Grushit I Hekurt Ne Serbine Jugore

Gazetaret, aktivistet e te drejtave te njeriut dhe politikanet e opozites ne Serbine e jugut jane burgosur ose mobilizuar ne ushtri gjate fushates se bombardimeve te NATO-s - dhe shtypja duket se do te vazhdoje.

Grushit I Hekurt Ne Serbine Jugore

Gazetaret, aktivistet e te drejtave te njeriut dhe politikanet e opozites ne Serbine e jugut jane burgosur ose mobilizuar ne ushtri gjate fushates se bombardimeve te NATO-s - dhe shtypja duket se do te vazhdoje.

Thursday, 10 November, 2005

Edhe me perpara se NATO-ja te niste sulmet ajrore ndaj Jugosllavise, Leskovac dhe Vranje, dy qytete ne Serbine jugore, kane qene me fame te keqe per menyren ne te cilen autoritetet kane mbytur zerat kundershtues.


Ne vazhdim te fushates se bombardimeve nje numer i madh burrash u mobilizuan dhe e gjithe opozita e mundeshme u detyrua te heshte - dhe do te duhet me shume se perfundimi i luftes qe te mbizoteroje nje ambjent me i hapur dhe i lire ne kete zone.


Vranje dhe Leskovac jane dy nga qytetet me te varfera ne Serbi - paga mujore mesatare perpara luftes ka qene 50 Marka Gjermane (27 USD) ne muaj - dhe televizioni shteteror ka qene gjithmone mas media kryesore, ne mos e vetmja. Qarkullimi i shtypit te pavarur ka qene minimal.


Ne keto rrethana, nuk eshte per t’u habitur qe Partia Socialiste e Slobodan Miloshevicit ne pushtet ka fituar te gjitha zgjedhjet qe prej vitit 1990. Per me teper, cdo njeri qe ka guxuar te kundershtoje autoritetet lokale ka rrezikuar te merret ne pyetje nga policia sekrete, te pushohet nga puna dhe ne disa raste edhe te futet ne burg.


Per te detyruar opoziten te heshte, autoritetet kane zbatuar me shume force ligjin mbi informacionin publik ne periudhe paqeje, si edhe dekretet e jashtezakoneshme te shpallura nga qeveria Serbe gjate periudhes se luftes.


Viktimat me te njohura te kesaj shtypjeje kane qene Dobrosav Nesic, kryetar i Komitetit per te Drejtat e Njeriut ne Leskovac, dhe Vojkan Ristic, nje gazetar i vjeter i ish te perjaveshmes se pavarur Nasa Borba, dhe pas mbylljes se saj, korrespondent ne Vranje per te perditeshmen e Beogradit Glas Javnosti.


Dobrosav Nesic eshte liruar nga burgu i Leskovacit ne 7 Qershor pasi ka vuajtur aty nje denim prej nje muaj qe i eshte dhene atij me 21 Janar ne kuader te ligjit per informacionin publik.


Redaktori i nje reviste te permuajshme te pavarur te quajtur Te Drejtat e Njeriut, Nesic kishte botuar nje tekst nen titullin e madh “Te Shkruash si te Gjithe Njerezit e tjere Normal” ne te cilin ai kritikonte menyren e veprimit te medias lokale ne Leskovac. Pervec denimit 30 ditor te Nesic, Komiteti per te Drejtat e Njeriut, botuesi i revistes, u gjobit me shumen 17,000 Marka Gjermane (9,140 USD).


Pas lirimit te tij, Nesic tha: “Edhe ne burg, Une kam vazhduar te flas kunder regjimit te Slobodan Miloshevicit i cili po shkaterron te gjithe popullin. Ata me futen ne rregjim izolimi dhe me detyronin te beja punet me te renda.


“Nje here edhe me kane rrahur. Me goditen ne stomak dhe ne koke, dhe une peshtyva gjak nga goja. Une u thashe se ata me kishin marre lirine, por jo dinjitetin. Une kam bere per vete edhe shume te denuar te tjere te cilet jetojne ne kushte mizore dhe trajtohen ne nje menyre kafsherore.”


Vezhgues te pavarur e konsiderojne gjoben ndaj Komitetit per te Drejtat e Njeriut dhe denimin me burg te Nesic si nje ndeshkim per perpjekjet e tyre per te organizuar nje dialog Shqiptaro-Serb mbi Kosoven. Autoritetet e kane interpretuar kete dialog si nje “tradheti te interesave kombetare”.


Per shkak te gjobes dhe te denimit me burg, Te Drejtat e Njeriut ka ndaluar botimin. Megjithate, Nesic thote se ai tani po pergatit nje numer te ri “me qellim qe te informoje qytetaret e Serbise jugore per ate qe po bejne autoritetet ne emer te tyre dhe pasojat tragjike qe kjo bart me vete.”


Shtypi i pavarur ne Vranje eshte zhdukur menjehere pas fillimit te sulmeve ajrore te NATO-s. Te gjithe anetaret meshkuj te dhomes se lajmeve te se perjaveshmes Novine Vranjske menjehere u mobilizuan nen arme dhe, pavaresisht nga marreveshja e paqes, akoma nuk jane cmobilizuar. Si rezultat, gazeta nuk eshte botuar qe prej tre muajsh.


Gazetari nga Vranje, Vojkan Ristic, kaloi nje muaj deri ne daten 27 Maj ne burg. Krimi i tij, qe meritoi nje denim te tille, ishte se ai nuk kishte ndryshuar vendin e tij te banimit ne dokumentin e tij te identifikimit - gje e cila ishte bere vetem me gjashte dite vonese.


Gjyqtari i rrethit, gjate dhenies se denimit per Ristic, tha se pervec njoftimit te policise dhe ligjit te luftes, ai kishte pasur para sysh edhe “interesat e sigurise se vendit”.


Vezhgues te pavarur dyshojne se arsyeja e vertete per burgosjen e Ristic eshte hetimi i tij gazetaresk qe ka filluar rreth nje vit me pare rreth njoftimeve per veprime korrupsioni ne degen lokale te Partise Socialiste ne pushtet, te kryesuar nga Zevendes Kryeministri Serb Dragomir Tomic.


Lexuesit me te kujdeseshem te artikujve te tij duket se kane qene anetaret e policise sekrete te cilet e kane marre ate ne pyetje per 15 ore me rradhe ne Shkurt dhe e kane keshilluar me “kujdes” te “mos shkruaje me rreth Tomic”. Denimi me burgim mendohet te kete qene pasoja e mos ndjekjes nga ana e tij e kesaj keshille.


Pas lirimit te tij, Vojkan Ristic nuk ka pranuar te flase rreth trajtimit te tij ne burg, por ka thene se do te vazhdoje shkrimet e tij hetuese sapo ligjet e vendosura ne kohen e luftes qe pengojne lirine e shtypit te hiqen.


Media e pavarur ne Serbine jugore nuk kane qene te vetmet viktima te fushates se bombardimeve te NATO-s. Pervec ngacmimeve dhe thirrjes nen arme te gazetareve, autoritetet kane mobilizuar sistematikisht anetaret kryesore te partive te opozites, duke i kercenuar ata se do te dergoheshin ne front.


Anetaret e Partise Demokratike kane pasur me teper probleme, vecanerisht pasi media e regjimit akuzoi udheheqesin e tyre Zoran Djindjic se eshte nje “tradhetar dhe mercenar i huaj”.


Nje anetar i rendesishem i komitetit ekzekutiv te partise ne Leskovac, i cili deshironte te mbetej anonim, tha se ai kishte marre telefonate kerceuese dhe se ishte ofenduar ne rruge nga aktiviste te Partise Socialiste.


“Kur filloi lufta, regjimi vendosi te levizte kunder nesh. Drejtori i institucionit ku une punoj, i cili eshte anetar i udheheqjes se larte te Partise Socialiste, me pushoi nga puna dhe me la pa asnje mundesi per te jetuar.


“Gjera te ngjashme u kane ndodhur edhe aktivisteve te tjere opozitare dhe pjestareve te familjeve. Ne jetojme nen friken e raprezaljeve te tjera,” tha ai.


Ne fund te muajit Maj, disa here me rradhe disa dhjetra protestues jane mbledhur per te demonstruar kunder mobilizimit te burrave te te gjitha moshave ne Leskovac dhe zonat perreth. Policia ka shperndare demonstrimet duke perdorur shkopinj gome dhe ka arrestuar disa protestues per te mundur te zbulojne se kush ka qene organizator i tyre.


Demonstruesit besojne se politikani kryesor i Partise Socialiste ne kete rajon, Zivojin Stefanovic, ka urdheruar mobilizimin e deri 50,000 njerezve nga Leskovac dhe zonat perreth me shpresen se do te shperblehet me postin e ambasadorit te Jugosllavise ne Bullgari.


Stefanovic tani eshte gjithnje i rrethuar me trup roja nga agjensia e mbledhjes se borxheve qe i perket te dyshuarit famekeq per krime lufte dhe gangsterit Zeljko (“Arkan”) Raznatovic. Edhe ne se lufta ka mbaruar, struktura e pushtetit brenda Serbise mbetet e njejta.


Autori eshte nje gazetar i pavarur nga Serbia jugore identiteti i te cilit nuk behet i ditur.


Serbia, Kosovo
Support our journalists