KOMENT: SERBIA NUK PO E GJEN ENDE NJË POLITIKAN SI ADENAUER

Serbia ka nevojë për një shkëputje nga e kaluiara, sic ka ndodhur në Gjermaninë e pas luftës në vitin 1945. Por për momentin vendi i ngjan më tepër kaosit gjatë Republikës së Vaimarit.

KOMENT: SERBIA NUK PO E GJEN ENDE NJË POLITIKAN SI ADENAUER

Serbia ka nevojë për një shkëputje nga e kaluiara, sic ka ndodhur në Gjermaninë e pas luftës në vitin 1945. Por për momentin vendi i ngjan më tepër kaosit gjatë Republikës së Vaimarit.

Monday, 21 February, 2005

“Tani ne kemi nevojë për një drejtues karizmatik me vizion të qartë,” më ka thënë një djalosh rreth të njëzetave pas shpalljes së rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. “Për fat të keq një person i tillë nuk ekziston në skenën politike serbe”.

Kjo ka qenë dilema më e madhe për shumë votues kur duhet të vendosnin se për cilin kandidat të votonin.

Nga njëra anë ka shpresa të mëdha, dhe nga tjetra ekziston bindja se asnjë prej kandidatëve nuk ka asnjë mundësi që të përmbushë shpresat e tyre.

Një shenjë e shëndetit të keq të demokracisë së re në Serbi është se duke diskutuar preferencën e tyre për kandidatin e moderuar Boris Tadiq, shumë njerëz më thanë se “të paktën ai nuk është kriminel”.

Me fjalë të tjera, fakti që ai nuk është dënuar për vjedhje, mashtrim apo marrje rrushfeti është bërë në Serbi një vlerë e cila mjafton për të marrë postin më të lartë në vend.

Edhe në një vend të qeverisur mirë në gadishullin skandinav ku kryetarët e shteteve nuk duhet të bëjnë shumë më tepër se të buzësqeshin dhe të përshëndesin me dorë, ky lloj kualifikimi – për të mos qenë vrasës, apo hajdut – vështirë se mund të garantojë zgjedhjen në këtë post.

Problemi është se një vend me probleme të shumta ekonomike dhe politike si Serbia – në prag të falimentimit ekonomik dhe pa asnjë strategji të qartë për zhvillim – ka nevojë për një drejtues i cili të ketë shumë më tepër cilësi sesa të qenit jo kriminel.

Serbia ka nevojë në mos për një Pjetër të Madh, të paktën një farë Konrad Adenauer për ballkanin.

Drejtuesi i parë i pas luftës në Gjermaninë Perëndimore ka bërë shumë më tepër se spastrimin e vendit nga rrënojat e bombardimeve të aleatëve duke shtruar rrugën për “mrekullinë ekonomike” të viteve pesëdhjetë.

Morali i fortë i Adenauer dhe kundërshtimi nga ana e tij e cdo aspekti të së kaluarës naziste ka ndihmuar në rindërtimin dhe rilindjen shpirtërore të Gjermanisë pas dy dekadash gjatë të cilave cdo vlerë patriotike ishte shtrembëruar, shkatërruar dhe abuzuar.

Duke i mbyllur derën vlerave nacionaliste të cilat kishin dominuar shoqërinë gjermane për dekada me rradhë por që e cuan vendin në një katastrofë, ai vendosi vendin në qendër të një projekti krejtësisht të ri – duke ndërtuar një Evropë të re demokratike dhe paqësore mbi rrënojat e së kaluarës.

Shkëputja e plotë nga e kaluara e keqe është simbolizuar më së miri nga vendimi i jashtëzakonshëm për të transferuar kryeqytetin në një qytet të vogël në brigjet e lumit Rin, në Bon.

Është për të ardhur keq kur një komb nuk arrin të shkëputet krejtësisht nga vlerat të cilat nuk e kanë cuar askund – dhe vetëm në varre masive.

Serbia, sic mund të shohë kushdo brenda dhe jashtë vendit, po paguan tani një cmim të lartë për karakterin gjysmak dhe vendimet e marra me gjysëm zemre pas revolucionit në vend.

Më tepër se kurrë, duket se krahasimi i vërtetë ndërmjet Serbisë së vitit 2000 nuk është me Gjermaninë e vitit 1945, por me gjysëm shtetin e ri të vitit 1918, kur monarkia është rrëzuar nga demokratët e dobët dhe të frikësuar të Republikës së Vaimarit.

Ashtu si edhe demokratët në Serbinë e sotme, demokratët gjermanë të viteve njëzet dhe tridhjet kanë qenë një grup politik i përcarë dhe me plot probleme të brendëshme. Më tepër të frikësuar nga akuzat për tradhëti nga e djathta ekstreme, ata zakonisht flisnin për parimet e tyre me gjysëm zëri – dhe në këto raste kryesisht për ndonjë audiencë të huaj.

Kur nuk krijonin koalicione të përkohëshme dhe tepër të paqëndrueshme, ata ziheshin me njëri tjetrin si macja me miun – duke mos e kuptuar rrezikun që i kërcënohej deri sa nazistët i rrëzuan të gjithë në të njëjtën kohë.

Sic tregojnë librat e historisë, në momentin kur ata u larguan nga pushteti, pjesa më e madhe e gjermanëve u gëzuan duke qenë të dëshiruar për stabilitet dhe rregull në qeverisje dhe duke mos carë shumë kokën për idenë e demokracisë.

Gjermanisë iu desh një burrë shteti si Adenauer për të rivendosur idenë e demokracisë – dhe ai ka qenë aq i suksesëshëm në këtë përpjekje saqë demokracia gjermane në këto 50 vjetë të fundit nuk është lëkundur më asnjëherë.

Por Serbia mesa duket nuk e ka gjetur një burrë të tillë shteti, as në rradhët e kandidatëve për president dhe as më gjerë në të gjithë klasën politike.

Një analist serb më ka thënë se klasa politike është një “katastrofë”. Ne nuk kemi as një politikan as të paktën si Ivo Sanader i Kroacisë, i cili të paktën ka arritur të bashkojë vendin e tij rreth projektit për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda dhjetëvjecarit të tanishëm.

Gjendja e tanishme duket e pashpresë.

Përbën ende mister edhe se cfarë do të bëjë kandidati “i moderuar” në zgjedhjet e tanishme për Kosovën, ekonominë, apo të dyshuarit për krime lufte.

Nuk është për t’u habitur që analisti me të cilin kam folur nuk po e priste me padurim fitoren e Tadiq, edhe pse ai mendonte se do të ishte më mirë të fitonte ai se sa një ultranacionalist si Tomislav Nikoliq.

Diagnoza e tij e errët ishte se serbët nuk kanë ndonjë zgjedhje shumë të mirë – ata mund të zgjedhin ndërmjet një “të keqeje të vogël” dhe “një të keqeje edhe më të madhe”.

“Zgjedhja” e tanishme, është ndërmjet largimit të menjëherëshëm nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse zgjidhet Nikoliq – dhe gjendjes tanimë të njohur të kompromisit dhe konfuzionit nëse zgjidhet Tadiq.

Nuk është për tu habitur që shumë serbë parapëlqejnë mesazhin e qartë dhe të thjeshtë të Nikoliq se sa atë të kundërshtarit të tij. Nga njëra anë, cdo gjë është e qartë – nga ana tjetër ka kryesisht mjegull. Nuk është për t’u habitur gjithashtu, që shumë njerëz nuk do të votojnë fare.

Marcus Tanner është redaktor/trajnues i IWPR për Ballkanin.

Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists