MILLOSHEVIQ SHFRYTËZON URREJTJEN SERBE NDAJ HOMOFOBISË
Presidenti jugosllav Millosheviq po shfrytëzon urrejtjen e thellë që ekziston në shoqërinë serbe për homofobinë, për të shkatërruar kundërshtaret e tij politikë.
MILLOSHEVIQ SHFRYTËZON URREJTJEN SERBE NDAJ HOMOFOBISË
Presidenti jugosllav Millosheviq po shfrytëzon urrejtjen e thellë që ekziston në shoqërinë serbe për homofobinë, për të shkatërruar kundërshtaret e tij politikë.
Opozita në Serbi është mësuar prej kohësh, dhe tashmë është imunizuar, ndaj etiketimeve të medias së kontrolluar shtetërore si spiunë ë huaj, kolona të pesta dhe tradhëtarë, por denoncimi më i funditështë shumë më i vështirë për t'u hedhur poshtë.
Autoritetet gjithnjë e më tepër po përpiqen të përçajnë dhe demoralizojnë kundërshtarët e tyre politikë duke i akuzuar ata si homoseksualë, megjithëse ligji për ndalimin e homoseksualitetitështë shfuqizuar gjashtë vjetë më parë.
Regjimi po shfrytëzon me efektivitet urrejtjen që ekziston në Serbi për homoseksualët, ku është edhe një shprehje që prindërit më mirë preferojnë që djalin t'ua shtypë një autobus se sa të jetë homoseksual. Vetëm pak syresh flasin lirisht për seksualitetin e tyre, sepse rrezikojnë të turpërohen publikisht dhe të kërcënohen fizikisht.
Me një homofobi kaq të madhe në shoqërinë serbe, impakti i paragjykimeve anti-homoseksuale si një armë politike është tepër domethënës.
Që në vitin 1991, udhëheqësi serb Sllobodan Millosheviq ka përdorur me mjeshtëri zërat e pabazuara se ish-presidenti slloven Janezh Drnovshek ishte gjoja homoseksual me qëllim që ta sulmonte atë gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë.
Kohët e fundit, Aleanca për Ndryshim e opozitës, forca që organizoi protestat mbarë-kombëtare të vitit të kaluar, është vënë në qendër të sulmeve anti-homoseksuale.
Në një denoncim tipik, e Majta e Bashkuar Jugosllave (JUL), partneri qeverisës në koalicion e kryesuar nga gruaja e Millosheviqit, Mira Markoviq, ka akuzuar opozitën se "ka një dobësi për të njëjtin seks".
Kjo taktikë ka shkaktuar edhe një ndarje ndërmjet Aleancës dhe shoqatës kryesore të homoseksualëve në Jugosllavi, Arkadija.
Presidenti i Arkadijas, Dezhan Nebrigiq, i mirënjohur për qëndrimet e tij anti-qeveritare, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Pançevo në dhjetor, dhe, sipas burimeve zyrtare, është vrarë nga një i dashur i tij me probleme nervore.
Gjykatësi hetues, Nedeljko Martinoviq, e ka dënuar Arkadijan, duke e akuzuar se ka përdorur ndihmën financiare nga fuqitë e huaja për të promovuar rritjen e sekteve subversive në Jugosllavi. Menjëherë pas kësaj pasuan njoftimet në median pro-qeveritare që lidhnin këtë grup me Aleancën për Ndryshim dhe me protestat e organizuara prej saj.
Të shqetësuar nga qëndrimi negativ ndaj homoseksualëve në Jugosllavi, Aleanca ka hedhur menjëherë poshtë akuzën se ajo është mbështetur nga Arkadija, e cila, më pas akuzoi Aleancën se është po aq homofobike sa edhe qeveria e tanishme.
Kjo çështje ka shqetësuar disa komentatorë në Beograd. Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i ka përshkruar deklarimet e Martinoviqit si shumë të rrezikshme.
"Kjo tregon qëndrimin e kësaj shoqërie ndaj individualitetit dhe diferencave," tha ajo. "Ky është një tregues i ekzistencës së fashizmit në shoqërinë tonë, veçanërisht në rradhët e aparatit shtetëror."
Kjo rritje e fushatës anti-homoseksuale në Serbi po përkeqëson kushtet e homoseksualëve në vend, dhe shumë prej tyre thonë se po përballen me diskriminim në rritje dhe kërc ënime fizike.
Një kërkesë për mbrojtje më të madhe ligjore është bërë një javë më parë nga activistët pjesëmarrës në konferencën e parë të organizuar në Jugosllavi për të drejtat e homoseksualëve, të mbajtur në kryeqytetin e provincës veriore serbe të Vojvodinës, Novi Sad.
Me thirrjen "Tolerancë - Jeto dhe lerë të tjerët të jetojnë", mbi 80 burra dhe gra nga shoqatat e homoseksualëve dhe lesbikeve nga vendet e Ballkanit, Britania e Madhe, dhe Gjermania kanë marrë pjesë në këtë takim.
Atila Kovac, një nga organizatorët e konferencës, tha: "Ne duam që qeveria të miratojë ligje të cilat do të nxjerrin jashtë ligjit diskriminimin ndaj të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm homoseksualëve."
Por për shkak të suksesit që gëzon homofobia e sanksionuar nga shteti si një armë politike, kjo thirrje ka mundësi që të bjerë në vesh të shurdhët.
Vlado Maresh është bashkëpunëtor i rregullt i IWPR-së në Beograd.