Ne Mes Te Bombave Dhe Beogradit
Mali i Zi ka pesuar sulmet ajrore te NATO-s nga njera ane dhe sulmet me fjale te Beogradit nga ana tjeter. Frika eshte se sulmet nga brenda do te shnderrohen ne sulme te dhuneshme.
Ne Mes Te Bombave Dhe Beogradit
Mali i Zi ka pesuar sulmet ajrore te NATO-s nga njera ane dhe sulmet me fjale te Beogradit nga ana tjeter. Frika eshte se sulmet nga brenda do te shnderrohen ne sulme te dhuneshme.
Pasi bombardoi Malin e Zi per gjashte dite me rradhe, NATO i nderpreu ato te Marten dhe e kurseu popullsine e republikes se vogel, partnere te Jugosllavise ne kuadrin e Republikes se Jugosllavise Federative, nga nje nate e shtate terrori. Megjithate, lufta e fjaleve ne mes te Beogradit dhe Podgorices, e cila eshte shkallezuar vazhdimisht qe prej fillimit te sulmeve ajrore, nuk tregon ndonje shenje zbutjeje.
Duke qene se ka zgjedhur nje kurs pro Perendimor qe prej zgjedhjes se tij ne vitin 1997, Presidenti i Malit te Zi Milo Djukanovic kishte shpresuar se republika e tij e vogel prej 630,000 banoresh do tu shpetonte bombardimeve te NATOs.
Sulmet ajrore, te cilat filluan me 24 Mars, erdhen si nje goditje e keqe si ndaj qeverise se Malit te Zi ashtu edhe ndaj popullsise se tij, ndersa instalimet ushtarake ne republike po goditeshin njelloj si ato ne Serbi.
Aq te bindur ishin Malazezet se ata nuk do te bombardoheshin sa qe nje avion pasagjeresh i Montenegro Airlines u nis nga aeroporti i Beogradit per ne Podgorice pikerisht kur po fillonte sulmi i NATO-s. Avioni per pak i shpetoi katastrofes duke u ulur ne mes nje shiu bombash ne aeroportin e Podgorices i pa ndihmuar, pasi kontrolluesit e trafikut ajror ishin larguar nga vendet e tyre.
Objektivat kryesore te NATO-s ne Mal te Zi kane qene aeroporti ushtarak ne Golubovci prane Podgorices, kazermat e ushtrise ne Danilovgrad, ku mendohet te jene magazinuar municionet dhe material ushtarak tjeter i terhequr nga Kroacia ne vitin 1991, si edhe mbi shume pika radaresh te shperndara neper kodrat pergjate bregut te detit. Kazermat e ushtrise u goditen qe naten e pare por ato ishin evakuar qe nje dite me perpara.
Megjithese burimet ushtarake jugosllave nuk ka dhene detaje te demeve te pesuara, duket se pjesa me e madhe e radareve ose jane shkaterruar ose demtuar shume rende qe ne valen e pare te sulmit, sepse ne valen e dyte avionet luftarake te NATO-s fluturuan mbi Malin e Zi per te arritur te goditur objektivat ushtarake ne Serbi. Ne total, eshte vrare nje ushtar, pese jane plagosur dhe nje grua ka pesuar demtime te renda gjate sulmit.
Ne kontrast me kete, grindjet dhe mosmarreveshjet me fjale ne mes te Beogradit dhe Malit te Zi ishin dicka qe pritej. Ne nje fjalim drejtuar kombit menjehere pas sulmit te pare, Djukanovic i beri thirrje se Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic ashtu edhe NATO-s qe te terhiqen ne interes te nje zgjidhjeje paqesore te krizes. Ai gjithashtu u beri thirrje Malazezeve te harrojne ndryshimet qe ekzistojne ne mes tyre per te shmangur gjakderdhjen. Shtypi i Beogradit reagoi menjehere duke e quajtur Djukanovicin si "tradhetari me i madh ne historine e Malit te Zi".
Pavaresisht nga presioni i madh, Djukanovic mbetet kunder dhe ka refuzuar te ndjeke Beogradin ne deklarimin e gjendjes se jashtezakoneshme, debimin e gazetareve te huaj dhe nderprerjen e marrredhenieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Britanine, Francen dhe Gjermanine. Ne nje deklarate, qeveria e Malit te Zi thoshte: "Politika e izolimit dhe konfliktit me komunitetin nderkombetar nuk eshte e ardhmja e vendit dhe popullit tone".
Duke pasur friken e nje shtypjeje ushtarake, qeveria e Malit te Zi ka urdheruar policine te marre persiper pergjegjesine per sigurine e republikes. Oficere me uniforma luftimi jane dislokuar rreth ndertesave kryesore si edhe ne rruget e hyrjes per ne institucionet me te rendesishme shteterore. Burime ne Ministrine e Brendeshme njoftojne se Ushtria Jugosllave po sjell rezerviste dhe po sillet ne nje menyre gjithnje e me konfrontuese, megjithese ajo nuk ka dislokuar njesi te saj ne asnje qytet.
Me qellim per te ndihmuar meshkujt ne Malin e Zi per te shmangur detyrimin ushtarak, qeveria ka leshuar nje urdher pune te detyruar. Ushtria Jugosllave eshte pergjigjur duke krijuar gjykatat ushtarake per te gjykuar dezertoret. Dhe ministri i drejtesise te republikes i ka sfiduar ushtaraket duke u thene te nisin procesin gjyqesor ndaj tij se pari, sepse ai nuk ka nder mend t'u pergjigjet letrave te tyre te thirrjes.
Udheheqja e republikes se Malit te Zi gjithashtu po kundershton nje vendim te qeverise federale te Beogradit per te vendosur politiken monetare te saj ne te gjithe vendin nen banken kombetare te Jugosllavise. Mali i Zi frikesohet se kjo eshte nje mase e menduar per te zevendesuar drejtoret ne banken e Malit te Zi dhe per t'u perpjekur te financoje luften duke prere para te reja. Ne nje levizje te ngjashme me ate ne Slloveni me 1991, Mali i Zi mendohet se ka printuar nje monedhe ne kupona te cilen ai mund ta hedhe ne qarkullim ne rast te nje inflacioni teper te larte ne Serbi.
Pas nje sesioni tre ditor, te gjitha partite ne parlamentin e Malit te Zi rane dakort per nje rezolute kompromisi ku behet apel per qetesi dhe perfundimin e mosmarreveshjeve ne mes te partive te ndryshme. Megjithate, paqja zgjati vetem nje dite ndersa kampet respektive e interpretuan dokumentin ne menyren e tyre.
Aleatet e Miloshevicit ne opoziten e Malit te Zi insistojne qe rezoluta jep mundesine e levizjeve te pa kufizuara te Ushtrise Jugosllave ne Mal te Zi. Koalicioni qeverises i Djukanovicit mendon se rezoluta nuk permban asgje te jashte zakoneshme dhe lejon vetem levizjet e zakoneshme--pra, nje kontroll te forte dhe te vazhdueshem te ceshtjeve te republikes nga administrata ne Podgorice.
Besniket e Miloshevicit kane filluar te organizojne mitingje neper qytete ne te gjithe Malin e Zi per te protestuar ndaj asaj qe ata e shohin si tradheti te qeverise. Edhe ne vete kryeqytetin Podgorice, demonstrime te perditeshme perpara qendres Amerikane te informacionit te qytetit e cila tani eshte boshatisur, terheqin rreth 5,000 protestues. Nderkohe, rreth 25,000 Shqiptare etnik kane ardhur si rrefugjate ne kete republike dhe qeveria po ben thirrje per ndihme Perendimore per te plotesuar nevojat e tyre.
Slavoljub Scekic eshte zevendes redaktor i se perjaveshmes se pavarur Malazeze Vijesti.