Koment: Hapi I Ardheshem Eshte Arrestimi

Akuzimi i Miloshevicit per krime lufte do te coje ne zgjidhjen e krizes vetem ne se udheheqesit Perendimore do te kene deshiren dhe vullnetin per ti shkuar asaj deri ne fund. Kjo do te thote dislokimi i trupave ne Serbi.

Koment: Hapi I Ardheshem Eshte Arrestimi

Akuzimi i Miloshevicit per krime lufte do te coje ne zgjidhjen e krizes vetem ne se udheheqesit Perendimore do te kene deshiren dhe vullnetin per ti shkuar asaj deri ne fund. Kjo do te thote dislokimi i trupave ne Serbi.

Thursday, 10 November, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Duke akuzuar formalisht Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe kater prej njerezve te rrethit te tij te ngushte, Gjykata e Hages ka rritur tonet ne konfliktin tete vjecar ne Ballkan, por jo domosdoshmerisht ka afruar nje zgjidhje te drejte dhe te qendrueshme.


Ajo do te varet ne vullnetin e udheheqesve Perendimore per te marre persiper rreziqet e nevojeshme politike per ti vene dhembet ketij akuzimi.


Miloshevici nuk do te dorezohet vete per tu gjykuar dhe Serbet nuk do te ngrihen kunder udheheqesit te tyre vetem per aresye se ndaj tij eshte ngritur nje akuze formale.


Perkundrazi, duke mos pasur asgje per te humbur, Miloshevici ka mundesi te pershkallezoje luften e tij me te fundit me cfaredo menyre, i bundur se do te mbeshtetet nga nje popullsi per te cilen akuzimi i Miloshevicit eshte vetem shembulli me i fundit te nje komploti anti Serb nderkombetar.


Ish udheheqesi i Serbeve te Bosnjes Radovan Karadzic eshte akuzuar ne vitin 1995 dhe akoma vazhdoi te kontrollonte shtetin e tij ne hije, per me teper se dy vjet me rradhe. Akoma edhe sot, pavaresisht nje akuzimi te dyte ndaj tij dhe prezences se me teper se 30,000 trupave te drejtuara nga NATO-ja ne Bosnje gjate tre vjeteve e gjysem te kaluara, ai vazhdon te jete i lire.


Nje akuzim merr me te vertete kuptim kur shoqerohet nga nje kercenim serioz per arrestim. Ne rastin e Karadzic, kjo me ne fund u materializua ne Korrik te 1997 kur trupat Britanike ne kuader te Forces se Stabilizimit te udhehequr nga NATO-ja per here te pare nisen te leviznin, duke kerkuar te gjenin persona te rendesishem te akuzuar nga Gjykata e Hages.


Mjaftoi ky operacion i vetem per te perfunduar ciklin e mos ndeshkimit qe kishte karakterizuar deri ne ate moment lufterat Jugosllave dhe per te menjanuar Karadzic, i cili, qe prej asaj kohe eshte munduar te fshihet.


Me qellim qe akuzimi i Miloshevicit te kete kuptim, ai duhet te mbeshtetet nga nje sere perpjekjesh te organizuara per ta cuar ate perpara drejtesise. Per fat te keq, kjo mund te kerkoje me teper se sa pjesa me e madhe e udheheqesve Perendimore jane te pergatitur te bejne, sepse ajo permban me teper rreziqe politike se sa bombardimi i Serbise me raketa prej nje lartesie 10,000 metra nga ajri.


Ne te vertete, duke pare marreveshjet e mepareshme te bera me Miloshevicin--te cilin Departamenti i Shtetit Amerikan e ka quajtur publikisht kriminel lufte per here te pare ne publik ne Dhjetor te vitit 1992--ka shume mundesi, qe edhe kete here, ata do te preferojne nje zgjidhje te negociuar dhe pa dyshim do te perpiqen te anashkalojne pasojat e akuzimit.


Megjithate, debati i filluar rreth ceshtjes se bombardimeve te tanishme ndaj Jugosllavise, tani me eshte transformuar nga akuzimi ndaj te peseve. Ne baze te statutit te Gjykates se Hages--nje organizem i krijuar nga rezoluta e Keshillit teSigurimit--shtetet anetare te OKB jane te detyruara te dergojne para gjykates te gjithe te akuzuarit. Si rezultat, suksesi ose deshtimi nuk do te maten me krijimin e kushteve per rikthimin e refugjateve ne shtepite e tyre ne Kosove, por me faktin ne se udheheqja Serbe do te dergohet perpara gjyqit.


Ne keto rrethana, nje strategji e bazuar ekskluzivisht ne perdorimin e fuqise ajrore eshte e destinuar te deshtoje. Perpjekja per te derguar Miloshevicin dhe rrethin e tij te ngushte perpara drejtesise jo vetem kerkon dergimin e trupave tokesore ne Kosove, por edhe nje pushtim ne shkalle te gjere te vete Serbise.


Per me teper, duke pasur si baze autoritetin e Gjykates se Hages dhe te OKB, baza ligjore per te justifikuar nje invazion te tille mund te jete edhe me e forte se sa ato qe justifikojne per momentin fushaten e tanishme ajrore te NATO-s.


Per ironi, eshte pothuajse e sigurte se eshte me e lehte ushtarakisht te pushtohet e gjithe Serbia se sa vetem Kosova. Kjo eshte per aresye se rruget me te veshtira dhe me te mbrojtura per te hyre ne Serbi jane ato qe gjenden pergjate kufirit Maqedonas dhe atij Shqiptar me Kosoven.


Nje sulm ne shkalle te gjere mbi Serbine mund te nise ne nje terren me te pershtatshem nepermjet Hungarise, e cila eshte nje shtet anetar i NATO-s, apo edhe nepermjet fqinjeve te tjere te Serbise. Kjo strategji ne menyre te pashmangeshme do te conte ne viktima nga te dyja palet, por, ne se rezulton e sukseseshme, do te conte ne debimin e Miloshevicit dhe do ta linte Serbine ne nje pozicion te ngjashem me ate te Gjermanise ne vitin 1945.


Pavaresisht rreziqeve, megjithate, ajo do te lejonte kthimin e Shqiptareve te Kosoves ne shtepite e tyre dhe, ne se Serbia dhe udheheqesit e saj do te trajtohen ne te njejten menyre si Gjermania dhe udheheqesit e saj Naziste, do te fillonte nje proces qe do te rivendoste stabilitetin ne te gjithe rajonin e Ballkanit.


Qe prej ardhjes se tij ne pushtet ne vitin 1987, Miloshevic ka shkaterruar nje vend dikur krenar. Ndersa Serbia luftoi dhe humbi disa luftera me rradhe ne Slloveni, Kroaci, dhe Bosnje, duke pare secilen prej ketyre ish republikave Jugosllave te largoheshin nga federata, shoqeria Serbe eshte bere gjithmone e me teper me e semure.


Me teper se shtate vjet sanksione ekonomike, mbi nje dekade te shtremberimit te se vertetes nga mediat dhe te gjitha spastrimet e bera, kane luajtur rolin e tyre. Ajka e shoqerise Serbe ka emigruar masivisht dhe shumica e atyre qe mbeten kane humbur kontaktin me realitetin.


E vetmja menyre per ti ofruar Serbise dhe Serbeve te thjeshte nje te ardhme eshte te hiqet kanceri ne shoqerine e tyre nepermjet nje fushate te ngjashme me ate te de-Nazifikimit qe u be ne Gjermani pas luftes. Gjyqet e Miloshevicit dhe rrethit te tij te ngushte jane pa dyshim menyra me e mire per te filluar kete ndryshim rrenjesor, te Serbise dhe pjeses tjeter te Ballkanit, te nevojshem per te kthyer stabilitetin ne rajon.


Gjyqet do te sherbenin per dy qellime, ato do tu jepnin drejtesi viktimave dhe do te percaktonin pergjegjesite dhe fajet e individeve, pra duke mbrojtur keshtu Serbet prej krimeve te kryera ne emer te tyre.


Reziqet e nisjes se nje sulmi ne shkalle te gjere jane teper te medha. Por cdo gje tjeter me e thjeshte nuk do te coje ne nje zgjidhje afat gjate dhe te durueshme. Per te nisur kete do te duhen politikane me nje vizion teper te gjere dhe kurajoz. Deri me tani ate kane qene te padukshem.


Christopher Bennett, nje redaktor i vjeter i IWPR, eshte autor i Kolapsi i Pergjakshem i Jugosllavise (New York University Press) dhe ish drejtor i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Ballkan.


Frontline Updates
Support local journalists