Punët Vazhdojnë si Zakonisht në Sofje

Bullgarët presin të shohin nëse ish mbreti i tyre mund të kryejë mirë detyrën e tij si kryeministër.

Punët Vazhdojnë si Zakonisht në Sofje

Bullgarët presin të shohin nëse ish mbreti i tyre mund të kryejë mirë detyrën e tij si kryeministër.

Zgjedhjet ekzotike të Qershorit e kanë lënë Bullgarinë një pozicion të vështirë. Vendi është momentalisht pa një qeveri, sepse të dy partitë e mëdha kanë dalë të mundura në zgjedhje nga figura e re, ish Mbreti Simeon II i Saxe-Coburg-Gotha, i cili nuk ka asnjë lloj eksperience qeveritare.


Partia e ish mbretit, Lëvizja Kombëtare për Simeonin e II, NMSS, nuk kontrollon një shumicë në parlament dhe ende nuk ka finalizuar koalicionin me partinë e pakicës turke, Lëvizja për të Drejta dhe Liri, MRF - një aleancë e mbështetur nga vetëm 12 përqind e popullsisë. Vetë NMSS nuk ka një ideologji të qartë apo një program qeveritar dhe ish mbreti, tani thjesht Mr. Saksoburgotski, e ka pritur me qetësi emërimin e tij në postin e Kryeministrit.


Por gjërat nuk janë ashtu siç duken në aparencë. Zgjedhjet e Qershorit ishin të lira dhe të ndershme, megjithëse disi e pazakontë, dhe vendi tani po kthehet në qetësinë e zakonshme.


Zgjedhjet e 17 Qershorit kanë qenë të parat që prej 1990 në të cilat një parti në pushtet, Bashkimi i Forcave Demokratike i qendrës së djathtë, UDF, ka qëndruar në pushtet gjatë një mandati të plotë 4-vjeçar. Ish kryeministri i UDF-së, Ivan Kostov, ka qeverisur vendin me autoritet, duke ndërmarrë reforma të tregut të lirë të cilat nuk janë pëlqyer shumë nga popullsia. Pavarësisht rezultateve makro - ekonomike të shkëlqyera - Prodhimi i Përgjithëshëm Bruto i vendit është rritur rreth 5 përqind gjatë dy vjetëve të fundit dhe kjo tendencë pritet të vazhdojë - -ungesa e programeve sociale ka pakësuar mbështetjen për të.


Pritej një luftë elektorale ndërmjet UDF-së dhe Partisë Socialiste Bullgare, BSP, ish komunistët pro-NATOs. Por tre muaj përpara zgjedhjeveMbreti Simeon i II në ekzil njoftoi krijimin e NMSS dhe arriti fitoren e thellë me 43 përqind të votave. UDF ka fituar vetëm 18 përqind, ndërsa BSP vetëm 17 përqind. Partia tjetër e cila kaloi kufirin prej 4 përqind për pjesëmarrje në parlament ishte MRF, e cila fitoi 7 përqind të votave dhe tani ka 21 deputet.


E vetmja surprizë në përfundim të zgjedhjeve ishte shkalla e fitores së arritur nga Mbreti Simeon. Rezultati i NMSS bëri që edhe mundësia e një koalicioni me UDF-në të venitej, sepse UDF nuk mund të pranonte rolin e partnerit të vogël në qeveri. Z. Saksoburggotski kishte lënë të kuptohej se ai nuk dëshironte të krijonte një koalicion me BSP-në. Por me vetëm 120 deputet në parlamentin prej 240 vendesh, ish mbreti kishte vetëm një mundësi për koalicion, dhe kjo ishte MRF.


NMSS ka deklaruar publikisht më 17 Korrik se MRF do të ishte ndoshta e vetmja partnere në koalicion. Një njoftim zyrtar pritet më 22 Korrik. Por MRF ka shprehur se ka mosmarrëveshje në rradhët e saj lidhur me ofertën e bërë. Asnjë hollësi për ofertën nuk është bërë publike, por njoftimet e medias thonë se MRF-së i është ofruar një post ministri, ai i Bujqësisë, dhe tre zëvendës ministra.


"Nuk është shumë i rëndësishëm numri, por rëndësia e posteve," ka thënë drejtuesi i MRF-së Ahmed dogan. Ai ka thënë se ka "një konflikt" në gjirin e partisë parlamentare por ka shtuar se ai ka besim se së shpejti do të arrihet një marrëveshje.


Partnerët e koalicionit të ardhëshëm kanë premtuar të paraqesin kandidaturat për postet e ministrave për aprovim nga Parlamenti deri më 24 Korrik.


Koalicioni që do të krijohet nuk do të ketë mundësinë të kontrollojë një shumicë prej dy të tretash në parlament të nevojëshme për të kryer ndryshime kushtetuese dhe praktikisht përjashton çdo ndryshim për monarkinë. Megjithëse Saksoburgotski mund të mbështetet tek UDF dhe BSP për disa ligje me konsensus, asnjë axhendë pro-monarkisë nuk është e pranueshme për dy partitë e mëdha. Edhe në pikun më të lartë të popullaritetit të ish mbretit, vetëm 15 përqind e Bullgarëve mbështesnin rikthimin e monarkisë - një shifër e cila ka mbetur konstante gjatë dhjetë vjetëve të fundit.


Që prej miratimit të kushtetutës në vitin 1991, çdo gjë që kishte të bënte me institucionet demokratike Bullgare është kryer sipas rregullave. Në mënyrë paradoksale, rikthimi i mbretit ka shënuar edhe një fitore tjetër për procedurat demokratike. Simeoni fillimisht nuk ishte paraqitur me pozicionin e tij formal por në një farë mase ruante një pamje prej mbreti. Në këtë rast, ai është detyruar të pranojë një rol të përcaktuar nga një demokraci republikane, duke u bërë kryeministër si drejtuesi i partisë fituese. Procedura demokratike duket se ka fituar mbi instinktet nostalgjike pro-monarkisë.


Politika e Kryeministrit Sakskoburgovski duket shumë e parashikueshme. Në politikën e jashtëme qeveria e tij do të vazhdojë politikat pro BE dhe NATO-s të nisura nga qeveria e Kostovit. Në planin e brendëshëm, ata do të përpiqen të lehtësojnë peshën sociale dhe ekonomike të reformës duke vazhduar me ndryshimet e nisura nga qeveria e mëparëshme.


Në këtë fazë, në rastin më të mirë pritet një rezultat mediokër. Ish mbreti nuk ka jetuar në Bullgari prej 50 vjetësh, nuk ka eksperiencë personale me vendin apo popullin e tij. Pjesa më e madhe e njerëzve që e rrethojnë janë pa eksperiencë në qeverisje - përfshirë edhe vetë atë.


Qeveria e tij me siguri do të jetë e ngadaltë në paraqitjen e një programi politik, dhe ajo që do të paraqesin ndoshta do të jetë e pamundur të realizohet.


Entuziasmi që rrethon pranimin nga ana e ish mbretit të postit të kryeministrit nuk mund të zëvendësojë eksperiencën bazë. Është e lehtë të qeverisësh Bullgarinë; por ta bësh këtë punë mirë është e vështirë. Qeveria e re do të gjykohet tani nga rezultatet dhe jo nga premtimet.


Dejan Kiuranov është drejtor i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje.


Frontline Updates
Support local journalists