Pas Slobos, Rrebeshi

Skenari i vertete i tmerrshem fillon kur te nisin bombardimet dhe ne Kosove te shpertheje kaosi. Ndersa Perendimi rrezikon te futet edhe me trupa ne terren, Miloshevic shpreson te ruaje kontrollin e pushtetit te tij mbi Serbine, edhe nese ajo zvogelohet.

Pas Slobos, Rrebeshi

Skenari i vertete i tmerrshem fillon kur te nisin bombardimet dhe ne Kosove te shpertheje kaosi. Ndersa Perendimi rrezikon te futet edhe me trupa ne terren, Miloshevic shpreson te ruaje kontrollin e pushtetit te tij mbi Serbine, edhe nese ajo zvogelohet.

Pas pothuajse nente muajsh kercenime te perseritura rreth bombardimit mbi Serbine per ta detyruar ate te pranoje planin e Grupit te Kontaktit per Kosoven, NATO tani po pergatitet per ti shnderruar keto kercenime ne realitet.


Ndersa momentet e fundit ecin me shpejtesi, njeriu i forte i Serbise Slobodan Miloshevic vazhdon ne kundershtimin e tij--me sa duket nuk i kane bere asnje pershtypje forcat e NATO-s qe vazhdojne te dislokohen ne Maqedoni. Per me teper, ai po vazhdon te dislokoje trupa te tjera ne province, kryesisht pergjate kufirit jug lindor, dhe po vazhdon te sulmoje bazat e guerrilave Shqiptare ne Drenice.


Por ndersa Miloshevic pergatitet, pyetja shtrohet: A po pergatitet ai per qendrimin e tij te fundit dhe ndoshta edhe rrezimin nga posti, apo ai mendon seriozisht se ushtria e tij e dobet do te ndaloje, apo edhe do te munde ushtrite e Perendimit? Nje ane tjeter eshte, se sa i mundshem eshte skenari i trete qe pervijohet, sipas te cilit ai ka nevoje per nje vale te pare te sulmeve ajrore per ta perdorur si pretekst politik per te leshuar territoret e Kosoves, te cilat akoma shihen si te shenjta nga shumica e Serbeve ?


Celesi i ketyre pyetjeve te veshtira do te gjehet ne fakt pasi raketat e para Tomahawk te godasin. Per aresye te kuptueshme, NATO nuk eshte e gateshme te beje te njohur listen e objektivave qe do te qelloje, por merret me mend se goditjet paralajmeruese do te jene te kufizuara mbi sistemet e radareve dhe ato kunder ajrore Serbe ne Kosove, duke minimizuar keshtu rrezikun e vdekjeve te civileve dhe duke shmangur goditjen e objektivave brenda vete Serbise.


Dy burime te ndryshme Perendimore ne Beograd bene te ditur te merkuren se goditjet do te behen per tre dite me rradhe per ti dhene Miloshevicit kohe per tu menduar. Pastaj mund te kete me teper leshime te paspecifikuara per Shqiptaret. Ne se ai akoma nuk bindet, do te leshohen raketa te tjera, ndoshta per jave te tera, deri sa, sipas teorise, ai ose do te bjere dakort te hyje ne marreveshje ose do te zevendesohet prej dikujt tjeter me i ndjeshem ndaj kerkesave te Perendimit.


Por ka shume mundesi qe gjerat te mos shkojne fare keshtu.


Edhe ne rast se mbrojtja kunder ajrore dhe sistemet e radareve mund te shkaterrohen, trupat tokesore Jugosllave do te mbeten kryesisht te paprekura, dhe do te jene gjithmone ne gjendje te nisin veprime hakmarrese kunder civileve Shqiptare. Eshte e qarte se, perpara se ata te largohen perfundimisht nga Kosova, Serbet do ta perplasin forte deren pas vetes. Dhe ne rast se kanalet e komandimit dhe komunikimit Serb do te shkaterrohen nga sulmet, kjo gje vetem sa do te rrise rrezikun e krimeve me te medha te kryera nga njesi ushtarake te pakomanduara apo me keq akoma nga milicite lokale.


Por as Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK) ka mundesi te mos qendroje ne pritje deri sa Miloshevici te ndryshoje mendim dhe te ftoje trupat e NATO-s ne terren. Edhe ata jane ne gjendje te nisin fushatat e tyre te spastrimit etnik, vecanerisht ne zonat rurale, duke eliminuar enklava te vogla Serbe dhe duke rrethuar ato me te medhate.


Pjesa me e madhe e ketyre sulmeve nga te dyja anet do te jene te pakordinuara dhe kryesisht spontane. Perendimi do te jete i pafuqishem ti ndaloje ato deri sa NATO te kete deshiren dhe mundesine per te futur trupat e saj brenda ne Kosove. Ka shume mundesi qe kjo gje te kerkoje disa jave, ndoshta edhe muaj, deri sa NATO te rivendose nje fare rregulli ne province.


Kjo periudhe e ndermjetme mund te jete me e pergjakeshmja qe kemi pare deri tani ne Kosove.


Ne vete Serbine, pasojat jane akoma me te veshtira per t`u parashikuar. Nje rezultat i mundshem mund te ishte rrezimi i rregjimit te Miloshevicit, te shkaktuar nga dezertimet masive dhe demtimet ne infrastrukture te shkaktuarnga sulmet ajrore. Miloshevic ndoshta do te jete ne gjendje te mbijetoje sulmeve fizikisht, dhe ndoshta edhe te ruaje kontrollin mbi Beograd dhe zonat perreth.


Por pjesa tjeter e vendit do te jete e ekspozuar ndaj trupave qe terhiqen ne rremuje, dhe qe plackisin dhe vjedhin cdo gje gjate rruges. Ne kete rast, situata nuk do te mbetet stabel per nje kohe te gjate. Shume shpejt, Serbia do te ndahet ne pjese te vogla ne rajone, te kontrolluar nga kriminele lokale te cilet do te kene mundesi te armatosen rende. Ne vijim do te kete nje krize humanitare e ngjashme me situaten e kaosit ne Shqiperi pas rrezimit te Sali Berishes.


Ne ditet pas sulmeve te para, Perendimit do t`i duhet te marre disa vendime te veshtira. Ndoshta rruga me e mire e veprimit do te ishte dislokimi i forcave te shumta menjehere, deri sa Kosova dhe e gjithe Serbia te kontrollohet krejtesisht nga trupat Perendimore.


Megjithate, shume udheheqes Perendimor do ta kene te veshtire te shesin kete ide ne vendet e tyre, para opinionit publik vendas. Kjo gje do te kete rreziqe te konsiderueshme dhe do te rifresokje ne kujtesen e njerezve operacionin e deshtuar ne Somali. Gjithashtu, eksperte ushtarake thone se NATO thjesht nuk i ka forcat e nevojeshme. Natyrisht forca prej pak me teper se 10,000 trupa te NATO-s ne Maqedoni eshte teper e vogel ne krahasim me ate qe do te nevojitej. Qeverite Perendimore thone se minimumi do te duhej nje force prej rreth 100,000 trupash ne terren.


Ka shume mundesi qe Perendimi te ndjeke goditjet ajrore me nje periudhe hezitimi, dhe me disa gjysem masa. Kjo do ti perkeqesoje akoma edhe me teper gjerat, dhe kostoja dhe shkalla e nderhyrjes eventuale te Perendimit vetem se do te rritet.


Megjithese ky mund te duket si skenari me i keq, per fat te keq ky eshte me i mundshem se sa parashikimi qe bombat do te detyrojne Miloshevicin te mendoje, apo qe elemente pro Perendimore brenda Serbise te kryejne nje grusht shteti.


Ne fakt mundet qe Miloshevici e shikon pozicionin e tij te veshtire dhe e kupton qe nuk ka rruge dalje. Ndoshta ai do te preferoje te shikoje te gjithe Serbine ne kaos ne vend qe te futet ne histori si njeriu qe dorezoi Kosoven, djepin e serbise, armikut.


Ai do te perpiqet te ruaje kontrollin e tij mbi ate cka mbetet nga vendi, pavaresisht se sa i vogel do te mbetet ky vend.


Dejan Anastasijevic eshte gazetar i Vreme ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists