ATHINA U MBYLL GOJEN TERRORISTEVE

Autoritetet Greke po perpiqen te ndalojne anetaret e grupit ekstremist terrorist te ndaluar ne burg, te shprehen ne publik.

ATHINA U MBYLL GOJEN TERRORISTEVE

Autoritetet Greke po perpiqen te ndalojne anetaret e grupit ekstremist terrorist te ndaluar ne burg, te shprehen ne publik.

Autoritetet Greke kane marre masa te reja per te parandaluar kontaktet e anetareve te burgosur te 17 Nentorit me mediat per te parandaluar acarimin e metejshem te marredhenieve me SHBA.


Pas nje sere intervistash te anetareve te 17 Nentorit nga burgu i Koridallos ne TV dhe gazeta te cilat kane shkaktuar nje zhurme te madhe, autoritetet kane marre masa per te ndaluar kontaktet e te burgosurve jashte burgut.


Mendohet se keto masa jane te perkoheshme dhe jane ndermarre pasi ai qe mendohet te jete drejtuesi i burgut, Alexandros Giotopoulos, ka dhene nje interviste prej tre faqesh per nje gazete lokale, Lamiakos Typos te Shtunen, me 5 Tetor.


Intervista eshte zhvilluar pavaresisht ekzistences se nje urdheri per nderprerjen e komunikimit te grupit me cdo njeri tjeter pervec prinderve dhe avokateve te tyre, i cili ishte dhene pasi nje tjeter i dyshuar, Savvas Xsiros, eshte intervistuar muajin e kaluar me telefon gjate nje emisioni kryesor te mbremjes.


Costas Simitis, kryeminister dhe drejtues i partise PASOK ne pushtet, ka kritikuar haptazi kete interviste, duke paralajmeruar se ata te cilet e trajtojne terrorizmin si nje "show" do te perballen me denimin unanim te Grekeve.


Ne intervisten e tij per televizionin Alpha, Xsiros ka mbrojtur taktikat e dhuneshme te 17 Nentorit: "Une kam vrare njerez sepse kisha nje dashuri me te madhe per njerezit ne pergjithesi, per ata te cilet jane demtuar nga veprimet e ketyre njerezve".


Deklarimet e tij kane shkaktuar nje zhurme te madhe ne Greqi, ndersa nje pjese e mediave kane denuar transmetimin dhe grupin ekstremist. Edhe gazeta me drejtim te majte Eleftherotypia, dikur e denoncuar si e afert me 17 Nentorin, sepse botonte deklaratat e saj, ka kritikuar ate qe e ka quajtur si "xhungel gazetareske".


Pergjigja nga media ka shkaktuar nje demonstrate me 2 Tetor nga mbi 1,500 anetare te grupeve te majta dhe anarkiste ne Athine, ne te cilat jane degjuar parrulla ne mbrojtje te veprimeve te dhuneshme te 17 Nentorit.


Qeveria e Simitis eshte e shqetesuar se kjo fushate ne media ne lidhje me 17 Nentorin mund te demtoje marredheniet edhe ashtu jo shume te mire te saj me Uashingtonin, te cilat jane permiresuar disi pas nje vale arrestimesh spektakolare kete vere, te cilat i kane dhene nje goditje te ashper grupit ekstremist anti Amerikan.


SHBA ka akuzuar prej kohesh Greqine se ajo ka mbyllur nje sy per ceshtjen e 17 Nentorit. Arrestimi i Xsiros ne Korrik te ketij viti ka qene goditja e pare ndaj organizates qe prej 27 vjetesh nga krijimi i saj, nje histori e cila perfshin disa dhjetra rrembime, sulme me bomba dhe te pakten njezet e pese vrasje, perfshire edhe ate te kater diplomateve Amerikan.


Veprimi i pare i 17 Nentorit ka qene vrasja e Richard Welch, shefit te zyres se CIA-s ne Athine ne vitin 1975, nje vit pas renies se regjimit ushtarak te mbeshtetur nga CIA. Meqenese disa anetare te PASOK kane qene te perfshire ne rezistencen ndaj juntes ushtarake, SHBA ka thene ne te kaluaren se grupi militant ka mbijetuar fale mbeshtetjes qe i japin anetare te rendesishem te kesaj partie.


Ne nje program televiziv te CBS ne Janar te ketij viti, ish ambasadori Amerikan ne Athine, Thomas Niles eshte ankuar se Athina nuk ka vendosmerine te luftoje ekstremistet. "Qeveria toleron terroristet sepse ajo mendon se arrestimi i tyre do ti kushtoje shume politikisht," ka thene ai.


Ne te njejtin program, jane ngritur dyshime rreth pershtatshemrise se Athines per te organizuar lojrat Olimpike te vitit 2004, per shkak te qendrimit te saj te bute ndaj 17 Nentorit.


I transmetuar ne SHBA dy dite perpara nje vizite zyrtare te Simitis, kjo program ka shkaktuar ankesa nga ambasada Greke dhe nje mohim kategorik nga ana e kryeministrit per cdo lidhje ndermjet partise se tij dhe ekstremisteve.


Qeveria i ka paraqitur arrestimet e mbi dymbedhjete te dyshuarve si anetare te 17 Nentorit gjate kesaj vere, si prove te vendosmerise se saj per te luftuar grupet terroriste. Megjithate, perpjekja e Simitis per te paraqitur veten si nje aleat te besueshem ne "luften ndaj terrorizmit" mund ti shkaktoje probleme atij me elementet anti Amerikane dhe nacionaliste ne shoqerine Greke, dhe ne fakt edhe me bazen e mbeshtetjes se PASOK.


Pothuajse tre dekada pas renies se regjimit ushtarak te mbeshtetur nga CIA, ndjenjat anti Amerikane jane ende te forta ne Greqi. Shume njerez te cilet jane te kenaqur me arretimin e anetareve te 17 Nentorit jane tronditur pas daljes ne skene te zerave sipas te cilave ata mund te ekstradohen per tu gjykuar ne Amerike.


Me 4 Gusht, ambasadori Amerikan Thomas Miller nuk ka pranuar te flase per kete teme. "Une nuk mund te flas per kete ceshtje tani. Ne jemi te interesuar per denimin e ketyre njerezve dhe per gjetjen e provave te cilat do te sigurojne dhenien e denimeve te ashpra," ka thene ai ne nje interviste per nje gazete Greke.


Duket se vemendja e Uashingtonit tani eshte perqendruar ne krijimin e nje ekipi te forte juristesh per te perfaqesuar viktimat e militanteve ne gjyqet Greke.


Zyrtaret Amerikane deri me tani nuk kane komentuar rreth paraqitjes se 17 nentorit ne mediat Greke. Megjithate burime te ambasades Amerikane ne Athine, kane deklaruar per IWPR, neverine e tyre per intervistat e Xsiros ne emisionet kryesore te mbremjes.


Interesi i mediave per 17 Nentorin do te vazhdoje per sa kohe qe kjo teme shkakton interes dhe shton numrin e lexuesve apo shikuesve. Qeveria mundet vetem te shpresoje qe hapat e saj per ndalimin e intervistave me anetaret e burgosur te grupit do te nderpresin kritikat e Amerikaneve dhe do te ulin tensionet ne vend.


Gazmend Kapllani eshte gazetar i Radios Publike Greke dhe Neil Arun eshte nje bashkepunetor i IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists