Refugjatet E Nxehur Serb Nuk Kthehen Ne Kosove

Te varferuar nga kolapsi ekonomik dhe te shkaterruar nga sulmet ajrore te NATO-s, qytetet Serbe nuk mund te bejne shume per te ndihmuar valen e refugjateve te nxehur qe tani po mberrijne ne dyert e tyre nga Kosova.

Refugjatet E Nxehur Serb Nuk Kthehen Ne Kosove

Te varferuar nga kolapsi ekonomik dhe te shkaterruar nga sulmet ajrore te NATO-s, qytetet Serbe nuk mund te bejne shume per te ndihmuar valen e refugjateve te nxehur qe tani po mberrijne ne dyert e tyre nga Kosova.

1,000 refugjatet e pare Serb nga Kosova u duken ne Cacak vetem dy dite pas perfundimit te sulmeve ajrore te NATO-s, duke ndjekur forcat policore dhe ushtarake qe terhiqeshin nga Kosova.


Ne mes tyre ishin rreth njeqind njerez te cilet ishin bere refugjate edhe nje here tjeter. Ata ishin detyruar te largoheshin nga shtepite e tyre per shkak te luftimeve ne Bosnje apo nga ofensiva e shpejte e forcave Kroate ne Krajina me 1995, dhe ishin derguar ne qendra per pritjen e refugjateve ne Kosove.


Humbja e luftes aty muajin e kaluar i ka bere ata edhe nje here tjeter refugjate dhe i ka detyruar te drejtohen per ne Cacak, nje qytet rreth 120 km ne jug te Beogradit.


Ketu ata kujtojne me keqardhje kohet kur Partia Socialiste e Presidentit Slobodan Miloshevic (SPS) u dergonte autobuse per t’i cuar ata neper mitingjet politike me qellim per te rritur numrin e perkrahesve. Per largimin e tyre nga hakmarrja e Shqiptareve te Kosoves atyre nuk ju derguan autobuse.


“Kur i duhej Miloshevicit dhe SPS se tij,” thote Vladimir Tomic nga fshati Kosin prane Urosevac, “ne dergoheshim me autobuse nga njeri miting ne tjetrin, per te mbeshtetur ata qe tani na kane tradhetuar. Ata gjithmone na kane thene qe te mos largoheshim nga vendi, megjithese te gjithe politikanet lokale ja kishin mbathur per ne Serbi me kohe. Me pas kur ne dolem nga Kosova policia perdori pompat e ujit per te mos na lejuar te shkojme ne Beograd.”


Televizioni shteteror ne menyre te perseritur thekson se refugjatet po kthehen ne Kosove, por ne Cacak mund te thuhet e kunderta, ku refugjatet duket se po qendrojne dhe rreth 100-150 te tjere po mberrijne cdo dite nga Kosova.


“Ne se autoritetet pretendojne se sovraniteti dhe integriteti territorial eshte ruajtur ne Kosove, perse nuk shkon Miloshevici ne Kosove tani?” pyet Dragan Perisic nga Istok, i cili kishte mberritur ne Cacak dy dite me pare.


“Kufiri me Shqiperine eshte praktikisht i hapur, shtepite tona po vidhen dhe po u vihet zjarri,” ankohet ai. “Dhe Ruset, nga te cilet ne kemi pritur kaq shume, jane vendosur ne aeroportin e Slatina ne Prishtine, dhe nuk po avancojne.”


Ata pak njerez qe jane bindur te kthehen ne Kosove pas perfundimit te luftimeve, jane kthyer perseri brenda pak diteve ne Cacak. “Une u largova dhjete dite me pare por gjeta shtepite e Serbeve ne Kosove te plackitura dhe te djegura,” tha njeri prej ketyre pak njerezve, Cedomir Koricanin, nje mesues dhe baba i pese femijeve nga fshati Nakl, prane Pejes. “Ushtaret Italian te KFOR [te vendosur tani ne qytetin e tij] nuk jane ne gjendje te mbrojne Serbet, megjithese mund te kene deshiren per ta bere kete. Thjesht ata jane shume pak.”


Situata ne Cacak po rendohet dita dites. Perpara krizes ne Kosove qyteti ishte ne veshtiresi per te akomoduar rreth 5,000 refugjate te debuar nga Krajina ne vitin 1995. Shume prej tyre akoma jetojne ne zyra dhe teatro qe tashme jane kthyer ne qendra pritese per ta, dhe tani duhet te gjendet vend edhe per te ardhurit e rinj.


Premtimet per mbeshtetje nga autoritetet e Beogradit nuk jane materializuar dhe qeverisja e varferuar e qytetit eshte perpjekur te perballoje koston e mbajtjes se refugjateve vete. Ajo nuk ka te ardhura dhe shume pak rezerva per ta bere kete. Fermeret lokale jane teper te varfer per te ofruar qofte edhe punesim sezonal.


“Mungesa e qetesise familjare, ndjenja e pafuqishmerise, vecanerisht e ndjere nga burrat te cilet tradicionalisht fitojne te ardhurat per familjen, kane cuar ne shqetesime psikologjike ne rritje ndermjet ketyre njerezve,” thote Gordana Cerovic, nje doktoreshe psikologe ne Qendren Mjekesore te Cacak. “Ata jane gjithnje e me teper duke shfaqur mungese tolerance. Konfliktet jane gjithnje e me ne rritje, dhe alkolizmi akoma me prezent.”


Refugjatet, gjeten ne Cacak nje ekonomi te shkaterruar, nje buxhet bashkiak te varfer, dhe nje popullsi lokale te papune. Fermeret nuk kane me para, keshtu qe edhe ata nuk mund te ofrojne punesim sezonal per punet e shtuara te sezonit, te cilat kane perfaqesuar nje burim te ardhurash per refugjatet nga Kroacia dhe Bosnja gjate kater viteve te fundit.


“Ne rast se fluksi i refugjateve vazhdon,” thote presidenti i keshillit te qytetit Milan Kandic, “ne nuk do te jemi me ne gjendje ti ndihmojme ata. Une nuk e kuptoj se ku jane gjithe ato “forca patriotike” te cilat kane mbeshtetur me aq force dhe shpirt fillimin e luftes?”


Autori eshte nje gazetar ne Beograd emri i te cilit nuk publikohet.


Frontline Updates
Support local journalists