KOMENT: TANI E GJITHE KOSOVA ESHTE PENG

Rindezja e dhunës dhe dalja në skenë e disa figurave të dyshimta drejtuese tregojnë se edhe kur kanë kaluar pesë vjet nga konflikti i vitit 1999 ende nuk janë nxjerrë mësimet e duhura.

KOMENT: TANI E GJITHE KOSOVA ESHTE PENG

Rindezja e dhunës dhe dalja në skenë e disa figurave të dyshimta drejtuese tregojnë se edhe kur kanë kaluar pesë vjet nga konflikti i vitit 1999 ende nuk janë nxjerrë mësimet e duhura.

Monday, 21 February, 2005

Të gjithë ne që jetojmë në Kosovë kemi provuar tani hakmarrjen e njerëzve në Mitrovicë. Këta njerëz janë mbajtur peng – si shqiptarët të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të qytetit, ashtu edhe serbët të cilët jetojnë në pjesën veriore dhe që nuk mund të shkojnë në pjesën jugore të qytetit apo pjesë të tjera të Kosovës ku kanë jetuar më parë.


Ajo që ka nisur si një protestë spontane në Mitrovicë është shndërruar në një kryengritje masive, e shndërruar më pas në një revoltë të drejtuar dhe organizuar.


Brenda 12 orësh, ngjarjet në Mitrovicë janë transformuar në sulme të gjera kundër enklavave serbe, dhe përgjigje të armatosura. Vendet e shenjta fetare dhe monumente kulturore serbe janë djegur, dhe ka pasur përplasje të dhunëshme me personelin e misionit të Kombeve të Bashkuara UNMIK, bile edhe me trupat e KFOR.


Pesë vjet pas përfundimit të konfliktit të vitit 1999, ne gjendemi peng i një dhune të egër e cila është zhvilluar pas ngjarjeve në Mitrovicë, dhe ka për synim të detyrojë largimin e serbëve dhe shpejtimin e largimit të UNMIK.


Pesë vjet më pas, ne po mbahemi peng nga ata të cilët – në vitin 1999 – kërkonin të nisnin spastrim etnik si një formë hakmarrje, dhe synonin të shfrytëzonin konfuzionin që rrethonte hyrjen e trupave ndërkombëtare në Kosovë. Kjo është origjina e të gjithë problemit në Mitrovicë, enklavat serbe dhe strukturat paralele të krijuara nga serbët.


Tani ne jemi peng i pasojave të veprimeve të kryera ato ditë të vitit 1999.


Aktet e dhunës, djegia e shtëpive, dhe persekutimi i serbëve në Cagllavicë, Obiliq, Lipjan dhe vende të tjera të Kosovës do të përdoren menjëherë si argumenta për të mbështetur ndarjen territoriale të Kosovës sipas linjave etnike si të vetmen zgjidhje për cështjen e statusit të saj.


Kjo dhunë – tani e drejtuar direkt kundër UNMIK dhe KFOR – mund të na bëjë ne vetëm palë në konfrontim, dhe jo partnerë. Ne asnjëherë nuk do të mundemi të përfundojmë me sukses projektin e fitimit të shtetit të pavarur në këtë mënyrë.


Tani jem peng të një farë paralyze, e cila na bën të mendojmë që ekziston një energji e cila shtyn gjithë këtë rrëmujë dhe do të na cojë ne përpara.


Gjatë 24 orëve të fundit, njerëzit të cilët kanë drejtuar protestat masive e kanë paraqitur veten një herë si veteranë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, dhe herë tjetër si drejtues të studentëve. Dhe gjatë së njëjtës periudhë kohe kemi patur mundësi të shohim aftësinë e tyre organizative, kryesisht nëpërmjet numrit të armëve të cilat janë shfaqur papritmas gjatë atyre të cilave janë quajtur “demonstrime paqësore”.


Nëse jeta jonë institucionale vazhdon të diktohet nga këto figura anonime, natyrisht, që nuk mund të flitet më për një jetë vërtetë institucionale. Cilido i cili ka lexuar deklarimet publike që janë bërë këto ditë do të kuptojë këtë fakt.


Në parlamentin e Kosovës, për shembull, është njoftuar se ishte arritur një konsensus – por askush nuk ka thënë ndonjëherë se cfarë do të bëhej me këtë konsensus, cfarë instrumentash do të ketë ai në dispozicion, dhe kush duhet ta zbatojë atë.


I vetmi rezultat i dukshëm i sesionit të parlamentit ka qenë një vendim për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat. Unë nuk mendoj se kjo mund të jetë një arësye e fortë për të mbledhur një seancë të parlamentit.


Ne jemi gjithashtu peng i qëndrimit arrogant dhe të largët të UNMIK.


Dje, administratori i OKB Harri Holkeri ka akuzuar kosovarët se kanë harruar që ka qenë komuniteti ndërkombëtar që i ka cliruar ata. Duke thënë këtë, ai ka përsëritur një gabim fillestar të bërë edhe nga dy parardhësit e tij. NATO e ka cliruar Kosovën – por gjërat nuk kanë mbaruar aty.


Vendet e NATO-s kanë instaluar një mission të OKB në Kosovë me detyrën për të nxitur vetë administrimin. Megjithatë, tre administrata të UNMIK, përfshirë edhe këtë të tanishmen, nuk kanë arritur shumë rezultate në përmbushjen e mandatit të tyre. Përkundrazi ato janë mbyllur në vetvete, dhe kanë akuzuar gjithënjë e më shumë të tjerët. “Mos harroni se ne ju kemi cliruar!” na thonë ata.


Në të njëjtën kohë ne jemi peng i mungesës së aftësisë së treguar nga udhëheqja kosovare, e cila ka hapur rrugën për sjelljen arrogante të UNMIK.


Dje, për shembull, presidenti Ibrahim Rugova në mënyrë të dukëshme ka dështuar të përballojë një gjendje e cila ka sjellë më tepër dhunë dhe shkatërrim në Kosovë. Përkundrazi, ai ka bërë deklarime në stacionet e radiove të huaja, duke ofruar një kurë të thjeshtë dhe të përgjithëshme – “njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës”. Në momentin që ai fliste NATO po bënte plane për të dërguar më tepër trupa për të kontrolluar gjendjen kaotike.


Ne jemi edhe peng i Beogradit, sepse ai vetëm luan me këtë gjendje. Nëse UNMIK dhe kosovarët nuk mund të mbajnë gjendjen nën kontroll, Beogradi shpreson se kjo do të shërbejë si provë për Këshillin e Sigurimit të OKB-së që Beogradi duhet të lejohet të marrë nën kontroll sovranitetin e Kosovës.


Sot, të premten, ne jemi edhe peng i së djeshmes. Pas dhunës së tmerrshme të së mërkurës, 17 mars, e enjtja duhet të na kishte dhënë disa përgjigje në lidhje me rrugën që duhet të ndjekim. Por në të gjithë Kosovën, dukej se më tepër shpresohej që dita do të kalonte sa më shpejt dhe cdo gjë do të rregullohej.


Eshtë pothuajse një koincidencë e cuditëshme që këto rreshta shkruhen në përvjetorin e pestë të nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë në Paris, nëpërmjet së cilës Kosova ka hyrë në një aleancë me perëndimin e cila ka cuar në clirimin e saj nga ushtria dhe forcat policore serbe.


Veton Surroi është kryeredaktor i gazetës së përditëshme Koha Ditore në Kosovë.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists