KOMENT: PRANIMI I NGJARJEVE TE SREBRENICES

Tani qe Hollandezet kane pranuar rolin e tyre ne masakren e Srebrenices, eshte pikerisht momenti qe edhe ish fraksionet nderluftuese Boshnjake te shohin me ndershmeri krimet dhe ngjarjet qe e kane paraprire kete masaker.

KOMENT: PRANIMI I NGJARJEVE TE SREBRENICES

Tani qe Hollandezet kane pranuar rolin e tyre ne masakren e Srebrenices, eshte pikerisht momenti qe edhe ish fraksionet nderluftuese Boshnjake te shohin me ndershmeri krimet dhe ngjarjet qe e kane paraprire kete masaker.

Raporti zyrtar Hollandez per masakren e Srebrenices, i botuar kete jave, peshon 10 kile dhe eshte 7,600 faqe i gjate - kjo do te thote rreth nje faqe per cdo Musliman te vrare ne masakren e Korrikut te vitit 1995. Raporti pason nje raport Francez dhe nje raport te OKB-se per kete ngjarje. Tani eshte rradha e ish paleve nderluftuese ne Bosnje, Serbeve dhe Muslimaneve, te pergatisin raportin e tyre?


Per sa i perket Hollandezeve, raporti i tyre eshte ndoshta fjala e fundit mbi masakren me te madhe ne Europe qe prej Luftes se Dyte Boterore. Ai pranon nje pjese te pergjegjesise per masakren, por te mbijetuarit ne Srebrenica dhe aktivistet Hollandez te cilet kane punuar per kete raport jane te zhgenjyer.


Aresyeja eshte se raporti nuk paraqet pergjegjesine per parandalimin e masakres te rreth 200 ushtareve Hollandez te cilet ishin ngarkuar te ruanin "zonen e sigurte" te percaktuar nga OKB-ja. Por raporti gjithashtu nuk i shkarkon forcat Hollandeze nga pergjegjesia.


Megjithate, per shume njerez ai nuk eshte nje raport i plote sepse ai nuk paraqet pikpamjet "politikisht korrekte" per ata te cilet kane qene pergjegjes te kesaj katastrofe.


Ne fakt, ai thote se ne fillim ka qene korrektesa politike, e cila i coi Hollandezet ne kete katastrofe. Raporti thekson se ne vitin 1993 "nje kombinim i motivimit humanitar dhe ambizjeve politike" ka bere qe qeveria e tyre te ofroje trupa per t'u derguar ne enklaven Muslimane.


Ne kete pike, ai permend disa fakte te njohura: mandati ka qene i paqarte dhe nuk ka ekzistuar nje paqe per tu ruajtur. Por Hollandezet nuk kane marre informacion per situaten ne terren nga parardhesit e tyre Kanadeze dhe me arrogance kane refuzuar pajisjet e zbulimit te ofruara nga SHBA, te cilat do ti kishin lejuar atyre te pergjonin komunikimet ne radio te ushtarakeve te Muslimaneve te Bosnjes dhe Serbeve. Si rezultat ata nuk kishin "veshe".


Natyrisht, raporti ia hedh fajin kryesor per masakren ne shpatullat e njerezve te cilet kane qene fajtoret e vertete - Gjenerali Ratko Mlladiq dhe njerezit e tij. Por raporti gjithashtu e bene te qarte se marredheniet ndermjet Hollandezeve dhe forcave te Muslimaneve te Bosnjes kane qene shume te keqia sepse keta te fundit sulmonin Serbet nga enklava dhe pastaj fshiheshin pas pozicioneve te Hollandezeve.


Eshte i rendesishem fakti qe raporti nuk gjen lidhje ndermjet autoriteteve ne Beograd dhe masakres, gje e cila do te jete nje lehtesim per Sllobodan Millosheviqin, i cili akuzohet edhe per rolin e tij ne Srebrenica. Raporti gjithashtu thekson se perfshirja e drejtuesit politik te Mlladiq Radovan Karaxhiq eshte "e paqarte".


Keto rezultate jane te rendesishme sepse, pas kaq shume vjetesh hetime Hollandezet nuk mund te lidhin Millosheviqin dhe Karaxhiqin me masakren, dhe eshte e veshtire te shihet sesi gjykata e krimeve te luftes mund te ngreje akuza te qendrueshme ndaj ketyre dy njerezve per ceshtjen e Srebrenices.


Me e diskutueshmja eshte ajo qe ka ndodhur ne Potocari, ne bazen e Hollandezeve, e cila eshte permbytur nga disa dhjetra mijera Muslimane. Hollandezet kane pasur friken e nje katastrofe humanitare dhe, per shkak te situates dhe numrit te larte te njerezve, kane pasur frike se do te shkaktohej nje "banjo gjaku" nese do t'u rezistonin Serbeve.


Ne qender te kesaj ceshtjeje ka qene fakti qe Hollandezet mendonin se ndersa do te mund te kishte disa te vrare, ata nuk kane parashikuar nje masaker masive.


Megjithate, ndersa ata jane bere koshiente per vrasjet, komunikimi eshte nderprere. "Nje aresye ka qene stresi i madh ndaj te cilit jane ekspozuar anetaret e batalionit Hollandez," thuhet ne raport. "Ne disa raste, shqetesimi per mbijetesen e vete trupave Hollandeze nga ky ferr mund te kete qene me i rendesishem sesa fati i burrave Muslimane te cilet i kishin veshtiresuar aq shume gjerat per batalionin Hollandez".


Ne pjesen e fundit te raportit, ushtaraket Hollandez goditen per shkak se ata jane perpjekur te mbulojne faktet dhe se ata nuk kane informuar sakte qeverine e tyre.


Kete vit do te jete pervjetori i shtate i masakres dhe te mbijetuarit jane te zhgenjyer nga raporti. Por eshte e lehte te luhet loja e pelqyeshme e ish Jugosllavise ku faji i hidhet te tjereve per gjerat e keqia te kryera dhe nuk merret asnje pergjegjesi mbi veten. Fakti eshte se ne rastin e Srebrenices te huajt tashme a kane marre persiper pjesen e tyre te fajit.


Srebrenica eshte nje njolle ne koshiencen Hollandeze dhe do te vazhdoje te jete per shume kohe ne te ardhmen. Por Hollandezet nuk kane kryer ndonje masaker! Perndryshe ne biografine e re te Sllobodan Millosheviqit ne Anglisht te shkruajtur nga gazetari Serb Slavoljub Djukiq, e cila eshte natyrisht edhe nje tregim per luften, Srebrenica nuk eshte konsideruar e rendesishme as te permendet!


Pra te perpiqemi te mos humbasim faktet. Masakra nuk eshte kryer nga ushtaret Hollandez, ajo nuk eshte kryer nga OKB. Ajo eshte kryer nga ushtaret Serbe te Bosnjes nen urdherat e Gjeneralit Ratko Mlladiq. Gjate gjithe luftes ushtria e tij e mbeshtetur nga autoritetet e Millosheviqit dhe topat kane goditur Srebrenicen nga bregu Serb i lumit Drina. Po ashtu, gjate rrethimit, disa qindra civile Serbe jane vrare nga komandanti i enclaves, Naser Oriq, dhe trupat e tij. Fakti me famekeq per kete eshte sulmi ndaj fshatit Kravica, ne diten e Pashkes ortodokse ne vitin 1993.


Kete vit do te jete pervjetori i shtate i masakres. Hollandezet, Francezet dhe OKB tani i kane perfunduar raportet e tyre, keshtu qe une sugjeroj qe ka ardhur koha qe autoritetet e Republika Srpska, Federates Boshnjake dhe Jugosllavise te perfundojne raportet e tyre. Natyrisht, ky sugjerim mund te hidhet poshte si dicka e pavlere, por le ti shohim gjerat seriozisht...


Eshte nje fakt i pranuar se nje nga faktoret qe cuan ne shkaterrimin e Jugosllavise ka qene se krimet e tmerrshme qe kane ndodhur gjate Luftes se Dyte Boterore jane fshehur nen nje petk misteri, ku ato kane qendruar per pothuajse nje gjysem shekulli. Boshnjaket dhe ish Jugosllavet e tjere nuk duhet ta bejne kete gabim perseri.


Te huajt mund te shkruajne dhjetra mijera raporte dhe ata mund te nenshkruajne ceqe ndihme per miliona dollare...por ne fund te fundit Boshnjaket dhe te gjithe te tjeret ne ish Jugosllavi duhet te qendrojne me kembet e tyre dhe te mos vazhdojne te fajesojne te huajt, apo si Djukiq te injorojne krejtesisht pjeset e shemtuara te historise.


Nuk ka diskutim se Ratko Mlladiq dhe njerezit e tij kane pergjegjesi per masakren por kjo nuk do te thote qe Muslimanet e Bosnjes nuk duhet te shohin pas dhe te pranojne disa krime te kryera nga forcat e tyre gjate rrethimit. Pra, tani eshte rradha juaj. Na njoftoni kur te keni perfunduar raportet tuaja!


Tim Judah eshte autori i librit Serbet: Historia, Miti dhe Shkaterrimi i Jugosllavise.


Frontline Updates
Support local journalists