Bill Clinton Akuzohet Nga Gjykatat E Bllokuara Serbe

Nje gjykate lokale ne Serbi ka urdheruar paraqitjen e Bill Clinton me akuza per krime lufte. Por kjo eshte me teper nje propagande per te fshehur gjendjen e rende ne te cilen ndodhet sistemi juridik i politizuar ne Serbi.

Bill Clinton Akuzohet Nga Gjykatat E Bllokuara Serbe

Nje gjykate lokale ne Serbi ka urdheruar paraqitjen e Bill Clinton me akuza per krime lufte. Por kjo eshte me teper nje propagande per te fshehur gjendjen e rende ne te cilen ndodhet sistemi juridik i politizuar ne Serbi.

Thursday, 10 November, 2005

Ndermjet te gjithe thirrjeve, kerkesve juridike dhe deklaratave ligjore ne jeten e Presidentit Amerikan Bill Clinton, nje thirrje per tu paraqitur ne gjykaten e rrethit te Valjevo, nje qytet i vogel 80 kilometra ne jug-perendim te Beogradit, mund te kaloje lehtesisht pa u vene re.


Megjithate ajo ekziston e shkruajtur e zeza mbi te bardhen. "William Clinton, President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, therritet per tu paraqitur ne dhomen 14 te Gjykates se Rrethit ne Valjevo ne oren 10.00 te 29 Shtator 1999, per te dhene shpjegime mbi akuzat se ai ka kryer krime lufte ndaj popullsise lokale, duke shkelur keshtu Nenin 142 (pikat 1 dhe 2) dhe Nenin 22 te Kodit Penal te Republikes Federale te Jugosllavise."


Qe perj me shume se dy muajsh udheheqes boterore jane thirrur per te dhene llogari - ne mungese - nga prokuroret e Valjevo, dhe ne 28 qytete te tjera ne te gjithe Serbine, perfshre Kragujevac, Pozarevac, Zajecar, Leskovac dhe Nis.


Seancat e perditeshme, te njoftuara imtesisht nga media shteterore, mbulojne periudhen e fushates ajrore te NATO-s nga 24 Mars deri ne 9 Qershor, e cila sipas mendimit te prokuroreve, ka qene nje krim si nen Kodin Penal Jugosllav ashtu edhe sipas Ligjeve nderkombetare, "si shkelje te renda" te Konventave te Gjeneves dhe shkelje te ligjeve nderkombetare "per ligjet dhe rregullat e luftes".


Ne listen e personave te akuzuar jane edhe: Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright, Kryeministri Britanik Tony Blair, Ministri i jashtem Britanik Robin Cook, Ministri i Mbrojtjes Britanik George Robertson, Presidenti Francez Jacques Chirac, dhe Ministri i Jashtem Francez Hubert Vedrine.


Listes i bashkohen edhe ish Sekretari i Pergjithshem I NATO-s Javier Solana dhe Komandanti i Pergjithshem i NATO-s ne Europe Wesley Clark, Kancelari Gjerman Gerhard Schroeder, dhe Ministri Gjerman i Jashtem Joschka Fischer dhe Ministri i Mbrojtjes Gjerman Rudolf Scharping.


Thirrjet per tu paraqitur u jane derguar te akuzuarve me ane te kanaleve diplomatike, por nuk dihet nese ato u kane shkuar me te vertete ne dore atyre. Sido qe te jete, Bill Clinton nuk u paraqit me 29 Shtator ne oren 10.00 ne dhomen 14 te Gjykates se Rrethi te Valjevo. Juriste te opozites i kane cilesuar keto seanca te perditeshme si nje propagande e paster.


Por mbulimi I madh qe kane ofruar mediat shteterore te ketyra rasteve gjithashtu fsheh edhe faktin se te njejtat gjykata ne te njejten kohe po drejtojne shigjetat e tyre edhe ndaj "armiqve te tjere te shtetit Jugosllav" - ata qe jane dicka me prane vendit.


Per shembull, ne Valjevo, pikerisht ne kohen e gjyqeve kunder Clinto, Blair dhe te tjereve, artisti Bogoljub Arsenijevi Maki, themeluesi i grupit te protestes se qytetit i njohur me emrin Resistenca e Qytetareve, gjithashtu u akuzua nga gjykata. Dhe ndryshe nga Clinton ai nuk mund te injoronte thirrjen per t'u paraqitur.


Ne muajin Gusht ai kishte bere thirrje per nje proteste publike kunder rregjimit qe u ndalua nga policia, dhe me vone ai u rrah aq keq ne Beograd sa per pak humbi jeten. Tani I gjymtuar, Arsenijevic po akuzohet se u ka shkaktuar demtime fizike policeve te cilet e sulmuan. Ata jane thirru si deshmitare te prokuroreve te akuzes.


Ivan Novkovic, themeluesi I Parlamentit Civil te opozites, po perballet me akuza te ngjashme. Dhe ne 11 Nentor, doktoresha dhe poetja Kosovare Flora Brovina, del ne gjyq ne Nis, e akuzuar per terrorizem. Brovina, themeluese e Lidhjes se Grave Shqiptare, eshte arrestuar nga police civile Serb prane apartamentit te saj ne Prishtine me 20 Prill, gjate fushates se bombardimeve te NATO-s.


Shqiptaret e Kosoves te cilet akuzohen per akuza politike shume shpesh nuk u jepet mundesia te kene nje proces gjyqesor te ndershem. Ne rastin e saj ekziston nje shqetesim i madh ne komunitetin nderkombetar se ajo nuk do te kete nje gjyq te ndershem.


Nderkohe media e pavarur po gjykohet nen ligjin drakonian te mediave dhe Informacionit, qe eshte aprovuar per te shtypur ato me ane gjobash te medha te cilat shume shpesh aplikohen ne baze akuzash te pakuptimta.


E perditeshmja e Beogradit Danas, per shembull, eshte gjobitur me 20,000 marka Gjermane sepse ka ribotuar nje konference shtypi te dhene nga politikani Malazez Novak Kilibarda te botuar ne te perditeshmen e Podgorices Vijesti.


Kilibarda me sa duket ka thene se Vojislav Seselj, udheheqesi i Partise Radikale nacionaliste dhe partner i koalicionit te Miloshevicit, ka paralajmeruar se ne rast se Mali i Zi shkeputet nga federata Jugosllave, Malazezet ne Serbi do te identifikohen me dhune dhe do te detyrohen te vendosin shenja dalluese te verdha. Vete Seselj ka ngritur akuzen ndaj Danas, duke deklaruar se "ky eshte nje ofendim personal".


Me 9 Nentor gazeta eshte lajmeruar se nje anetar i Partise Socialiste ne pushtet te Miloshevicit do te ngrinte nje akuze ndaj saj, duke deklaruar "akuzen personale" per nje njoftim te ribotuar nga Danas nga agjensia e pavarur e lajmeve FoNet ne Beograd. Ky eshte rasti i trete qe ngrihen akuza ndaj gazetes; deri me tani ajo ka paguar mbi 100,000 marka gjermane gjoba.


Ne te gjitha keto raste media shteterore ka heshtur, ne kontrast te dukshem me mbulimin qe i ka dhene ajo "gjyqeve" te Clinton dhe te tjereve. Gjykatat Serbe jane shnderruar ne nje loje ne duart e Presidentit Slobodan Miloshevic dhe gruas se tij Mira Markovic. Gjendja e sistemit gjyqesor ne Serbi eshte me e keqja e te gjithe historise se saj.


Zyrtaret e gjykatave paguhen vetem 1,200 dinare (80 marka Gjermane ne muaj) - ne rast se rrogat paguhen - dhe edhe gjyqtaret me te larte paguhen me pak se 400 marka, si rezultat korrupsioni eshte nje gje e zakoneshme. Mungesa totale e eficiences dhe morali i ulet mund te bejne qe nje ceshtje e thjeshte civile te kerkoje vite per t'u gjykuar.


Grevat jane te ndaluara ne sistemin juridik Jugosllav, keshtu qe stafi filloi te mbante "takime sindakale" prej dy oresh ne fund te Tetorit. Te gjitha gjykatat ne Serbi u preken nga kjo gje, dhe sindikatat po paralajmerojne se ata do te fillojne te organizojne "takime" qe do te zgjasin tere diten nese rrogat e papaguara nuk paguhen menjehere dhe nuk rishikohet mundesia e nje rritje te tyre.


Pjesa me e madhe e stafit jane paguar per here te fundit ne Qershor. Megjithate, vete gjykatesit kane qendruar jashte ketij veprimi. Kryetaret e gjykatave kane paralajmeruar punonjesit e gjykatave se ata do te zbatonin urdherat e ministrit te drejtesise Dragoljub Jankovic dhe do te denojne stafin i cili merr pjese ne keto "greva te fshehta".


Jankovic, nje anetar i partise e Majta e Bashkuar Jugosllave te Mira Markovic, e morri kete post kur ka qene kryetar i Gjykates se Pare Bashkiake ne Beograd, pasi ai efektivisht legalizoi mashtrimet elektorale duke urdheruar anullimin e zgjedhjeve lokale te fituara nga anetaret e koalicionit te opozites Se Bashku ne vitin 1996.


Me 2 Nentor ai u shkruajti te gjithe kryetareve te gjykatave te vendit, prokuroreve publike dhe kryetareve te avokateve te drejtesise kriminale, duke u kerkuar atyre te "respektojne orarin e punes" ne gjykatat e tyre. Ai gjithashtu ka thene se "do te ndermerren masa sipas ligjit ndaj te gjithe atyre te cilet kryejne shkelje te renda te detyrimeve te tyre ne pune."


Ministria e tij po kercenon te leshoje njoftimet per pushim nga puna, duke zemeruar keshtu stafin. Presidenti i Sindikates se Gjyqesorit te Republikes, Njegos Poteznica, thote se protestat do te vazhdojne, ndersa Sinisa Matejasev, presidenti i bashkimit te Gjykates Bashkiake te Novi Sad, thote se veprimet e ministrise jane "duke shkaktuar me teper te keqija se sa po shkaktojme ne". Anetaret e sindikates kerkojne doreheqjen e Jankovic.


Vlado Mares eshte korrespondent i IWPR ne Beograd.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists