshme deri ne fundin e mandatit te saj ne vitin 2004.


Sipas nje burimi diplomatic, SHBA mendon se kercenimi i zgjedhjeve te parakoheshme eshte aresyeja kryesore se perse disa nga partite e vogla mund te krijojne aleanca me Koshtunicen - qendrimi nacionalist i te cilit e ka shnderruar ne nje figure jo shume popullore ne Washington.


Nje tjeter faktor destabilizues eshte "Klubi i Biznesit" - emri i dhene nga disa te huaj grupit te politikaneve radikal te Partise Demokratike.


Analistet mendojne se me qellim qe te ruhet armepushimi i tanishem dhe te shmanget kercenimi i zgjedhjeve te parakoheshme, Zhivkoviq duhet te punoje shume per te kufizuar influencen e ketij grupi, i cili mendohet se po shkakton mungese besimi ndermjet partive te vogla. Nese ai nuk arrin te beje kete, konfliktet e metejeshme dhe ndoshta zgjedhjet e parakoheshme mund te jene te pashmangeshme.


Zeljko Cvijanoviq eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists