SHQIPËRI: RRUGË E GJATË

Gjyqësia e Shqipërisë është në drejtim të mbarë por vendin e pret një rrugë e gjatë.

SHQIPËRI: RRUGË E GJATË

Gjyqësia e Shqipërisë është në drejtim të mbarë por vendin e pret një rrugë e gjatë.

Pak pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, Avenir Ballvora, administrator i kopshtit të fëmijëve nga Tirana, vendosi të provoj fatin në tregun e lirë të posaformuar në vend.

Ai morri udhëheqësinë e kompanisë ndërtimore të Kosovës Qufaj and Co dhe në qershor të vitit 1999 bleu një parcelë prej 16,000 metrave katrorë si dhe siguroj lejen për ndërtim nga autoritetet komunale për të ndërtuar rreth 500 apartamente.

Por në vitin 1993, derisa po pregaditej të fillonte ndërtimin, leja e tij për ndërtim u bllokua, dhe në fund u revokua – veprim që vendosi Ballvorën para falimentimit.

I bindur se autoritetet vendore gabimisht anuluan lejen e tij të ndërtimit, Ballvora në vitin 1994 ngriti padi, duke kërkuar komenzim prej 60 milion lekësh (600,000 dollarë amerikan).

Gjykata e qarkut në Tiranë morri vendim kundër Ballvorës dhe ai apeloj. Gjykata e Apeleve vendosi në favor të tij, por vendimi u sfidua edhe nga një gjykatë.

Ballvora tentoj të dërgoj rastin në Gjykatën Kushtetuese, por ajo refuzoj të ndëgjonte rastin, duke pohuar se nuk kishte juridision mbi çështje të tilla.

I humbur në burokracinë e sistemit gjyqësor të Shqipërisë, Ballvora dërgoj rastin e tij në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg.

Në nëntor të vitit të kaluar, pas më shumë se nëntë vitesh të luftimit, ECHR morri vendim në favor të tij dhe urdhëroj Kuvendin Komunal të Tiranës të kompenzoj Qufaj and Co në vlerë prej 700,000 euro (840,000 dollarë).

Por Ballvora ende është në pritje të të hollave. Dhe ai nuk është i vetmi.

Që nga rënia e komunizmit, rreth 5000 vendime të gjykatave, më shumë se gjysma e numrit të plotë, thjeshtë janë injoruar, sipas Joaquin Tasso-Vilallonga, përfaqësues i Komisionit Evropian për çështje juridike dhe pronësore në Tiranë.

Në vitin 2002, 48 përqind të vendimeve gjyqësore mbetën pa u implementuar, dhe në vitin 2004, shifra arriti 52 përqind, që ishte numri më i lartë në Evropën Juglindore. Në raste ku gjykatat kanë urdhëruar shtetin të paguajnë dëmet, shifrat e mospërmbushjes janë 100 përqind.

“Çka do të ndërmarr qeveria në këtë rast do të jetë shumë [udhëzuese] për ne,” tha Tasso-Vilallonga. Megjithate, ai shtoj se shkalla e ulët e zbatimit të vendimeve gjyqësore nuk është dobësia e vetme në sitemin gjyqësor të Shqipërisë.

Ai dhe disa përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian të cilët vëzhgojnë gjykatat e Shqipërisë thonë se edhepse bazat ligjore të Shqipërisë janë në vend, shumë gjykatës janë dobët të trajnuar, gjyqësia në përgjithësi është thellë e politizuar dhe e goditur nga korrupcioni dhe ndërtesat e paraburgimit janë në gjendje të mjerueshme.

Kur regjimi stalinist i Shqipërisë u rrëzua në vitin 1991, qeveria e cila pasoj këtë regjim duhej të ndërtonte sistemin gjyqësor që nga fillimi.

Nën sistemin e vjetër, prokurorët dhe hetuesit u lejuan të përdornin metoda brutale për të fituar pranim të fajit nga i akuzuari. Dhe gjykatësit ishin vetëm të besuarit e partisë.

Në tentim për të ndërtuar diçka që i përgjan gjyqësisë, qeveria organizoj kurse gjashtë mujore në çështje juridike. Disa qindra rekrutë kaluan kursin në vitin 1992 dhe u emëruan gjykatës.

Të tjerët thjeshtë u emëruan gjykatës duke iu falenderuar lidhjeve që ata kishin me regjimin e ri, dhe nuk kishin kurfarë trajnimi.

Të emëruar më nxitim, shumica e gjykatësve ishin tejet të papërvojë, të pakualifikuar, dhe pothuaj injorant ndaj standardeve juridike evropiane. Të tjerët ishin falenderues ndaj personave të cilët i emëruan në pozita të tilla.

Deri në një masë, gjyqësia ende lëngon nga mungesa e përvojës dhe nevoja për të kthyer obligimet, sipas Tasso-Vilallonga.

Ndër problemet më serioze, sipas Tasso-Vilallonga është roli i besdisshëm i ministrisë së drejtësisë.

Sistemi gjyqësor i Shqipërisë është i organizuar në gjykata të qarkut, Gjykatës së Apeleve dhe Gjykatës Supreme, me 378 gjykatës të punësuar. Të gjithë gjykatësit i nënshtrohen veprimeve disiplinore të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD, me 15 anëtar, ndër të cilët edhe ministri i drejtësisë Fatmir Xhafaj është anëtar – fakt që Tasso-Vilallonga pohon është i papërshtshëm.

Edhepse ministri i drejtësisë nuk voton në rastet kur gjykatësit disiplinohen, vëzhguesit e huaj thonë se gjykatësit kanë ndjenjën se ministri është bosi dhe mund të ngurojnë të marrin vendime me të cilat ai nuk pajtohet.

“Fakti se vendimet e gjykatave monitorohen nga ministria e gjyqësisë… nuk ndihmon [pavarësinë],” tha Tasso-Vilallonga, duke theksuar se kjo në fakt i vendos gjykatësit në mëshirrën e opinioneve të ministrit të drejtësisë.

Në përgjigje ndaj këtyre akuzave, Aida Gugu, shefe e kabinetit të Xhafaj tha, “Ministria është e vetëdijshme për këto kritika, por beson se [KLD] funksionon si duhet pasi asnjë rast në këtë institucion nuk është kritikuar për anim politik.”

Politizimi i mëtejshëm i gjyqësisë është fakti që ministria e drejtësisë mund të filloj një hetim ndaj çfarëdo vendimi gjyqësor me të cilin ministria nuk është dakord.

Ministria pohon se është duke vepruar vetëm si vëzhguese, dhe se mbikqyrja e gjyqësisë është e nevojshme.

“Çka mund të bëjmë?” pyet Arben Imami, ish ministër i drejtësisë dhe politikan. “Nëse nuk e monitorojmë gjyqësinë, ne rrezikojmë që gjykatësit të krijojnë një [rreth] që i shiqon intereset e saja.”

Ministria justifikon atë çka vëzhguesit ndërkombëtarë e konsiderojnë ndërhyrje duke theksuar se sistemi shqipëtar është i modeluar sipas atij italian, derisa monitoruesit e KE-së nuk kritikojnë këtë sistem atje.

Por, në modelin italian, inspektorët nga ministria e drejtësisë kufizojnë mbikqyrjen e tyre dhe nuk intervenojnë në çështje gjyqësore.

Imami, ndër të tjerë, insiston se mbikqyrja është e nevojshme dhe pohimet se ministria e drejtesisë është tepër e involvuar janë të ekzagjeruara.

“Ministria nuk ka pushtet të vërtetë mbi vendimet gjyqësore,” ai tha. “Por mund të shkaktoj bezdi.”

Bezdi të tilla, Imami pohon, janë të nevojshme për të mbrojtur institucionet nga akuzat e vazhdueshme të korrupcionit. Dhe ai mund të ketë të drejtë.

Gjykatësit dhe personeli i administratës kanë paga të ulëta, një situatë që pengon të gjitha vendet në zhvillim dhe krijon një atmosferë të përshtatshme për korrupcion.

Sipas një sondazhi të Iniciativës së Evropës Juglindore për Zhvillim të Ligjit, pesëdhjetë përqind të shqipëtarëve besuan në vitet 2001 dhe 2002 se gjykatësit ishin të korruptuar, dhe gjashtdhjetë e gjashtë përqind pohuan se avokatët ishin gjithashtu të njejtë.

Ndër biznismenë, përqindja është edhe më e lartë, sipas Auron Pashës, drejtor i Institutit për Hulumtim Zhvillimor dhe Alternativa, një organizatë nga Tirana. Pasha tha se dy të tretat e biznismenëve në sondazhin e IDRA-ës në shtatorin e kaluar pohuan se vendimet e pasigurta të gjykatave dëmtonin ambientin për biznes.

Këto perceptime nuk janë pa arsye. Në mes të viteve 2002-2005, HCJ përjashtoj 13 gjykatës. Tetë të tjerë morrën vërejtje dhe tre gjykatës nga Gjykata e Apeleve u dërguan në gjykatat më të ulta për kundërvajtje.

Në vitin 2004, në një rast të nivelit të lartë, Jonila Kasoruho, gjykatëse në qytetin jugor të Gjirokastrës, u kap në kamerë të fshehur duke pranuar mito nga një person i involvuar në një konflikt pronësor në gjykatën e saj. Ajo u përjshta nga HCJ dhe tani ka lëshuar Shqipërinë, tha Kreshnik Spahiu, ish gjykatës i cili tani udhëheq Zyrën për Mbrojtje të Qytetarëve, një organizatë nga Tirana.

Ilir Panda, ish ministër i drejtësisë i cili tani shërben si zëvendës kryetar i KLD, pranoj se korrupcioni është problem, por tha se perceptimi i publikut ishte i ekzagjeruar. “Unë besoj se ka gjykatës të korruptuar, por perceptimi i publikut është shumë më i lartë se në realitet,” tha Panda.

Perceptime të tilla të gjykatës mund të nxiten pjesërisht nga problemet në sektoret tjera të sistemit ligjor të Shqipërisë. Për shembull, në një vend të njohur për kontrabandim të drogës, armëve dhe njerëzve, vetëm 12-15 raste të kontrabandimit janë hetuar në dy vitet e kaluara, dhe askush nuk është dënuar, thotë Tasso-Vilallonga.

Por edhe nëse perceptimet e publikut ndaj korrupcionit të gjyqësisë janë të ekzagjeruara, akuzat rreth parregullsive nxitën Olli Rehn, Komisionier për Anëtarësim në BE, që në një fjalim para parlamentit evropian në prill të kërkoj nga kryeministri Fatos Nano “arritje praktike” në “luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar”.

Një problem tjetër që rrezikon legjitimitetin e sistemit ligjor, sipas Tasso-Vilallonga, është gjendja e rëndë e burgjeve në Shqipëri.

Shqipëria ka 12 qendra të tilla, tetë prej të cilave administrohen nga policia dhe nga ministria e drejtësisë.

Qendrat e administruara nga policia janë të stërmbushura dhe nuk kanë ndriçim, ngrohje dhe çarkullim të mjaftueshëm të ajrit.

“Ata [të burgosurit] jetojnë në kushte shtazarake,” pohoj ish ministri i drejtësisë Imami.

Qendrat e administruara nga ministria janë në gjendje më të mirë, por një burg në Vlorë është gjithashtu i stërmbushur. Ky qendër ka kapacitet prej 50, por për momentin mbanë 80 të burgosur, situatë që bezdisë Tasso-Vilallonga.

“Kemi dhënë të holla për ndërtimin e qendrave të paraburgimit në këtë vend, por ne duhet të shohim shenja që vetë qeveria është e gatshme të përkushtohet në përmirësimin e burgjeve. Ne nuk do të paguajmë për gjithçka,” tha ai.

Zyrtarët e qeverisë pranuan të kenë fituar fonde për përmirësimin e qendrave të paraburimit, por thanë se procesi do të kërkojë kohë. “Së paku dy vite do të nevojiten për përmirësime të tilla,” tha Egjell Hysi, zyrtari në krye të departamentit të burgjeve në ministrinë e drejtësisë. “Kjo duhet të bëhet hap pas hapi.”

Duke marrur parasysh pikën fillestare në vitin 1991, Shqipëria pa dyshim ka arritur përparim të konsiderueshëm në ndërtimin e një gjyqësie funksionale.

“Ne kemi vendosur themelet ligjore, por kemi më pak vërejtje pozitive sa i përket implementimit të ligjit. Na nevojitet vullneti politik, dhe aftësitë administrative,” tha Ilir Panda, zëvendës kryetari i KLD, avokat dhe ish ministër i drejtësisë.

Megjithate, do të nevojitet kohë për të zgjidhur problemet që cenojnë sistemin dhe për të krijuar besimin e popullatës në gjyqësi – gjë që sipas Tasso-Vilallonga është jetike.

“Prej nga mendoni se erdhi situata e vitit 1997?” pyeti Tasso-Vilallonga, duke iu referuar kolapsit të piramidave dhe kaosit që pasoj. “Njerëzit nuk i besonin institucioneve por ishin të gatshëm të marrin gjërat në duart e tyre.”

Por përkundër sfidave të mëdha me të cilat gjyqësia ballafaqohet, Tasso-Vilallonga mendon se Shqipëria është në rrugë të mbarë.

“Shqipëria është larg, larg standardeve evropiane,” ai tha, “por unë jam optimist.”

Altin Raxhimi është producent për stacionin televiziv të Tiranës Top Channel dhe bashkëpunëtor i rregullt i Transition On Line, TOL (www.tol.org).

Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists