Kosove: Zgjedhjet E 'Pavaresise'

Ceshtja e pavaresise pritet te dominoje fushaten per zgjedhjet e ardheshme ne Kosove.

Kosove: Zgjedhjet E 'Pavaresise'

Ceshtja e pavaresise pritet te dominoje fushaten per zgjedhjet e ardheshme ne Kosove.

Wednesday, 3 October, 2001

Fushata per zgjedhjet e pergjitheshme ne Kosove, te cilat pritet te mbahen me 17 Nentor, fillon kete jave, ndersa partite kryesore duket se jane shume prane. Te gjithe duan qe provinca e tyre te behet nje shtet sovran. E vetmja pyetje me te cilen perballen votuesit eshte se cilet duhet te zgjedhin per ti drejtuar ata ne kete rruge.


Ne ndryshim nga atmosfera e dhunes e cila ka prishur zgjedhjet e kaluara lokale, partite politike, vecanerisht ato me militante, kane marre nje qendrim me liberal, dhe me progresiv - duke e kuptuar qe ato kane nje mundesi me te madhe per te fituar nese tregohen si demokrate te vendosur.


Megjithese Lidhja Demokratike e Kosoves, LDK, e drejtuar nga Ibrahim Rugova, pritet te dale fitimtare, ajo duket se do te jete e detyruar te krijoje nje koalicion me qellim qe te fitoje shumicen. Njeriu i cili dikur gezonte mbeshtetje thuajse totale ne Kosove gjate viteve Nentedhjete kur ai ka drejtuar rezistencen pasive ndaj Millosheviqit, tani ka perkrahjen e vetem rreth gjysmes se Shqiptareve te Kosoves.


Por rivalet e Rugoves, Hashim Thaqi dhe Ramush Haradinaj, mendojne se kjo kohe ka kaluar dhe se menyra e tij e qete, dhe e kompromisit do te vonoje dhe ndoshta do te pengoje pergjithnje pavaresine e Kosoves.


Nje pjese e popullsise mbeshtet partite te cilat jane krijuar nga Ushtria Clirimtare e Kosoves, UCK: Partine Demokratike te Thaqit, PDK, dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, AAK, e Haradinajt. Anketimet tregojne se keto dy parti do te marrin rreth 30 dhe 10 perqind perkatesisht. Te dyja keto parti shpresojne ne uljen e vazhdueshme te influences dhe popullaritetit te Rugoves.


Nderkohe, LDK-ja, me siguri do te theksoje se ka qene opozita e gjate e Rugoves e cila ka ndihmuar ne promovimin e ceshtjes se Kosoves ne arenen nderkombetare. Karizma e tij dhe eksperienca, mendojne perkrahesit e tij, jane nje baze nisje me e mire per synimin per pavaresi sesa ato te Thaqit dhe Haradinajt te cilet ata i konsiderojne si nervoz, pa eksperience dhe te dhunshem.


Por Thaqi dhe Haradinaj, te dy ish komandante te UCK-se, po perpiqen te ndryshojne imazhin e tyre dhe te paraqiten si politikane te vlefshem dhe jo si opsioni "militant" i politikes Kosovare.


Pervec kritikave ndaj Rugoves per tendencen e tij per kompromis, PDK ka theksuar vazhdimisht se ai nuk ka arritur te krijoje nje platforme te Shqiptareve te Kosoves per vete administrim qe prej fundit te konfliktit te vitit 1999.


Si pjese e ndryshimit te imazhit te saj, AAK eshte perpjekur te reformoje imazhin e saj si nje koalicion i krahut te majte i militanteve dhe radikaleve. Disa grupime te linjes se ashper jane larguar tashme nga aleanca ne shenje proteste. Koalicioni eshte perpjekur te forcoje partite liberale dhe ka futur ne rradhet e tij edhe Mahmut Bakallin. Nje ish drejtues komunist i cili ka qene jashte politikes prej me se dy dekadash, ai eshte gjithashtu nje intelektual i njohur dhe mbeshtetja e tij do te sjelle nje numer te madh votash.


Bakalli dhe Haradinaj po thone se ne nje pike kaq historike ne historine e Kosoves - kur pavaresia duket nje mundesi e vertete - nje koalicion shume partiak ne qeveri duhet te krjohet ne vend te nje partie te vetme apo nje grupimi politik per te marre vendimet e rendesishme per provincen.


Por eshte pikerisht ceshtja e pavaresise e cila ka vene ne pikpyetje pjesemarrjen e rreth 170,000 Serbevete Kosoves. Megjithese me shume se gjysma e tyre jane regjistruar per te votuar, nuk eshte e qarte nese ata do te marrin pjese ne votime. Meqenese per shkak te ndarjes demografike, parlamenti i provinces do te dominohet nga Shqiptaret e Kosoves qe kerkojne krijimin e shtetit te tyre te pavarur, drejtuesit Serbe mendojne se ata do te legjitimizojne procesin e pavaresise duke marre pjese ne zgjedhjet e 17 Nentorit.


Komuniteti nderkombetar po perpiqet te binde Serbet per te marre pjese ne votim duke argumentuar se kjo do ti lejonte atyre te kishin influence mbi fatin e provinces. Serbet kane dhjete vende te rezervuara ne parlamentin e Kosoves. Nese marrin pjese ne gjedhje, ata mund te dergojne deri 27 deputete ne asamble.


Duket se zgjedhjet do te mbahen ne kushte shume me te favorshme ne krahasim me zgjedhjet lokale te Tetorit te kaluar te cilat jane karakterizuar nga shperthime dhune. Ndersa partite e Shqiptareve te Kosoves po perpiqen shume te permiresojne imazhin e tyre, ekziston edhe me pak rivalitet ndermjet blloqeve militante dhe te moderuara, dhe nuk vihen re me kercenime dhe rrahje.


Drejtuesit politik te Kosoves duket se e kane kuptuar se duhet te jene te durueshem dhe te punojne se bashku me ata qe do te marrin pushtetin e kufizuar pas zgjedhjeve. Ata e kane kuptuar se vendi do te vazhdoje te drejtohet nga Perfaqesuesi i Larte i OKB-se nepermjet misionit te OKB-se ne Kosove dhe se, ne planin afat shkurter, pushteti i parlamentit te ri do te jete i kufizuar.


Duke pasur parasysh kete, ekziston nje mendim qe autoritetet e zgjedhura do te marrin persiper nje rol te rendesishem ne bisedimin e statusit te ardheshem te Kosoves dhe si pasoje provinca ka nevoje per nje administrate efikase dhe ekip te forte politik te afte per te marre pjese ne keto bisedime.


Shkelzen Maliqi eshte nje gazetar i pavarur nga Prishtina.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists