Lufta E Mediave, Raundi I Dyte
Sulmi i Beogradit ndaj mediave ne Serbi ka qene i sukseseshem. Asnje pikpamje opozitare nuk eshte e lejuar, dhe tani Serbia flet vetem me nje ze, ate te Slobodan Miloshevicit.
Lufta E Mediave, Raundi I Dyte
Sulmi i Beogradit ndaj mediave ne Serbi ka qene i sukseseshem. Asnje pikpamje opozitare nuk eshte e lejuar, dhe tani Serbia flet vetem me nje ze, ate te Slobodan Miloshevicit.
Ndersa vemendja nderkombetare eshte perqendruar ne zgjidhjen e luftes ne Kosove, Jugosllavia ka nisur edhe nje lufte tjeter, ate kunder mediave ne Jugosllavi. Si rezultat, tani Serbia me te vertete qe flet me nje ze te vetem, ate te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic.
Procedura urgjente ne kuader te Ligjit Serb per Informimin jane perdorur kohet e fundit per te vendosur gjoba mbi redaktoret, gazetaret dhe botuesit e nje sere publikimesh, si Shqiptare ashtu edhe Serbe. Keto perfshijne edhe disa tituj qe botohen ne Beograd si Somborske Novine, nje e perditeshme lokale; Blic, tabloidi shume i lexuar; Glas Javnosti, edhe ky nje tabloid i perditshem; dhe te perditeshmen Danas. Disa publikime ne gjuhen Shqipe qe botohen ne Prishtine, si Kosova Sot, Rilindja dhe Gazeta Shqiptare, gjithashtu jane gjobitur. Kjo shenon ryundin e dyte te sulmeve ne baze te ligjit te ri; ne raundin e pare, menjehere pas aprovimit te ligjit, u ngriten padi ndaj Dnevni Telegraf, Evropljanin dhe disa mediave te tjera.
Sipas ketij ligji, i akuzuari duhet te provoje pafajesine e tij brenda 24 oreve. Si organizmat zyrtare ashtu edhe individe te vecante mund te ngrene padi, dhe prokurori nuk ka nevoje te paraqese ndonje prove. Akuzuesit i mjafton qe te deshmoje se nje njoftim ne media i ka shkaktuar atij « shqetesim shpirteror » ose se ai ka zbuluar qe « jane shkruajtur genjeshtra ». Disa gazeta jane gjobitur vetem sepse kane botuar nje deklarate te opozites e cila akuzonte zyrtarin me te larte te ceshtjeve te kultures ne Beograd, sepse sipas saj, tani ne Beograd ekzistonte ambjenti me i keq per kulturen se cdo here tjeter.
Nenet e vecanta te ligjit i detyrojne redaktoret dhe botuesit te paguajne personalisht gjobat; pronat e tyre personale mund te konfiskohen ne rast se pagesat nuk kryhen brenda 48 oreve. Ne nje vend ku rroga mesatare eshte vetem 150 DM, gjobat--te cilat variojne nga 5,000DM per Somborske Novine ne 100,000 DM per Kosova Sot--perfaqesojne nje menyre te re dhe efikase per rregjimin per ti zene frymen te drejtes baze te njeriut per fjalen e lire. Per botimin e deklarates se opozites per kulturen, Glas Javnosti u denua me gjobe 25,000 DM ; Blic 40,000 DM; dhe Danas 50,000 DM. Paparashikueshmeria eshte pjese e kercenimit.
Si rezultat i ligjit, te miratuar ne Tetor 1998 nga Socialistet e Miloshevicit dhe Radikalet e Vojislav Seseljit, skena e mediave ne Serbi eshte ne piken me te ulet te saj ne dekaden e fundit. Menjehere pas aprovimit te ligjit, Nasa Borba, gazeta e vetme vertete opozitare ne Serbi, u mbyll. Nderkohe, te perditeshmet Dnevni Telegraf dhe Danas u rregjistruan ne Mal te Zi, ku teorikisht ky ligj nuk vepron dhe ku autoritetet anti-Miloshevic i kane pritur shume mire ato. Por kjo nuk e ka zgjidhur problemin, sepse cdo dite policia Serbe konfiskon tirazhin e botuar te Dnevni Telegraf ne piken kufitare mes Serbise dhe Malit te Zi. Edhe Danas ka te njejtin fat; gazeta gjithmone mungon ne pikat e shitjes ne ditet me mjegull, megjithese avionet nga Podgorica arrijne.
Ligji i Informacionit permban te gjithe elementet e nje ligji lufte: duke shkaktuar frike ne mes te gazetareve dhe duke falimentuar median e pabindur, qellimi i tij eshte te censuroje me cdo cmim te gjithe mendimet e ndryshme, sidomos per sa i perket Kosoves. Gjeneral Nebojsa Pavkovic, komandant i Ushtrise Jugosllave ne Kosove, ka folur se fundi per tradhetaret ne media, dhe ky ligj duket te jete menduar per te lare hesapet me ta. Pra si pjese e perpjekjes per lufte, Miloshevic do te perdore Kosoven per te hequr qafe edhe ato pak gazeta dhe media tjeter te cilen nuk e kontrollon direkt.
Lufta ndaj medias ne Serbi nuk behet vetem me gjoba financiare: kryeredaktori i Dnevni Telegraf, Slavko Curuvija, dhe dy nga gazetaret e tij jane denuar kohet e fundit me 5 muaj burgim. Akuzat u ngriten nga Milovan Bojic, zevendes kryetar i qeverise Serbe dhe anetar i Te Majtes se Bashkuar Jugosllave (JUL). Prokurori publik, gjykatesi hetues dhe Ministri Serb i Drejtesise, te cilet jane te gjithe anetare te JUL, partia e gruas se Miloshevicit, Mira Markovic, te gjithe keta kane ngritur padi dhe kane hapur ceshtje gjyqesore ne baze te ketij ligji te ri. Me vone, si nje vijim logjik i sulmeve gjyqesore, me 15 Mars, shpertheu nje bombe ne shtepine e Dragan Alempijevic, nje korrespondent i gazetes Glas Javnosti te Beogradit ne Kragujevac, ne Serbine qendrore. Nuk pati asnje te plagosur.
Me sa duket, rregjimi ka vendosur te mos lejoje me as edhe hapjen me te vogel te cilen ai e ka toleruar per vite me rradhe. Publiku Serb eshte informuar shume here me mire per luften ne Kroaci dhe Bosnje Hercegovine se sa po informohet tani per kosoven. Gjate atyre lufterave te mepareshme, ka patur nje sere mediash ne Beograd te cilat arriten nje liri absolute dhe ruajten standarte te larta profesionale. Vreme u vu ne krye te nje grupi aktiv te shtypit anti lufte. Borba dhe me pas Nasa Borba jepnin njoftime cdo dite, dhe ofruan nje shpirt me te vertete te pavarur. Radio B92 ishte shume e perfshire politikisht, duke transmetuar informacion te besushem dhe duke organizuar demonstrime kunder rregjimit. Ajo dhe radio stacione te tjera ritransmetonin lajmet nga sherbimet radiofonike ne gjuhe te huaj. Pati edhe nje stacion televiziv te pavarur, Studio B, i cili megjithese jo aq i ashper dhe me nje shtrirje shume te kufizuar te transmetimeve te tij, ofroi nje burim te rendesishem informimi dhe debati.
Tani, gjendja e mediave eshte me keqe se kurre me pare. Studio B u morr nga pushteti lokal i Beogradit. Nasa Borba u mbyll si rezultat i kombinimit te presionit financiar dhe mosmarreveshjeve te brendeshme (ajo gjithashtu ka deklaruar edhe ligjin e ri te informacionit si nje nga faktoret qe kontribuan ne mbylljen e saj.) Vreme vazhdon, por tashme me nje format jo terheqes me leter te keqe dhe me nje stil te vjeter. Radio B92, duke filluar rrjetin e stacioneve te saj ANEM ne te gjithe vendin, ka permiresuar mjaft situaten e saj financiare dhe ka zgjeruar shtrirjen e saj. Por mbi ceshtjen e Kosoves, ajo kryesisht njofton deklaratat zyrtare, dhe natyrisht nuk ka pasur nje stil aktiv. Ligji i Informacionit gjithashtu ndalon radio stacionet lokale te ritransmetojne programe nga media e huaj, pra tani ne Serbi askush nuk mund te degjoje programet ne gjuhen Serbe te BBC, Radio France International, Radio Free Europe, apo Deutsche Welle. Edhe Kroacia, e cila eshte e njohur mire per represionin e saj ndaj mediave te pavarura, sot eshte shume me teper tolerante ndaj mendimeve te ndryshme dhe ka nje media shume me te hapur.
Ndersa lufta ndaj asaj cka mbetet nga media e lire vazhdon, rregjimi i Miloshevicit ka shkallezuar propaganden e tij ne televizionin shteteror dhe ne shume gazeta te perditeshme nacionaliste te nje lloji qe Serbia nuk i ka pasur as edhe ne ditet me te keqia te lufterave ne Kroaci dhe Bosnje. Gjate kohes « normale » ne Serbi, lajmet e mbremjes jane zakonisht gjysem ore. Gjate lufterave ne Kroaci dhe Bosnje, ato u zgjeruan deri ne 1 ose 2 ore. Tani, lajmet rregullisht zgjasin dy ore, si edhe disa buletine lajmesh te tjere gjate gjithe dites te cilat transmetojne deklarata pa fund pro Kosoves, deklarata zyrtare, histori per Serbet te cilet po vuajne ne Kosove, dhe njoftime mbi « terrorizmin » Shqiptar. Lufta me te vertete eshte shtrire kudo.
Nepermjet ketyre mendimeve te unifikuara, si edhe nje propagande te organizuar nga rregjimi, dhe telegrameve te mbeshtetjes dhe mjeteve te tjera, Beogradi shpreson te binde opinionin nderkombetar se Serbia dhe Serbet do te mbrojne Kosoven me cdo kusht dhe se Jugosllavia, ne se do te jete nevoja, do te filloje lufte me NATO-n.
Ky program politik ka bere qe te shperthejne edhe nje here argumentat fashiste rreth superioritetit te Serbeve dhe « nevojen e tyre te natyrshme » per Kosoven-e cila quhet gjithnje si « djep » dhe « toke e shenjte Serbe ». Duke u pergatitur per nje lufte te tille kunder Shqiptareve, Miloshevici nuk deshiron te lejoje ndonje shenje pesimizmi ne rradhet e tij. Ne kete drejtim, Ligji i Informimit eshte duke funksionuar me sukses. Grupet e vogla te intelektualeve, te partive apo individeve te cilet jane te ndergjegjshem qe nje lloj i ri i pastrimit etnik po ndodh ne Kosove nuk kane asnje mundesi apo mjet per t`ju drejtuar publikut. Nderkohe, qeverite Perendimore, te cilat po perpiqen me cdo menyre per te shmangur luften ne Kosove, nuk po i kushtojne shume vemendje ceshtjeve si demokratizimi dhe liria e shtypit ne Serbi. Tani, ne vitin e dymbedhjete te sundimit te tij, Miloshevic po ben thirrje per nje lufte ndaj gjithe botes, dhe brenda Serbise nuk ka asnje ze qe ta kundershtoje ate.
Petar Lukovic eshte nje gazetar i Feral Tribune dhe redaktor i XZ, nje reviste kulurore, ne Bograd. Informacione te tjera mbi median dhe mbulimin e saj ne Jugosllavi mun te gjeni ne raportet e monitorimit te Media Focus te IWPR.