MAQEDONI: NIVELI I PAPUNESISE SE SHQIPTAREVE ENDE I LARTE
Partia kryesore e Shqiptareve ne Maqedoni po kritikohet se nuk ka permiresuar nivelin e jeteses se zgjedhesve te saj.
MAQEDONI: NIVELI I PAPUNESISE SE SHQIPTAREVE ENDE I LARTE
Partia kryesore e Shqiptareve ne Maqedoni po kritikohet se nuk ka permiresuar nivelin e jeteses se zgjedhesve te saj.
Dy vjet pas perfundimit te konfliktit ne Maqedoni, papunesia eshte ende e larte ne shume nga zonat e perfshira nga kriza – dhe Shqiptaret etnik jane gjithnje e me te zemeruar me partine e cila i perfaqeson.
Ata po akuzojne qeverine, ku Bashkimi Demokratik per Integrim, BDI, partia me e madhe e Shqiptareve etnik, eshte pjese e koalicionit, se nuk ka bere sa duhet per ti punesuar ata.
BDI drejtohet nga ish luftetaret te cilet tani jane shnderruar ne politikane, dhe ajo ka fituar shumicen e votave te Shqiptareve ne zgjedhjet e Shtatorit te vitit 2002. por nente muaj pas suksesit ne zgjedhje, shume votues mendojne se premtimet nuk jane mbajtur.
Avni Zendeli nga fshati Matejce ne veri lindje te vendit tani fajeson BDI per gjendjen e tij te keqe te jeteses. “Perpara zgjedhjeve BDI premtoi vende pune dhe rindertimin e shtepive tona. Por nga 4,000 banore, vetem rreth dhjete njerez jane te punesuar ne Matejce,” ankohet ai.
Lulzim Arifi nga Lipkovo mendon ne te njejten menyre, duke thene se “duket sikur marreveshja e nenshkruar ne Oher ne Gusht te vitit 2001 nuk po zbatohet. Duhet te ishin krijuar vende pune, por deri me tani nuk po shohim asgje. Ne presim gjithe diten qe dikush te na jape ndonje pune”.
Te dy keto fshatra kane qene te perfshira shume ne konfliktin e vitit 2001, ndersa luftetaret Shqiptare kane marre me force nje pjese te territorit dhe kane luftuar ndaj forcave te sigurimit te Maqedonise duke kerkuar me teper te drejta civile.
Disa analiste mendojne se Shqiptaret jane te pakenaqur sepse ata prisnin qe marreveshja e paqes te sillte permiresime te ndjeshme ne gjendjen e tyre ekonomike. Por zevendes kryetari i BDI Agron Buxhaku thote se eshte ende heret per te dhene nje gjykim per partine e tij.
“Ekziston nje mendim i gabuar se gjendja ekonomike mund te permiresohet brenda nates. Por gjendja e sigurise eshte shume e rendesishme per zhvillimin,” ka thene ai.
Marreveshja e Ohrit premton ndermarrjen e hapave per rritjen e numrit te Shqiptareve te punesuar ne sektorin shteteror, per te korrigjuar ate qe konsiderohej si nje diskriminim ne favor te Maqedonasve etnik. Por Buxhaku mendon se perfaqesimi proporcional nuk do te mjaftoje per te zgjidhur problemin e papunesise.
Nje aresye per kete eshte se qeveria kerkon me pak dhe jo me teper punonjes ne sektorin publik. Qeveria ka planifikuar te shkurtoje disa mijera punonjes ne kuadrin e fazes se pare te reformes ne administraten publike. Sherbimi civil ka deklaruar se numeron 128,000 punonjes, ne krahasim me shifren prej 20,000 deri 30,000 te rekomanduar nga Fondi Monetar Nderkombetar.
Perpara ardhjes ne pushtet te BDI, perqindja e Shqiptareve te papune ka qene shume e larte. Te dhenat nga Instituti i Statistikave tregojne se ndersa ata perbejne rreth 23 perqind te popullsise se Maqedonise, ata perbenin vetem me pak se dhjete perqind te njerezve te punesuar ne vend.
Qe prej ardhjes ne pushtet te qeverise se re, ka pasur nje rritje te numrit te Shqiptareve te cilet punojne ne sherbimin civil apo ne kompanite ne pronesi publike. Megjithate, disa anetare te komunitetit ende i shikojne keto ndryshime me skepticizem.
Fermerja Ida Trena, e diplomuar ne ekonomik, eshte e bindur se Shqiptaret kane me pak mundesi punesimi ne tregun e punes. “Askush nuk mund te me binde se nje Maqedonas ka pritur po aq gjate sa nje Shqiptar per te gjetur nje vend pune. Une nuk ndjehem e barabarte ne kete vend.
Tahir Hani, nje Shqiptar etnik, kryetar i bashkise ne fshatin Veleshte ne jug perendim te vendit, i cili nuk eshte anetar i BDI, mendon se kjo parti nuk po punon sa duhet per njerezit.
“Une mendoj se BDI nuk eshte nje partnere e barabarte ne kete qeveri. Ata duhet te bejne me teper presion ndaj autoriteteve per te hapur ndermarrje publike dhe per te pakesuar papunesine,” ka thene ai per IWPR.
Siguria, si edhe gjendja ekonomike, vazhdon te mbetet nje shqetesim i madh per Shqiptaret ne periudhen pas konfliktit. Abedin Ziberi, i cili eshte keshilltar i bashkise se Lipkoves, dhe gjithashtu nje anetar i Partise Demokratike te Shqiptareve dhe nje ish komandant ushtarak i luftetareve Shqiptare ne kete zone, ka paralajmeruar kohet e fundit se nese “ka nje gje qe mund te rendoje gjendjen e sigurise ne Maqedoni, eshte deshtimi i zbatimit te marreveshjes se paqes”.
Ziberi mendon se Shqiptaret tani jane ne nje gjendje me te keqe se perpara luftes. “Shume prej tyre nuk kane pune. Njerezit jane te varfer dhe te uritur – dhe qeveria nuk po ben asgje per ti ndihmuar,” ka thene ai.
Suncica Stojanovska eshte nje gazetare e gazetes se perditeshme Makedonija Denes.