Qytetaret E Traumatizuar Te Bosnjes
Shume Boshnjake ndihen ende te trazuar nga tmerret e luftes.
Qytetaret E Traumatizuar Te Bosnjes
Shume Boshnjake ndihen ende te trazuar nga tmerret e luftes.
Nje nga pacientet e Dr Ismet Ceric nuk ka vene gjume ne sy qe nga momenti kur i vrane gruan, i perdhunuan vajzen adoleshente dhe i dogjen shtepine ketu e nente vite me pare.
"Pacienti im ka frike te fleje, ka frike te ngrihet nga gjumi dhe ka frike nga ajo se cfare mund te shikoje ne enderr. Ai eshte nje fenomen mjekesor, ai nuk fle kurre, por trupi i tij funksionon normalisht, " thote Dr Ceric, nje nga psikologet e njohur ne Bosnje.
Pacienti eshte shembull klasik i Sindromit Post traumatik te crregullimeve stresore, PTSD. PTSD shkaktohet nga eksperienca ekstreme traumatike te cilat shprehen ne nje sere simptomash fizike apo mendore. Per vite te tera eshte njohur si "sindromi i Vietnamit" pasi u identifikua dhe u njoh pas luftes ne Vietnam.
"Mora heroine per here te pare pasi pashe se si u vra im ate ne nje masaker," thote nje i ri qe vuan nga PTSD. "Ai imazh me ndjek edhe sot. Isha 19 vjec ne ate kohe".
Dr Lilijana Oruc, doktoreshe e klinikes qendrore te Sarajeves dhe anetare e grupit te eksperteve nga Universiteti Harvard qe merret me studimin e stresit posttraumatik ne Bosnje, thote se abuzimi me drogen, alkoolin dhe dhuna ne familje jane pasoja te nje sindromi te tille.
"Sindroma e stresit posttraumatik ka marre dimensione te reja tani gjashte vjet pas luftes. Depresioni eshte bere komponent i rendesishem i traumes, ndaj dhe ne hasim persona me depresion dhe forma te tjera shqetesimesh. Ne mjaft raste trauma eshte shprehur ne crregullime organike dhe somatike si hipertensioni dhe diabeti," thote ajo.
Doktoret ne Bosnje-Hercegovine perballen me raste te rende traumatike cdo dite; disa mendojne se traumat e luftes jane shkaku kryesor per rritjen e vdekshmerise ne vend. Rastet me te rende shfaqen tek te rinjte te cilet kane perjetuar masakra apo bombardime, kane qene rober lufte apo jane vene vene nen zjarrin e snajperave, kane jetuar ne bodrume apo kane qene deshmitare te torturave ndaj te tjereve.
Megjithate, per shkak te mungeses se studimeve te mirefillta ne kete fushe, nuk dihet me saktesi numri i personave te prekur, pavaresisht se sipas te dhenave me pesimiste 60% e popullates vuajne nga nje forme e PTSD.
Sipas doktoreve shume qyteta apo fshatra jane te prekura nga crregullimet. Gornji Vakuf dhe Mostari jane dy shembuj te tille; te dyja qytetet kane qene dhe jane te ndara. "Persa i takon banoreve te Srebrenices eshte e veshtire te thuhet se cfare ndodh me ta. Shume nga te mbijetuarit qe vijne ketu jane te vdekur emocionalisht," thote Dr Oruc.
Pavaresisht nga mungesa e studimeve te plota mbi PTSD ne Bosnje, ekspertet nga Harvard kane kryer studime mbi traumat e refugjateve. "E dime se personat te cilet kane perjetuar dhune masive apo tortura nuk jane ne gjendje te rikuperohen menderisht, pavaresisht nga kalimi i viteve," thote drejtuesi i grupit Dr Richard Mollica.
Kerkimet nga grupi i Harvard-it nisen ne vitin 1996 dhe u perqendruan tek refugjatet boshnjake te Kroacise. Te dhenat e ketij viti nuk kishin ndonje ndryshim te madh nga ato te pese viteve me pare. Cereku i refugjateve vuanin nga shqetesime nervore. Per me teper, simptomat e shfaqura nga refugjatet ishin me te renda se ato te nje crregullimi te zakonshem.
"Kerkimet tona kane treguar se keta persona kane nevoje per trajtim urgjent," thote Dr Mollica. Per fat te keq, ne Bosnje nuk ka klinika te specializuara per trajtimin e PTSD. Klinika qendrore e Sarajeves ka hapur nje repart kirurgjie per PTSD, por me numer te vogel shtreterish per pacientet me ne nevoje.
"Eshte e rendesishme qe organizatat humanitare ne rajon duhet ta njohin kete problem. Perpjekjet per ta rindertuar vendin dhe riperteritur ekonomine nuk do te vlejne pasi nje numer i madh njerezish vuajne nga crregullime mendore," thote Dr Mollica.
Madje edhe televizioni dhe gazetat mund te jene burim stresi. "Skenat e ngjarjeve te fundit ne SHBA dhe Afganistan mund te sjellin reagimin e ndonje personi qe ka perjetuar trauma ekstreme," thote Dr Oruc.
Ne fazen e pas luftes, shumica e kerkesave per ndihme vinte nga ushtaret. Sot jane grate dhe femijet te cilet shfaqin me teper simptoma te PTSD. Nje grup teper i prekshem nga fenomeni jane grate e perdhunuara gjate luftes- afro 40,000.
Sipas nje studimi te paraqitur tek klinika qendrore e Sarajeves pershkruheshin rastet e 18 grave te perdhunuara te cilat ishin nen trajtim psikiatrik. 11 prej tyre ishin shtatzena, 7 te tjera ishin perdhunuar sistematikisht. Kater prej tyre ishin perpjekur per te kryer vetevrasje.
"Jetojme ne nje bote ku me qindra mijera njerez jane bere objekt dhune. Shpresoj qe kerkimet tona te nxisin qeverite dhe agjencite e zhvillimit te perqendrohen me teper tek problemet sociale dhe ekonomike te shkaktuara nga vuajtjet e refugjateve dhe te atyre qe kane perjetuar dhune," thote Dr Mollica.
Sanela Hajdarhodzic eshte gazetare e pavarur ne Sarajeve.