PENGESAT LIGJORE NDALOJNË GJUETARËT
Në mungesë të lejeve për transportim të trofeve të tyre në BE, gjuetarët e huaj i shmangen gjuetisë në këtë rajon.
PENGESAT LIGJORE NDALOJNË GJUETARËT
Në mungesë të lejeve për transportim të trofeve të tyre në BE, gjuetarët e huaj i shmangen gjuetisë në këtë rajon.
Fusha prej 45 hektarë e Pietro D’Emilei's afër fshatit Doroslovo ka pasur shumë visitorë të huaj, kryesisht italian, të cilët kanë shfrytëzuar përparësite e fushave të pasura të Vojvodinës për gjueti.
Ky vend ka 16 kabina tradicionale të renovuara me mobilje të vjetra të Vojvodinës.
Por numri i vizitorëve është zvogëluar dhe kjo pronë ka qenë e shkretë për muaj të tërë. Edhepse D’Emilei ka bërë investime të konsiderueshme financiare në industrinë e gjuetisë në Vojvodinë gjatë dekadës së fundit, pengesat ligjore të cilat pengojnë eksportet e gjuetisë në Bashkimin Evropian ka ndalur myshterinjët. Si rezultat, ky vend do të mbyllet.
Ky tregim nuk është i pazakontë. Edhepse gjuetia në të kaluarën ishte profitabile në Vojvodinë, kjo industri është duke u shuar si rezultat i problemeve me lëshimin e certifikatave veterinare të cilat pranohen në vendet e BE.
Branislav Stankov, drejtor i agjensisë së gjuetisë Lovotours, thotë se dështimi i Serbisë për të harmonizuar standardet veterinare me rregullat e BE-së i ka kushtuar shumë këtij vendi. “Shteti duhet të aprovoj një ligj të ri të veterinarisë në përputhshmëri me rregullat e BE-së,” ai tha.
Derisa problemi i lejes ndalon gjuetarët e huaj të ligjshëm për tu kënaqur në sportin e tyre, kjo nuk ndalon gjuetarët ilegal të cilët shumë shpejtë janë duke shkatërruar natyrën e Serbisë.
Vitin e kaluar, zyrtarët kufitar kroat ndaluan një kamion nga Serbia që përmbante thëllëza dhe pëllumba, si duket me destinacion për në restaurantet italiane.
Gjuetarët ilegal dhe të palicencuar nuk janë të interesuar nëse përmes gjuetisë së tyre ata zhdukin këto kafshë, dhe as nuk brengosen rreth lejeve të eksportimit. Ata korruptojnë zyrtarët e caktuar kufitar për të lejuar kamionët e tyre të kalojnë.
Ligji i tanishëm i Serbisë mbi medicinën veterinare është aprovuar para 12 vjetëve dhe standardet evorpiane kanë ndërruar që atëherë.
Në korrik, minisrtesha e bujqësisë së Serbisë, Ivana Dulic-Markovic, tha se një ligj i ri i medicinës veterinare së shpejti do të vihet para parlamentit, i cili do të “harmonizoj vendin me rregullat e BE-së” dhe kështu do të lejonte gjuetarët të ushtrojnë aktivitetin e tyre legalisht.
“Kjo kornizë ligjore, së bashku me reformat për sistemin e tërë veterinare në këtë vend, do të na lejoj të punojmë në mënyrë më efikase, monitorojmë dhe kontrollojmë sëmundjet e kafshëve në mënyrë më të mirë dhe të ofrojmë nivele adekuate të sigurisë së ushqimit,” ai tha.
Por vetëm pasi ligji i ri do të aprovohet gjuetarët e huaj do të fillojnë të kthehen në Vojvodinë.
Në kulminacionin e arritjes së gjuetarëve në fund të 1980-tave, sipas Lovotours, rreth 10,000 gjuetarë vizituan vojvodinën çdo vit, 7,000 nga të cilët ishin italian.
Kjo industri pësoj kolaps në vitet e nëntëdhjetave kur lufta shpërtheu në kroaci dhe gjuetarët u larguan nga vendi.
Numrat më të vonshëm nga Oda e Tregtisë në Vojvodinë pohojnë se tani vetëm 1500 deri 2000 gjuetarë vizitojnë vendin çdo vit, shumica prej të cilëve janë italian.
Rënia në numrin e gjuetarëve të huaj reflektohet në rëniet e përgjithshme dramatike të profitit nga turizmi në pronicë.
Të ardhurat nga turizmi në Vojvodinë në vitin 2003 ishin vetëm 16.5 milion dollarë amerikan, nga 167 milion në vitin 1989.
Shumica e të hollave erdhi nga gjuetia, e cila u zhvillua shpejtë falë qëndrimit të hapur të Jugosllavisë ndaj vizitorëve të huaj. “Njerëzit vinin në gjueti vetëm me letërnjoftimet e tyre,” kujton Stankov.
Sipas Stankov, miliona euro humben në vit si rezultat i ndalesës së eksporteve të gjuetisë.
“Italia ka nevojë për 4 milion fazanë çdo vit, 2.5 milion nga të cilat importohen,” ai tha. “Por ne nuk mund të konkurojmë në tregun italian pasi nuk kemi certifikatat e duhura për eksport.”
Erne Varnju, zëvendës sekretari i Vojvodinës për turizëm, thotë se një numër i vogël i gjuetarëve të cilët janë kthyer në Vojvodinë gjatë viteve të fundit nuk do të rritet shumë derisa problemet rreth licencave të eksportit në BE të zgjidhen.
Kjo, ai shtoj, nuk do të ndodh derisa fabrikat e ftohjes në Serbi nuk do të riparohen për të përmbushur rregullat për siguri të ushqimit në Evropë.
Stagnimi i industrisë së turizmit në Vojvodinë reflektohet në rajonet e tjera. Sipas Predrag Grgic, sekretari i Vojvodinës për bashkëpunim ndërkombëtar, shumica e hoteleve të provincës janë shkatërruar, duke ndaluar kështu ardhjen e vizitorëve.
Një nga sektorët e pakët në rritje në turizmin e Vojvodinës janë shtëpitë tradicionale të stilit hungarez, ku vizitorët mund të kënaqen duke ecur, vozitur, peshkuar dhe duke ngrënë ushqimet vendore.
Snezana Stankovic, pronare e Zeleni Dvor afër kufirit me Kroaci, është një nga tregtarët e ri të cilët ofrojnë pushime më të ndryshme nga ato të ofruara nga organizatat e gjuetarëve.
“Ne vetëm dëshirojmë t’i kthejmë njerëzit në natyrë,” thotë Stankovic e cila ka parë një rritje në numrin e vizitorëve në tri vitet e fundit, përfshirë edhe nga jashtë.
Por për momentin, turizmi i tillë ende është në fillim dhe industria në përgjithësi është në rënie.
“Qëndrimi mesatar i turistëve të huaj në Vojvodinë është dy ditë,” ankohet Erne Varnju. “Nëse dëshironi që turistët të qëndrojnë në Vojvodinë për shtatë ditë, atyre duhet t’i ofrohen programe të tjera si peshkimi, vizita e manastiereve apo kështjellave. Por kjo nuk ndodh këtu.
Darko Sper punon për agjensinë e lajmeve Beta në Novi Sad.
Ky është një nga artikujt mbi Vojvodinën si pjesë e Projektit për Trajnim dhe Raportim medial të BIRN, të mbështetur nga Ambasada Britaneze në Beograd.