KOMENT: NATO DHE BE BASHKOJNË PROGRAMET RRETH BALLKANIT

Intensifikimi i bashkëpunimit të ngushtë në rajon është duke shtyer procesin e reformave lokale përpara.

KOMENT: NATO DHE BE BASHKOJNË PROGRAMET RRETH BALLKANIT

Intensifikimi i bashkëpunimit të ngushtë në rajon është duke shtyer procesin e reformave lokale përpara.

Deri vonë, Bashkimit Evropian nuk do t’i përkiste përshkrimi si “organizatë për rritje të sigurisë.” Por kohëve të fundit dy gjëra kanë ndërruar, posaçërisht në Ballkanin perëndimor.


Së pari është angazhimi i shtuar i BE-së në çështjet e “rënda” të menaxhimit të krizave, përfshirë angazhimin ushtarak. Në fund të vitit 2002, misioni i parë ushtarak i BE-së mori përsipër komandën nga NATO në ish Repubikën Jugosllave të Maqedonisë, FYROM. Kohëve të fundit, BE-ja ka marrur përsipër edhe udhëheqjen e misionit ushtarak në Bosne dhe Hercegovinë.


BE-ja gjithashtu është duke u angazhuar në çështje policore – një pjesë vitale por deri vonë e anashkaluar e menaxhimit të krizave. Prap, Ballkani perëndimor ofron dy shembuj – Proxima, misioni policor i BE-së në në Shkup, dhe EUPM, misioni policor i BE-së në Sarajevë.


Roli i BE-së rreth “rritjes së sigurisë” shkon më largë se këto çasje relativisht afatshkurtëra. Në Procesin e Stabilizimit Asociimit, SAP, BE-ja ka krijuar një mekanizëm për të zhdukur hapsirën në mes të menaxhimit të paskonfliktit dhe zhvillimit politik dhe ekonomik afatgjatë.


NATO mund të pohon se programi i saj Parteriteti për Paqe, PfP, i krijuar para SAP dhe me një aplikim më të gjërë gjeografik, ka kryer një punë të njejtë.


Poenta është se si programi i NATO-s ashtu edhe ai i BE-së janë bashkuar dhe kjo reflektohet në aplikimin e gjërë të SAP dhe PfP.


Ky program i përbashkët është faktori i dytë që ka shtyer këto organizata drejtë bashkëpunimit më të ngushtë në Ballkanin perëndimor gjatë dy viteve të kaluara.


Ky bashkëpunim ka shtyer procesin e reformave nëpër gjithë rajonin, posaçërisht në Shkup, Tiranë dhe Zagreb të cilat në maj të vitit 2003 kanë nënshkruar Kartën e Adriatikun.


NATO dhe BE kanë program të përbashkët për Ballkanin perëndimor, i cili mbështet ndërtimin e demokracive stabile, të suksesshme dhe të qeta.


Për të arritur këtë, Aleanca dhe Unioni vetëm kanë shfrytëzuar mjete të ndryshme. Mjeti kryesor nga ana e BE-së është SAP, ndërsa për NATO-n është PfP.


Gjithashtu, të dy organizatat kanë vendosur t’i ofrojnë shteteve të Ballkanit perëndimor diçka më shumë – mundësinë e anëtarësimit.


NATO dhe BE kanë bërë të çartë se të gjitha vendet në rajon janë të përshtatshme për aplikim. Asnje ofertë e krahasueshme nuk është ofruar per vendet e Kaukazit, apo Ukrainës, apo Moldovës. Prandaj kjo ofertë është e rëndësishme dhe nuk duhet të nënçmohet si një faktor stabilitetit.


Koha që do të nevojitet për t’u antarësuar në të dy organizatat, natyrisht se do të ndryshoj. Shumica e shteteve të Ballkanit perëndimor do t’i bashkohen NATO-s para se të antarësohen në BE.


Por kjo në thelb varet nga vetë këto vende, pasi si NATO ashtu edhe BE janë klube me kushte te njejta për anëtarësim.


Kjo do të thotë se në Ballkanin perëndimor programet tona përputhen dhe kjo ndihmon të dy organizatat të bashkëpunojnë ngushtë në këtë rajon.


Përpos aspekteve teknike, kushtet e përgjithshme per anëtarësim në të dy organizatat mund të ndahet në tri pjesë kryesore – qeverisja, gjyqësia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.


Qeverisja është pika më evidente. NATO dhe BE janë klube demokratike që kërkojnë nga anëtarët e tyre të tregojnë standarde të larta të qeverisjes. Të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor e përmbushin këtë kusht. Vendet e Kartës së Adriatikut gjithashtu përmbushin kushtin e kontrollit të civilëve mbi ushtrinë.


Ndërsa sa i përket efikasitetit, ndershmërisë, transparencës dhe diversitetit të institucioneve publike, pamja është më e komplikuar.


Njëri nga kushtet për antarësim në BE është siguria që vendimet e qeverisë kandidate të implementohen në një kohë të arsyeshme.


Ndershmëria është gjithashtu shumë e rëndësishmë. Prap, për arsye institucionale dhe të mirëdashjes, BE-ja dhe NATO insistojnë në standarde të pastërta të sjelljes personale brenda strukturave qeveritare të vendeve anëtare.


Të dy organizatat ofrojnë transfere substanciale financiare për anëtarët e plotë dhe ata kandidatë. Taksapaguesit e vendeve anëtare kanë të drejtë të kërkojnë që paratë e tyre të shpenzohen për arsye të mira e gjithashtu edhe qytetarët e Ballkanit perëndimor kanë drejtë të kërkojnë këtë. Ndershmëria dhe efikasiteti shkojnë së bashku – sikur që korrupcioni dhe joefikasiteti kanë shumë gjërë të përbashkëta.


Transparenca është një kusht i çuditshëm për t’u kërkuar nga anëtarët si nga një aleancë ushtarake ashtu edhe nga unioni.


Është e qartë se qeveria nuk duhet të jetë aq transparente sa që të lejoj që çdo dokument të lexohet pasi të shkruhet. Duhet të kemi mendje të hapur – dhe një qeveri të hapur – por, po shfrytëzoj thënien e fizikantit i cili fitoj çmimin Nobël, Linus Pauling, jo edhe aq të hapur sa truri shkapërderdhet.


Por institucionet e qeverisë duhet të jenë të hapura ndaj hetimeve dhe punëtorët e lartë të shërbimit civil dhe ministrat duhet të jenë të gatshëm të japin dorëheqje nëse puna e tyre është nën standarde të parashikuara. Kjo është përgjegjësi.


Kërkesa e fundit për strukturat qeveritare të shteteve kandidate është që të pasqyrojne diversitetin e shteteve që ato shërbejne. Diversiteti mund të jetë përparësi, e jo dobësi, sikur perceptohet ndonjëherë në rajon.


NATO dhe BE janë të shumëllojshme sa i përket gjuhës, kulturës, dhe sistemeve ligjore dhe politike. Askush nuk mund ta quaj këtë dobësi.


Interesi ynë në diversitet dhe fuqizimin e minoriteteve nuk është vetëm çështje e drejtave të njeriut; është gjithashtu thirrje për vendet e rajonit që plotësisht të përfshijnë minoritetet e tyre në jetën politike të vendit.


Derisa institucionet qeveritare të vendeve të Kartës së Adriatikut kanë ngritur efikasitetin, transparencës, dhe përfaqësimin, NATO dhe BE-ja kanë filluar të përqendrohen më shumë në sistemet ligjore.


Në FYROM, e cila ka popullatë rreth 2 milion, rreth një milion raste ligjore janë grumbulluar në gjykata. Madje edhe unë mund të zbërthej se sa raste të pazgjidhura janë për kokë të banorit. Këtë gjithashtu mund të bëjnë edhe investorët e mundshëm.


Kush do të investoj në një projekt nëse ata nuk mund të shkojnë në gjyq për të vërtetuar se janë në pronësi të pronës në shfrytëzim? Kroacia lëngon nga “skleroza” e njejtë e gjykatave dhe të drejtat e pronësisë vështirë mund të përmbushen edhe në Shqipëri.


Shumë faktorë mund të përdoren për të spjeguar këtë, duke filluar nga fondet e pamjaftueshme, stafit, trajnimit dhe pajisjeve tjera, deri te numri i madh i ligjeve, ndërhyrjeve politike dhe korrupcionit.


Disa, apo të gjitha, mund të jenë të vërteta por në vend të kërkimit të fajtorit, të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë dhe identifikojnë zgjidhjet e mundshme.


Elementi i fundit i vizionit tonë për Ballkanin perëndimor ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkombëtar. Për këtë, Karta e Adriatikut është model për bashkëpunim rajonal.


Bashkëpunimi bilateral dhe multilateral në mes dhe brenda tri vendeve të Kartës së Adriatikut është intensifikuar që nga nënshkrimi i kartës.


Një aspekt tjetër ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkombëtar me organizata si tribunali ndërkombëtar për krime luftë, TPNJ.


Bashkëpunimi me Hagën nuk është kusht i izoluar, pasi kjo ka të bëjë me programin më të gjërë të sundimit të ligjit.


Përpos promovimit të bashkëpunimit me tribunal për të kapur individët të cilët nuk kanë rrespektuar ligjet e luftës dhe njerëzimit, NATO dhe BE gjithashtu dëshirojnë të sigurohen që qeveritë e rajonit demonstrojnë efikasitet në aplikimin e ligjit pa anim. Asnjë qeveri nuk duhet të jetë në pozitë të sfidoj një gjykatë të pavarur.


Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor do të përbushin dëshirën e tyre për antarësim në BE dhe NATO. Kjo është vetëm pytje kohe.


NATO dhe BE janë këtu për të ofruar këshilla, ndihmë dhe, ndonjëherë, kritika. Por përpjekjet politike, që përfshijnë marrjen e vendimeve të vështira dhe jo të popullarizuara, duhet të vijnë nga vet vendet e Ballkanit perëndimor. Këto zgjedhje nuk na përkasin neve.


Michael Sahlin është përfaqësues special i BE-së në Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists