RRITET POPULLARITETI I PARTISE SE GJINGJIQ
Popullariteti i partise se ish kryeministrit eshte rritur ndjeshem, por pak njerez mendojne se ajo mund te ruaje nje nivel kaq te larte mbeshtetjeje pas heqjes se gjendjes se jashtezakoneshme.
RRITET POPULLARITETI I PARTISE SE GJINGJIQ
Popullariteti i partise se ish kryeministrit eshte rritur ndjeshem, por pak njerez mendojne se ajo mund te ruaje nje nivel kaq te larte mbeshtetjeje pas heqjes se gjendjes se jashtezakoneshme.
Fushata e ashper e qeverise Serbe ndaj mafias, e nisur pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq, ka ndryshuar rrenjesisht balancen e pushtetit politik.
Anketimi me i fundit i opinionit publik, i kryer nga agjensia e Marketingut Strategjik ne Beograd, ka treguar se 73 perqind e popullsise mbeshtet gjendjen e jashtezakoneshme te vendosur nga qeveria dhe fushaten e saj ndaj krimit te organizuar.
Opozita Demokratike e Serbise, koalicioni qeveritar i dominuar nga Partia Demokratike e ish kryeministrit, po gezon nivelin me te larte te popullaritetit qe prej ardhjes ne pushtet ne Janar te vitit 2001.
Perpara vrasjes, mbeshtetja per qeverine kishte qene ne renie te vazhdueshme qe prej Majit 2001, duke arritur ne nivelin me te ulet prej 38 perqind ne prag te vrasjes se Gjingjiq.
Vezhguesit mendojne se Partia Demokratike, tani e drejtuar nga kryeministri i ri, Zoran Zivkoviq, eshte partia qe perfiton me teper nga vendosja e gjendjes se jashtezakoneshme nje muaj me pare.
Nje parti e cila mbeshtetej nga vetem 12 perqind e popullsise Dhjetorin e kaluar tani gezon me teper mbeshtetje se te gjitha partite e tjera te marra se bashku, duke arritur pothuajse 50 perqind.
"Periudha e ngarkuar emocionalisht e lidhur me vrasjen e Gjingjiq dhe vendosjen e gjendjes se jashtezakoneshme, ka shkuar ne favor te Demokrateve," ka thene Srdjan Bogosavljeviq, kryetar i agjensise se Marketingut Strategjik, per Radio B92 te Beogradit. "Kjo parti tani eshte shnderruar ne forcen kryesore politike ne vend".
Humbesit me te medhenj nga vrasja e kryeministrit jane partite e lidhura me regjimin e kaluar, duke filluar nga socialistet e Sllobodan Millosheviq, te cilet mund te mos arrijne ne zgjedhjet e ardheshme as minimumin e nevojshem per te hyre ne parlament prej pese perqind, dhe nacionalistet e linjes se ashper te Partise Radikale Serbe, te drejtuar nga Vojisllav Sheshelj.
Publiku mendon se keto dy parti, dhe Partia e Bashkimit Serb, e krijuar nga Zeljko "Arkan" Raznatoviq, i akuzuar per krime lufte nga gjykata e Hages, dhe i vrare disa kohe me pare, jane te lidhura ngushte me marreveshje te fshehta dhe pune te pista me boten e krimit.
Nje tjeter politikan i cili ka humbur terren eshte ish presidenti i Jugosllavise Vojisllav Koshtunica, i cili ka fituar ndaj Millosheviq ne zgjedhjet presidenciale te Shtatorit te vitit 2000 dhe deri pak kohe me pare ka qene politikani me popullor ne Serbi.
Popullariteti i Koshtunices dhe i Partise Demokratike te Serbise te drejtuar nga ai ka rene ndjeshem, sepse njerezit nuk besojne qe ai ka mbeshtetur aktivisht luften ndaj krimit te organizuar - e cila eshte shnderruar tani ne ceshtjen me te rendesishme per momentin.
Pas vdekjes se Gjingjiq, Koshtunica ka kerkuar krijimin e nje qeverie te bashkimit kombetar te perbere nga te gjitha partite politike ne parlament, perfshire edhe anetaret e Partise Radikale dhe socialistet te cilet nuk gezojne shume perkrahje. Kjo ka ndikuar edhe ne renien e ndjeshme te popullaritetit te tij. Anketimet e mbajtura Dhjetorin e kaluar kane treguar se 21 perqind e popullsise mbeshtesnin Koshtunicen, nje shifer e cila sot ka rene ne 15 perqind.
Sipas eksperteve te anketimeve, kryetari i partise reformiste te opozites G17 Plus, Miroljub Labus, nje ish kandidat presidencial, eshte tani perpara Koshtunices me te pakten 2 perqind me teper.
Pozicioni i Koshtunices mund te kishte qene edhe me i keq nese koalicioni qeveritar do te kishte nxjerre nje figure te nje profili me te larte per te zevendesuar Gjingjiq, dhe per te personifikuar koalicionin.
Botimi i anketimeve me te fundit ka zemeruar disa parti, vecanerisht partine e Koshtunices, zyrtaret e se ciles kane thene se rezultatet nuk reflektojne klimen politike reale ne vend.
"Eshte shume e gabuar te kryesh anketime te tilla dhe te shpallesh publikisht rezultatet kur ne vend eshte vendosur gjendja e jashtezakoneshme," ka thene Dejan Mihajlov, nje zyrtar i larte i partise, kete jave.
Analistet politik mendojne se pas ketij ndryshimi te balances se pushtetit qendrojne kater faktore te rendesishem.
Ne rradhe te pare publiku, perfshire edhe ata te cilet kane kundershtuar Gjingjiq, kane reaguar emocionalisht ndaj vdekjes se tij te dhuneshme. Dhjetorin e kaluar, me teper se gjysma e atyre qe kane marre pjese ne anketim kane pasur nje mendim jo te mire per kryeministrin, por pas vrasjes se tij ka ndodhur nje ndryshim i thelle ne opinionin publik.
Tani vetem 16 perqind kane mendim negativ per ish kryeministrin, ndersa 66 perqind e konsiderojne pozitivisht punen e tij - nje shkalle e larte popullariteti te cilen ai nuk e ka gezuar kur ka qene gjalle.
Aresyeja e dyte eshte se gjendja e jashtezakoneshme ka nxjerre ne pah nje ceshtje shume me te rendesishme se cdo gje tjeter, pikerisht fushaten kunder krimit te organizuar. Kjo eshte aresyeja se perse qeveria, e cila tani po lufton ashper ndaj bandave te krimit te organizuar ne Serbi, ka fitur nje mbeshtetje te gjere popullore, te cilen nuk e ka pasur kur ka qene e perqendruar ne drejtime te tjera.
Aresyeja e trete per ndryshimin e mendimit te opinionit publik ka qene vendosja e rregullave te ashpra te censures ndaj mediave si pjese e gjendjes se jashtezakoneshme. Shumica e gazetave jane mjaftuar vetem me botimin e pikpamjes se qeverise.
Se fundi, ndersa qeveria ka perdorur pushtetin e dhene nga gjendja e jashtezakoneshme per te goditur mbeturinat e regjimit te Millosheviq, ajo e ka shfrytezuar kete moment edhe per te theksuar ato qe ajo i konsideron si deshtime te Koshtunices.
Zevendes kryeministri i ri, Cedomir Jovanoviq, e ka quajtur Koshtunicen si fajtorin kryesor per deshtimin e qeverise ne luften ndaj krimit te organizuar.
"Koshtunica nuk mund te shfajesohet nga pergjegjesite per veprimet te cilat, ne postin e tij si president i Jugosllavise, nuk ka qene ne gjendje ose nuk ka dashur ti ndermarre," ka thene Jovanoviq per te perditeshmen Danas me 5 Prill. Ai ka thene se Koshtunica nuk "ka kryer nje shkeputje te plote" nga politikat e paraardhesit te tij.
Disa dite me pas policia ka arrestuar dy ish bashkepunetore te Koshtunices gjate kohes kur ai ka qene president i Jugosllavise - keshilltarin e tij te sigurise Rade Bullatoviq dhe ish shefin e sigurimit te ushtrise, Aco Tomiq.
Deklarimet per shtyp te policise kane njoftuar se te dy keta persona jane arrestuar pasi oficeret e policise kane siguruar "informacione te rendesishme" rreth "takimeve dhe marredhenieve te tyre" me Milorad "Legija" Lukoviq dhe Dusan "Siptar" Spasojeviq, dy boset e krimit te organizuar ne Serbi te akuzuar se kane organizuar edhe vrasjen e kryeministrit.
Ky incident mund te demtoje rende reputacionin e Koshtunices si nje politikan i pakorruptuar, i ndershem dhe te demtojne pozicionin e tij ne skenen politike.
Ne te njejten kohe, zyrtare te Partise Demokratike kane sulmuar guvernatorin e sukseseshem te Bankes Kombetare te Serbise, Mladjan Dinkiq, nje prej drejtuesve te grupit G17 Plus, i perbere nga eksperte te ekonomise i cili eshte shnderruar kohet e fundit ne nje parti politike. Mendohet se ky grup, me ekspertizen dhe te kaluaren e tij te pakorruptuar, mund te shnderohet ne nje lojtar te rendesishem politik ne zgjedhjet e ardheshme.
Zivkoviq i ka bere thirrje Dinkiq te jape doreheqjen nga posti i tij, duke argumentuar se Banka Kombetare e Serbise nuk ka per te pasur me rol per shkak te krijimit te bashkimit te ri te Serbise dhe Malit te Zi. Tensionet ndermjet ketyre dy figurave te rendesishme tani duket sikur jane ulur pak, dhe te dy kane premtuar se do te bashkepunojne ngushte me njeri tjetrin.
Shume analiste mendojne se qeveria, popullariteti i saj dhe aftesia e saj per te ruajtur balancen e pushtetit, do te perballen me nje sfide serioze pas heqjes se gjendjes se jashtezakoneshme.
Bashkimi i gjashtembedhjete partive te koalicionit do te jete i veshtire te ruhet, pa doren e forte te Gjingjiq ne drejtim. Shumica e anetareve te qeverise perfaqesojne parti te vogla politike, dhe nuk ka asnje garanci qe ato do te vazhdojne te qendrojne te bashkuara.
Nebojsa Coviq, kryetar i Alternatives Demokratike, dhe zevendes kryeminister, ka thene keta jave se ai kishte informacione se disa anetare te qeverise se tanishme te Serbise kane qene ne kontakt me Legija dhe anetare te tjere te bandes se Zemun, por nuk ka pranuar te permende emrat e ministrave te perfshire.
Coviq ka thene gjithashtu per gazetaret se ai nuk kishte dijeni nese po hetohej per keto kontakte.
"Megjithate organizmat te cilat merren me hetimin e vrasjes duhet te shohin me kujdes cdo gje, pavaresisht se kush mund te jete i implikuar," ka shtuar zevendes kryeministri.
Disa mendojne se media do te filloje gjithashtu te shprehe kritika ndaj gjendjes politike ne vend, perfshire ketu edhe aspektet e diskutueshme te fushates anti mafia, e cila per momentin konsiderohet si nje gje e paprekshme dhe e shenjte.
Pak analiste politik mendojne se qeveria mund te vazhdoje te gezoje nje perkrahje kaq te gjere ne publik.
Duke dashur te shfrytezoje nivelin e larte te mbeshtetjes se tanishme, nje prej zyrtareve te larte te partise Boshko Ristiq ka njoftuar se zgjedhjet e parakoheshme parlamentare mund te zhvillohen menjehere pas miratimit te kushtetutes se re Serbe me vone kete vit.
Por koleget e tij e kane kundershtuar menjehere kete gje. Zivkoviq ka thene se nuk do te kete zgjedhje deri ne fund te vitit te ardheshem, pasi te perfundoje afati i ligjshem i kesaj qeverie.
Zheljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjaveshmes se Beogradit Blic News.