KOMENT: SHBA GABON RENDE

Kercenimi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te bllokuar vazhdimin e misionit paqeruajtes te OKB-se ne Bosnje eshte kunder interesave te saj te rendesishme

KOMENT: SHBA GABON RENDE

Kercenimi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te bllokuar vazhdimin e misionit paqeruajtes te OKB-se ne Bosnje eshte kunder interesave te saj te rendesishme

Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Ballkan po pret perfundimin e lojes politike ne Keshillin e Sigurimit nga nje prej anetareve te tij - dhe kjo nuk eshte e hera e pare qe ndodh.


Ne fund te viteve 1990, i vetmi mision i sukseseshem per parandalimin e nje lufte ne historine e OKB-se, UNPREDEP, i cili ka vepruar ne Maqedoni, ka rene viktime e vetos se Kines pasi qeveria Maqedonase njoftoi se ishte e gateshme te vendoste marredhenie diplomatike me Taivanin.


Ne ate kohe, Taivani nuk u njoh, por edhe paqeruajtesit u terhoqen. Me pas, ne Maqedoni shpertheu nje konflikt.


Tani rrezikohet misioni paqeruajtes ne Bosnje Herzegovine - vecanerisht ajo pjese e drejtuar nga OKB, Forca Nderkombetare Policore, IPTF.


Ne kete mision, ashtu si edhe ne ate te drejtuar nga NATO, Forca e Stabilizimit, S-For, te cilat kane marre aprovimin nga e njejta rezolute e OKB-se, sherbejne edhe forca Amerikane te cilat duhet ti nenshtrohen gjykates se re nderkombetare, ICC. Kjo gje kundershtohet nga Uashingtoni.


Megjithese SHBA ka sinjalizuar vendosmerine e saj per te vazhduar dislokimin e S-For, e ardhmja e IPTF-se (dhe personeli shoqerues i Ceshtjeve Civile te OKB-se) eshte tani ne pikpyetje.


Mandati i IPTF-se skadon ne fund te vitit 2002 dhe Bashkimi Europian ka vendosur te marre persiper drejtimin e misionit policor nen drejtimin e Perfaqesuesit te ri Nderkombetar, Paddy Ashdown.


Nese IPTF largohet me shpejt, edhe planet e BE-se duhet te ndryshojne. Parate dhe personeli i nevojshem te cilat edhe keshtu kane qene te pakta do te duhet te gjehen te pakten gjashte muaj me pare.


Nga 1,600 oficeret e policise te IPTF-se, me pak se 50 jane Amerikane. Duket disi e pamundur qe ata te jene te rrezikuar te denohen per krime te cilat do te conin ne denime nga ICC-ja.


Prezenca e OKB-se ne Bosnje, dhe bisedimet delikate mbi tranzicionin nga drejtimi i OKB-se ne ate te BE-se, jane rrezikuar ne kete menyre per te mbrojtur keta pak njerez edhe per gjashte muaj qe kane mbetur nga perfundimi i ketij misioni ne nje kohe qe kjo gjykate nderkombetare nuk eshte ende ne gjendje per te denuar asnje njeri.


Eshte e veshtire te shohesh se si nje gje e tille mund te jete ne interes te SHBA-se. Eshte gjithashtu e veshtire te pajtosh kete me vleresimet e shpeshta te Uashingtonit se paqja ne Ballkan, me nje tranzicion te rregullt nen drejtimin e Europes, eshte nje prioritet i politikes se saj.


Dhe eshte vecanerisht e veshtire per te kuptuar se si kjo mund te ndihmoje SHBA-ne te ndertoje nje koalicion me aleatet e saj tradicional - te gjithe te cilet kane mbeshtetur krijimin e kesaj gjykate te re - ne fushat e tjera politike.


Gjykata Nderkombetare e Krimeve eshte paraqitur nga SHBA si nje shpikje e rrezikeshme e ligjit nderkombetar, ku trupat Amerikane per here te pare do te mund ti nenshtrohen autoritetit te kesaj gjykate per krime lufte.


Ne fakt, nuk eshte keshtu. Ushtaret Amerikane te cilet sherbejne ne Ballkan kane qene gjithnje nen pergjegjesine e gjykates nderkombetare te Hages, e cila tani po heton fushaten e NATO-s ndaj Sllobodan Millosheviqit ne vitin 1999 dhe ka arritur ne perfundimin se nuk ka asnje prove per krime lufte te cilat mund te gjykohen nga kjo gjykate.


Qe prej 1 Korrikut, i gjithe personeli nderkombetar ne Bosnje - perfshire edhe ushtaret Amerikane te S-For - do ti nenshtrohen juridiksionit te ICC-se sepse Bosnja eshte nenshkruese e traktatit qe ka vendosur krijimin e kesaj gjykate.


Por edhe nese kjo gjykate do te ndiqte pnalisht ndonje ushtar Amerikan, ajo vetem mund te veproje nese autoritetet lokale nuk kane deshiren ose mundesine per ta bere nje gje te tille. Sistemi Amerikan i drejtesise do te vazhdoje te ruaje juridiskionin - vetem nese SHBA do te nenshkruante traktatin e krijimit te ICC-se.


Shume shpesh ne histori, interesat e popujve dhe shteteve te Ballkanit u jane nenshtruar interesave te fuqive te medha te kohes. Kjo mosmarreveshje e fundit eshte nje krize krejtesisht artificiale.


Nuk eshte ende vone per tu qetesuar dhe per te pare me mendje te kthjellet se interesat Amerikane jane ne te vertete per sigurimin e vazhdimit te misioneve paqeruajtese ne Ballkan, dhe se qeveria Amerikane duhet te gjeje menyra te tjera per te perballuar efektet e ICC-se. Perndryshe, Amerikanet do te demtojne teper rende interesat e tyre.


Nicholas Whyte eshte Drejtori i Grupit Nderkombetar te Krizave per Ballkanin.


Frontline Updates
Support local journalists