KOSHTUNICA NE VESHTIRESI
Presidenti Jugosllav humbet postin e tij dhe nje pjese te madhe te influences politike qe gezon pas rreth nje muaji kur te krijohet shteti i ri.
KOSHTUNICA NE VESHTIRESI
Presidenti Jugosllav humbet postin e tij dhe nje pjese te madhe te influences politike qe gezon pas rreth nje muaji kur te krijohet shteti i ri.
Ai eshte politikani me popullor ne Serbi, megjithate duket se ai po humbet pushtet ne favor te kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq.
Brenda Serbise, Partia Demokratike e Serbise, DSS, e drejtuar nga Koshtunica, ka qene prej kohesh e pafuqishme perballe koalicionit qeveritar te kontrolluar nga Gjingjiq. Se shpejti, DSS do te humbase edhe kontrollin e saj te pushtetit federal, ndersa parlamenti i shtetit te ri Serbi-Mali i Zi duket se do te dominohet nga aleanca e drejtuar nga Gjingjiq dhe partneri i tij Malazez, Milo Gjukanoviq.
Lufta per pushtet ndermjet Koshtunicas dhe Gjingjiq ka filluar pothuajse menjehere pas rrezimit te Millosheviqit. Si kryeminister i Serbise, Gjingjiq ka ushtruar kontroll mbi parlamentin, policine dhe ne menyre indirekte - median. Koshtunica ka ushtruar influence me te madhe ndaj Ushtrise Jugosllave, VJ, dhe sherbimit te saj sekret te fuqishem.
Ndersa shteti federal i Jugosllavise do te shperbehet ne Shkurt, posti presidencial i Koshtunices nuk do te ekzistoje me. Dhe perpjekjet e tij per te ndertuar nje baze te re pushtetit ne gjirin e shtetit te ri qe do te krijohet, deri me tani kane qene te pasukseseshme.
Zgjedhjet presidenciale jane mbajtur ne Serbi ne muajin Shtator, Tetor dhe Dhjetor te vitit te kaluar. Te treja heret Koshtunica ka fituar me teper vota, por zgjedhjet jane konsideruar te pavlefshme per shkak te pjesemarrjes se ulet ne votime. Tani duket se ai do ta kete veshtire te detyroje mbajtjen e zgjedhjeve te reja presidenciale gjate gjysmes se pare te vitit.
Natasha Miciq, kryetarja e parlamentit Serb, pro Gjingjiq, ka kryer funksionet e presidentit te Serbise qe prej perfundimit te mandatit te Milan Milutinoviq ne kete post.
Ajo ka njoftuar me 23 Janar, se ajo nuk do te therrase zgjedhjet e reja presidenciale ne Serbi deri sa te jete pergatitur kushtetuta e re. Kjo kushtetute, e cila do te percaktoje zyren e presidentit dhe do te specifikoje menyren e zgjedhjes, nuk do te miratohet deri ne mesin e ketij viti.
Ne kete menyre, Gjingjiq ka fituar rreth gjashte muaj kohe gjate se ciles mund te drejtoje i pashqetesuar, pavaresisht se ai kontrollon nje shumice te vogel ne parlament. Komentatoret politik thone se ai do te perdore kete periudhe kohe per te konsoliduar influencen e tij ndaj institucioneve te cilat ai i kontrollon, dhe do te perpiqet te shtrije kete influence edhe ndaj VJ dhe institucioneve te reja federale. Me kete synim, burime te policise ne Beograd thone se dy jave me pare Gjingjiq ka zevendesuar nje numer te madh zyrtaresh te larte te policise me njerez te njohur si besnik te tij.
Ne nje goditje direkte ndaj Kosthunices, parlamenti i ri federal do te marre ne dore kontrollin e Keshillit te Larte te Mbrojtjes, i cili komandon dhe emeron personelin e VJ-se. Ka disa shenja te cilat tregojne se po pergatitet nje spastrim i qete por i thelle i rradheve te VJ nga perkrahesit dhe besniket e Koshtunices. Fondet per VJ do te kontrollohen nga ministri federal i mbrojtjes, i cili tanime sic eshte bere e ditur nga kryeministrat Serbe dhe Malazez, do te jete Zoran Zivkoviq, zevendes kryetari i Partise Demokratike, DS, te drejtuar nga Gjingjiq.
Te pakten gjate gjashte muajve te ardheshem, Koshtunica nuk do te jete ne gjendje te beje asgje per te kundershtuar Gjingjiq. I zgjedhur si politikani i vitit 2000 nga revista Time, shkelqimi i tij eshte zbehur shume qe prej asaj kohe. Dy vjet me pare, ai gezonte nje mbeshtetje prej rreth 80 perqind ne rradhet popullsise, nje nivel ky me i larte edhe se sa Millosheviq ne kulmin e pushtetit te tij. Ne Dhjetor 2002, kjo mbeshtetje ka rene ne 34 perqind, sipas nje anketimi te organizuar nga agjensia e Marketingut Strategjik ne Beograd. Edhe ne syte e politikaneve te huaj, ai eshte me pak popullor se Gjingjiq per shkak te pikpamjeve te tij nacionaliste.
Edhe DSS ka luajtur nje rol ne dobesimin e Koshtunices. Ajo ndersa eshte shtuar ne numer dhe eshte zgjeruar pas ardhjes se tij ne pushtet, ka mbetur nje parti e ngadalte, jo eficiente dhe qe nuk eshte ngritur dot asnjehere ne lartesine e DS, e cila ka fituar ne cdo front megjithese gezon me pak mbeshtetje ne publik. DSS gjithashtu nuk ka dashur te beje aleanca politike, duke humbur keshtu shansin per tu shnderruar ne partine meme ku parti te vogla mund te gjenin mbeshtetje, pas perplasjes dhe largimit te tyre nga koalicioni qeveritar i Gjingjiq. Keto parti tani preferojne qe qendrojne ne nje aleance jo shume te kenaqeshme me kryeministrin Serb, se sa te bashkohen me Koshtunicen ne nje perpjekje per te rrezuar qeverine.
Nderkohe, Gjingjiq, po perpiqet tani te shfrytezoje piken e forte te Koshtunices duke forcuar imazhin e tij patriotik. Megjithese nuk ka qene asnje here i afert me kishen Ortodokse, ai tani po merr nje rol te rendesishem drejtues ne ndertimin e nje tempulli per Shen Savan, kisha me e madhe Serbe e cila po ndertohet ne Beograd qe prej mbi gjysem shekulli.
Gjingjiq ka njoftuar gjithashtu se ai do te nise bisedime te reja mbi statusin perfundimtar te Kosoves, ne te cilat ai do te perpiqet te kundershtoje pavaresine e provinces - nje tjeter hap i cili behet me qellim per te fituar sa me teper perkrahje nga nacionalistet Serbe. Me kredenciale nacionaliste me te forta, ai shpreson te anashkaloje Koshtunicen dhe te arrije ta mundi ate ne zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare te vitit te ardheshem.
Koshtunica mund te kete ende disa karta per te luajtur. Nje prej tyre eshte partia me influence G17 Plus, e perbere nga ekonomiste reformatore. Pas perplasjeve me Gjingjiq, ajo ka treguar shenja per nje afrim ndaj Koshtunices. Duke qene nje parti popullore ne Perendim, nje aleance me G17 Plus do te shtonte pa dyshim piket ne syte e komunitetit nderkombetar.
Gjingjiq gjithashtu mund edhe te demtoje veten e tij. Duke marre nje pushtet me te madh ne krahasim me popullaritetin e partise se tij, ai po merr persiper nje peshe te rende dhe mund te gjeje veten ne nje pozicion te veshtire. "Ai nuk ka popullaritetin dhe autoritetin, por megjithate ka gjithnje e me teper pushtet. Ai ne kete menyre do te mbante persiper peshen dhe pergjegjesine e cdo deshtimi apo krize," ka thene analistsja politike Aleksa Djilas, javen e kaluar, per te perjaveshmen e Beogradit Blic News.
Ne kete menyre, megjithese per momentin Gjingjiq duket me i favorizuar, eshte ende heret te thuhet me siguri se si do te perfundoje kjo lufte per pushtet.
Zeljko Cvijanoviq eshte redaktor i se perjaveshmes Blic News ne Beograd.