MAQEDONI: BRENGOSJE RRETH DHUNËS ZGJEDHORE

Partitë shqiptare nën vëzhgim të kujdesshëm para zgjedhjeve lokale

MAQEDONI: BRENGOSJE RRETH DHUNËS ZGJEDHORE

Partitë shqiptare nën vëzhgim të kujdesshëm para zgjedhjeve lokale

Para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale në muajin e ardhshëm, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar partitë politike etnike shqiptare që të sigurohen se do ti shmangen nxitjes së dhunës që ka dëmtuar zgjedhjet e kaluara.


Analistët thonë se zyrtarët ndërkombëtarë janë të brengosur se dhuna mund të shpërthejë sepse partitë do të garojnë për pozita të rëndësishme. Zgjedhjet e 13 marsit janë të parat që nga hyrja në fuqi e ligjit i cili jep komunave kompetenca më të mëdha.


Zgjedhjet shihen si shumë të rëndësishme sidomos për partitë shqiptare pasi që një hartim i ri i hartës bazuar në përbërje entike ka rezultuar në më shumë mundësi për ata që të qeverisin në 16 komuna nga 84. Partitë shqiptare kryesonin më shumë komuna por ato ishin shumë më të vogla.


Reformat e decentralizimit, provizioni i fundit i marrëveshjes së Ohrit i cili mbaroj dhunën ndër-etnike në vitin 2001, u aprovua nga parlamenti në verën e kaluar duke shkaktuar kundërshtime nga opozita entike maqedonase e cila kërkoj mbajtjen e referendumit kontraversal rreth këtij vendimi.


Ligji i decentralizimit zhvendosi autoritetin dhe kontrollin rreth disa shërbimeve të qeverisë qendrore tek komunat.


Kryetarët e komunave dhe këshillet e qyteteve tani mund të vendosin rreth shkollimit, shëndetësisë, ndërtimit, zhvillimit ekonomik lokal, kulturës dhe sportit. Ata gjithashtu do të kenë një shkallë të autonimisë fiskale, pasi që disa të ardhura nga tatimi do të mbeten në buxhete lokale e jo ato qendrore.


Analisti politik Hisen Ramadani i tha IWPR-së se “kompetencat më të mëdha të autoriteteve lokale do të jenë nxitës për partitë politike shqiptare gjatë këtyre zgjedhjeve.”


Një fakt tjetër i cili mund të provokojë hakmarrje ndërpartiake është se Unioni Demokratik për Integrim, UDI, do të konkurojë në zgjedhje lokale për herë të parë, duke sfiduar rivalin kryesor Partinë Demokratike Shqiptare, PDSH, e cila deri më tani ka kontrolluar komunat ku ky komunitet përbënë shumicën.


“UDI nuk kanë prezencë në autoritetet lokale. Ata duhet të fitojnë këtë kontroll,” thotë Iso Rusi, editori i javorës Lobi. “PDSH, në anën tjetër, duhet të mbajnë pozitat e tanishme.”


Edhepse rivaliteti politik është i rreptë në kohën e parazgjedhjeve, UDI dhe PDSH nuk dëshirojnë të nxisin probleme të cilat kanë shoqëruar zgjedhjet e mëparshme, thonë analistët.


Në zgjedhjet lokale 2002, një person vdiq dhe disa të tjerë u plagosën në shkëmbim zjarri gjatë ditës së zgjedhjeve në fshatin shqiptar të Kondovës.


Partitë shqiptare janë shumë të vetëdishme se këto zgjedhje do të vëzhgohen detalisht nga Brukseli pasi që aplikimi i Maqedonisë për anëtarësim në BE është në fazë të avancuar.


Pas aplikimit zyrtar të Maqedonisë për anëtarësim në BE në vitin 2004, javën e kaluar Maqedonia i dorëzoj pyetësorin prej 14,000 faqesh rreth antarësimit në BE. Zyrtarët e Shkupit shpresojnë se deri në fund të vitit, ata do të marrin një përgjigje pozitive e cila do ti ofronte vendit status të kandidatit.


Abduladi Vejseli, lider i partisë opozitare shqiptare Partia për Prosperitet Demokratik, PPD, e cila është në koalicion me PDSH, i tha IWPR-së, “Nëse lejojmë shpërthimin e dhunës gjatë këtyre zgjedhjeve, kjo do të na largojë nga Evropa,” thotë ai.


Gjorgji Ivanov, profesor i politikës në Universitetin e Shkupit, paralajmëron se “vetëm një incident do të mjafton për të njëllosur zgjedhjet dhe imazhin e vendit.”


Por shqiptarët e thjeshtë druajnë se këto zgjedhje nuk do të ndryshojnë nga të tjerat.


Sead Ibrahimi, një student 23 vjeçar nga Tetova, foli për shumë qytetarë lokal kur tha për IWPR se “aktivistët partiak në rajonet shqiptare nuk do të hezitojnë të përdorin të gjitha mjetet për të fituar me 13 mars.”


Për shkak të këtyre brengave, UDI dhe PDSH kanë nënshkruar një deklaratë në mes të janarit në të cilën premtojnë se ata do të “shmangen nga dhuna dhe kërcënimi” gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve.


Arben Xhaferi, lider i PDSH-së, i tha mediave lokale se deklarata eliminon mundësine e dhunës. “Për ne është më me rëndësi mbajtja e qetësisë se fitimi i zgjedhjeve. Nuk dëshirojmë fitore nëse kjo arrihet përmes dhunës dhe mjeteve jo demokratike,” tha ai.


Përfaqësuesit ndërkombëtar në vend dhe jashtë vetëm kanë theksuar brengat e tyre rreth incidenteve të mundshme dhe hapur kanë paralajmëruar partitë shqiptare se ato do të monitorohen gjatë procesit të zgjedhjeve.


Julian Peel Yates, kryesues i misionit vëzhgues nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut të OSBE-së, ODIHR, vetëm është takuar me udhëheqësit shqitparë. “Ne do të përcjellim këto zgjedhje me kujdes, në mënyrë profesionale, dhe me interes të veçantë,” u deklarua për media.


Burimet partiake të PDP-së kanë deklaruar se Yates ka paralajmëruar bllokun opozitar se veprimet e tyre do të vëzhgohen me kujdes.


Derisa partitë shqiptare kanë premtuar të shmangen nga nxitja e dhunës, disa dyshojnë nëse ata mund të mbajnë gjërat nën kontroll në terren.


Vlado Popovski, profesor i drejtësisë në Universitetin e Shkupit dhe ish ministër i qeverisë, paralajmëroj, “Deklarata [shqiptare] nuk do të garantoj garë të sinqertë gjatë votimit. Kjo vlenë vetëm për nivelet që liderët politikë mund të kontrollojnë.”


Popovski beson se shumë aktivistë lokal partiak mund të injorojnë dëshirat e liderëve të tyre.


Ramadani gjithashtu ndau këtë mendim, “Përfitimi është i lartë për partitë shqiptare në këto zgjedhje. Prandaj, nuk mund të përjashtohet mundësia se grupe të caktuara apo individë do të tentojnë të frikësojnë elektoratin.”


Muhamed Zekiri është gazetar me Radion Evropa e Lirë në Shkup.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists