Haga I Ben Presion Beogradit Per Deshmitaret
Ne prag te gjyqit ndaj Sllobodan Millosheviqit, Beogradi duket i gatshem te dorezoje disa deshmitare te rendesishem.
Haga I Ben Presion Beogradit Per Deshmitaret
Ne prag te gjyqit ndaj Sllobodan Millosheviqit, Beogradi duket i gatshem te dorezoje disa deshmitare te rendesishem.
Serbia po pergatitet te dorezoje disa te dyshuar per krime lufte ne gjykaten e Hages perpara gjyqit te Sllobodan Millosheviqit.
Sipas nje zyrtari te larte te qeverise se Beogradit, dy nga te akuzuarit perballen me akuza per krime lufte te kryera ne Kosove ne vitin 1999.
Dorezimi i ketyre personave pritet te vonoje hapjen e gjyqit ndaj Sllobodan Millosheviqit i planifikuar te fillonte me 12 Shkurt, ne menyre qe te gjithe te akuzuarit te dalin para gjyqit ne te njejten kohe.
Ish zevendeskryeministri Nikola Sainoviq dhe ish ministri i brendeshem i Serbise Vlajko Stojiljkoviq, te cilet figurojne si bashkepunetore te Millosheviqit ne akuzen e gjykates, sipas nje burimi te IWPR-se, mund te ekstradohen javet e ardheshme.
Nje kandidat tjeter i mundeshem per ekstradim, megjithese nuk perfshihet ne listen e personave te akuzuar, eshte ish shefi i sherbimeve sekrete te Millosheviqit, Rade Markoviq, i cili momentalisht ndodhet i burgosur ne Beograd i akuzuar si organizator i disa vrasjeve politike.
Deshmia e Markoviq mund te jete teper e rendesishme sepse ai ka qene faktikisht komandant i sherbimeve shteterore te sigurimit ne Kosove ku benin pjese edhe Beretat e Kuqe, te cilat konsiderohen si pergjegjes per krimet me te renda ne Kosove. Eshte ne interesin e tij te deshmoje sepse ai momentalisht eshte nen hetim nga gjykata dhe ndoshta mund edhe te akuzohet zyrtarisht.
Gjykata eshte e vendosur te forcoje akuzen e saj ndaj Millosheviqit dhe mendon se deshmite e ketyre njerezve do te ndihmojne ne lidhjen e ish presidentit me krimet.
Millosheviq momentalisht akuzohet per vrasjen e 900 Shqiptareve te Kosoves, debimin e rreth 800,000 Kosovareve dhe krime te tjera ndaj njerezimit.
Sainoviq konsiderohet nje deshmitar kryesor per faktin se ai ka qene efektivisht pergjegjes per politiken ne Kosove ndermjet viteve 1998 dhe 1999. Duke qene se ka pasur komunikim direkt me njesite e policise dhe ushtrise gjate spastrimit etnik te Kosoves, ai e di se kush ka dhene keto urdhera dhe ne baze te cfare autoriteti.
Ai dhe Stojiljkoviq kane qene perkrahesit kryesor te politikes se linjes se ashper ne Kosove dhe te dy keta kane luajtur nje rol te rendesishem ne vendimin dhe nisjen e fushates ushtarake ndaj provinces. Te dy kane hedhur poshte zerat se ata do te deshmojne kunder Millosheviqit.
"Askush nuk ka folur me mua per kete ceshtje, dhe une nuk kam asgje per te thene kunder Presidentit Millosheviq," ka thene Stojiljkoviq per agjensine e lajmeve Beta ne Beograd me 11 Janar.
Markoviq nuk ka dhene asnje shenje nga qelia e tij e burgut nese ai do te deshmoje apo jo. Megjithate, hetuesit e gjykates e kane takuar ate disa here. Sipas avokatit te tij, Dushan Matiq, vizita e fundit ka qene me 21 Janar.
"Ata kane folur mbi gjithshka qe ka ndodhur gjate periudhes qe ai ka drejtuar sherbimin e sigurimit," ka thene Masiq.
Numri i vizitave tregon se hetuesit mund te perpiqen te arrijne nje fare marreveshje me Markoviq ne shkembim te deshmise se tij. Ne te vertete, negociatat me deshmitaret nuk perjashtohen, ka thene zedhenesja e zyres se prokurorit te pergjitheshem te gjykates, Florence Hartman.
Nese negociatat me deshmitaret konsiderohen si nje mundesi, Hartman ka thene se gjykata ka perjashtuar cdo negociate me qeverine pavaresisht deshires dhe nevojes se madhe te Hages per bashkepunim. Por burime te rendesishme te qeverise ne Beograd thone se kjo nuk eshte e vertete.
Nje anetar i rendesishem i koalicionit qeveritar DOS ne Jugosllavi ka thene per IWPR-ne se gjykata eshte aq e vendosur te paraqese keta tre deshmitare, saqe ajo ka perforur edhe taktikat e presionit. Burimi ka pershkruar se si prokurori i Hages Geofrey Nice eshte takuar ne menyre te fshehte me kryeministrin Serb Zoran Gjingjiq me 18 Janar.
Sipas ketij burimi, Nice ka kercenuar Gjingjiq me mundesine e rivendosjes se sanksioneve nese Jugosllavia nuk ekstradon te dyshuarit.
Pas takimit me Nice, kryeministri Serb eshte takuar me drejtuesit e koalicionit qeveritar. Megjithate, nuk eshte marre asnje vendim, ndersa me i rendesishmi ne kete grup - presidenti Jugosllav Vojisllav Koshtunica - e kundershton me force dorezimin e ketyre njerezve.
Koshtunica nuk ka deshire te mbeshtese asnje ekstradim deri sa te miratohet nga parlamenti federal ligji i cili lejon bashkepunimin me Hagen.
Por, sic ka ndodhur me Millosheviqin, Gjingjiq mund te ndermarre ndonje hap edhe pa miratimin e tij. Ne fakt, ai e ka bere me te lehte situaten per veten e tij duke e transferuar vendimin per ekstradimin e personave nga Serbia, prej nje niveli federal ne nje republikan ku ai ka nje autoritet te padiskutueshem.
Edhe nese keta deshmitare te rendesishem per ndonje aresye nuk ekstradohen, sipas burimeve te IWPR-se, akuza ne Hage ka tashme gjashte persona dikur te afert te Millosheviqit te cilet do te deshmojne kunder tij. Megjithate, deshmite e tyre do te kene me pak rendesi se sa ato te dy njerezve te akuzuar si bashkepunetore te ish presidentit.
Tanime kane filluar edhe spekullimet rreth identitetit te ketyre gjashte deshmitareve te mundeshem. Nje burim prane ekipit mbrojtes te Millosheviqit ne Beograd thote se nje prej tyre eshte Zoran Liliq, ish presidenti Jugosllav gjate periudhes 1993-1997.
Persona te tjere te cilet mund te deshmojne jane presidenti i tanishem i Serbise Milan Milutinoviq i cili eshte gjithashtu i akuzuar per ngjarjet ne Kosove, dhe shefi i shtabit te ushtrise Jugosllave Nebojsha Pavkoviq. Ky i fundit ka qene edhe kreykomandant i forcave ne Kosove ne periudhen kur jane kryer krimet.
Ende nuk dihet se deri ne cfare mase deshmite e tyre mund t'u vlejne prokuroreve. Liliq, ne ate periudhe, ka humbur me shpejtesi bazen e tij te pushtetit. Ne vend qe ai te kontrollonte gjendjen ne vend, ai ka qene perfshire ne udhetime sekrete diplomatike neper Europe, ndersa ne Kosove kryeheshin krime.
Vete Milutinoviq ka thene per te perditeshmen e Beogradit Blic ne fund te vitit te kaluar se, pavaresisht se ai ka qene president, ai nuk ka luajtur ndonje rol te rendesishem ne ngjarjet e asaj kohe.
Edhe nese permbushen deshirat e gjykates dhe deshmitaret kryesore paraqiten ne Hage, kjo nuk garanton qe ata do te kene deshiren te bashkepunojne me prokuroret.
Zheljko Cvijanoviq punon per te perditeshmen Blic te Beogradit dhe eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR-se.