SERBI: KERKOHET HETIM MBI AKTIVITETIN E POPOVIQ

Anetare te koalicionit qeveritar kane kerkuar nje hetim per aktivitetin e drejtuesit te departamentit te informacionit te qeverise.

SERBI: KERKOHET HETIM MBI AKTIVITETIN E POPOVIQ

Anetare te koalicionit qeveritar kane kerkuar nje hetim per aktivitetin e drejtuesit te departamentit te informacionit te qeverise.

Tuesday, 6 September, 2005

Dy parti ne koalicionin qeveritar te Serbise po kerkojne nje hetim mbi rolin e drejtuesit te informacionit te qeverise gjate gjendjes se jashtezakoneshme.


Qendra Demokratike, QD, dhe Alternativa Demokratike, AD, ka njoftuar me 23 Prill se ata kerkojne hapjen e nje hetimi mbi veprimtarine e shefit te zyres Vladimir Popoviq ndaj mediave.


Ky hap tregon se nje pjese e qeverise Serbe po ben perpjekje per te permiresuar marredheniet me shtypin, te cilat jane acaruar per shkak te konflikteve me zyren e shtypit dhe zbatimin e nxituar te ligjit te mediave ne kohen e gjendjes se jashtezakoneshme.


Qe prej vendosjes se gjendjes se jashtezakoneshme ne Serbi, pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq me 12 Mars, zyra ka filluar te organizoje konferenca per shtyp per redaktoret kryesore te mediave Serbe. Qellimi ka qene informimi i mediave per zhvillimet me te fundit ne operacionin per arrestimin e vrasesve te Gjingjiq dhe ne progresin e arritur ne luften ndaj krimit te organizuar.


Por me kalimin e kohes, konferencat per shtyp jane zgjeruar duke perfshire edhe sulme ndaj disa gazetareve te cilet kane kritikuar ne te kaluaren qeverine. Zyra ka thene se disa gazetare kane krijuar nje grup presioni te mediave qellimi i te cilit mendohet te kete qene demonizimi i Gjingjiq dhe qeverise se tij.


Zyra e Popoviq ka thene se gazetari nga Beogradi dhe dikur nje keshilltar i ish presidentit Vojisllav Koshtunica, Aleksandar Tijaniq, kryeredaktori i Blic News Zheljko Cvijanoviq dhe redaktori i gazetes se perditeshme te bllokuar Nacional, Predrag Popoviq kane qene te gjithe anetare te ketij grupi.


Tijaniq dhe Cvijanoviq kane hedhur poshte keto akuza, duke akuzuar shefin e zyres se po shfrytezonte luften ndaj krimit te organizuar per te lare llogari te vjetra.


Ne atmosferen e elektrizuar te gjendjes se jashtezakoneshme eshte shtuar frika per fillimin e nje gjuetie shtrigash. Zerat per nje arrestim te Tijaniq jane shperndare shume shpejt dhe familjet e gazetareve te permendur nga zyra e informacionit kane jetuar ne friken e pasojave.


"Popoviq po perhaps nje atmosfere lincimi ne grup, duke shfrytezuar perplasjen e shtetit me mafian, e cila duhet te kishte ndodhur kohe me pare. Ai ka marre pozicionin e administratorit publik te te gjitha mediave," ka thene Tijaniq ne nje leter te hapur te botuar me 22 Prill ne te cilen ai ka hedhur poshte te gjitha akuzat e bera ndaj tij.


Zyra gjithashtu eshte perpjekur te diskreditoje edhe IWPR - e cila ka botuar disa artikuj kritike ndaj kesaj zyre - duke thene me 15 Prill se redaktorja e IWPR-se per Ballkanin, Gordana Igriq, kishte bere nje marreveshje te fshehte me revisten Srpska Rec, te drejtuar nga gruaja e nacionalistit te njohur Vuk Drashkoviq, per te botuar te perditeshmen e ndaluar Nacional. Igriq ka mohuar me force keto zera.


"Une nuk kam pasur asnje here ndonje plan per te botuar ndonje gje me Srpska Rec, per here te pare kam degjuar per kete kur kam lexuar ne gazetat Serbe. Per me teper, nuk ka pasur asnje prapaskene ne media per te demtuar Gjingjiq. Kjo eshte thjesht nje perpjekje per ti mbyllur gojen atyre te cilet kane kritikuar qeverine ne te kaluaren," ka thene ajo.


Megjithese veprimtaria e zyres ka frikesuar shume njerez, Popoviq eshte perballur edhe me kundershtime. Me ne fund, duket se media e Beogradit ka filluar te rebelohet.


E perjaveshmja Vreme eshte kunderpergjigjur me 17 Prill, duke botuar nje krye artikull ku akuzohej zyra e informacionit se po perdor konferencat e saj per shtyp per te manipuluar dhe per te keq informuar publikun.


Redaktorja e kompanise se pavarur te mediave Video e Perjaveshme, VIN, Gordana Susa ka thene me 18 Prill se ajo eshte kercenuar me fjale dhe eshte fyer ne telefon nga Popoviq per nje emision te saj te transmetuar ate dite. Ne transmetimin e saj ajo ka bere nje interviste me nje nga gjashte zevendes kryeministrat e qeverise se Serbise, Nebojsha Coviq, ne te cilen ajo i ka kerkuar atij te shpjegoje veprimtarine e zyres dhe statusin e shefit te saj, i cili ne fakt ishte shkarkuar nga Gjingjiq ne Nentor te vitit te kaluar.


"Une nuk kam pasur ndonjehere ne jeten time nje eksperience te tille," ka thene Susa per IWPR, duke shtuar se gjate bisedes se saj telefonike me Popoviq ai kishte perdorur informacione nga dosja e mbajtur per te nga sherbimet sekrete te Millosheviqit. Popoviq nuk ka pranuar as faktin se ai i ka telefonuar asaj.


Sulmi ndaj Susa ka shkaktuar nje reagim te forte nga sindikata kryesore e mediave ne Serbi, Shoqata e Gazetareve Serbe te Pavarur, NUNS, si edhe Otpor, levizja anti Millosheviqit.


"Ne u kujtojme te gjithe punonjesve te qeverise se eshte detyre e gazetareve te bejne pyetje, dhe qe eshte detyre e perfaqesuesve te qeverise tu japin pergjigje pyetjeve te cilat perbejne interes per publikun. Perfaqesuesit e publikut dhe mediave kane te drejte te njohin statusin e personit i cili mban konferenca per shtyp per kryeredaktoret ne emer te qeverise, ne kohen e gjendjes se jashtezakoneshme," thuhej ne nje deklarate per shtyp te NUNS te leshuar me 22 Prill.


Pozicioni i Popoviq ka mbetur disi i paqarte pasi ai eshte larguar nga ish kryeministri, pas presionit qe thuhej se kishte ushtruar ndaj mediave te ndryshme. Gjingjiq ka njoftuar Nentorin e kaluar se Popoviq do te largohej per ti kushtuar me teper kohe biznesit te tij privat. Megjithate, me 13 Mars - nje dite pas vrasjes se kryeministrit - Popoviq eshte rishfaqur ne postin e tij, duke shkaktuar dyshime se ai po perpiqej te riniste karrieren e tij politike.


Autoritetet Serbe nuk jane ne nje mendje kur behet fjale per veprimtarine e zyres se informacionit.


Nga njera ane, Zevendes Kryeministri Cedomir Jovanoviq, i cili eshte emeruar ne postin e tij pas vrasjes se Gjingjiq dhe i cili mendohet se ka qene i afert me Popoviq, eshte deklaruar haptazi ne mbeshtetje te zyres, duke theksuar se qeveria eshte pas cdo deklarate te zyres.


Nga ana tjeter, Zevendes Kryeministri Miodrag Isakov ka njoftuar se qeveria do te diskutoje mbi zerat se shefi i zyres ka kercenuar Susan.


AD dhe QD kane njoftuar gjithashtu per fillimin e nje hetimi mbi veprimtarine e zyres.


"Nje punonjes i qeverise nuk mund te drejtoje gishtin dhe te akuzoje, te kercenoje apo ti beje presion gazetareve. Ne do te kerkojme qe ky incident te hetohet dhe te dalin pergjegjesite per faktin qe eshte ushtruar presion ndaj nje gazetari. Me e pakta qe mund te behet eshte te merren masa qe ky person te mos mbaje me ate post te cilin ka tani, sepse ne kete menyre qeveria do te tregonte qe nuk e mbeshtet nje punonjes te tille," ka thene zedhenesja e AD-se Nada Kolundzija.


Zerat e kritikes jane shtuar nga Qendra Humanitare Ligjore, e cila ka leshuar nje deklarate me 24 Prill, ku thuhej se "Qeveria, ka ushtruar nepermjet Popoviq presion te perditeshem ndaj mediave dhe gazetareve. Disa anetare te qeverise, gjate gjendjes se jashtezakoneshme, kane vepruar si prokurore dhe gjykates ne te njejten kohe".


Pakenaqesia e mediave te Beogradit ka arritur kulmin me 24 Prill, ku ne nje takim te 14 kryeredaktoreve te gazetave te Beogradit te cilet i kane derguar nje leter te hapur qeverise duke kerkuar nje diskutim per keqesimin e marredhenieve ndermjet qeverise dhe mediave.


Ata jane vecanerisht te interesuar per te folur mbi kercenimet e punonjesve te qeverise ndaj gaqzetareve, duke insistuar qe zyrtaret duhet te paraqesin prova per te mbeshtetur deklarimet e bera kunder disa gazetareve dhe kompanive te mediave.


Pervec kritikave te tyre ndaj zyres se informacionit, perfaqesuesit e mediave kane theksuar se gjate gjendjes se jashtezakoneshme, kur lirite e shtypit kane qene te kufizuara, qeveria nuk duhet te kishte miratuar Aktin per Informimin Publik dhe te kishte krijuar Keshillin e Kontrollit te Transmetimeve, i cili eshte pritur prej kohesh, i cili ka per detyre percaktimin dhe rregullimin e ceshtjes se frekuencave te transmetimeve.


Akti i Informimit Publik ka perfshire edhe disa rregulla te ashpra ndaj mediave, te cilat nuk jane njoftuar me pare.


Presidentja e NUNSMilica Lucic-Caviq ka thene se ndryshimet nuk duhet te ishin bere gjate kohes se gjendjes se jashtezakoneshme, ne nje projekt ligj i cili ishte pergatitur prej muajsh me kujdes ne konsultim me Keshillin e Europes dhe OSBE-se.


"Me keto masa shtrenguese, ky ligj duket si nje perpjekje per te ruajtur qendrimin e ashper ndaj gazetareve dhe mediave edhe pas heqjes se gjendjes se jashtezakoneshme," ka thene Caviq. Megjithate, ajo ka dhene pelqimin e saj per rregulloren e mediave, dhe ka shprehur shpresen se ajo do te ndryshoje me kalimin e kohes.


Planet per te krijuar Keshillin e Transmetimeve jane pare me shume vemendje per shkak se dy anetare te koalicionit qeveritar te DOS, Nenad Cekiq dhe Vladimir Cvetkoviq, kane qene anetare te ketij bordi.


Te dy keta figura njihen si njerez te cilet kane nje qendrim negativ ndaj mediave te pavarura. Mendohet se duke emeruar keta njerez, qeveria Serbe thjesht po vazhdon fushaten e saj kunder stacionit te pavarur kryesor B-92, i cili ka arritur kulmin javen e kaluar me nje fushate sulmesh ndaj stacionit nga ana e mediave pro qeveritare si TV Pink dhe TV BK.


Me 21 Prill, NUNS dhe ANEM, Shoqata e Mediave te Pavarura Elektronike e Serbise, kane derguar nje kerkese parlamentit ku i kerkohej shkarkimi i Cekiq dhe Cvetkoviq. Pervec dyshimeve ne lidhje me paanesine e tyre, dy sindikatat kane ngritur pikpyetje edhe mbi faktin nese ishin zbatuar procedurat e duhura ligjore ne emerimin e tyre.


Perfaqesues te komunitetit nderkombetar, i cili ka financuar dhe mbeshtetur krijimin e Keshillit te Transmetimeve, kane kritikuar gjithashtu menyren me te cilen jane bere keto dy emerime.


I Ngarkuari me Pune i Komisionit Europian ne Beograd Jan Vilem Blankert ka thene se kerkesa e NUNS dhe ANEM per shkarkimin e dy anetareve te keshillit eshte nje aresye per tu shqetesuar.


Gjate vizites se tij ne Beograd me 22 Prill, kryetari i rradhes se OSBE-se dhe minister i jashtem i Hollandes Jaap De Hoop Scheffer ka shprehur gjithashtu shqetesim. "Ligjet nuk duhet te shkelen asnje here ne asnje vend, ne Serbi dhe Malin e Zi, Hollande, apo kudo tjeter," ka thene ai.


Daniel Sunter eshte koordinatori i IWPR-se ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists