SHQIPËRIA GODET TRAFIKANTËT

Një zyrtar i lartë Shqiptar është i përfshirë në një operacion të madh anti drogë.

SHQIPËRIA GODET TRAFIKANTËT

Një zyrtar i lartë Shqiptar është i përfshirë në një operacion të madh anti drogë.

Tuesday, 6 September, 2005

Policia Shqiptare ka nisur një kërkim në të gjithë vendin për një zyrtar të lartë gjyqësor i cili kërkohet në lidhje me një operacion ndërkombëtar të trafikut të drogës.


Ky rast ka shkaktuar një sensavion në Shqipëri, ku çdo ditë njoftohen zhvillime të reja në këtë skandal.


Zyrtarë të lartë të forcave të sigurimit kanë deklaruar javën e kaluar se ata do të bëjnë të "pamundurën" për të gjetur Sokol Koçiun, shef i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithëshme, i cili që prej javës së kaluar është zhdukur pasi për të është lëshuar një urdhër arresti.


Sipas prokurorit të Përgjithëshëm, Arben Rakipi, ai është zyrtari më i lartë që akuzohet për një lidhje të nivelit të lartë me mafian.


Koçiu është akuzuar më 18 Shkurt për pjesëmarrje në atë që policia e ka përshkruar si një kartel të madh kriminal, me një xhiro vjetore prej rreth 400 milion dollarë Amerikan, i cili synonte ta shndërronte Shqipërinë në një bazë për shpëndarjen e heroinës për në Europën Perëndimore.


Më herët këtë muaj, policia ka arrestuar bashkëpunëtorët e dyshuar të Koçiut, dy biznesmenë Shqiptarë, Frederik Durda dhe Arben Bërballa. Anëtarë të tjerë të grupit janë arrestuar në të njëjtën kohë në Kolumbi, Spanjë, Greqi dhe Itali. Arrestimet kanë qenë rezultat i një hetimi dy vjeçar të policive të vendeve të ndryshme, gjatë të cilit thuhet se janë rregjistruar mbi 10,000 telefonata.


Thuhet se Durda dhe Bërballa kanë siguruar një marrëveshje prej 5 milion dollarë Amerikanë për të sjellë rreth 40 ton heroin nga Kolumbia në Shqipëri për ta përpunuar. Më pas droga e përpunuar do të dërgohej më avion në Rusi dhe me anë të detit Adriatik në itali.


Rakipi ka thënë se ai ka pasur prej kohësh dyshime për Koçiun, por është bindur për lidhjet e tij me kartelin e drogës pasi ai është gjendur në makinën e Bërballës gjatë arrestimit të këtij të fundit nga policia më 2 Shkurt. Hetuesi i policisë gjyqësore më pas ka hedhur poshtë përfshirjen e tij në trafikun e drogës dhe ka akuzuar Rakipin për korrupsion.


Koçiu ka deklaruar se prokurori i përgjithëshëm ka shkelur procedurat e tenderit duke i dhënë vëllait të Bërballës një kontratë për të instaluar sistemin e kompjuterizuar të prokurorisë së përgjithëshme. Sipas Koçiut, kjo gjë i ka lejuar Bërballës të marrë informacione të rëndësishme rreth hetimeve që zhvilloheshin aty.


Zyra e Rakipit i ka hedhur poshtë me forcë këto akuza dhe më pas filloi të japë hollësi për përfshirjen e Koçiut në trafikun e drogës, për të përfunduar më pas në lëshimin e një urdhëri arresti për të.


Mesa duket planet e organizatës për të sjellë heroinën në Shqipëri janë zbuluar në Gushtin e vitit të kaluar kur Agjensia Amerikane e Kontrollit të Drogës, DEA, ka zbuluar një anije me katër ton heroin në Venezuelë.


Prokurorët Shqiptarë mendojnë se kjo anija e kishte drejtimin për në Spanjë ku një anije tjetër në pronësi të Durdës ishte përgatitur të merrte ngarkesën dhe ta sillte në Shqipëri. sipas prokurorëve, pjesa e fundit e udhëtimit të drogës do të bëhej me anë të një motoskafi të fuqishëm në pronësi të organizatës.


Prokurorët japin thuajse çdo ditë të dhëna të reja mbi planet e trafikantëve. Ata thonë se po studiojnë edhe ekzistencën e mundëshme të lidhjeve ndërmjet organizatës dhe një sërë vrasjesh të tipit mafioz të ndodhura gjatë dy vjetëve të fundit.


Tirana e konsideron shkatërrimin e këtij grupi si një provë të bindjes së saj që trafikantët që veprojnë nga Shqipëria nuk janë të vetëm por janë pjesë e organizatave ndërkombëtare kriminale.


"Më në fund komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se trafiku nuk është një fenomen thjesht Shqiptar," ka thënë ministri i brendshëm Ilir Gjoni në një artikull dërguar disa gazetave të Dielën.


Roma, e cila në të kaluarën ka kritikuar Tiranën për paaftësi dhe mungesë dëshire për të goditur trafiqet e paligjëshme, ka nxituar të vlerësojë Shqipërinë për rolin e saj në shkatërrimin e kësaj organizate.


Megjithatë, të dyja vendet, e pranojnë se mbetet shumë për të bërë për të goditur trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali - e cila është një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës për në Europën Perëndimore. Pothuajse çdo natë, motoskafë të fuqishëm Shqiptarë nisen nëpërmjet Adriatikut drejt bregut të Italisë, të ngarkuar me imigrantë ilegalë dhe drogë. Skafet kapen shumë rrallë, sepse janë shumë të shpejtë dhe të manovrueshëm dhe nuk mund të ndalohen nga rojet bregdetare të të dyja vendeve. Me ndihmën e autoriteteve Italiane, Tirana e kë forcuar luftën ndaj këtyre trafiqeve dhe ka arritur rezultate më të mira gjatë vitit të kaluar. Që prej Nëntorit të kaluar, janë arrestuar shumë trafikantë, dhe janë ndaluar një numër i madh imigrantësh të paligjshëm si edhe bllokuar sasi të mëdha droge.


Autoritetet në Tiranë janë të shqetësuara për rritjen e influencës së trafikantëve Shqiptarë, dhe kanë paraqitur këtë javë një plan të mafias për t'u përfshirë në politikë dhe qeveri.


Zyrtarët thonë se kriminelët po përgatiteshin të sponsorizonin kandidatë në zgjedhjet e ardhëshme të përgjithëshme dhe të krijonin partinë e tyre politike dhe një grup mediash.


Muajin e ardhëshëm, Tirana, Boni, Roma dhe Athina planifikojnë të hapin një zyrë rajonale me qendër në Shqipëri për të luftuar trafiqet. Në të njëjtën kohë, Tirana duket se po punon për të çrrënjosur korrupsionin në rradhët e forcave të policisë. Deri më tani, këtë vit, rreth 60 oficerë policie janë shkarkuar nga detyrat për shkelje të ndryshme.


Tirana synon të përmirësojë reputacionin e policisë dhe sistemit gjyqësor Shqiptarpër të luftuar trafiqet dhe për të shtuar shanset e anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Llazar Semini është koordinator i IWPR-së në Shqipëri.


Frontline Updates
Support local journalists