PAK ENTUSIAZEM PER LINDJEN E SHTETIT TE RI

Pavaresisht mbeshtetjes se forte nga perendimi, pak njerez mendojne se bashkimi i ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi mund te jetoje me teper se disa vjet

PAK ENTUSIAZEM PER LINDJEN E SHTETIT TE RI

Pavaresisht mbeshtetjes se forte nga perendimi, pak njerez mendojne se bashkimi i ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi mund te jetoje me teper se disa vjet

Republika Federale e Jugosllavise, trashegimia e fundit e Sllobodan Millosheviq, ka pushuar se ekzistuari kete jave pas nje dekreti te asamblese se federates dhe miratimit te nje kushtetute per nje bashkim te ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi nga parlamentet e tyre respektive.


Entiteti i ri, i cili eshte krijuar me emrin Komuniteti i Shteteve te Serbise dhe Malit te Zi, do te jete ne gjendje te forcoje lidhjet me Europen, sepse krijimi i nje bashkimi ishte nje parakusht per anetaresimin ne Keshillin e Europes dhe programin e NATO-s Partneritet per Paqe.


Por pavaresisht nje presioni te madh nga Europa ndaj Serbise dhe Malit te Zi per te krijuar shtetin e ri, shume analiste vendas dhe ekonomiste kane parashikuar se bashkimi nuk do te kete nje jete te gjate.


Shteti i ri eshte bashkimi i dyte ndermjet Serbise dhe Malit te Zi. Nen drejtimin e Millosheviqit, u krijua Republika Federale e Jugosllavise ne vitin 1992, pas shperberjes se federates se vjeter te perbere nga gjashte republika, te krijuar nga komunistet e Titos pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore.


Pas fitores se drejtuesit Malazez pro perendimor, Milo Gjukanoviq, ne zgjedhjet e vitit 1997 ne republiken e tij, marredheniet ndermjet Podgorices dhe Beogradit jane perkeqesuar. Duke dashur te distancohej nga politikat e Millosheviqit, Mali i Zi ka ndermarre nje politike separatiste, me mbeshtetjen aktive te Perendimit.


Mali i Zi ka ndjekur politiken e tij te pavarur nga Beogradi, ka hequr nga qarkullimi monedhen Jugosllave, dinarin, dhe ka krijuar sistemin e tij te doganave.


Por rrezimi i Millosheviqit ne Tetor te vitit 2000 ka cuar ne nje ndryshim te thelle te politikes perendimore. Pasi kane inkurajuar aspiratat e Malit te Zi per pavaresi, Perendimi ka ndryshuar politiken e tij menjehere pas rrezimit te Millosheviqit.


Te shqetesuar nga implikimet e mundeshme qe do te kishte pavaresia e Malit te Zi ne Kosove dhe Bosnje, Perendimi tani kundershton haptazi cdo ndryshim kufinjsh ne Ballkan.


Nen presionin e Perendimit, Podgorica hoqi dore nga pavaresia dhe ne prezencen e perfaqesuesit te larte te BE per politiken e jashteme, Havier Solana, ka nenshkruar vitin e kaluar Marreveshjen e Beogradit, duke percaktuar edhe kushtet e bashkimit te ri me Serbine.


Si rezultat i rivalitetit dy palesh dhe mosmarreveshjeve te ndryshme, zyrtareve te Serbise, Malit te Zi dhe atyre federale te Jugosllavise u eshte dashur pothuajse nje vit per te pergatitur Karten Kushtetuese te shtetit te ri dhe per miratimin nga ana e dy parlamenteve pas nenshkrimit te marreveshjes.


Megjithate, bashkimi i ri ka nje jetegjatesi te shkurter, sepse marreveshja i lejon seciles nga republikat te organizoje nje referendum per pavaresine e saj pas tre vjetesh nga krijimi i bashkimit te ri.


Zyrtaret Malazez nuk e fshehin faktin qe ata kane ne plan te perdorin kete pike te marreveshjes per te organizuar sa me shpejt nje referendum popullor per kete qellim. Edhe nga pala Serbe, ekonomiste dhe analiste te njohur parashikojne se bashkimi i sapo krijuar nuk do te kete nje jete te gjate.


Ekspertet e ceshtjeve ekonomike ne Beograd jane nder kritiket me te ashper te shtetit te ri. Ata e konsiderojne kete krijese te re si jo te pershtateshme sepse ajo nuk bashkon ekonomite e dy republikave. Ata kane frike se nje gje e tille do te vonoje te gjithe procesin e reformave ekonomike.


Miroslav Prokopijeviq, i Institutit per Studime Europiane ne Beograd, thote se ai ka frike se republikat do te perdorin bashkimin e ri "si nje pretekst per te vonuar zbatimin e reformave ekonomike".


Prokopijeviq e ka pershkruar shtetin e ri si nje "konfederate shume te lirshme, e cila i kujton atij me teper nje klub se sa nje bashkim te mirefillte". Ai ka thene per IWPR se shteti i ri nuk ka karakteristikat e nje federata te vertete, por vetem nje nivel te ulet bashkepunimi dhe integrimi ndermjet dy shteteve.


Karta kushtetuese i ndan pronat federale te shtetit me vlere rreth 50 miliard dollare Amerikan ndermjet dy republikave. Bashkimi i ri nuk do te kete nje buxhet te perbashket. Perkundrazi, buxheti i federates do te financohet nga te dyja republikat dhe Serbia do te paguaje pjesen me te madhe te shpenzimeve.


Ligjet e ekonomise dhe ato te doganave nuk jane harmonizuar, keshtu qe te dyja shtetet do te vazhdojne te ruajne tregje, sisteme doganore dhe monedha te vecanta. Pronat e ushtrise Jugosllave do te ndahen ndermjet dy republikave. Forca e perbashket ushtarake do te drejtohet nga nje keshill i mbrojtjes dhe ministry, dhe te rinjte do te kryejne sherbimin e detyrushem ushtarak ne republikat e tyre respektive.


Duke kritikuar kushtet e bashkimit te ri, Mladjan Dinkiq, guvernatori i sukseseshem i Bankes Qendrore Jugosllave, ka thene per median Gjermane ne muajin Janar se Solana nuk kishte mbajtur premtimin e tij "per te harmonizuar marredheniet ekonomike ndermjet Serbise dhe Malit te Zi".


Dinkiq eshte ankuar se BE nuk ka nderhyre fare ndersa "Mali i Zi ka sabotuar inisiativat per harmonizimin e detyrimeve doganore dhe te taksave".


Kryeministri federal, Miroljub Labus, eshte shprehur gjithashtu jo shume optimist. Pasi ka drejtuar bisedimet ndermjet ekonomisteve Jugosllave dhe institucioneve financiare nderkombetare, ai e ka shpallur krijimin e shtetit te ri te perbashket "si deshtimin me te madh" ne jeten e tij.


Labus ka thene se ai shpresonte qe ky bashkim do te kopjonte sistemin ekonomik te BE, me nje treg te perbashket dhe me nje monedhe te vetme. "Ne ne Serbi…duhet te pranojme se bisedimet per percaktimin e shtetit te ri kane perfunduar me nje deshtim," ka thene ai me 10 Janar.


Balanca e forcave politike ne shtetin e ri eshte po ashtu jo ne favor te eksistences se gjate te bashkimit te ri.


Gjate dy vjeteve te para, te dyja republikat do te caktojne, pra nuk do te zgjedhin, perfaqesuesit e tyre ne parlamentin e bashkimit te ri. Kjo do te thote qe parlamenti qe do te krijohet do te dominohet nga perkrahesit e Gjukanoviq dhe aleatit te tij ne Serbi, kryeministrit te Serbise Zoran Gjingjiq.


Gjukanoviq ka ndertuar te gjithe karrieren e tij politike mbi retoriken pro pavaresise dhe e ka bere te qarte se Mali i Zi do te vazhdoje ne rrugen drejt krijimit te shtetit te pavarur.


Me 7 Janar, Gjukanoviq ka thene se qeveria e tij e re ne Podgorica nuk do te nenshtrohet ndaj presioneve te BE-se. "Ne do te punojme per krijimin e kushteve per pavaresine e Malit te Zi, i cili brenda tre vjetesh do te behet nje vend i pavarur dhe i njohur nga komuniteti nderkombetar," ka deklaruar ai.


Si Gjukanoviq ashtu edhe Gjingjiq duket se kane ne plan te ndajne te mirat politike te bashkimit dhe ne kete menyre te zgjidhin problemet ne republikat e tyre respektive.


Gjukanoviq mund te lejoje Gjingjiq te marre ne dore kontrollin e ushtrise, sherbimet sekrete te se ciles deri me tani kane mbeshtetur presidentin Jugosllav Vojisllav Koshtunica, rivalin me te eger te Gjingjiq. Ministri i ri i mbrojtjes mendohet te jete Zoran Zivkoviq, nje anetar i Partise Demokratike te Gjingjiq.


Ne shkembim, Gjingjiq duket se mund te lejoje Gjukanoviqin te kontrolloje politiken e jashteme ekonomike, ne perpjekje edhe per te pakesuar influencen e rivalit te tij politik, Dinkiq.


Dinkiq thote se Mali i Zi do te perdore nje gje te tille per te ndertuar nje rrjet lidhjesh ekonomike nderkombetare, te cilat Gjukanoviq mund ti perdore per te zgjeruar pavaresine e Malit te Zi.


Nje tjeter pike e dobet e bashkimit te ri eshte fakti qe forcat pro-Jugosllave ne Malin e Zi konsiderohen si te kompromentuara politikisht, per shkak te mbeshtetjes qe i kane dhene Millosheviqit. Nje gje e tille ka demtuar rende marredheniet e tyre me BE, pavaresisht mbeshtetjes se Brukselit per ruajtjen e nje shteti te perbashket. Edhe Koshtunica, mbeshtetesi me i fuqishem i bashkimit, nuk gezon nje mbeshtetje dhe besim te plote ne Bruksel, ku ai konsiderohet si nje nacionalist konservator.


Nje dobesi tjeter ne krijimin e shtetit te perbashket eshte edhe mungesa e balances se te dy republikave per sa i perket numrit te popullsise. Serbia eshte 16 here me e madhe sesa Mali i Zi, dhe jep mbi 90 perqind te buxhetit te bashkimit te ri.


Sipas Prokopijeviq, nje shtet me nje nje disproporcion kaq te madh nuk mund te funksionoje per nje kohe te gjate. "Llogarite nuk dalin," ka thene ai.


Zeljko Cvijanoviq eshte redaktor i se perjaveshmes Blic News ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists