Mali i Zi Numeron Miqte, Dhe Dinaret E Tij

Ndersa Mali i Zi shkon drejt pavaresise fiskale nga Serbia, turneu i fundit i Milo Djukanovic ne kryeqytetet Europiane duket si nje perpjekje per te siguruar mbeshtetje nderkombetare per Malin e Zi perpara shkaterrimit perfundimtar te federates.

Mali i Zi Numeron Miqte, Dhe Dinaret E Tij

Ndersa Mali i Zi shkon drejt pavaresise fiskale nga Serbia, turneu i fundit i Milo Djukanovic ne kryeqytetet Europiane duket si nje perpjekje per te siguruar mbeshtetje nderkombetare per Malin e Zi perpara shkaterrimit perfundimtar te federates.

Thursday, 10 November, 2005

Bisedimet me Serbine rreth se ardhmes se Malit te Zi ne federate sapo kane rifilluar pas nje periudhe te gjate nderprerje. Pas dites se pare te bisedimeve dy ditore te kesaj jave ne qendren turistike ne Shen Stefan, Partia Demokratike e Socialisteve ne pushtet ne Mal te Zi dhe Partia Radikale ultranacionaliste e Serbise kane pranuar se qendrimet e tyre jane teper te kunderta per kete ceshtje.


Bisedimet ne mes Malit te Zi dhe Partise Socialiste te Serbise dhe JUL ishin planifikuar te perbenin raundin e dyte te bisedimeve me 26 Tetor.


Por dy republikat nuk jane me prane tani se sa kane qene nje jave me pare, kur Presidenti Malazez Milo Djukanovic i tha Presidentit Cek Vaclav Havel se ne rast se Serbia nuk demokratizohet, Mali i Zi do te votoje per pavaresine ne nje referendum.


Havel dha aprovimin e tij ne takimin e dy presidenteve ne Prage, duke premtuar: "se Republika Ceke nuk do te kundershtoje pavaresine e Malit te Zi." Kjo eshte dicka qe shume Malazeze kane kohe qe po e presin. Havel eshte udheheqesi i pare Europian qe mbeshtet publikisht pavaresine e Malit te Zi.


Megjithate, ne kundershtim me Havel, shume udheheqes Europiane ngulin kembe ne ruajtjen e integritetit territorial te Republikes Federative te Jugosllavise (FRY). Europa po e lidh fatin e Malit te Zi me ate te Serbise, pavaresisht nga fakti se komuniteti nderkombetar nuk e ka njohur FRY dhe se ajo nuk eshte anetare me te drejta te plota ne OKB.


Perpara takimit me Havel, Presidenti Djukanovic eshte takuar me Sekretarin e Pergjithshem te sapo emeruar te NATO-s, George Robertson. Pas takimit eshte publikuar nje deklarate e shkurter, por burime te mire informuara thone se Robertson e ka kundershtuar me force pavaresine e Malit te Zi.


Largimi i Malit te Zi nga federata do te ngrinte menjehere ceshtjen e statusit te Kosoves. Kufinjte ne Ballkan do te duhej te ribeheshin formalisht. Nje konflikt i ri me Miloshevicin do te ishte pothuajse i sigurte. Pra, te gjitha keto jane aresyet e kerkeses se Robertson per durim nga ana e Malit te Zi - dhe bisedime me Beogradin.


Mali i Zi, shpesh i padurueshem dhe armiqesor ne te kaluaren, ka treguar nje durim teper te madh qe prej prishjes me Beogradin dhe Djukanovic po ben cdo gje te mundur per te shmangur nje konflikt me presidentin e FRY.


Megjithate, duke gjykuar nga deklaratat me te fundit te Djukanovic, nuk do te jete e mundur te shtyhet ceshtja e pavaresise per nje kohe te pacaktuar. Djukanovic perdori viziten e tij ne Prage per te derguar nje mesazh udheheqesve te tjere nderkombetare: "Megjithese une jam koshient per kundershtimin e Amerikes dhe BE per disintegrimin e metejshem te Ballkanit, une mendoj se nuk eshte ne interesin e askujt te mbaje Malin e Zi me force ne nje bashkim te karakterizuar nga diktatura e Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic."


Presidenti Malazez ka kerkuar ndihmen politike dhe financiare te SHBA dhe BE per Malin e Zi. I frikesuar se Miloshevic mund te filloje nje lufte me Malin e Zi, Djukanovic i ka kerkuar udheheqesve Perendimore te "veprojne tani sa nuk eshte akoma vone per te parandaluar konfliktin."


Kjo nuk eshte apeli i pare qe ai ka bere. Ai ka kerkuar ndihme financiare konkrete nga Perendimi dhe mundesi per te perfituar nga institucionet nderkombetare financiare disa here ne te kaluaren.


Si pjese e FRY, Mali i Zi eshte perjashtuar nga Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore, pas krijimit te federates me 1992. Kryeministri Malazez Filip Vujanovic ka kerkuar zyrtarisht qe Mali i Zi te kete te njejtin trajtim si Kosova.


Pas nderhyrjes se NATO-s, Kosoves ju dha nje status i vecante nga Banka Boterore, duke lejuar krahinen qe te perfitoje nje ndihme financiare te madhe dhe kredi per rindertim. Megjithese administrata Amerikane kakerkuar te njejten marreveshje per Malin e Zi, vendet Europiane e kane kundershtuar kete marreveshje.


Ndihma Perendimore per momentin perfshin vetem ndihme humanitare per refugjatet. Pas hyrjes se trupave te KFOR ne Kosove, 45,000 njerez kane kerkuar strehim ne Mal te Zi. Per momentin ne Mal te Zi ndodhen rreth 70,000 refugjate (mbi 10 per qind e popullsise se pergjitheshme). Pjesa me e madhe e tyre jane Serbe dhe Malazez nga Kosova.


Eshte e qarte se kjo ndihme humanitare qe Mali i Zi perfiton nga Perendimi nuk mund te shenoje fillimin e riperteritjes se ekonomise se shkaterruar te tij: pervec projekteve te saj, republika e vogel po paguan gjithashtu edhe per rindertimin e Serbise dhe Dinari eshte zhvleftesuar me nje te treten e tij gjate muajit te kaluar.


Inflacioni ka shkaktuar panik te madh ne Podgorica. Pagat dhe pensionet kane humbur vleren e tyre. Sindikata e Malit te Zi ka kercenuar qeverine se ajo do te filloje organizimin e protestave ne rast se popullsia nuk mbrohet nga goditjet monetare qe vijne nga Beogradi.


Zhvleftesimi i Dinarit ka shkaktuar padurim ne rradhet e koalicionit qeveritar te Malit te Zi. Partia Social Demokratike (SDP), nje nga partneret ne koalicionin qeveritar, ka kerkuar qe ekonomia te mbrohet nga skemat financiare te Miloshevicit ne Serbi.


Bordi kryesor i SDP ka kritikuar mosveprimin e qeverise per fluksin e shumte te dinareve qe vijne nga Serbia. "Ne nuk pranojme qe rindertimi i Serbise duhet te behet ne kurriz te Malit te Zi dhe qe ne te paguajme cmimin e lufterave te Miloshevicit," ka thene, udheheqesi i SDP, Zarko Rakcevic.


Qeveria e Vujanovic duket se i ka marre keto paralajmerime teper seriozisht. Shtypi Malazez ka njoftuar se kabineti i Vujanovic po sheh mundesine e futjes se markes Gjermane si nje monedhe paralele ne Mal te Zi. Sipas planeve te tyre, te gjitha cmimet ne Mal te Zi do te shprehen ne dinare dhe marka, dhe pagat e pensionet do te paguhen ne monedhe Gjermane. Kjo natyrisht eshte vetem nje zgjidhje e perkoheshme. Futja ne perdorim e monedhes paralele pritet te filloje ne 28 Tetor.


Hezitimi per futjen e nje monedhe te vecante rrjedh nga frika e Malit te Zi per nje reagim te mundshem te Miloshevicit meqenese dinari eshte lidhja e vetme qe ka mbetur ndermjet ekonomive te Beogradit dhe Podgorices. Por zgjidhjet e perkoheshme nuk mund te kenaqin shume njerez ne Podgorica.


"Ne vend te zgjidhjeve te perkoheshme dhe statusit special qe kabineti i Vujanovic po kerkon nga komuniteti nderkombetar, ne duhet te mendojme per nje zgjidhje te perhereshme. Ne rast se ne duam te kemi monedhen tone te qendrueshme dhe statusin e percaktuar ne organizatat nderkombetare, ne duhet te deklarojme pavaresine e vendit," thote ekonomisti Branimir Pajkovic.


Branko Perovic, Ministri Malazez i Puneve te Jashteme, tha ne nje interviste se nje referendum per pavaresine do te mbahet ne Shkurt te vitit te ardhshem.


Milka Tadic eshte redaktore e revistes se perjaveshme Monitor qe botohet ne Podgorica.


Frontline Updates
Support local journalists