BOSNJE: NATO NGUSHTON RRETHIMIN NDAJ KARAXHIQ
Ndersa operacionet me te fundit te NATO-s mund te kene mbledhur informacione te vlefshme, ekziston edhe frika se ato mund te shtojne mbeshtetjen per perkrahesit e linjes se ashper Serbe te Bosnjes.
BOSNJE: NATO NGUSHTON RRETHIMIN NDAJ KARAXHIQ
Ndersa operacionet me te fundit te NATO-s mund te kene mbledhur informacione te vlefshme, ekziston edhe frika se ato mund te shtojne mbeshtetjen per perkrahesit e linjes se ashper Serbe te Bosnjes.
Forca e Stabilizimit e drejtuar nga NATO, SFOR, po shton perpjekjet e saj per te kapur drejtuesin e Serbeve te Bosnjes dhe te dyshuarin numer nje per krime lufte Radovan Karaxhiq.
Per dy dite, paqeruajtesit me ndihmen e mjeteve te blindurara dhe helikoptereve kane zbritur ne fshatin e vogel ne lindje te Bosnjes, Celebici, prane Foca, dhe ne rajonin rreth tij, duke kerkuar per Karaxhiqin dhe "rrjetin mbeshtetes" te tij.
NATO ka shtuar patrullat e saj dhe kontrollet ne te gjithe Republika Srpska, RS, qe prej disa muajsh. Perpjekjet per te kapur Karaxhiq kane arritur kulmin ne muajin Mars, kur SFOR kreu perpjekjen e pare te konfirmuar per te arrestuar ate prane Foca.
Disa eksperte perendimor dhe politikan vendas kane sugjeruar se keto perpjekje mund te jene kunder produktive sepse ato zhvillohen ne nje periudhe te vecante, vetem dy muaj perpara mbajtjes se zgjedhjeve se pergjitheshme ne Bosnje. Megjithate, pikpamje te tilla rralle shprehen haptazi, sepse te ngresh pikpyetje mbi nevojen e arrestimit te Karaxhiq rrezikon te terheqesh zemerimin e opinionit publik nderkombetar.
Pothuajse shtate vjet pas perfundimit te luftes, gjendja e sigurise ne Bosnje Herzegovine eshte permiresuar deri ne ate pike sa veprimet e SFOR dhe arrestimet e te dyshuarve per krime lufte nuk shkaktojne me reagime dhe trazira serioze. Edhe arrestimi i mundeshem i Karaxhiq nuk pritet te shkaktoje ndonje shperthim dhune te madhe.
Megjithate arrestimi dhe gjyqi ndaj tij perseri do te kishin efekte te medha ne rritjen e popullaritetit te nacionalisteve te linjes se ashper te mbledhur rreth Partise Demokratike Serbe, SDS, dhe Partise Radikale Serbe, SRS.
Pavaresisht nga keto shqetesime, SFOR ka nisur nje nder operacionet me te medha te kerkimit te Merkuren, me 14 Gusht, duke e perfunduar ate dy dite me pas. Zyrtaret kane theksuar se askush nuk eshte arrestuar apo ndaluar ne kete operacion, qellimi kryesor i te cilit ishte mbledhja e informacioneve rreth vend ndodhjes se Karaxhiq.
"Ky operacion eshte pjese e perpjekjeve te vazhdueshme te SFOR per te mbledhur informacione te cilat do te cojne ne arrestimin e Radovan Karaxhiq dhe personave te tjere te akuzuar per krime lufte," thuhej ne nje deklarate per shtyp te shperndare ne fillim te aksionit te Merkuren.
Operacioni eshte zhvilluar bazuar "ne informacione te shumta rreth bazave te Radovan Karaxhiq ne RS jugore," te mbledhura gjate operacioneve te mepareshme te SFOR prane Celebici me 28 Shkurt dhe 1 Mars, 2002.
Ne deklaraten per shtyp te SFOR te 15 Gushtit thuhej se operacioni kishte si qellim "rrethin e njerezve te cilet e strehojne, e ushqejne, e njoftojne, e ruajne dhe e transportojne Karaxhiq, ne perpjekje per ta shpetuar ate nga drejtesia. Rrjeti perfshin gjithashtu edhe strehime, rruge dhe menyrat e transportit qe Karaxhiq perdor per te qendruar i lire".
Ne deklaraten per shtyp thuhej se informacionet rreth ketij rrjeti mbeshtetes ilegal tani ishte me i mire "dhe permiresohet cdo ore dhe cdo dite" dhe se operacioni i tanishem "ka hedhur drite ne qoshet me te errta te ketij rrjeti...Tani ne do te vendosim se si dhe ku do ta perdorim kete informacion"
Te Premten - ne diten e trete te ketij operacioni - zyrtaret e SFOR nuk kane dashur te komentojne rreth ndonje rezultati konkret te arritur gjate ketij operacioni, duke shkaktuar keshtu edhe nje reagim nga ana e politikaneve Serbe te cilet kane thene se operacioni po kryhej ne nje moment jo te pershtatshem.
Petar Djokiq, president i Partise Socialiste te RS, ka thene se nisja e nje operacioni te tille "ne nje rajon teper te ndjeshem" do te kontribuoje ne "homogjenizimin e Serbeve ne nivel kombetar, dhe ne kete menyre ka kontribuar direkt ne fushaten para elektorale, duke ndihmuar Partine Demokratike Serbe, e cila eshte e demshme dhe e rrezikeshme si tani ashtu edhe ne te ardhmen".
Ankesat e politikaneve dobwsohen nga fakti qe askush nuk ka mbeshtetur ndonjehere arrestimin e Serbeve te Bosnjes te dyshuar per krime lufte, vecanerisht te Karaxhiq, i cili mbetet i dashur per shumicen e Serbeve te Bosnjes, vecanerisht ne zonat rurale ne lindje te rajonit.
Boshnjaket tani jane mesuar me operacionet e SFOR, keshtu qe ky i fundit nuk mendohet se do te ndikoje ndaj skenes politike ne RS, e cila eshte ende e dominuar nga SDS, partia e krijuar nga Karaxhiq.
Shumica e eksperteve mendojne se momenti me i mire per te arrestuar Karaxhiq dhe komandantin e tij ushtarak, Ratko Mlladiq eshte humbur ne vitin 1996, kur Bosnja ishte ende ne gjendje kaosi te pas luftes. Por paqeruajtesit e drejtuar nga NATO ose kane pasur frike se keto arrestime do te shkaktonin nje lufte te re ose kane qene te shqetesuar per sigurine e ushtareve te tyre. Vazhdimisht jo te vendosur per arrestimin e Karaxhiq dhe Mlladiq ne te kaluaren, qendrimi i tyre duket se ka ndryshuar vetem gjate vitit te fundit.
Ndersa komuniteti nderkombetar nuk ka dyshim se Karaxhiq, Mlladiq dhe te dyshuarit e tjere te rendesishem duhet te arrestohen dhe te nxirren para gjyqit, ekziston shqetesimi se nje gje e tille mund te ndihmoje perkrahesit e linjes se ashper Serbe te Bosnjes te forcojne kontrollin e tyre ndaj pushtetit ne RS. Ky shqetesim ka bere qe SFOR te ndryshoje metodat e saj. Ne vend qe te shfrytezonte surprizen dhe te niste operacionin pa lajmeruar me pare askend, SFOR ka informuar autoritetet e caktuara.
Komandanti i SFOR, Gjeneral Sylvester eshte takuar me presidentin e RS Mirko Saroviq dhe zevendes ministrin e brendeshem Zeljko Janjetoviq, te dy anetare te SDS, te Marten. "Zyrtaret e RS kane bashkepunuar me SFOR, dhe une u bej thirrje atyre te vazhdojne kete qendrim," eshte cituar te kete thene Sylvester.
Ky hap duket se ka habitur edhe SDS dhe drejtuesit e saj, te cilet kane leshuar disa deklarata kontradiktore te Enjten dhe te Premten te cilat fillimisht jane perpjekur te mohojne, dhe me pas te justifikojne, "bashkepunimin" e tyre - i cili mund te mos pritet mire nga Serbet e linjes se ashper ne Bosnje.
Janez Kovac eshte pseudonimi i nje gazetari ne Sarajevo dhe Gordana Katana eshte korrespondente e gazetes Dnevni Avaz ne Banja Luka.