BUMI I PRONAVE NE ADRIATIK

Pasanike te huaj te nxitur nga zerat se Riviera Dalmate do te konkuroje se shpejti Bregun Blu te Frances, kane filluar te kerkojne te blene shtepi per pushime ne arqipelagun e Adriatikut.

BUMI I PRONAVE NE ADRIATIK

Pasanike te huaj te nxitur nga zerat se Riviera Dalmate do te konkuroje se shpejti Bregun Blu te Frances, kane filluar te kerkojne te blene shtepi per pushime ne arqipelagun e Adriatikut.

Wednesday, 24 July, 2002

Te huaj te pasur po nxitojne te blene prona ne ishujt i bukur Kroate, te cilat se shpejti mund te shnderrohen ne disa nga destinacionet me ne mode per pushime ne rajon.


Qekur tregu i pronave te patundeshme ne Kroaci eshte hapur edhe per investitoret e huaj, ka pasur nje interes gjithnje ne rritje per qytetet bregdetare – por ishujt duket se po terheqin nje interes edhe me te madh.


Vendi eshte mbyllur ndaj investimeve te huaja ne fillim te viteve nentedhjete pas shperthimit te luftes ne ish Jugosllavi, por me rikthimin e paqes ne vitin 1995 bregdeti ka terhequr pushues gjithnje e me te njohur. Ne rradhet e atyre qe kane kaluar pushimet ne bregdetin Kroat jane anetare te familjeve mbreterore Europiane, biznesmene shume te pasur Amerikan si Bill Gates dhe yjet e kinematografise si Sharon Stone dhe Clint Eastwood.


Ne periudhen e Jugosllavise socialiste, vizitoret e huaj nuk lejoheshin te blinin apo te zoteronin prona, me perjashtim te rasteve te vecanta si ai kur ish presidenti Tito i lejoi mikut te tij Britanik Sir Fitzroy MacLean te blinte nje shtepi ne ishullin e Korcula.


Pavaresia e Kroacise ka bere qe shume nga keto pengesa te mos ekzistojne me dhe tani te huajt jane te lire te blene toka – perfshire edhe ishuj te tere nese deshirojne. “Ekziston nje interes i madh,” thote Ivica Vuliq, pronar i agjensise Broker me qender ne Split e cila merret me shitblerjen e pronave te patundeshme. “Megjithate, ekzistojne shume probleme, vecanerisht ne lidhje me lejet e ndertimit”.


Te gjithe ata qe mendojne te blene keto ishuj duhet te kene nje sasi te madhe parash. Daksa, nje ishull i vogel shume prane Dubrovnikut, eshte ne shitje per pak me teper se kater milion dollare Amerikan. Nje tjeter ishull i vogel ne Ishujt e Ferrit prane Hvar shitet per 2.3 milion dollare.


Arqipelagu i Zadarit perfshin ishujt me te lire dhe me te shtrenjte deri me tani, ku cmimi per nje meter katror shkon nga pese deri 60 euro. Skarda dhe nje ishull ndermjet Pasman dhe Kornat shiten respektivisht per 50 milion dhe gjysem milion euro.


Kroacia ka me teper ishuj se cdo vend tjeter Mesdhetar me perjashtim te Greqise. Pervec bukurise se tyre natyrore, ato jane te izoluara dhe shume pak te populluara. Rreth 125,000 banore jetojne ne 48 ishuj – ndersa rreth 670 ishuj te tjere jane te pabanueshem.


Shpopullimi madh i ka goditur rende keto ishuj. Brac, nje nder ishujt me te medhenj, ka vetem 13,000 banore krahasuar me 23,000 qe ka pasur nje shekull me pare.


Rritja e taksave ndaj prodhimit te veres nga ish perandoria Austro Hungareze ne fillim te shekullit te kaluar ka bere qe shume banore te largohen nga ishujt. Me industrializimin qe pasoi luften e dyte boterore, nje vale tjeter njerezish u larguan nga ishujt per te shkuar neper qytete.


Rritja e turizmit ne vitet Gjashtedhjete e ndaloi disi kete tendence por nuk mund ta kthente mbrapsht. Banoret e ishujve – te cilet ne ato vite vareshin shume nga turizmi masiv – kane pesuar nje goditje te rende me shperthimin e luftes ne vitin 1991.


Megjithese shumica e ligjeve shtrenguese tani nuk jane me ne fuqi, te huajt perseri kane shume pengesa per te blere toka ne Kroaci. Ne pjesen me te madhe te ishujve, ligjet per ruajtjen e mjedisit bejne qe pronaret mund te perdorin vetem ndertesat ekzistuese dhe nese eshte e nevojeshme ti riparojne ato. Ndertimet e reja nuk lejohen, me perjashtim te disa ishujve sin e Obojani ne arqipelagun e Sibenik.


Ivo Milatiq, zevendes minister i puneve publike, rindertimit dhe ndertimeve civile dhe kryetar i departamentit pergjegjes per zhvillimin e ishujve, shprehet qarte se ai nuk deshiron te inkurajoje shnderrimin e tyre ne shkalle te madhe ne prona private.


Banoret vendas kane mendime te ndryshme mbi mundesine e pasjes se fqinjeve te huaj te pasur, sepse disa prej me skeptikeve thone se ata nuk do te kene per zemer interesat e Kroacise.


Nje frike e tille duket e pabaze, sepse vetem disa ishuj mund te kalojne ne duart e privateve. Shume prej ishujve me te bukur, si arqipelagu i kornati, jane parqe natyrore dhe nuk mund te shiten.


Goran Veziq eshte gazetar i agjensise se pavarur te lajmeve Stina ne Split.


Balkans, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists