BULLGARI: HETUESIT E FUQISHËM RREZISTOJNË NDAJ NDRYSHIMEVE

Degët hetuese të gjyqësisë kanë autoritet të tepërt, me pak kontroll politik dhe civil të veprimeve të tyre.

BULLGARI: HETUESIT E FUQISHËM RREZISTOJNË NDAJ NDRYSHIMEVE

Degët hetuese të gjyqësisë kanë autoritet të tepërt, me pak kontroll politik dhe civil të veprimeve të tyre.

Reformat gjyqësore janë themelore për anëtarësim të Bullgarisë në Bashkim Evropian, por derisa dita e antarësimit po afrohet, Brukseli po humb durimin me ritmin e ngadalshëm të ndryshimeve.

Kritikët akuzojnë gjyqësinë e Bullgarisë – posaçërisht shërbimin hetues kaotik dhe kryeprokurorin e fuqishëm – për abuzim të autonomisë së konsiderueshme të ofruar nga kushtetuta e vendit, dhe për bllokimin e çdo tentimi për reforma të mirëfillta.

Politikanët, në ndërkohë, janë ngujuar në tentimet e dështuara të rindërtimit dhe ende nuk mund të pajtohen se si të përmirësojnë sistemin në ballafaqim me opozitë të fuqishme nga gjyqësia.

Të akuzuar nga disa anë për humbje të kohës së çmueshme, Bullgaria nuk është më afër zgjidhjes tani se sa ishte në vitin 1998, kur Brukseli nxorri përfundimin se sfidat kryesore për anëtarësim ishin “transformimi i … sistemit [gjyqësor],” posaçërisht i institucioneve hetuese.

Mungesa e progresit në këtë fushë të rëndësishme ka shtyer Komisionin Evropian të kërcënoj Bullgarinë me vonesë të anëtarësimit – për momentin e caktuar në vitin 2007 – prej një vit, nëse ndryshime të rëndësishme nuk arrihen.

“Reformimi i përgjithshëm i gjyqësisë është një nga çështjet më të rëndësishme të mbetura në pregaditjen e Bullgarisë për antarësim në BE,” një burim i BE-së në Bruksel deklaroj për Raportin e Krizës për Ballkan, BCR.

Në thelb të problemit janë tri institucionet autonome të cilat hetojnë krimet në Bullgari – kryprokurori, policia dhe një grup i veçantë i quajtur Shërbimi Kombëtar Hetues, NIS, një ekip i gjykatësve hetues të cilët hetojnë krime serioze si terrorizmi dhe shkeljet ligjore nga zyrtarët e lartë të shtetit.

Por një nga problemet është se Brukseli nuk i ka sygjeruar Bullgarisë se si të reformohen këto institucione.

Yonko Grozev, avokat në Komitetin Bullgar të Helsinkit, përshkruan këto tri institucione si “burokraci autonome vetqeverisëse” dhe i akuzon ato për bllokim të reformave gjyqësore.

Kushtetuta e re ka obliguar kodin penal të ndajë detyrat hetuese në mes të këtyre institucioneve. Por kjo marrëveshje dështoj, duke rezultuar në përgjegjësi të dyfishta dhe të padefinuara si dhe mungesë të komunikimit në mes të degëve.

Hetuesit e ministrisë së brendshme hetojnë rreth 95 përqind të rasteve në Bullgari, dhe vetëm rreth 5 përqind të rasteve më të ndërlikuara dërgohen në NIS. Edhe pse kryeprokurori, Nikola Filchev, rallë herë involvohet në etapat e hershme të procesit hetues, ai ka të drejtë të kryejë hetime të tjera pasi që rasti t’i dorëzohet atij nga policia apo NIS.

Vetëm kur është i kënaqur me fakte kryeprokurori lëshon aktakuzën dhe dërgon rastin në gjykatë, e cila gjithashtu ka të drejtë të kthej rastin prapa për më shumë hetime nëse mendon se më shumë punë mbetet për tu bërë.

Ky proces i ndërlikuar, i cili vonon disa raste me vite, është bërë i mundshëm nga kodi i tanishëm penal i Bullgarisë, i cili nuk përcakton afate kohore për institucionet e involvuara në përbushjen e hetimeve dhe lëshimin e aktakuzave.

Një burim i Brukselit i tha BCR se sistemi i tanishëm paragjyqësor në Bullgari shpesh nuk i mundëson të dyshimtëve të drejtën për “një seancë të drejtë gjyqësore brenda një kohë të arsyeshme.”

Tri degët e gjyqësisë bullgare mbikqyren nga nga 25 antarët e Këshillit Suprem Gjyqësor, SJC, të cilët përfshijnë akademikët juridik, gjykatësit, prokurorët, dhe hetuesit. Këshilli nominon kandidatët për kryeprokuror dhe poste të presidentëve të gjykatave të ndryshme.

SJC fillimisht ishte paraparë nga ligjvënësit si mënyrë për tu siguruar se gjyqësia dhe shërbimet hetuese Bullgare të mbeten jashtë presioneve politike që ishte aq e zakonshme ne sistemet e vjetra socialiste.

Por kritikët thonë se plani dështoj, duke i dhënë degëve hetuese tepër pushtet dhe duke ndaluar çfarëdo kontrolli politik apo civil mbi veprimet e tyre.

Me influence të posaçme është kryeprokurori, i cili në fakt ka autoritet të pakufizuar.

Filchev i cili është akuzuar se i pëlqen publiciteti, rregullisht shfaqet në gazetat kombëtare dhe merr pjesë në debate politike. Ai është gjithashtu një nga kundërshtarët më të fuqishëm të reformave gjyqësore.

Derisa ai tregohet si punëtor para mediave, efikasiteti i Filchev si prokuror mbetet në dyshim. Diplomatët e huaj posaçërisht janë skeptik për aftësinë e tij për të ndjekur kriminelët biznismenë dhe ish liderët komunist të cilët kapën fonde shtetërore para se të lëshonin pushtetin. Në vitin 2000, Filchev akuzoj disa banka kryesore të Bullgarisë për dhënje hua ilegale të parave kompanive të lidhura me zyrtarët e bankave apo familjarët dhe shoqëruesit e tyre. Deri në vitin 2002, 27 raste u paraqitën në gjyq, që rezultoj në 12 dënime. Dy të tjera përfunduan me lirim dhe të tjerat mbesin të pavendosura dhe pas pesë viteve ende janë nën hetim. Në vitin 2002, Filchev ndërmorri raste kundër 42 personave, shumica prej tyre zyrtarë të qeverive të kaluara, duke i akuzuar ata për abuzim të detyres dhe menaxhment të dobët. Por akuzat u hoqën ndaj një numri të personave të lartë në grupin e tij, përfshirë ish zëvendës ministrin e mbrojtjes Plamen Radonov dhe Zahari Zhelyazkov, ish udhëheqës i agjensisë shtetërore për privatizim. Akuzat janë tërhequr edhe ndaj shumë të tjerëve, por hetimet vazhdojnë për shumicën e rasteve. Akuza e viteve të fundit për abuzim të detyrës të kryetarit të komunës së Sofjes, Stefan Sofianski dhe ish drejtori i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare, gjeneralit Atanas Atanasov, gjithashtu kanë përfunduar me lirim të tyre.

Dështime të tilla të nivelit të lartë rezultuan në kritika të ashpëra ndaj Filchev nga kritikë me influencë përfshirë këtu gjykatësin Roumen Nenkov dhe gjykatësin Ivan Grigorov, nën-kryetari dhe krytari i Gjykatës Supreme të Anulimeve – i cili dëgjon ankesat, dhe shqyrton vendimet e gjykatave më të ulta – të cilët vazhdimisht kanë kritikuar ate në publik gjatë vitit të fundit.

Këta kritikë mendojnë se reforma e zyrës së kryeprokurorit duhet të jenë themeli i strategjisë për antarësim në BE.

Nenkov posaçërisht ka qenë kritik i zjarrtë, duke pohuar se zyra duhet të jetë pjesë e qeverisë dhe nën mbikqyrje politike. Por ai beson se politikanët frigohen të ballafaqohen me Filchevin e fuqishëm, i cili ktheu goditjet ndaj Nenkov dhe Grigorov duke propozuar se ai mund të kërkojë që prokurorët të hetojnë gjykatat.

Në intervistat e kaluara, Filchev ka kundërshtuar kritikat e shtruara kundër tij. IWPR vazhdimisht ka tentuar të intervistoj atë apo zëdhënësin e tij, por pa sukses.

Sikurse kryeprokurori, NIS githashtu nuk i përgjigjet askujt dhe shpesh akuzohet për krijim të vonesave të tepërta në raste të komplikuara me të cilat zakonisht mirret.

Gjithashtu akuzohet për abuzim të paqartësisë se cilat aspekte të procesit hetues janë përgjegjësi e secilës degë.

NIS mohon akuzat për joefikasitet, duke pohuar se ajo lëshon raporte të rregullta të aktivitetit të saj. Megjithate, disa ankohen se informatat në këto raporte vështirë mund të verifikohen.

Futja e hetuesve të NIS në forcën policore është propozuar si një zgjidhje, por brenda sistemit gjyqësor ka pak entuziazëm për një veprim të tillë.

Sikurse deklaron Neli Kutskova, udhëheqës i unionit të gjykatësve Bullgar, “[Tri burokracitë autonome hetuese] kuptojnë çdo diskutim për reforma si një tentim për të kufizuar fuqitë e tyre të pakufizuara.”

Derisa gjyqësia po nguron të ristrukturoj vetëveten, liderët politik të Bullgarisë kanë filluar të kuptojnë se ata duhet të ndërmarrin masa.

Në përgjithësi, qeveritë e kaluara dhe administrata e tanishme kanë qenë të përkushtuara në përmbushjen e shpejtë të reformave pro-BE-së. Por ata kanë dështuar në rastin e gjyqësisë. Ish kryeministrat Ivan Kostov dhe Simeon Saxcoburgotski kanë arritur ndryshime të vogla, por në përgjithësi ata nuk kanë arritur të zgjidhin problemet e ndërlikuara.

Derisa koha e zgjedhjeve të përgjithshme në qershor po afrohet, partitë kryesore politike – përfshrirë edhe koalicionin qeveritar të përbërë nga Lëvizja Kombëtare e Simeonit të Dytë, NDSV, dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri, DPS – nuk duken të përkushtuara dhe as të afta të arrijnë koncenzus.

Qeveria është në konflikt se çka të bëjë rreth çështjeve kryesore: si të kthej autoritetin e humbur civil dhe politik mbi gjyqësinë duke mos rrezikuar pavarësinë e saj dhe si të ristrukturoj procesin hetues.

Shumica e partive pajtohen se kontrolli politik duhet të vendoset mbi kryeprokurorin, por ka ide të ndryshme se si të përmirësohet shërbimi i përgjithshëm hetues.

Shumica e debatit deri më tani është përqendruar në ardhmërinë e NIS.

Partia Socialiste e Bullgarisë, BSP, e cila ka krijuar NIS, insiston se ky institucion duhet të vazhdoj të funksionoj si njësit i pavarur i cili specializon në zgjidhjen e rasteve të komplikuara.

Ata besojnë se mund të arrihen përmirësime duke siguruar një ndarje më të çartë të përgjegjësive në mes të NIS dhe dy institucioneve tjera hetuese.

“Një nga arsyet pse Parlamenti Kombëtar krijoj këtë institucion [NIS] në rend të parë ishte që marrja në pyetje nga [avokatët] garanton më mirë ruajtjen e drejtave të njeriut, krahasuar me hetimet nga policia,” tha anëtari i BSP Michail Mikov.

Por partitë demokratike në parlament kanë mendim të kundërt. Ata insistojnë se NIS duhet të mbyllet dhe roli i saj si hetues i krimeve serioze duhet të ndahet nga ministria e brendshme dhe shërbimi i prokurorisë shtetërore.

Demokratët për Bullgari të Fortë, DSB, janë duke promovuar reforma të cilat do të transferonin kompetencat e NIS tek ministria e brendshme, duke lejuar një shkallë të konsiderueshme të kontrollit politik.

“Në gjithë botën e zhvilluar nuk mund të gjejmë diçka që gjason me NIS e Bullgarisë,” tha Eliana Maseva nga DSB. “Ne nuk mendojmë të ndërrojmë personelin e NIS, por të ndryshojmë pozitat e tyre në strukturën [gjyqësore]”.

NDSV, partneri kryesor në koalicionin qeverisës, së pari propozoj të mbyll NIS dhe të ndaj përgjegjësitë hetuese në mes të policisë dhe prokurorisë – diçka që ata menduan se BE dëshironte.

Burimi i Brukselit i tha BIRN se BE kundërshton shfrytëzimin e gjykatësve hetues të NIS në procesin para gjykimit, duke nënvizuar se kjo nuk ndodhë në asnjë shtet tjetër. Por Brukseli i është shmangur mundësisë që zyrtarisht t’i propozojë Bullgarëve se çka duhet të bëjnë.

Megjithate, pas mospajtimeve me partnerin qeveritar, DPS, NDSV tërhoqi kërkesën për mbyllje të NIS dhe që atëherë ka heshtur rreth këtij rasti.

DPS mbështet pozitën e Partisë Socialiste, duke insistuar se NIS duhet të qëndroj si është. “Ne mendojmë se këta njerëz të pregaditur duhet të mbajnë statusin e tyre si gjykatës, duhet të hetojnë rastet më të komplikuara dhe madje duhet të udhëheqin ekipet e hetuesve policor,” tha zëvendësi Chetin Kazak. Në ndërkohë, në mungesë së mbështetjes nga DPS, NDSV nuk mund të grumbullonte mjaft vota për aprovimin e një kodi të ri penal në parlament i cili do të theksonte më çartë përgjegjësitë e secilës degë dhe do të caktonte afate kohore për vendosjen e akuzave para gjyqit. Ky është kushti kryesor që Bullgaria duhet të përmbush para antarësimit në BE. Edhepse një zgjedhje e shpejtë nuk duket se do të arrihet, disa mendojnë se mund të arrihet përparim pas zgjedhjeve parlamentare në qershor, kur një qeveri e posakrijuar mund të ketë besim tek popullata dhe ndërmarrë vendime të vështira.

Megjithate, sondazhet tregojnë se ka pak mundësi që ndonjë parti të fitoj shumicë të plotë, dhe BSP planifikon të filloj debatin nga fillimi nëse, sikurse pritet, fiton shumicën e votave.

Mikov nga BSP dëshiron që të gjitha anët të inkuadrohen në një debat të mirëfilltë rreth reformave gjyqësore, diçka që ata thonë NDSV nuk ka lejuar të ndodhë.

Mikov thotë se premtimi i qeverisë të aprovoj një kod të ri penal deri në fund të këtij viti është i pamundur. Por ai dyshon se ky dështim do të vonoj antarësimin e Bullgarisë në BE, duke pohuar se Brukseli nuk ka bërë kërkesa specifike por pret të sheh një përmirësim të gjërë të sistemit gjyqësor.

“Nuk ka ndonjë [ligj të BE-së] mbi çështjen se si … një shtet antar duhet të organizoj sistemin e gjyqësisë në përgjithësi, apo se cilët aktorë duhet të përfshihen në fazën para gjykimit,” tha një burim i Brukselit për BCR.

Në mungesë të vullnetit të vërtetë politik për ndryshime, mbetet që institucionet jashtë spektrit politik të bëjnë fushatë për reforma të mirëfillta.

Organizatat joqeveritare vetëm kanë lansuar një iniciativë duke kërkuar nga bullgarët të mos votojnë për partitë të cilat nuk kanë krijuar një strategji të çartë për transformim të gjyqësisë.

“Është e çartë se shoqëria civile është kyçe në këtë rast,” tha Kjell Engelbrekt nga Departamenti i Shkencave Politike në Universitetin e Shtokholm. “Në të gjitha qeveritë e zhvilluara ekzistojnë organizatat joqeveritare… dhe me kalimin e kohës organizatat më serioze bëhen ura në mes të profesionistëve dhe qeverisë.”

Vassil Chobanov është gazetar për Radion Nova Evropa në Sofje. Albena Shkodrova është drejtoreshë e programit të BIRN. Svetlana Jovanovska është bashkëpunëtore e IWPR/BIRN në Bruskel. BIRN është projekt vendor i IWPR.

John Dyer, ligjërues i Fullbright në Bullgari, kontriboj në këtë artikull.

Frontline Updates
Support local journalists