KONFRONTOHEN RUMANIA DHE MOLDAVIA

Bukureshti kundershton rikthimin e Moldavise fqinje ne krahet e Moskes.

KONFRONTOHEN RUMANIA DHE MOLDAVIA

Bukureshti kundershton rikthimin e Moldavise fqinje ne krahet e Moskes.

Tuesday, 6 September, 2005

Nje mosmarreveshje diplomatike ka shperthyer ndermjet Bukureshtit dhe Kishinjevit rreth perpjekjeve per te larguar Moldavet nga Rumania dhe per ti hedhur ata ne krahet e Rusise.


Fjalet e ashpra jane pasuar me debime diplomatesh. Me heret kete muaj, Moldavia ka debuar atasheun ushtarak te Rumanise ndersa Rumania ka debuar sekretarin e pare te ambasades Moldave ne Rumani.


Presidenti Moldav Vladimir Voronin ka akuzuar Rumanine per perzierje ne punet e brendeshme te vendit te tij. "Ata mendojne se populli i Moldavise eshte Rumun dhe jo Moldav". Presidenti ka thene: "Kjo nuk eshte e vertete".


Ky problem ka filluar pasi vitin e kaluar Moldavia zgjodhi nje qeveri komuniste pro Moskes, republika e pare ish Sovjetike qe ka bere nje gje te tille. Ne zgjedhje, Voronin shfrytezoi pakenaqesine popullore ndaj reformave te dhimbeshme te ekonomise se tregut.


Nje prej veprimeve te para te qeverise ishte berja e detyrueshme per t'u mesuar ne shkollat e Moldavise e gjuhes Ruse. Nxenesit Moldav flasin ne shumice derrmuese Rumanishten si gjuhen e nenes, megjithese ata e quajne gjuhe Moldave. Ne kohen e ish Bashkimit Sovjetik, qeveria eshte perpjekur te vendose gjuhen Ruse te detyrueshme ne shkollat Moldave, por pa sukses.


Moldavia deboi atasheun ushtarak Rumun, Ion Ungureanu, me akuza se ai ka marre pjese ne mitingje anti qeverise. Sipas zyrtareve ne Kishinev, disa filmime te bera nga sherbimet sekrete kane vertetuar se Ungureanu eshte takuar me deputete te opozites te cilet kundershtojne planet e qeverise per te afruar Moldavine me Rusine.


Ne pergjigje te ketij veprimi, Rumania ka urdheruar sekretarin e pare te ambasades Moldave, Iacob Popovici, te largohet nga vendi. Kryeministri Adrian Nastase ka thene se zyrtaret e Kishinevit jane perpjekur te bejne nje politike te papjekur dhe nje fushate agresive irracionale kunder Bukureshtit. Ai ka akuzuar Presidentin Voronin se "po hedh helm dhe po shkaterron marredheniet dypaleshe". Ministri Rumun i puneve te jashteme Mircea Geoana ka thene se debimi i Ungureanut ka qene i pajustifikuar.


Moldavia dhe Rumania per nje kohe te gjate kane pasur marredhenie te acaruara por kjo gjendje eshte renduar se tepermi pasi ne Kishinev erdhen ne pushtet komunistet. Demonstrime masive jane zhvilluar ne te gjithe ish republiken Sovjetike ne shenje proteste ndaj planeve per futjen e lendes se historise Ruse dhe jo Rumune ne shkollat e vendit. Megjithese thuhet se eshte hequr dore nga planet per keto ndryshime, protestat kane vazhduar me thirrjet per doreheqjen e qeverise per shkak te perpjekjeve te saj per Rusizimin e Moldavise.


Nga ana e tyre, autoritetet e Kishinevit kane akuzuar Rumanine se mbeshtet demonstratat si nje menyre per te rimarre tokat te cilat ajo i ka humbur gjate Luftes se Dyte Boterore. Perpara pushtimit Sovjetik ne vitin 1939, pjesa me e madhe e Moldavise ka qene pjese e Rumanise.


Bukureshti ka insistuar se i vetmi objektiv i tij eshte ruajtja e kultures dhe gjuhes se perbashket te te dy kombeve ne dy vendet. Shumica e njerezve ne Moldavi flasin Rumanisht megjithese ata kane votuar ne nje referendum per ta quajtur ate gjuhe Moldave.


E varferuar dhe e pastabilizuar, Rumania ka veshtiresi per te qene bujare me fqinjen e saj, pavaresisht lidhjeve te ngushta ekonomike dhe kulturore. Qe prej vitit 1990, Bukureshti ka caktuar vetem rreth 1.5 milion dollare ne vit per "ndihme ekonomike dhe projekte te integrimit kulturor" ndermjet dy vendeve.


Gjate periudhes Staliniste, nje fushate Rusifikimi me detyrim - perfshire deportime ne mase - kane ndryshuar balancen etnike dhe identitetin kombetar te Moldavise. Rreth dy te tretat e Moldaveve jane Rumune etnik, ndersa pjesa tjeter jane pakica Rusisht folese.


Rusishtja ka qene gjuha e vetme zyrtare deri ne momentin e shperberjes se Bashkimit Sovjetik ne vitin 1991. Dhe megjithese mbi nentedhjete perqind e popullsise mund te flase Rusisht, gjuha mbetet nje ceshtje e diskutueshme.


Moska, e cila ka ende trupa ushtarake ne territorin Moldav, eshte perpjekur te mbroje Voronin dhe ka sulmuar protestuesit nacionaliste. Ajo mendon se protestat anti-Ruse nga radikalet ne Moldavi kane mbeshtetje te huaj dhe se veprimet e tyre krijojne rrezik per nje konflikt tjeter ne Europen jug-lindore.


Por Rumania, e cila ushqen ambicje per anetaresim ne Bashkimin Europian, nuk ka komentuar ne lidhje me deklarimet e Rusise dhe ka theksuar vendosmerine e saj per te mbeshtetur "zhvillimet demokratike" ne Moldavi.


"Qe prej pavaresise se saj ne vitin 1991, Moldavia eshte gjendur ne udhekryq per t'u afruar me Rumanine - e cila konsiderohet si nje rruge drejt Europes Perendimore - apo te afrohet perseri me Rusine," thote Bogdan Sgarcitu, gazetar politik i gazetes me te madhe, Bursa. "Komunistet te cilet fituan zgjedhjet vitin e kaluar jane ne favor te lidhjeve me te ngushta me Mosken, dhe Bukureshti tani nuk ka zgjidhje tjeter pervec se te perpiqet te ndihmoje popullsine etnike Rumune ne vendin fqinj".


Per shume vezhgues te pavarur ketu, rasti i Moldavise tregon se levizjet politike te pastudiuara me baze etnike, se bashku me problemet e pazgjidhura ekonomike te vendit, mund te nxisin nje krize te re politike.


"Mbetet per te pare nese Moldavia mund te mesoje nga e kaluara e saj e afert dhe te shmange konfliktin e dhunshem te fillimit te viteve 1990," shton Sgarcitu. Ne vitin 1990, Trans-Dniester, nje rajon prej 700,000 banore i banuar kryesisht nga Sllave etnik ne Moldavine lindore, ka shpallur pavaresine e tij, duke pasur frike se Moldavia mund te kerkonte te ribashkohej me Rumanine.


Kishinevi u perpoq te shtypte separatistet me force dhe rreth 1,500 vete vdiqen ne luften ne Trans-Dniester perpara se trupat Ruse te nderhynin dhe te ndalonin luftimet ne vitin 1992.


Marian Chiriac eshte nje gazetar ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists