Lidhja e Arkanit me Malin e Zi

A ka mundesi qe lidhjet e Arkanit me Malin e Zi - perfshire ketu edhe mbeshtetjen e tij per presidentin e republikes - te perbejne nje motiv per vrasjen e zoterise se luftes?

Lidhja e Arkanit me Malin e Zi

A ka mundesi qe lidhjet e Arkanit me Malin e Zi - perfshire ketu edhe mbeshtetjen e tij per presidentin e republikes - te perbejne nje motiv per vrasjen e zoterise se luftes?

Tuesday, 18 January, 2000

Vrasja e Zeljko ("Arkan") Raznatovic ne Beograd me 15 Janar ka terhequr vemendje te madhe ne median shteterore dhe ate te pavarur ne Mal te Zi.


Televizioni i Malit te Zi, besnik i Presidentit Malazez Milo Djukanovic, i ka dedikuar minutat e para te emisioneve te tij te nesermen e vrasjes se Arkanit. Kjo eshte ndryshe nga media Jugosllave e kontrolluar nga Presidenti Malazez Slobodan Miloshevic, e cila nuk i ka kushtuar ndonje vemendje te vecante vrasjes se tij.


Por media Malazeze ka anashkaluar krejtesisht spekullimet e ngritura nga disa media te huaja sipas te cilave lidhjet e ngushta te Arkanit me Djukanovic mund te jene nje motiv i mire per vrasjen. Duke komentuar rreth ketyre raporteve keshilltari i Djukanovic Miodrag Vukovic ka deklaruar: "Ketu nuk behet fjale per lidhje te ngushte, por per nje deshire gazetareske per sensacion".


Megjithate lidhjet kane qene te ngushta ne menyre te pamohueshme. Babai i Arkanit ka qene nje Malazez i respektuar dhe i njohur, nje partizan dhe nje oficer i larte ne Ushtrine Popullore Jugosllave. Megjithese vete Arkani nuk ka lindur ne Mal te Zi dhe ne fakt nuk ka jetuar kurre atje, lidhjet e tij me zonen kane qene te shumta. Ai ka qene nje model per "djemte e forte" te Malit te Zi ne vitet 1970 dhe 1980, dhe ka qene i perfshire ne aktivite kriminale ne republiken e vogel.


Gjate lufterave ne Kroaci dhe Bosnje, Arkan ka vizituar shpesh Malin e Zi dhe ka qene nje aleat i njohur i perkrahesve te Miloshevic. Me pas ai u be nje perkrahes dhe "protektor" i Peshkopit Amfilohije, kryetarit te Kishes Ortodokse Serbe ne Mal te Zi.


Ne fillim te viteve 1990, Amfilohije u perball me protesta anti-lufte te opozites demokratike ne Cetinje, qendra e kishes se tij dhe kryeqyteti i vjeter i Malit te Zi. Protestuesit kundershtonin politiken militante dhe nacionaliste te Kishes Ortodokse Serbe ne Mal te Zi, nje politike e ndjekur haptazi nga Amfilohije. Arkani dhe grupi i tij famekeq paraushtarak, Tigrat, u shfaqen ne manastirin e Cetinje per te mbrojtur peshkopin.


Megjithate, ne 1997, Arkani cuditi shume njerez kur perkrahu kundershtarin e Miloshevic, Djukanovic, per presidencen e Malit te Zi. Kjo mbeshtetje per Djukanovic ishte treguesi i pare i qarte se Arkan po dilte nga kontrolli i regjimit te Beogradit.


Gjate dy vjeteve te kaluar, ndersa lufta verbale ndermjet Beogradit dhe Podgorices eshte pershkallezuar, Arkani ka refuzuar te komentoje rreth ceshtjes gjithnje e me te nxehte te marredhenieve Serbo-Malazeze. Megjithese ai ka theksuar gjithnje besnikerine e tij ndaj "Serbizmit", Arkani ka qene gjithashtu krenar per origjinen e tij Malazeze. Ai nuk e ka fshehur perkrahjen e tij per planet e Djukanovic per te afruar Malin e Zi me Europen.


Pavaresisht premtimeve te Djukanovic per te bashkepunuar me Gjykaten e Hages, Arkani i paditur nga kjo gjykate ka qendruar ne Mal te Zi pa problem. Vizita e tij e fundit ne Podgorica ka qene ne fillim te Dhjetorit 1999, kur klubi i tij i futbollit Obilic luajti ne Podgorica me ekipin vendas Buducnost. Gjate asaj vizite, Arkan ka shetitur lirisht ne rruge dhe ka fjetur ne hotelin me te mire te kryeqytetit, Hotel Mali i Zi - i preferuari i elites Malazeze.


Novak Kilibarda, udheheqesi i Partise Popullore dhe nje anetar i qeverise, tha per vrasjen e Arkanit se: "Kjo eshte nje sindrome e vendeve te Amerikes Latine. Megjithate vrasjet e pazbuluara dhe terrorizmi shteteror i perkasin se kaluares ne Ameriken Latine, por ato jane dhe do te jene prezente ne Serbi."


Se fundi, Malazezet kane frike se "terrorizmi shteteror" per te cilin ka folur Kilibarda mund te shtrihet nga Serbia ne Mal te Zi , ku jetojne edhe shume nga kundershtaret e Beogradit dhe deshmitare te krimeve te shumta, qe mund te jene te bezdiseshem per regjimin.


Milka Tadic eshte redaktore e Monitor ne Podgorica.


Frontline Updates
Support local journalists