Duke Shtypur Median
Regjimi i Milloshevicit por aplikon masa drastike per te kontrolluar mediat Serbe
Duke Shtypur Median
Regjimi i Milloshevicit por aplikon masa drastike per te kontrolluar mediat Serbe
E ndersa hendeku midis realitetit dhe versionit zyrtar te ngjarjeve sa vjen e behet me i madh ne Serbi, shume rralle kalon nje jave, per ndonje gazetar apo media qe nuk e peson nga autoritet apo edhe miqte e tyre.
Ndermjet pasojave me te fundit te ligjit dragonian te informacionit ne Serbi, jane botimet e pavarura dhe stacionet, ane e mbane vendit.
Per shembull, ne hapesiren e tre diteve, ndermjet 9 dhe 11 Shtatorit, gjykatat gjobiten gazeten e perjaveshme Cacak, te Cacanskit, me gje gjobe prej 400.000 dinaresh (34,000 marka Gjermane) ne dy pagesa. Duke patur parasysh kushtet aktuale te Serbise, gjoba te tilla mund ta nxjerin gazetn jashte biznesit.
Drejtori i gazetes, Stojan Markovic eshte urdheruar qe te paguaje 350,000 dinare (30,000 marka Gjermane), dhe editori Vesna Stepanovic 50,000 dinare (4,000 marka Gjermane). Çuditerisht, qe te dy jane gjobitur per te njejtin shkak, publikimin e nje deklarate te nje dege te Levizjes per Rringjalljen e Serbise (SPO) te Vuk Draskovicit, e cila kritikonte shefin e policise finanaciare te Cacakut, Nikola Pavicevic, per parregullsi.
Medjithese udheheqesit e SPO-se, premtuan qe do te shkonin ne gjyq per te shpjeguar deklaraten e tyre dhe per te dhene prova ne mbeshtetje te deklarates, ata nuk u paraqiten ne gjyq.
Ne Beograd, dy gazetaret, Radmila Ognjenovic dhe Sonja Curic, editori i fund-javes, Vukota Corovic dhe krye-redaktori Pero Simic te te perditeshmes Novosti, u morren ne pyetje nga policia, pasi guxuan te botonin nje artikull mbi renien e vleres se dinarit Jugosllav ne tregun e zi, ne 12 Shtator.
Ne 11 Shtator ne Kraljeveo, u vodhen paisjet transmetuese prone e stacionit lokal te opozites, radio Globus, dhe gjithashtu u shkaktuan deme prej mijera markash Gjermane gjate vjedhjes me dhune.
Meqenese paisjet me te shtrenjta nukishin prekur, punonjesit besojne se kjo ishte nje perpjekje e autoriteteve per ti mbyllur gojen stacionit, i cili ritransmeton programet e stacioneve te huaja, ndermjet te cileve edhe te Radios Europa e Lire e Zeri i Amerikes. Hajdutet nuk jane kapur akoma.
Pasi arriti te mundte Partine Socialiste Serbe te Milloshevicit, ne zgjedhjet e 1996, Koalicionmi Zajedno (Bashkimi) eshte ne pushtet ne Kraljevo. Qe prej marrjes se pushtetit, ka patur konflikte te shumta brenda koalicionit midis SPO-se dhe Partise demokratike te Zoran Djindjicit.
Mbremjen perpara vjedhjes, Radio Globus kishte nje program me telefonata, ku telefonuesit po benin nje liste me deshtimet e SPO-se dhe e akuzuan partine se po perpiqej qe ta vinte median nen kontrollin e saj.
Ne Kikinda, nje qytet ne Vojvodine, rreth 100 km ne veri te Beogradit, edhe gazeta e pavaruar Kikindske eshte hedhur ne gjyq bazuar ne ligjin e informacionit.
Çeshtja gjyqesore kunder editorit te gazetes Zeljko Bodrozic dhe botuesit te saj Dusan Francuski, u kerkua nga editori i nje tjeter gazete lokale, Komuna, I cili punon gjithashtu edhe per Radio Televizionin shteteror Serb.
Ai argumentoi se ai ishte etiketuar si paranoiak lufte dhe genjeshtar ne artikujt e botuar ne Kikindske, nen titujt: "Fiksimet Paranoiake" dhe "Reminishencat". Por sidoqofte, ne kete rast, akuzat u hodhen poshte.
Ne Sokobanja nje qytet 200 km ne jug-lindje te Beogradit, redaktori i stacionit lokal televiziv, Nebojsa Ristic ka qene ne burg gjate tre nuajve te kaluar ne zbatim te sentences nje vjeçare per shperndarje te informacionit te pa vertete.
Gjate bombardimeve, Ristici vendosi nje poster ironik ne dritaren e zyres, ku shkruhej, "Shtyp i Lire - Made in Serbia", duke protestuar kunder mbylljes ne dy raste te stacionit te tij televiziv.
Nje arme tjeter eshte edhe teknologjia. Te shtunen, ishin interferencat ato qe bllokuan disa nga transmetimet e TV Studio B te Beogradit, intervistat me ish guvernatorin e Bankes Kombetare Jugosllave, Dragoslav Avramovic, kandidatin per Kryeminister te Aleances per Ndryshime ne nje qeveri te mundeshme tranzitore. Sipas raportimeve te stacionit, qytetaret e Beogradit dhe te disa pjeseve te Serbise nuk munden ta shihnin programin per shka se kanalet 49 dhe 53 ne UHF kishin "nderpresa te fuqishem".
Shqetesimi kryesor i shume gazetareve, eshte se shtimi i presionit mbi mediat e pavarura eshte shtuar nga mediat e kontrolluara nga shtetit, menjhere pas nje artikulli te te perditeshmes se Beogradit Politika Ekspres, ne 6 Shator ku sulmonte te perjaveshmen e pavarur NIN.
Sulmi ishte si nje pergjigje e nje inetrviste te NIN-it me liderin e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, Hashim Thaci, nen titullin "Une jam Nene Tereza", nje kuatim direkt i Shqiptarit.
Stafi i NIN-it, dhe veçanerisht kryeredaktori i saj u akuzuan per, "bashkepunim me armiqte e Serbise", dhe "per barazim te viktimave me egzekutoret", ndersa po punojne per "destabilizimin e shtetit dhe shkaterimin e popullsise Serbe".
Ne fund te Marsit te ketij viti, me fillimin e fushates se bombardimeve te NATO-s, Politika Ekspres botoi nje artikull (nga i njejti gazetar, Miroslav Markovic), me permbajtje pothuajse identike. Atehere, ajo i drejtohej, te perditeshmes se pavarur Dnevni Telegraf dhe redaktorit te saj Slavko Curuvija.
Per gjashte muaj perpara artikullit, Curuvija kishte qene nje nga njerezit kryesore pjesemarres ne nje fushate kunder rregjimit. Gazeta e tij eshte gjobitur ne menyre te perseritur; paisjet i jane konfikuar; i eshte mohuar e drejta e printimit ne Serbi dhe keshtu qe deri tani eshte printuar ne Mal te Zi dhe ka hyre fshehurazi ne serbi.
Nje jave pas daljes se artikullit ne Potlika Ekspres, Curuvija - i cili tashme e kishte mbyllur gazeten pasi nuk donte te punonte per censuren - u vra ne hyrje te nderteses ku banonte.
Akoma sot, hetimet zyrtare rreth vrasjes se Curuvijes nuk kane gjetur ndonje piste, me rezultatin e peshperitjeve ne Beograd, ku besohet se vrasja ishte urdheruar nga autoritetet me qellim qe te frikesojne dhe te disiplinojne median e pavarur.
Vlado Mares eshte nje kontribues i rregullt i IWPR-se nga Beogradi.