Pala Qe, Perfundimisht Nuk Duhet Konsideruar

Drejtuesit e rinj te aprovuar nga qeveria e radios isht-te pavarur B-92 organizuan nje mbremje per te festuar me 8 Dhjetor, 10-vjetorin e krijimit te stacionit pavaresisht nga fakti se perpara marsit, B-92 perbente nje kercenim madhor ndaj rregjimit.

Pala Qe, Perfundimisht Nuk Duhet Konsideruar

Drejtuesit e rinj te aprovuar nga qeveria e radios isht-te pavarur B-92 organizuan nje mbremje per te festuar me 8 Dhjetor, 10-vjetorin e krijimit te stacionit pavaresisht nga fakti se perpara marsit, B-92 perbente nje kercenim madhor ndaj rregjimit.

Thursday, 10 November, 2005

Kohet e fundit, bota e medias Serbe u çudit nga ftesa per festimin kete jave te 10-vjetorit te radios se famshme te Beogradit B-92. Ftesa erdhi ntga drejtuesit e rinj te stacionit, te aprovuar nga qeveria, e cila pushoi nga opuna te gjithe stafin e radios se pavarur.


Autoritetet Serbe vendosen qe te vazhdonin me festimet e 10-vjetorit te krijimit te stacionit, te Merkuren me 8 Shtator. Por stafi I vjeter nuk u dorezua dhe tani vazhdon te transmetoje nen emrin B2-92.


Ironikisht, dhjete vjetet qe do te festohen te Merkuren nga stacioni, ju kushtuan luftes ndaj rregjimit te Beogradit. Kur filluan bombardimet e NATO-s ne Mars, Dragan Tomici, Kryetar i Parlamentit Serb, e quajti B-92 "radio lokatorin kryesor qe udhehiqte avionet e NATO-s drejt objektivave ne Jugosllavi". Keshtu qe u urdherua ndalimi i radios dhe u pushua i gjithe personeli i saj.


Menjehere pas vrasjes se Slavko Curuvija, pronari i te perditeshmes Dnevni Telegraf nga nje atentator i panjohur gjate luftes ajrore te NATO-s, Veran Matici kryeredaktori i B-92, u largua nga Beogradi per ne Mal te Zi.


Tani, ai dhe ekipi i tij i vjeter i gazetareve jane kthyer perseri me valet e tyre ne Beograd. Ekipi i vjeter i B-92, ka firmosur nje marreveshje me kompanine e midiave Studia B per te transmetuar programet e tyre ne nje nga frekuencat e tyre (99.1 MHz ne FM).


Por Studio B eshte ne komtrollin e Vuk Drashkovicit dhe te partise se tij, Levizja per Ringjalljen e Serbise (SPO). Prandaj sipas Veran Maticit, kushti me I rendesishem eshte qe SPO-ja dhe Drashkovici nuk duhet te nderhyjne ne politiken editoriale te B2-92.


Punonjesit e ekipit qe krijon programet jane te njejtet si perpara mbylljes se saj, vetem orari I transmetimit eshte reduktuar ne 12 ore. Sipas ligjit, nje stacion nuk mund te transmetoje nga valet e nje stacioni tjeter per me teper se 12 ore.


I gjithe programi radiofonik dhe televiziv i B2-92 ritrasmetohet nepermjet nje lidhjeje satelitore qe operohet nga anetaret e Shoqates se Medias Elektronike te Pavarur, ane e mbane Serbise. Se shpejti, programi do te transmetohet nepermjet satelitit per 24 ore ne dite, megjitheseMatici akoma shpreson se nje dite do ti kthehet frekuenca e vjeter e B-92.


"Ne qofte se SPO vendos te futet ne koalicion me rregjimin", thote Matic, "ne do ta prishim marreveshjen me Studion B, dhe do te vazhdojme te trasmetojme programet nepermjet satelitit, dhe do te mundohemi te mbulojme me vale Beogradin me ndihmen e stacioneve lokale".


Pritet qe shumica e opozites te bojkotoje zgjedhjet e parakoheshme, (ne qofte se do te mbahen), ne rast se nuk garantohet paraprakisht liria e mediave dhe nuk hiqen kufizimet Serbe ndaj informacioneve.


Ekipi i vjeter i radios eshte shume i perfshire ne beteja ligjore me rregjimin, i cili kontrollon edhe gjykatat. Ekipi i Maticit, ka bere mbi dhjete ankesa ligjore, duke thene se pushtimi i Marsit ishte jo-ligjor. Ne pergjigje te kesaj, Ministri Federal i Telekomunikacioneve i dergoi nje leter stacionit te ri, ku u thoshte se ai nuk e kishte te drejten e transmetimit pa regjistruar autputet e mediumeve publike.


Ministri Serb i Informacionit ka derguar nje leter te ngjashme per Studion B dhe te gjithe mbajtesve te frekuencave. Sipas kendeveshtrimit ligjor, kjo strategji do te deshtoje ne gjyq, pasi B-92 e deklaron vehte si transmetuese e vetme e programeve ne frekuencat e Studios B, dhe jo si nje medium publik me te drejtat e veta.


Sidoqofte kjo nuk do te thote qe rregjimi nuk do te perdore metoda te tjera per ti ulur zerin apo se paku per kufizuar autputet e stacionit te ri.


Lajmi mire eshte se egziston nje rezik i vogel per ta ngateruar radion shteterore B-92 me radion e pavarur B2-92. Versioni i rregjimit transmeton lajme te reja qe identifikohen menjehere si lajme shteterore. Kohet e fundit ata perfshine tituj transmetimesh si "Rritja e ?mimeve po Ulet", dhe "presidenti Milloshevic, priti nje Delegacion te Partise Komuniste te Kines".


Per ironi te fatt, stacioni shteteror perdor transmetuesin e ri qe ekipi i vjeter bleu me parate e çmimit "çlironi mendjen Tuaj" per te drejten e fjales qe iu akordua nga rrjeti Amerikan I pop-it MTV, vitin e fundit.


Radio e vjeter B-92 perbente nje nga majat e suksesit per shume Beogradas. Ajo ishte mbyllur dy here me pare, ne mars 1991 dhe ne Janar 1996, dhe te dy heret protesta antiqeveritare te ruges ishin perkrah tyre.


Bllokimi i stacionit , te dy heret shkaktoi protesta publike te perkrahesve te stacionit. Por keto protesta ishin te pamundura kur ra sopata finale, pasi Bombat e NATO-s binin ne qytet. Kjo eshte dhe ironija me e madhe. NATO ndihmoi Milloshevicin te realizonte ate qe ai nuk do ta kishte arritur kurre vetem - te mbylle Radion B-92.


Milenko Vasovic eshte nje kontribues i rregullt i IWPR nga Beogradi.


China, Serbia
Frontline Updates
Support local journalists