Lufta E Mediave Vazhdon

Beogradi vazhdon te ruaje kontrollin e tij te forte mbi informacionin ne Serbi, duke mbyllur mediat e pavarura dhe duke pompuar kaq shume propaganda sa edhe vete Seselj eshte ankuar.

Lufta E Mediave Vazhdon

Beogradi vazhdon te ruaje kontrollin e tij te forte mbi informacionin ne Serbi, duke mbyllur mediat e pavarura dhe duke pompuar kaq shume propaganda sa edhe vete Seselj eshte ankuar.

Lufta ka mbaruar, por lavazhi i trurit nepermjet medias ne Serbi vazhdon.


Ndersa pothuajse te gjitha mediat e pavarura jane mbyllur gjate fushates se bombardimeve te NATO-s, dhe akoma vazhdon ne fuqi ligji drakonian anti shtypit, qeveria vazhdon te ruaje nje kontroll te forte mbi informacionin.


Duke pompuar nje sere njoftimesh per rindertimin dhe heronjte e luftes, dhe per politikanet e opozites si tradhetare anti Serb, Beogradi nuk ka lejuar hapjen e nje debati te ri pas humbjes ne Kosove. Nuk ka informacione mbi mungesen e karburantit, mos pagimin e pagave dhe te pensioneve, apo te ardhmen e rindertimit te urave te shkaterruara.


Ne vend te tyre, Radio Televizioni Shteteror i Serbise (RTS) dhe shtypi i rregjimit bejne thirrje te verbera per unitet kombetar. Demonstratat qe po organizohen ne te gjithe vendin perpiqet te mbulohen, keshtu qe qytetaret ndonjehere mesojne per to vetem kur dalin ne rruge. Edhe udheheqesi ultra nacionalist Vojislav Seselj ka akuzuar agjensine shteterore te lajmeve Tanjug dhe te perditeshmen Politika per shtremberimin e deklaratave te Partise se tij Radikale Serbe.


Media vazhdon te jete nje mbeshtetje qendrore e pushtetit te qeverise dhe situata eshte e deshperuar. Ato pak media te pavarura qe kane mbijetuar nga lufta po perballen me nje presion te jashtezakonshem financiar, dhe stafi po punon kryesisht per shkak te detikimit te tyre sesa per shperblimin. Ka shume pak para per te paguar.


Sipas nje raporti te koheve te fundit nga Nebojsa Spaic i Qendres se Mediave ne Beograd, “rreth 600 gazetare nga media e pavarur … jane te papune dhe nuk kane asnje mjet jetese. Media qe mbijeton ose u eshte dashur te reduktojne pagat per stafin e tyre ose te pushojne nga puna nje numer gazetaresh.”


Nga 33 radio dhe stacione televizive te pavarura te anetaresuara ne Shoqaten e Mediave Elektronike te Pavarura (ANEM), vetem 20 prej tyre kane mbijetuar. Per pjesen me madhe te atyre qe jane mbyllur, autoritetet lokale kane perdorur gjendjen e luftes per t’i mbyllur ato. Shume stacione jane mbyllur me pretekstin e mungeses se frekuencave, edhe ne ato raste kur dokumentacioni i tyre ka qene krejtesisht ne rregull, apo gjobitur. Disa media te tjera jane detyruar te mbyllen sepse u kane mbaruar rezervat financiare.


Presionet financiare jane natyrisht nje pjese e strategjise se regjimit. Ndersa radiot dhe televizionet e regjimit jane perjashtuar nga pagesa e shume taksave dhe tatimeve per ndihmen e dhene prej tyre “ne mbrojtjen e kombit,” mbi mediat e pavarura jane vendosur detyrime financiare teper te larta dhe jashte cdo aresyeje. Radio Pancevo, stacioni i pavarur ne nje lagje te jashteme te Beogradit i cili ka vazhduar transmetimet e tij edhe gjate luftes dhe ka mbushur ne nje fare menyre mungesen e transmetimeve te pavarura ne kryeqytet, sapo ka marre nje fature per taksen e saj te frekuences prej 400,000 dinare (40,000 Marka Gjermane)--nje shume qe do te ishte teper e veshtire per t’u perballuar edhe ne kohet me te mira.


Disa media te tjera jane perballur me menyra edhe me te ashpra shtypjeje. Nebojsa Ristic, redaktor i TV Soko nga Sokobanja, ne jug te Serbise, eshte denuar me nje vit burgim sepse ka varur nje poster ku shkruhej “Shtypi i Lire--i prodhuar ne Serbi” ne dhomen e lajmeve gjate bombardimeve te NATO-s. Ivan Novkovic, nje producent TV ne Leskovac, eshte denuar me tridhjete dite burgim sepse ka ransmetuar nje mesazh, gjate nje ndeshjeje basketbolli me 1 Korrik, per demonstratat anti rregjimit ne qyet.


Fati i Radio B-92 me qender ne Beograd e cila per vite me rradhe ka qene radioja e preferuar e Beogradasve eshte nje shembull drastik. Qe prej diteve te para te bombardimeve, i gjithe stafi--gazetaret, drejtoret dhe redaktoret--jane zevendesuar me nje staf te ri “patriotik”, i cili e ka shnderruar kete stacion zakonisht alternativ me emisione kulturore dhe politike ne nje organ standard te drejtuar nga qeveria. Sasa Mirkovic, drejtor i grupit fillestar ka bere te ditur se “B-92 i lire” do te rikthehet ne transmetim, por planet jane akoma te paqarta.


Media tjeter kryesore ne Beograd, Studio B, eshte kompromentuar shume nga roli i Vuk Draskovic dhe Partise se tij te Levizjes per Riperteritje Serbe (SPO), e cila ka ne pronesi stacionin. Me Draskovicin dhe SPO qe kane flirtuar dita dites me Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic, edhe programet e tyre jane konsideruar si jo te besueshme.


Situata e shtypit eshte e ngjashme. Dy gazetat e perditeshme te regjimit, Politika dhe Politika Ekspres jane ne gare me gazeten tjeter pro regjimit Vecernje Novosti per te treguar “patriotizmin” e tyre--qe do te thote mbeshtetje per regjimin. Dnevni Telegraph, e perditeshmja e shume perfolur, nuk ka rifilluar botimin qekur kryeredaktori i saj Slavko Curuvija eshte vrare me arme zjarri ne ditet e para te bombardimeve ndersa po hynte ne shtepine e tij i shoqeruar nga gruaja.


Nderkohe, disa gazeta te pavarura, si Blic dhe Danas, dhe te perjaveshmet Vreme dhe NIN mbeten yje te shndriteshme ne skenen e mediave Serbe, megjithese kane humbur dicka nga shkelqimi i tyre i meparshem gjate muajve te bombardimeve.


Megjithate ligji per informacionin ne Sebi i vendosur vjeshten e kaluar, mbetet akoma ne fuqi dhe perben nje kercenim konstant per redaktoret--duke rrezikuar gjoba teper te medha ndaj cdo redaktori ose pronari te mediave me pretekstin me te vogel. Me 23 qershor, gazeta e pavarur Parliament ne Novi Pazar eshte gjobitur 135, 000 dinare ( 13, 500 marka gjermane) sepse nuk ka shenuar emrin e redaktorit ne krye te saj.


Perpara luftes, Blic, gazeta e perditshme me e shitur ne Serbi, e cila eshte ne nje format tabloidi, eshte gjobitur 240,000 dinare ( 22,000 marka gjermane) ne baze te ligjit te informacionit. Tani, thote kryeredaktori i saj Veselin Simonovic, rreziku eshte akoma me i madh. “ Ne mund te ndeshkohemi nga ai ligj ne cdo moment, por une nuk e di se si mund te paguajme. Kjo do te thote se regjimi mund te na mbylle kur te doje,” thote ai.


Gjate fushates se bombardimeve nuk u vendos ndonje ligj censurimi por te gjitha mediat duhej te dergonin faqet e tyre te printuara para botimit tek nje censurues shteteror. Ky proces tashme eshte ndaluar, dhe disa parlamentare nga Partia Socialiste e Miloshevicit kane theksuar edhe gjate luftes se ata do te benin perpjekje per zbutjen e ligjeve te medias


duke deklaruar se kane pergatitur nje projektligj te ri. Megjthate diskutimet e koheve te fundit ne parlament rreth ligjeve te kohes se luftes jane fokusuar ne shnderrimin e komponenteve kryesore ne nje legjislacion te rregullt, ne vend qe te hiqen aspektet represive te tij. Simonovic i Blic paralajmeron se sapo qeveria te jete konsoliduar perseri, ajo do te ndermarre nje fushate edhe me te eger ndaj lirive te shtypit.


Dragoljub Zarkovic, redaktor i se perjavshmes se pavarur Vreme, e quan opoziten Serbe pjeserisht pergjegjese per mungesen e hapjes se mediave ne Jugosllavi, per shkak te pjesmarrjes se saj ne zgjedhje pa u krijuar kushtet e nevojshme.


“ Cilido qe ka shpresa per nje media te lire ne Serbi eshte i cmendur,” vlereson ai. “ Ky shans u humb me 1990, dhe opozita Serbe eshte e vetmja ne Europen Lindore qe pranoi te merrte pjese ne zgjedhje pa nje trajtim te njejte ne media.”


Megjithate ndryshimi ndermjet Serbise se treguar ne media dhe realitetit te perdirshem eshte aq i madh saqe kete here edhe perpjekjet me te mira te Beogradit per te kontrolluar mendjet e njerezve mund te mos kene sukses. Disa njerez po perpiqen te marrin infoemacion te besueshem. Gjate bombardimeve, ata qe kishin para blene antena sateliti ne menyre qe te ndiqnin CNN, BBC World dhe kanale te tjera nderkombetare, ndersa te tjeret degjonin Radio Europa e Lire, Zeri i Amerikes dhe transmetime te tjera ne vale te shkurtra ne gjuhen Serbe.


Por sic thote nje punetor ne Beograd burimi me i mire i informacionit per te eshte portofoli i tij. “ Kur une punoj gjithe diten dhe ai mbetet perseri bosh, a mund te me thuash se cila gazete apo stacion televiziv mund te me binde mua se regjimi eshte ne rregull,” thote ai.


Si rezultat figurat e opozites besojne se strategjia e regjimit per mediat ne fund te fundit do te kryeje efekt te kundert. “ Media shteterore eshte ne sherbim te regjimit ne ate shkalle sa ajo po shklakton nje efekt te kundert,” thote Slobodan Vuksanovic, zevendespresident i Partise Demokratike, e cila eshte nje antare e Aleances per Ndryshim. “ Duke udhetuar neper Serbi une kam pare qe njerezit nuk e besojne RTS edhe kur ajo njofton dicka qe eshte e vertete.”


Milenko Vasovic eshte nje gazetar i se perditeshmes Blic ne Beograd.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists