PJESEMARRESIT NE ZGJEDHEJVE

Nje shikim i shpejte mbi aktoret kryesore ne rradhet e partive te shumta politike dhe disa mijera kandidateve te cilet marrin pjese ne zgjedhjet e pergjitheshme te 5 Tetorit.

PJESEMARRESIT NE ZGJEDHEJVE

Nje shikim i shpejte mbi aktoret kryesore ne rradhet e partive te shumta politike dhe disa mijera kandidateve te cilet marrin pjese ne zgjedhjet e pergjitheshme te 5 Tetorit.

Wednesday, 2 October, 2002

Bosnje Herzegovina, BiH, eshte e ndare ne dy entitete, Federata, e cila perbehet kryesisht nga Boshnjaket (Muslimanet e Bosnjes) dhe Kroatet, dhe Republika Srpska e perbere kryesisht nga Serbet, RS. Votuesit do te zgjedhin perfaqesuesit e tyre ne te dyja nivelet, ate shteteror dhe te entitetit.


Nje nder aktoret me te rendesishem eshte Partia Social Demokrate, SDP. Partia ka luajtur nje rol te madh ne Aleancen per Ndryshim, nje koalicion heterogjen i perbere nga 11 parti jo nacionaliste i cili ka qendruar ne pushtet ne Federate qe prej zgjedhjeve te kaluara, dy vjet me pare.


SDP, e cila ka rrenje ish komuniste, eshte e vetmja parti e vertete shume etnike e qendres se majte e cila punon per nje BiH te bashkuar me orientim drejt integrimit ne Europe. Megjithese pothuajse 90 perqind e anetareve te saj jane nga komuniteti Boshnjak, anketimet tregojne se shtate perqind e mbeshtetesve te saj jane Serbe dhe pese perqind jane Kroate.


Kryetari i saj, Zlatko Lagumxhija, nje 47 vjecar me doktorature ne fushen e kompjuterave, eshte gjithashtu edhe minister i jashtem i BiH. Ne zgjedhjet e tanishme, ai eshte ne krye te listes se kandidateve te SDP-se per parlamentin shteteror. Lagumxhija se fundi eshte perplasur me Nijaz Durakoviq, nje doctor i shkencave politike i cili ka qene edhe themeluesi i SDP, duke bere qe ky i fundit te bashkohet me Partine per Bosnje Herzegovinen, SBiH. Anketimet e opinionit publik tregojne se largimi i tij nuk e ka ulur popullaritetin e SDP.


Sipas anketimeve me te fundit te opinionit publik, SDP do te fitoje rreth 15, 20 dhe pese perqind te vendeve ne parlamentet e shtetit te BiH, te Federates dhe te RS. Nese ndodh nje gje e tille, SDP do te jete nje nder partite me me influence ne Bosnje. Ajo gjithashtu gezon edhe nje mbeshtetje te forte por jo te hapur nga komuniteti nderkombetar.


Partia e Veprimit Demokratik SDA, eshte partia me e madhe nacionaliste Boshnjake. E krijuar ne Maj 1990, drejtuesi i saj i vjeter Alija Izetbegoviq ka qene forca kryesore politike ne komunitetin nacionalist Boshnjak nga viti 1990 deri ne vitin 2000, ku ka mbajtur postet me te larta shteterore gjate dhe pas luftes. Pak me teper se nje vit me pare, Izetbegoviq eshte terhequr nga jeta aktive politike dhe tani eshte vetem nje drejtues nderi i partise. Megjithate, ai ushtron nje influence te madhe.


SDA e paraqet veten si nje parti moderne e qendre politike e cila ka vendosur, per here te pare, te perfshije edhe jo Boshnjake ne listat e kandidateve te saj. Kete vit, SDA do te paraqese kryetarin e bashkise se Srebrenicas, Desnica Radivojeviq per postin e perfaqesuesit Serb ne presidencen e BiH, nje organizem tre anetaresh i cili perfaqeson tre grupet kombetare ne vend.


Shumica e analisteve e kane quajtur kete veprim si nje levizje kozmetike dhe e konsiderojne SDA si nje parti ende konservatore, nacionaliste, e cila perfaqeson vetem Boshnjaket. Megjithate, kryetari i saj, Sulejman Tihiq, eshte bere zevendes president i asamblese se RS dhe tani po kandidon per tu zgjedhur si perfaqesuesi Boshnjak ne presidencen e BiH. Nje figure tjeter e rendesishme e kesaj partie, Hasan Muratoviq, kryeson listen e SDA per parlamentin shteteror. Sipas anketimeve, SDA do te fitoje rreth 15 dhe 20 perqind te vendeve respektivisht ne parlamentet shteteror dhe ate te Federates.


Partia per Bosnje Herzegovinen, SBiH, nuk ka fuqine e duhur per te arritur ndonje rezultat te mire e vetme por ajo mund te luaje nje rol te rendesishem ne krijimin e koalicioneve te mundeshem. Me mbeshtetjen e SBiH, SDA apo SDP mund te arrijne nje shumice ne asamblete shteterore dhe te Federates. Anketimet tregojne se SBiH do te fitoje rreth 10 dhe 15 perqind te vendeve, respektivisht ne parlamentet shteterore dhe ate te Federates. Mendohet se komuniteti nderkombetar eshte ne favor te nje roli te SBiH ne koalicion me SDP dhe partite e tjera te moderuar.


SBiH mund te mbeshtetet pothuajse ne menyre te sigurte ne faktin qe do te fitoje nje vend ne presidencen e BiH, meqenese anketimet tregojne nje avantazh te mire per drejtuesin e SBiH Haris Silajxhiq ne kete gare. Silajxhiq ka themeluar SBiH perpara zgjedhjeve te para te pas luftes ne vitin 1996, pas largimit te tij nga Izetbegoviq. Megjithate, partia nuk ka pasur rezultate te mira ne zgjedhje dhe ka krijuar nje koalicion me SDA. Dy vjet me pare, SBiH eshte bashkuar me koalicionin e Aleances per Ndryshim, kete rradhe ne krah te SDP.


Partia BOSS ne Bosnje, e drejtuar nga Mirnes Ajanoviq, nje figure shume agresive dhe teper popullor ne media, ka rritur ndjeshem popullaritetin e saj brenda nje kohe te shkurter dhe tani duhet te merret ne considerate si nje partnere e mundeshme ne koalicion ne nivelin shteteror dhe ate te Federates. Analistet mendojne se popullariteti i BOSS, e cila ka nje infrastrukture partiake shume te dobet dhe jo ndonje politike te vecante, eshte e bazuar ne sjelljen e vecante te kryetarit te saj ne parlamentin federal. Sipas disa analisteve, aresyeja e vetme qe Ajanoviq dhe BOSS gezojne popullaritet, pavaresisht sjelljeve jo shume serioze te tyre, eshte se ata konsiderohen si nje zhvillim i ri ne politiken e vendit - megjithese ndoshta jo per te mire. Anketimet tregojne se BOSS do te fitoje pese dhe shtate perqind te vendeve ne parlamentet shteterore dhe ate Fedeal.


Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, eshte ende partia me popullore ne rradhet e Kroateve te Bosnjes. Ajo eshte themeluar ne vitin 1990 si partia simoter e nacionalisteve te HDZ ne Kroacine fqinje. Prej vitit 1990 deri ne vitin 2000, ajo ka qene ne pushtet ne BiH, se bashku me partite nacionaliste Boshnjake dhe Serbe - SDA dhe Partia Demokratike Serbe, SDS.


Publikisht partia ka kerkuar krijimin e nje Federate dhe nje shteti te perbashket te popujve Boshnjak. Por sipas mediave dhe burimeve diplomatike, partia ka punuar per te penguar zbatimin e Marreveshjes se Dejtonit dhe eshte perpjekur te krijoje terrenin e pershtateshem per nje entitet te trete, krejtesisht Kroat ne BiH dhe aneksimin e tij te mundeshem nga Kroacia.


Kjo politike eshte shpallur haptazi per here te fundit pas zgjedhjeve te fundit te pergjitheshme ne te cilat HDZ ka humbur. Drejtuesit e partise u perpoqen te krijonin institucione paralele ne pjesen e kontrolluar nga Kroatet te Federates. Komuniteti nderkombetar nderhyri per te bllokuar kete levizje dhe HDZ u detyrua te terhiqej nga jeta politike ne BiH. Partia ka hyre ne fushaten e ketij viti me politika shume me te moderuara dhe me me pak fonde, pasi arka e partise eshte e boshatisur si pasoje e nderprerjes se donacioneve te fondeve nga biznesmenet e Hercegovines.


HDZ synon te ruaje pushtetin qe kontrollon ne pese kantone te Federates. Per here te pare, ajo ka dale ne fushate te perbashket me Kristian Demokratet Kroate, nje parti ultra e djathte dhe me partine me te moderuar Bashkimi Popullor Kroat. HDZ ka emeruar figuren me te njohur te partise, Dragan Coviq nga Mostar, per ne postin e anetarit Kroat te presidences se BiH. Nga viti 1998 deri ne 2000, Coviq ka qene zevendes kryeminister i Federates. Ai eshte akuzuar per abuzim pushteti dhe eshte perballur me disa akuza. Megjithate, sipas anketimeve me te fundit, Coviq eshte ne krye te gares ppostin e anetarit Kroat te presidences. Anketimet tregojne se HDZ do te fitoje rreth 10 dhe 15 perqind te vendeve ne asamblete shteterore dhe ate te Federates.


Ndoshta fushata me spektakolare po zhvillohet nga nje njeri i njohur i biznesit, Mladen Ivankoviq-Lijanoviq dhe partia e tij vetem dy vjecare, Nepermjet Punes drejt Prosperitetit, NSRZB. Ivankoviq eshte bashkepronar i fabrikes se sukseseshme ushqimore ne Herzegovina, Lijanovici, dhe gjate mitingjeve te tij elektorale ka organizuar bankete falas dhe koncerte. Momentalisht nje minister pa portofol ne qeverine e Federates, Ivankoviq perfaqeson nje rryme anti nacionaliste te Kroateve te Bosnjes. Disa Boshnjake dhe Serbe te Bosnjes kane mbeshtetur gjithashtu partine e tij. Ajo do te hyje ne garen elektorale ne koalicion me Aleancen Demokratike Kroate, HDU, e cila ka praktikisht te njejtin manifest politik me NSZRB.


HDU eshte krijuar nga Miro Grabovac, i njohur ndryshe edhe si Titan, nje ish general dhe ish drejtues i grupit parlamentar te HDZ ne parlamentin shteteror. Titan ka kundershtuar me force politiken izolacioniste te HDZ-se dhe eshte larguar nga kjo parti disa muaj me pare se bashku me disa kolege per te krijuar HDU. Partia do te beje fushate se bashku me NSRZB nen emrin Blloku Ekonomik - HDU per Prosperitet. Analistet thone se ajo mund te arrije rezultate te mira ne kantonet e Herzegovines por nuk mund te marre me teper se dy perqind te vendeve ne parlamentin e Federates.


Inisiativa e Re Kroate, NHI, eshte kryesisht nje parti politike e Kroateve nga Bosnja qendrore dhe Posavina. Ajo eshte krijuar ne vitin 1998 nga ish anetaret e HDZ-se te cilet mendonin se Kroatet ne Bosnjen qendrore nuk kishin influencen e mjaftueshme ne nivelet e larta te kryesise se HDZ-se. Themeluesi i saj, Kresimir Zubak, ka qene anetari i pare Kroat i presidences se BiH. Partia kundershton krijimin e nje entiteti te ri Kroat dhe kerkon forcimin e institucioneve shteterore. Mijo Aniq, kandidati i NHI per presidencen e Bosnjes, pershkruhet si nje politikan i moderuar dhe i qendrueshem. Anketimet tregojne se NHI do te fitoje rreth dy dhe tre perqind te vendeve ne asamblete shteterore dhe ate te Federates.


Partia pro Europiane Popullore, Pro ENS, e drejtuar nga ish zyrtari i larte i HDZ Jadranko Prliq, po ben fushate me iden e integrimit Euro-Atlantik. Ndersa anketimet tregojne se Prliq dhe partia e tij ende kane nje mbeshtetje te vogel ne rradhet e Kroateve te Bosnjes, ata mund te luajne nje rol te rendesishem ne politiken ne BiH.


Partia Demokratike Serbe, SDS, mbetet organizata politike me e fuqishme ne RS. Partia eshte krijuar me 12 Korrik 1990 nga Radovan Karaxhiq, i cili me pas eshte akuzuar nga gjykata e Hages per krime lufte. Kandidati i SDS per anetar Serb ne presidencen e BiH eshte presidenti i RS Mirko Saroviq, ndersa zevendes presidenti Dragan Caviq eshte kandidati i saj per postin e drejtuesit te entitetit. Anketimet tregojne se te dy ata pothuajse e kane te sigurte fitoren ne postet per te cilat kane kandiduar.


Saroviq ka thene se SDS do te kundershtoje thirrjet per shperberjen e entiteteve te BiH, do te kundershtoje krijimin e nje shteti te vetem dhe do te kundershtoje cdo perpjekje per rishikimin e Marreveshjes se Dejtonit. Ne fjalimet e mbajtura gjate fushates, Dragan Caviq ka folur kunder demilitarizimit te vendit. Partia pritet te luaje nje rol te rendesishem ne krijimin e qeverive ne nivel shteteror dhe ne RS. Anketimet tregojne se SDS do te fitoje rreth 15 dhe 40 perqind te vendeve ne parlamentet shteteror dhe ate te RS.


Partia me e madhe e opozites ne RS eshte Aleanca e Social Demokrateve te Pavarur te Milorad Dodik, SNSD, e krijuar gjashte vjet me pare e cila po ben fushate me tezen e reformave social ekonomike. Kandidatet e kesaj partie thone se politikat ekonomike dhe jo ato politike duhet te jene shqetesimi kryesor i votuesve. SNSD mendon se ushtria e RS duhet te mbetet e pavarur por me nje fare bashkepunimi ne nivel shteteror i cili do te hapte rrugen per integrimin e Bosnje Herzegovines ne programin Partneritet per Paqe te NATO-s. anketimet tregojne se SNSD do te fitoje rreth 25 perqind te vendeve ne parlamentin e RS.


Partia e Progresit Demokratik, PDP, gjithashtu luan nje rol te rendesishem ne RS. E krijuar ne vitin 1999 nga kryeministri i RS Mladen Ivaniq, partia punon per ruajtjen e interesave te RS, reformat ekonomike dhe per te luftuar korrupsionin dhe krimin. Gjate dy vjeteve te kaluara, ajo ka arritur me sukses te krijoje koalicione me perkrahesit e linjes se ashper te SDS.


Disa here, ka qene e veshtire te dallohej ndermjet te moderuarve te PDP dhe nacionalisteve te SDS. Ne zgjedhjet e Tetorit, PDP do te kete candidate per te gjitha postet shteterore. Kandidati i saj per postin e presidentit te RS eshte kryetari i Keshillit te Ministrave te BiH Dragan Mikereviq. Kandidati i saj per presidencen shteterore eshte ministri i transporteve dhe komunikacioneve te RS Branko Dokiq. Ivaniq thote se synimi kryesor i PDP eshte te ruaje shtetesine e RS. Sllogani i partise kerkon qe RS te "behet Europiane dhe te mbetet Serbe". Anketimet tregojne se PDP do te fitoje rreth kater dhe 13 perqind te vendeve ne parlamentet shteterore dhe ate te RS-se.


Partia Socialiste e RS, SPRS, eshte krijuar ne vitin 1993 dhe po ben fushate nen parrullen Pune, Buke dhe Drejtesi. Qe prej rrezimit te Sllobodan Millosheviqit nga pushteti dhe largimit nga skena politike ne Jugosllavi, SPRS ka humbur popullaritetin dhe rendesine e saj. Parashikimet tregojne se kjo parti e cila zoteron momentalisht pozicionet me te larta shteterore, do te fitoje vetem kater perqind te vendeve ne asamblene e RS.


Partia Radikale Serbe, SRS, do te shkoje ne zgjedhje me parrullen "Nje Shtet Serb Kunder Hajduteve dhe Tradhetareve. Partia shume konservative dhe nacionaliste ka pasur lidhje te forta me SDS dhe partite e tjera te ngjashme ne Serbi. Kandidati i SRS per presidencen e BiH, Ognjen Tadiq, thote se partia ka cuar perpara traditen Serbe. Objektivi i saj kryesor eshte mbrojtja e interesave te popullit Serb. Anketimet tregojne se SRS do te fitoje rreth tre dhe shtate perqind te vendeve ne asamblete shteterore dhe ate te RS.


Senad Slatina eshte gazetar i se perjaveshmes Slobodna Bosna ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists