Maqedoni: Frike Nga Luftime Te Reja
Konflikti mund te shpertheje perseri gjate pranveres nese politikanet Maqedonas te vijes se ashper dergojne forcat e mirearmatosura speciale kunder komunitetit Shqiptar ne vend.
Maqedoni: Frike Nga Luftime Te Reja
Konflikti mund te shpertheje perseri gjate pranveres nese politikanet Maqedonas te vijes se ashper dergojne forcat e mirearmatosura speciale kunder komunitetit Shqiptar ne vend.
Ndryshe nga shume popuj te tjere, Ballkanasit kane shume arsye per te mos u ndjere optimiste per ardhjen e pranveres. Stina e re sjall jete dhe shperthim lulesh por ne Ballkan ajo sjell pervec tyre edhe rindezjen e shkendijave te konfliktit.
A do te vertetohet parashikimi i ministrit te brendshem per nje raund te dyte dhune ne Maqedoni? Apo ngrohja e kohes do te pritet me paqe?
Te dyja mundesite jane te mundshme. Nje vit me pare, bashke me krismat e pakta pranvera solli dhe shfaqjen e pare ne male te njesive te Ushtrise Clirimtare Kombetare.
Pranvera e ketij viti pritet me ankth. Pavaresisht nga bashkepunimi me operacionin "Korrje e qenesishme" duke dorezuar 3,800 arme, Shqiptaret mendohet te jene perfshire ne provokacione perreth Tetoves. Ne te njejten kohe, kryeministri Ljubcko Gjeorgjevski dhe ministri i Brendshem Ljube Boskovski jane perpjekur te krijojne njesi private te armatosura nen emra zoologjike si Luanet dhe Tigrat.
Te krijuara pa miratimin e parlamentit, ekziston frika se ato mund te perdoren gjate votimeve te ardhshme per te frikesuar votuesit e oponenteve te partise ne pushtet, Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase - Partia Demokratike e Unitetit Kombetar Maqedonas, VMRO-DPMNE.
Nderkaq, nje sasi e konsiderueshme armesh te lehta te ardhura nga Ukraina, Rusia dhe Serbia e kane kthyer Maqedonine ne nje depo te vertete armesh, tek e cila mund te hyjne pa veshtiresi ekstremistet e partise ne pushtet.
Ndermjet ketyre zhvillimeve, mberrijne edhe sinjale per leshime nga ana e qeverise te cilet preferojne zgjidhje paqesore. Per shembull, ligjet mbi administraten lokale - te premtuara sipas marreveshjes se paqes se Ohrit dhe tejet te vonuara - u aprovuan nga parlamenti vetem nje jave me pare. Pergatitjet vazhdojne per aprovimin e ligjit mbi amnistine per luftetaret Shqiptare, e konceptuar si parakusht per ripajtim, ndonese ne te kaluaren ka patur mjaft vonesa.
Me konkretisht, njesite e Luaneve u terhoqen se fundmi nga dy pika kontrolli prane fshatrave te banuara kryesisht nga shqiptare prane Tetoves, pavaresisht nga insistimi i Gjeorgjievskit dhe Boshkovskit qe ato te mbeteshin aty.
Keto zhvillime kontradiktore tregojne se kursi i ngjarjeve kete pranvere nuk do te percaktohet nga njesite rebele te carmatosura por nga autoritetet. Ne te vertete, rreziku me i madh per Maqedonine nuk eshte konflikti midis qeverise dhe "militanteve Shqiptare" por ai ndermjet elites Maqedonase.
Eshte e vertete se packa se shume arme ju dorezuan NATO-s, Shqiptaret mund te shfrytezojne kufijte poroze apo mjete te tjera per te siguruar arme te tjera. Eshte e qarte se edhe ndermjet Shqiptareve ka radikale te cilet preferojne zgjidhjen ushtarake. Pervec provokimit, Shqiptaret nuk kane nje ideologji mobilizimi, motivim te vertete apo ndonje sponsorizim nga jashte.
Faktori i vertete percaktues per lufte apo paqe mbeten Maqedonasit. Ish kryeministri Branko Crvenkovski, udheheqes i Aleances Social Demokratike te Maqedonise eshte i bindur se vendi mund te shpetohet vetem nepermjet modifikimeve inter-etnike. Por Georgievski dhe VMRO-DPMNE ende besojne se konflikti mund te zgjidhet me rruge ushtarake. Nga zgjidhja e ketij debati varet e ardhmja e vendit.
Per te qene realist kryeministri ka nje aresye te forte per te ndjekur nje linje radikale. Kjo pranvere eshte shansi i fundit per te rindezur nje tjeter konflikt midis Shqiptareve dhe Maqedonasve. Per momentin, ai e konsideron vetveten si drejtuesi i nje superfuqie ushtarake minirajonale.
Ndersa SHBA i perkushtojne vemendje gjurmimit te anetareve te al-Qaeda, Gjeorgjevski shpreson se mund te perdore Luanet apo Tigrat per t'i larguar Shqiptaret nga Shkupi. Kjo jo vetem do te sillte ndarje territoriale mbi baza etnike por edhe do te radikalizonte popullaten dhe dobesonte poziten e Maqedonasve te cilet jane kunder ndarjes se vendit.
Kjo do t'i shkonte pershtat ndjekesve te Gjeorgjevskit ne VMRO-DPMNE te cilet kerkojne nje perafrim me Bullgarine. Ata kane kohe qe trumbetojne se Maqedonasit jane bullgare etnike. Sa me teper ndahet etnikisht territori Maqedonas aq me teper ka shanse te rishfaqet debati i vjeter rreth identitetit dhe natyres thelbesore te shtetit Maqedonas.
Nacionalistet radikale te kulisave politike Maqedonase e shohin kete pranvere si shansin e fundit per te vene ne loje nje skenar te tille duke provokuar nje rindezje te konfliktit me Shqiptaret.
Perballe nje te ardhmje te tille Shqiptaret e Maqedonise jane te shqetesuar pasi ata mund te paguajne haracin e nje konflikti te brendshem Maqedonas. Ne te vertete, se bashku me grupin e dobesuar te liberaleve te Crvenkovskit, i cili vazhdon te humbase terren ndermjet militanteve, Shqiptaret mund te konsiderohen si i vetmi komunitet i interesuar per nje Maqedoni te bashkuar.
Kim Mehmeti eshte nje shkrimtar ne Shkup.