Koment: Pajtimi I Kosoves
Komuniteti nderkombetar duhet te kuptoje qe cdo zgjidhje per Kosoven e cila do te perbente nje fitore absolute per njeren pale nuk do te siguronte stabilitet per rajonin.
Koment: Pajtimi I Kosoves
Komuniteti nderkombetar duhet te kuptoje qe cdo zgjidhje per Kosoven e cila do te perbente nje fitore absolute per njeren pale nuk do te siguronte stabilitet per rajonin.
E vetmja rruge dalje nga kriza e tanishme ne Kosove dhe Metohi, eshte ngrirja e debatit per statusin e saj perfundimtar. Kjo ceshtje preokupon komunitetet Shqiptare dhe Serbe dhe po gjeneron nje konflikt gjithnje e mete thelle. Duhet te kaloje nje fare kohe perpara se te arrihet nje kompromis nen kujdesin e komunitetit nderkombetar.
Diskutimet rreth se ardhmes se Kosoves dhe Metohise duhet te ngrihen per te pakten periudhen e mbajtjes se tre zgjedhjeve deri sa te krijohet nje brez i ri politikanesh i afte per te pasur nje qendrim me racional. Per here te pare ne historine tone komuniteti nderkombetar eshte ne terren ne Kosove - nje prezence neutrale e afte te ngrihet mbi ekstremizmin ne te dyja komunitetet dhe per te ndermjetesuar nje zgjidhje te ndershme dhe te pranueshme nga te dyja palet. Te huajt e dine mire se cdo zgjidhje e cila jep fitoren absolute per njeren pale nuk do te siguroje stabilitet per rajonin.
Pervec vendosjes se ceshtjes se statusit te Kosoves ne plan te dyte, komuniteti nderkombetar duhet te punoje me drejtuesit lokale edhe per te demilitarizuar shoqerine dhe per te forcuar institucionet civile ne province. Hapa te vendosur duhet te ndermerren per te rimekembur ekonomine e shkaterruar te Kosoves. Ekonomikisht, rajoni nuk mund te mbijetoje i vetem; Perendimi e di mire kete dhe nuk ka deshire te mbeshtese nje ekzistence artificiale.
Prioritet i duhet dhene arritjes se paqes, stabilitetit dhe kthimit te sigurte te atyre qe jane larguar nga shtepite. Vendosja e paqes, mbrojtja e te drejtave te njeriut dhe forcimi i institucioneve demokratike ka qene qellimi i komunitetit nderkombetar qe prej arritjes se tij pas bombardimeve te NATO-s mbi Kosoven.
Bllokimi i tanishem i komunikimit ndermjet Prishtines dhe Beogradit duhet te ndryshoje. Kontaktet me te ngushta, jo vetem ndermjet politikaneve por edhe ndermjet viktimave te konfliktit, duhet te inkurajohen. Ata qe kane vuajtur gjate viteve te konfliktit ne Kosove duhet te kene mundesine te shprehin shqetesimet e tyre. Per te arritur nje pajtim, Beogradi duhet te pranoje vuajtjet e Shqiptareve.
Momentalisht, dy komunitetet jane thellesisht te ndara. Per nje politikan Shqiptar te kerkoje ndonje gje me pak se pavaresia e Kosoves eshte vetevrasje politike, ndersa per nje Serb te pranoje kete ide eshte po ashtu nje zhdukje nga skena politike.
Qendra e problemit te Kosoves jane kerkesat e papajtueshme te komuniteteve Shqiptare dhe Serbe: Shqiptaret kerkojne nje Kosove te pavarur bazuar ne faktin se ata perbejne shumicen; Serbet kerkojne qe Kosova te mbetet pjese e shtetit Jugosllav per shkak te lidhjeve te saj historike dhe kulturore me kete territor.
Komuniteti Shqiptar ne province refuzon cdo kontakt zyrtar me Beogradin, ndersa komuniteti Serb refuzon te jetoje ne province pa nje lidhje me Serbine.
Historia e Kosoves ka qene e mbushur me luftera ndermjet ketyre dy pikpamjeve te ndryshme, dhe ne periudha te ndryshme here kane fituar Shqiptaret dhe here Serbet. Ky model nuk ka ndryshuar kurre: secili komunitet qe ka pasur fuqine ka shtypur me force te drejtat e tjetrit.
Eksperiencat e keqija nen sundimin e autoriteteve Serbe i kane bere Shqiptaret e Kosoves me te drejte dyshues ndaj shtetit Serb, ndersa eksperienca e fundit e Serbeve ka bere qe ata te kene frike nga nje shtet i drejtuar nga Shqiptaret. Ne fakt askush nuk eshte pa faj, ka viktima dhe ekzekutore nga te dyja palet.
Ceshtja e marredhenieve te Shqiptareve dhe Serbeve ka mbetur e pazgjidhur gjate gjithe shekullit te 20te. Jane provuar disa zgjidhje: liberale, konservative dhe ekonomike. Asnjera prej tyre nuk ka sjelle paqen.
Prej vitit 1961 deri ne 1981, kur Shqiptaret e Kosoves kane pasur pushtetin politik, rreth 92,000 jo Shqiptare - Kroate dhe Malazez si edhe Serbe - jane ndjere nen presion per t'u larguar nga provinca. Ndermjet viteve 1981 dhe 1990, rreth 50,000 te tjere jane larguar nga shtepite e tyre.
Me ardhjen ne pushtet te Sllobodan Millosheviqit ne vitin 1987 dhe premtimin e tij famekeq ndaj Serbeve te Kosoves se "Askush nuk do te lejohet t'ju rrahe me," ka ndodhur nje ndryshim i politikes duke i dhene kontrollin Serbeve. Me pas Shqiptaret jane gjendur nen nje presion te madh. Euforike per statusin e tyre ne kohen e Millosheviqit, Serbet nuk e kuptuan nevojen per te drejtat e komunitetit Shqiptar.
Politika e Millosheviqit arriti kulmin me krimet e medha ndaj Shqiptareve. Megjithate, pasojat kane qene shkaterrimtare per Serbet. Komuniteti nderkombetar denoi Millosheviqin duke bombarduar Jugosllavine. Pas terheqjes se trupave Jugosllave nga Kosova ne Qershor te vitit 1999, institucionet Serbe u zhduken nga territori i Kosoves.
Tani eshte pala Shqiptare e cila nuk shikon te drejtat e Serbeve. Drejtuesit politik Shqiptare nuk njohin Serbet dhe institucionet Serbe si pjese e rendesishme e Kosoves.
Gjate dy vjet e gjysem, spastrimi etnik i Millosheviqit i ka lene vendin debimit te Serbeve te Kosoves nga ana e Shqiptareve. Rreth dy te tretat e territorit te Kosoves dhe Metohise tani jane spastruar nga Serbet. Rreth 1,300 Serbe jane vrare, dhe po aq jane rrembyer, dhe rreth 250,000 jane detyruar te largohen me force.
Ky proces ka shkaktuar nje shkaterrim shpirteror: mbi 110 manastire dhe kisha dhe dhjetra mijera monumente Serbe jane shkaterruar; dhe mbi 30 qytete kane ndryshuar emrin e tyre. Simbolet Shqiptare tani dominojne kudo. Tani Serbet ne Kosove jetojne ne disa enklava krejtesisht te izoluara, pa gezuar te drejten e levizjes. Edhe ata Shqiptare te cilet mendojne ne menyre demokratike kane njesoj frike te flasin haptazi.
Per here te pare, nje prezence nderkombetare ne terre i jep komuniteteve te percara te Kosoves nje mundesi per te punuar se bashku per te krijuar nje shoqeri te ndershme dhe demokratike ku shumica nuk do te shkele te drejtat e pjeses tjeter te popullsise, ku te dy komunitetet mund te permbushin potencialet e tyre.
Rada Trajkoviq eshte drejtuese e koalicionit te Serbeve te Kosoves Povratak (Kthimi).